Palestina dhe rëndësia e saj sipas Sejid Ali Khameneit (2)

Publikuar në Dhj. 18, 2023, 2:05 p.m.

1- Rëndësia e çështjes palestineze

Nuk ka dyshim se sot, në jetën e myslimanëve dhe në horizontet islame nuk ka asnjë çështje aq të rëndësishme dhe të rrezikshme sa çështja palestineze. Me kalimin e viteve, myslimanët sikur janë mësuar ca nga ca me uzurpimin e një pjesë të vendeve të tyre. Çështja nuk ndalet te uzurpimi i vendbanimeve myslimane. Çështja shkon përtej kësaj. Çështja është se armiqtë e botës islame po përdorin një pjesë të shtëpisë myslimane për të sulmuar radhët e myslimanëve dhe për të vepruar kundër kërkesave dhe lëvizjeve të tyre. Te çështja e Palestinës qëllimi është shpëtimi i Palestinës, domethënë, fshirja e shtetit sionist. Dhe nuk ka asnjë ndryshim në këtë mes tokave para vitit 1967 dhe pas. Çdo pëllëmbë e tokës palestineze është një pëllëmbë e vendeve myslimane. Çdo sovranitet tjetër përveç sovranitetit të popullit të Palestinës dhe sovranitetit të myslimanëve mbi vendin e Palestinës, është sovranitet i uzurpuar. 

Hebrenjtë e Palestinës mund të jetojnë atje, nëse pranojnë shtetin islamik. Çështja nuk është e antisemitizmit. Çështja është përdhunimi i shtëpisë myslimane. Nëse liderët myslimanë nuk do t'i ishin nënshtruar ndikimit të fuqive botërore, ata mund ta kishin kryer këtë mision, por, fatkeqësisht nuk e bënë.

2- Rëndësia e Jerusalemit (Kudsit)

Krahas çështjes së Palestinës, rëndësi të madhe ka edhe Jerusalemi. Sot, shumë komplote shumëngjyrëshe po kurdisen nga sionistët për të uzurpuar dhe gëlltitur këtë qytet të shenjtë dhe për të zhdukur monumentet e tij islame. Por ky qytet është për të gjithë myslimanët. I gjithë Jerusalemi është kryeqyteti i të gjithë Palestinës dhe myslimanët nuk do të lejojnë që planet qëllimkëqija të armiqve të realizohen, por ata do të përballen me to. 

3- Vizioni i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me Palestinën

Nga këndvështrimi islam, çështja e Palestinës është themelore dhe detyrë për të gjithë myslimanët. Të gjithë dijetarët e shkuar dhe të sotëm, shiitë dhe sunitë, janë shprehur se nëse armiqtë e Islamit pushtojnë një pjesë të vendit islam, është detyrë e të gjithë myslimanëve ta mbrojnë atë për të rifituar tokat e uzurpuara. Secili ka detyrën e tij në lidhje me çështjen palestineze - si të mundet. Së pari e ka detyrë nga ana islame. Toka islame, e pushtuar nga armiqtë e Islamit, duhet të rikthehet.

Janë tetë milionë myslimanë, disa prej të cilëve janë dëbuar dhe disa janë në territoret e pushtuara, gjendja e të cilëve është më e keqe se e të dëbuarve. Ata nuk guxojnë të lëvizin normalisht, nuk lejohen të flasin çfarë të duan dhe nuk lejohen të kenë përfaqësuesit e tyre në drejtimin e vendit. Në shumë raste pengohen për faljen e namazit. Sionistët dhunuan xhaminë Al Aksa, kiblen e myslimanëve dhe e dogjën vite më parë. Pastaj ata filluan të gërmojnë në vendin e saj dhe të bëjnë gjëra të pahijshme. Ata përpiqen ta tjetërsojnë xhaminë Al Aksa - kiblen e myslimanëve - nga forma e saj islame.

Nga pikëpamja humanitare, shtypja e familjeve palestineze i vë detyrë çdo njeriu që t’i përkrahë të shtypurit. Sa padrejtësisht e trajtojnë popullin palestinez! Dhe e habitshme është se organizatat e të drejtave të njeriut kanë vdekur!

Këta amerikanë dhe disa nga këta perëndimorë, të cilët mëtojnë (pretendojnë) se mbartin mesazhin e përhapjes së demokracisë në botë, e kanë humbur dinjitetin e tyre në këtë çështje. Është një popull në Rruzulin e Tokës që nuk ka mundësi të ndikojë në asnjë çështje të punëve të vendit dhe atdheut të vet. Fjalët e tij nuk lexohen e nuk dëgjohen askund. Ai është populli i Palestinës. Është një popull i shtypur nga pikëpamja njerëzore. Dhe përballë tij është një qeveri raciste që e bën gjithë këtë padrejtësi. Kjo është një disfatë e madhe për Amerikën, për organizatat ndërkombëtare dhe për mendimtarët perëndimorë që pretendojnë se mbështesin demokracinë.

Nga pikëpamja e sigurisë: Izraeli është një kërcënim sigurie, jo vetëm për popullin e tij, por për të gjithë rajonin. Izraeli ka arsenal bërthamor dhe e vazhdon prodhimin. Kombet e Bashkuara e kanë paralajmëruar disa herë, por nuk janë interesuar më tej. Arsyeja kryesore është mbështetja e Amerikës për to. Kjo dotë thotë se, mëkatet e sionistëve dhe të shtetit uzurpues sionist bien kryesisht mbi supet e regjimit amerikan. Gjatë dekadave, kur  sionistët morën pushtetin, Këshilli i Sigurimit i OKB-së nxori më shumë se tridhjetë rezoluta kundër Izraelit, por Amerika përdori veton kundër të gjithave.

Izraeli është kërcënim për rajonin nga pikëpamja ekonomike. Sionistët që dominojnë Palestinën, parashtrojnë një tezë, të quajtur "Lindja e Mesme e Re". Cili është kuptimi i Lindjes së Mesme të Re? Kuptimi është: Lindje e Mesme, me epiqendrën e shtetit të Izraelit, ku Izraeli të kontrollojë ekonomikisht dhe gradualisht vendet arabe, vendet e rajonit dhe rajonet e naftës në Gjirin Persik. Ky është qëllimi i izraelitëve. Disa shtete gafile, kur kundërshtohen, thonë: Ne nuk lidhëm marrëdhënie me Izraelin, por i lejuam tregtarët e tyre të vijnë këtu! Kjo është pikërisht ajo që ata duan. Me mbështetjen e Amerikës dhe arsenalin e tij të rrezikshëm, Izraeli dëshiron të shfrytëzojë neglizhencën dhe dobësinë e disa vendeve dhe të hyjë në to dhe të kapë qendrat ekonomike dhe burimet financiare. Plani i sionistëve është të mbështeten tek ekonomia për të kapur të gjitha qendrat e pushtetit në këto vende. Prandaj, prania e Izraelit është një rrezik i madh për popujt dhe vendet e rajonit, qoftë nga perspektiva islame, humanitare, ekonomike, e sigurisë apo politike. Ky është një rrezik shumë i madh për rajonin. Ky është rrezik më i madh se të gjitha rreziqet. Mos e thëntë Zoti që të vijë ajo ditë! Dhe kurrë nuk do të ndodhë sepse popujt myslimanë nuk do ta lejojnë kurrë një gjë të tillë.

4- Imam Khomeini dhe çështja palestineze

Imam Khomeini, që nga fillimi i kryengritjes islame, në vitin 1962, kur çështja palestineze nuk ishte bërë ende e famshme as në elitën e Iranit, thoshte se të gjithë duhet ta ndiejnë rrezikun e hegjemonisë së Izraelit dhe duhet t'i kundërvihen asaj dhe të përballen me të. Dhe vazhdoi në këtë rrugë. Dhe kjo qe një nga parullat madhështore të atij njeriu të madh. Kryengritja e Imam Khomeinit (kaddese sirruhu) përhapi një frymë të re në trupin e çështjes palestineze dhe krijoi për të edhe një herë një burim të besimit islam, të lidhur gjithmonë me xhihadin dhe sakrificën. Imam Khomeini kurrë nuk hoqi dorë nga mbrojtja e të shtypurve të botës dhe sulmet kundër tiranëve të botës. Në testamentin dhe fjalët e tij, Imami i kushton vëmendje thirrjes drejtuar myslimanëve në mbrojtje të të drejtave të të shtypurve dhe mbrojtjes së të drejtave të popullit palestinez dhe të çdo populli tjetër të shtypur. Kjo ishte porosia e imam Khomeinit.

Një nga të rinjtë myslimanë palestinezë ka thënë: Të burgosurit në burgjet e territoreve të pushtuara sot recitojnë poezi nga dashuria për imamin dhe në kujtim të liderit të madh të Revolucionit Islamik. Kujtimi i revolucionit, i imamit dhe kujtimi i xhihadit të popullit iranian janë të përhapura në thellësitë e atyre qelive.

VAZHDON…