ANSARULLAH: PËRGATITUNI, LUFTA E MADHE ËSHTË AFËR!

Publikuar në Nën. 10, 2023, 10:53 a.m.

"Një luftë gjithëpërfshirëse që do të përcaktojë fatin e rajonit dhe botës është në horizont. Një luftë e tillë e cila nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur. Çdo përpjekje për ta shmangur ose për të shtyrë datën e mundshme të saj për hir të sigurisë, vetëm sa do t'i mundësojë armikut të kontrollojë rrjedhën e ngjarjeve, gjë që do t'i shërbejë planeve të tij."

"Një luftë gjithëpërfshirëse që do të përcaktojë fatin e rajonit dhe botës është në horizont. Një luftë e tillë e cila nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur. Çdo përpjekje për ta shmangur ose për të shtyrë datën e mundshme të saj për hir të sigurisë, vetëm sa do t'i mundësojë armikut të kontrollojë rrjedhën e ngjarjeve, gjë që do t'i shërbejë planeve të tij."

​Muhammad al-Buhayti, një nga liderët e Lëvizjes Ansarullah të Jemenit, publikoi një mesazh të rëndësishëm ku zbuloi se çfarë perspektive ka Boshti i Rezistencës në lidhje me të ardhmen e luftës në mes të regjimit okupues dhe Gazës.

MESAZHI I ANËTARIT TË ZYRËS POLITIKE TË LËVIZJES ANSARULAH MUHAMMED AL-BUHAYTI PËR MIQTË E REZISTENSËS:

Ky është mesazhi im për miqtë e Boshtit të Rezistencës.

Një luftë gjithëpërfshirëse që do të përcaktojë fatin e rajonit dhe botës është në horizont. Një luftë e tillë e cila nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur. Çdo përpjekje për ta shmangur ose për të shtyrë datën e mundshme të saj për hir të sigurisë, vetëm sa do t'i mundësojë armikut të kontrollojë rrjedhën e ngjarjeve, gjë që do t'i shërbejë planeve të tij.

Përveç luftës së kufizuar që po zhvillohet aktualisht, ekziston një luftë e vullnetit që i paraprin luftës gjithëpërfshirëse për të siguruar që udhëheqësit e boshtit të rezistencës të marrin vendimin e duhur për të imponuar vullnetin e umetit dhe, nëse zgjerohet, të arrijnë një fitore të madhe dhe të shpejtë me koston më të ulët. Masat në boshtin e rezistencës duhet të përgatiten për këtë opsion në aspektin besimor, ushtarak, parimor, psikologjik dhe moral. Kjo është arsyeja pse kam vendosur të jap këtë mesazh si dhe mesazhet që do të pasojnë në ditët dhe javët në vijim.


Aktualisht, pikat më të forta të armikut me të cilat përballemi gjatë luftës kundër tij janë fuqia e tij e madhe ushtarake dhe financiare. Ndërsa, pika më e rëndësishme e fuqisë sonë me të cilën ai përballet duke na luftuar është faktori ynë i besimit që mund ta kthejë ekuilibrin e fuqisë në favorin tonë duke vepruar në përputhje me udhëzimet hyjnore. Prandaj, e para do të përcaktohet nga llogaritjet e sakta materiale dhe ushtarake, ndërsa e dyta do të përcaktohet sipas forcës së besimit tonë; madhësia, koha dhe kostoja e fitores sonë do të përcaktohen në përputhje me një ekuilibër të saktë hyjnor.

“O Pejgamber! Nxitini besimtarët të luftojnë. Nëse jeni njëzet prej jush që bëni durim, do të mundi dyqind njerëz. Nëse jeni njëqind prej jush, do të mundni një mijë jobesimtarë. Sepse ata janë popull që nuk kuptojnë.” (Enfâl: 65)

Qëllimet parësore të turmave të mëdha të armikut dhe kërcënimeve me masakër janë të na mposhtin psikologjikisht dhe, nëse është e mundur, të fitojnë fazën e luftës së vullneteve duke imponuar vullnetin e tyre pa pasur nevojë të zgjerojnë shtrirjen e konfliktit.

Por, kur e shikojmë ngjarjen nga një këndvështrim thjesht fetar, turma e tij e madhe do të shihet vetëm si shenja fitoreje dhe forcimi. Me fjalë të tjera, kjo do të konsiderohet si një mjet që ne të meritojmë hirin dhe mëshirën e Zotit.

“Atyre të cilëve kur disa njerëz u thanë: “Janë tubuar njerëz kundër jush, frikësojuni atyre”, kjo ua shtoi besimin dhe thanë: “Na mjafton Allahu, sa kujdestar i shkëlqyer është ai”. Kështu, ata u kthyen me bekim dhe mirësi nga Allahu, pa i prekur asnjë dëm, dhe ndoqën pëlqimin e Allahut. "Allahu është zotërues i mirësisë së madhe." (Al-i Imran 174)

Zoti është dëshmitarë se mobilizimi i marinave të armikut rreth Jemenit na ngrohu zemrat, na ngushëlloi shpirtrat dhe na shtoi besimin dhe dëshirën tonë për premtimin e jetës së përtejme.

Ne nuk e fshehim prej jush se Sejidi (Abdulmalik al-Houthi) gjithmonë na befason me forcën e besimit dhe vendosmërisë së tij. Pasi kërcënuam entin uzurpues me ndërhyrje ushtarake, kishim besim se ai do ta mbante premtimin.

Në përgjigje të kërcënimit paralajmërues të dërguar nga Amerika nëpërmjet ndërmjetësit nga Omani, ne nuk prisnim që raketat dhe forcat ajrore jemenase të sulmonin kaq shpejt thellësitë e regjimit pushtues. Amerika, përmes ndërmjetësit të saj nga Omani, kishte kërcënuar se do të sulmonte Jemenin nëse ky i fundit do të ndërhynte ushtarakisht në favor të Gazës. Më pas, forcat ajrore jemenase e përcollë përgjigjen e tyre brenda pak orësh, jo me ndërmjetës, por me raketa, jo me fjalë, por me vepra.

Është e nevojshme që masat e Boshtit të Rezistencës t'u përmbahen direktivave të liderëve të tyre; sepse kjo është një zgjatje e urdhrit të Allahut dhe e urdhrit të të Dërguarit të Tij si dhe kusht themelor për arritjen e fitores. Megjithatë, kjo nuk eliminon përgjegjësitë tona individuale. Në këtë drejtim, është e rëndësishme që shoqëria të përgatitet psikologjikisht dhe moralisht për luftë, në kuadër të qasjes kuranore dhe direktivave të përgjithshme të udhëheqjes, dhe në këtë mënyrë të jetë e gatshme për të përballuar shpenzimet e luftës.

Përveç kësaj që thashë më sipër, dëshiroj të tërheq vëmendjen e mbështetësve të Boshtit të Rezistencës në këto pika:

1. Duhet të kuptojmë se barra e lënies vetëm të vëllezërve tanë palestinezë, sado që të jetë, nuk mund të krahasohet me barrën e ndihmës ndaj tyre. Sepse neglizhimi i tyre për arsye sigurie do të na dobësojë kundër armikut. Na ekspozon ndaj ndëshkimit të Zotit në këtë botë, para botës së përtejme, jo vetëm duke na e vënë armikun mbi supe, por edhe përmes fatkeqësive, tundimeve dhe aksidenteve të cilat nuk mund t'i përballojmë. "Nëse nuk dilni për të luftuar, Allahu do t'ju ndëshkojë me një dënim të dhembshëm" (Et-Teube 39). Për më tepër, hapja e një fronti kundër armikut dhe nxitimi për t'i mbështetur ata (popullin e Gazës) siguron mbrojtje nga dëmtimi dhe përshpejton fitoren kundër armikut. “Ata nuk mund t'ju dëmtojnë në asnjë mënyrë tjetër përveçse t'ju mundojnë. Nëse luftojnë me ju, ata do t'ju kthejnë shpinën dhe do të ikin. Atëherë ata nuk do të ndihmohen.” (Âl-i Îmrân 111).

2. Sakrificat e bëra nga vëllezërit tanë në Gaza sot janë për të mbrojtur umetin tonë dhe nëse lejojmë Amerikën t'i izolojë ata, objektivi i tyre i ardhshëm do të jetë Siria, pastaj Iraku, pastaj pjesa tjetër e vendeve të Boshtit të Rezistencës.

3. Shkalla e humbjeve tona nga luftërat civile të ndezura nga Amerika në favor të Izraelit është më e madhe se humbjet e pritura nga çdo luftë me armikun. Kjo është një mundësi e tillë me të cilën ne mund ta largojmë luftën nga umeti dhe ta kthejmë atë në një fushë uniteti rreth së cilës umeti do të bashkohet dhe do të luftojë armiqtë e tij.

​4. Kjo është koha e duhur për betejën vendimtare. Sepse lufta për Palestinën sot do të garantojë unitetin e umetit. Kjo është gjithashtu një mundësi pasi bëhet fjalë për një periudhë kur Perëndimi, i udhëhequr nga Amerika, është i shqetësuar për përfshirjen në një luftë me Rusinë dhe një konflikt me Kinën.

5. Marrja e iniciativës për të goditur armikun në shtëpi është çelësi i një fitoreje të shpejtë dhe me kosto të ulët. Ndërsa kjo përputhet me realitetin e luftës sonë me armikun, është gjithashtu në përputhje me atë që Allahu i Plotfuqishëm na urdhëron të bëjmë në Librin e Tij. Dy burra nga ata që i frikësoheshin Allahut dhe që Ai i kishte pajisur me mirësi, thanë: “Hyni në portën e qytetit! Kur të kaloni nëpër të, me siguri do të jeni fitues."(Maide 23)

6. Vështirësitë e luftës që po bëjmë janë të mëdha për shkak të ndryshimit të fuqisë ushtarake mes nesh dhe armikut; Prandaj, lidhja jonë me Allahun e Madhëruar duhet të jetë e ngushtë, e fortë dhe e palëkundur. Njeriu duhet të shmangë gjynahet, të kërkojë falje dhe të bëjë dhikër dhe lavdërim; Ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj veprimeve që përfshijnë arrogancë, krenari, hipokrizi, dashuri për paraqitjen dhe mendjemadhësi, ose që nxisin grindje dhe përçajnë radhët, sepse kjo na bën të prekshëm ndaj goditjeve hyjnore.

7. Nëse aktivizohet, fronti sirian do të jetë fronti më i fortë. Sepse është fronti që ka të vetmen fuqi thithëse për të tërhequr umetin. Përsëri, nëse fronti sirian mbetet pasiv, ai do të mbetet fronti më i dobët. Këtu del në pah roli i Irakut, Iranit, Jemenit dhe më pas vendeve të tjera islamike.

8. Fusha e Irakut përbën një vend të rëndësishëm për ofrimin e mbështetjes së shpejtë dhe masive për vendet që luftojnë kundër armikut në fazat e hershme të luftës dhe kështu që popujt e mbetur të bashkohen në fushën e betejës. Edhe populli irakian po ashtu duhet ta kuptojë këtë.

Përkthimi dhe burimi: Agjencia e Lajmeve të Jerusalemit



Burimi : Medya Şafak