Seymour Hersh: Lufta mbaroi dhe Rusia fitoi

Publikuar në Tet. 2, 2023, 12:08 p.m.

Burimi thotë se “Pretendimet e NATO-s janë të gjitha gënjeshtra”. "Pati disa infiltrime të hershme ukrainase në ditët e para të ofensivës së qershorit dhe rusët u tërhoqën për t'i gëlltitur ato. Dhe pastaj u vranë të gjithë."

Gazetari i famshëm amerikan Seymour Hersh deklaroi se lufta ka mbaruar dhe Rusia ka fituar. Sipas raportit të së enjtës të web faqes Substack, duke cituar një burim të paidentifikuar të inteligjencës amerikane, Hersh u shpreh se: "Nuk ka më sulm në Ukrainë, por Shtëpia e Bardhë dhe mediat amerikane duhet të vazhdojnë gënjeshtrën."

Gazetari investigativ i vlerësuar me çmime shkroi në blogun e tij se "elementë të rëndësishëm në komunitetin e inteligjencës amerikane kanë hequr dorë nga shpresa mbi mundësinë e ushtrisë së demoralizuar ukrainase për të shkel linjat e mbrojtjes ruse me tre nivele të minuara rëndë".

Sipas gazetarit të famshëm, një zyrtar i inteligjencës që donte të mbetej anonim tha se "përplasjet vazhdojnë vetëm sepse Zelensky insiston".

Hersh tha se: “As në selinë e Zelenskit dhe as në Shtëpinë e Bardhë të Bidenit nuk ka ndonjë diskutim për një armëpushim dhe nuk ka asnjë interes për bisedime që mund t'i japin fund masakrës."

Kievi dhe Uashingtoni pretendojnë se forcat ukrainase të armatosura dhe të trajnuara nga NATO po bëjnë përparim të qëndrueshëm. Por në gati 4 muaj që nga kundërsulmi i tyre i 4 qershorit, trupat ukrainase kanë përparuar vetëm disa kilometra përgjatë dy akseve të ngushta dhe kanë kapur një grusht fshatrash të braktisura dhe të rrënuara, me koston e më shumë se 71,000 viktimave dhe qindra tankeve dhe artilerisë.

Burimi thotë se “Pretendimet e NATO-s janë të gjitha gënjeshtra”. "Pati disa infiltrime të hershme ukrainase në ditët e para të ofensivës së qershorit dhe rusët u tërhoqën për t'i gëlltitur ato. Dhe pastaj u vranë të gjithë."

Agjenti i inteligjencës thekson se presidenti amerikan Joe Biden ka bërë marrëzi duke e armatosur Ukrainën dhe duke përgatitur terrenin për konflikt, duke e ditur se presidenti rus Vladimir Putin do të duhej të përgjigjej ushtarakisht.

Duke folur për Hersh, ky zyrtar tha se: "Lufta ka mbaruar dhe Rusia ka fituar. Nuk ka më një gjë të tillë si sulm ukrainas, por Shtëpia e Bardhë dhe mediat amerikane janë të detyruara ta vazhdojnë këtë gënjeshtër. E vërteta është se nëse ushtria ukrainase urdhërohet të vazhdojë ofensivën, ushtria do të rebelohet. Ushtarët nuk duan të vdesin më, por kjo gjë nuk i përshtatet marrëzirave të shkruara nga Shtëpia e Bardhë e Biden."



Burimi : Medya Şafak