Kosova në prag lufte me Serbinë. Qëndrimi amerikan nuk duket premtues.
Është përshkallëzuar ndjeshëm situata e tensionuar në Veri të Kosovës.
Grupet rebele serbe kanë ngritur barrikada të shumta dhe kanë sulmuar policinë e Kosovës si dhe atë të ULEX-it duke lënë të plagosur një efektiv të policisë.
Pas tensioneve të shtuara, mjeteve plasëse dhe terrorit nga grupet serbe mbi qytetarët dhe policinë e Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë një deklaratë të fortë, duke deklaruar se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesën për të çuar 1000 trupa ushtarake serbe në Kosovë.
Në një deklaratë publike ai tha se:
“Ne u dakorduam sot për tekstin që t’i dërgojmë një kërkesë komandantit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244, për të siguruar dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës dhe Metohisë, dhe vendimi i Qeverisë, për këtë çështje, do të merret të hënën ose të martën”.
Kjo deklaratë ka vënë në lëvizje përfaqësuesit më të lartë diplomatik, të cilët, me prenoncimet e tyre, i kanë kkërkuar presidentit serb të shmangë përshkallëzimin e situatës në Kosovë dhe të gjejë rrugët e duhura të dialogut për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke.
Nga ana tjetër, i dërguari i posaçëm për rajonin, Pablo Escobar, tha se është Kosova ajo që duhet të bëjë hapat e duhura për të garantuar të drejtat e shumicës serbe në veri të Kosovës dhe të shtyjë zgjedhjet paraprake parlamentare.
Ndërkohë, më 13 dhjetor, Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshjen për aplikimin e Kosovës për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
Pyetja që lind është:
A është pikërisht kjo që i nevojitet aktualisht Kosovës?
Në një situatë të tillë, ku Kosova është në prag lufte me Serbinë, vendimmarrja më e duhur do të ishte futja e Kosovës në NATO, kështu Serbia do ta nishte më të vështirë për të penetruar ushtarakisht në Kosovë, për shkak të një rreziku për Luftë të Tretë Botërore.
Ndoshta kjo është një nismë të cilën Shtetet e Bashkuara duhej ta kishin marrë vite më parë, duke shfuqizuar kështu rezolutën 1244, që i jep Serbisë autoritetin të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë.
Arsyet se përse shteti përgjegjës për sigurinë e Kosovës, Amerika, nuk ka kryer hapa të mirëkordinuara për përforcimin e shtetit të Kosovës, mund të kenë qenë të ndryshme, por kurrsesi pozitive për vetë Kosovën.
Tanimë pritet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë NATO dhe qeveria amerikane kur trupat ushtarake serbe të zbarkojnë në Veri të Kosovës.
Duke parë pozicionimin aktual të fuqive të mëdha, duket se shteti më i madh në Botë nuk premton shumë për të stabilizuar situatën kritike në të cilën ndodhet Kosova.
Qëndrimi pasiv i Amerikës dhe Shteteve të Bashkuara, i japin shkasë Vuçiçit të realizojë planin e tij për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe rikthimin e një lufte të dytë në Kosovë, ndoshta dhe më e ashpër se ajo e vitit 1999, ku faji sërisht do të mbetet jetim.