Vendi mikpritës i terroristëve të MEK ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Publikuar në Shta. 13, 2022, 1 a.m.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kryeministri shqiptar Edi Rama, duke pretenduar se Irani ka kryer së fundmi sulme kibernetike ndaj Shqipërisë, njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe u kërkoi diplomatëve iranianë të largoheshin nga vendi. Ndërsa njoftoi vendimin ekstrem të qeverisë shqiptare, për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, kryeministri Edi Rama e fajësoi Iranin për orkestrim të sulmit kibernetik në Shqipëri, por nuk paraqiti asnjë provë për pretendimin e tij.

Rama tha ndër të tjera se ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfirë edhe atë të sigurisë. Ndërsa Shqipëria ka qenë prej kohësh baza e grupit terrorist MEK, ajo kishte dëbuar më parë dy diplomatë iranianë, përfshirë ambasadorin e Iranit, Gholam Mohsen Mohammadnia, me akuza të rreme për rrezikim të sigurisë së vendit. Që atëherë, Ambasada iraniane në Shqipëri drejtohej në nivelin e të ngarkuarit me punë. Në vitin 2013, qeveria amerikane e detyroi Shqipërinë të pranonte si refugjatë anëtarët e grupit terrorist MEK. Pas shpërbërjes së kampit të këtyre terroristëve në Irak, më shumë se tre mijë prej tyre janë transferuar në Shqipëri dhe janë vendosur në këtë vend. Çdo vit ky grup terrorist mban takime me një grup mbështetësish të punësuar dhe me praninë e disa zyrtarëve amerikanë, por këtë vit konferenca vjetore e MEK u anulua për shkaqe sigurie.

 



Burimi : Pars Today