Nasrallah: Rezistenca Islame dhe Ashura janë të pandashme

Publikuar në Korrik 31, 2022, 4:13 p.m.

Sejjid Hasan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, në fjalimin e tij të premten mbrëma në ditën e parë të Muharremit, në periferinë jugore të Bejrutit, tha: "Të gjitha sukseset tona janë në sajë të Ashures së Imam Huseinit (a.s).”

Duke thënë se Rezistenca Islame, Qerbelaja, Ashura, Imam Huseini (a.s) dhe Hz. Zejneb (s.a) nuk mund të ndahen nga njëri tjetri, Sejjid Hasan Nasrallah u shpreh se: “Rezistenca, fitoret dhe arritjet, ne të gjithë falënderojmë Ashuren e Imam Huseinit (a.s).”

Nasrallah u shpreh se: "Kur flasim për rezistencën islame të Libanit në 40 vjet punë, xhihad, durim, sakrificë, stabilitet, fitore dhe fitime, gjithçka që kemi është nga Ashura e Imam Huseinit (a.s).”

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez shtoi: “Me ringjalljen e Ashures, rruga jonë dhe e popullit tonë vazhdoi me forcë, vrull, entuziazëm, durim, këmbëngulje, përgatitje, sakrificë, shpresë dhe besim në Allahun.

Nasrallah gjithashtu festoi vitin e ri hënor të vendeve arabe dhe islame dhe u uroi një vit të mbarë myslimanëve dhe veçanërisht popullit libanez.

Nasrallah kujtoi gjithashtu se në 40 vitet e fundit, që nga viti 1982, është parë një përparim shumë i mirë në ringjalljen e Muharremit në aspektin sasior dhe cilësor.



Burimi : Al Manar