Përshkallëzon konflikti Izraelito-Palestinez. Terrori i luftës që nuk njeh fund.
Alma Prifti
Mbi 20 të vdekur dhe qindra të plagosur kanë shkaktuar bombardimete trupave ushtarake izraelite drejt Gazës, midis tyre edhe fëmijë. Ky sulm erdhi si përgjigje e 30 raketave të lëshuara nga Hamasi në drejtim të një kampi ushtarak izraelit. Ky i fundit bën përgjegjës Hamasin për lëshimin e raketave. Nga Izraeli zyrtar është deklaruar se Izraeli do të përgjigjet ashpër ndaj Palestinës. Ky konflikt u përshkallëzuar si pasojë e një përplasjeje të dhunshme midis qytetarëve protestues palestinez dhe trupave ushtarake izraelite.
Kujtojmë se konflikti midis dy vendeve vazhdon tashmë prej dekadash. Ngaizraelitëtsynohet se toka ku ndodheshin palestinezët ishte e drejtë biblike e tyre, pra ishte një tokë hebre. Ndërsa për palestinezet, izraelitët konsiderohen si pushtues të tokave të tyre.Marrëdhëniet izraelito-palestineze janë një histori lufte të vazhdueshme që e ka origjinën në mesin e shekullit XX. Përpjekje të shumta janë bërë nga shtetet e mëdha, për ta zgjidhur konfliktin, si pjesë e procesit të paqes izraelito-palestineze, por deri më tani, pa asnjë efekt.
Kryesisht në, në vitin 1952, Izraeli vendosi që, në pjesën perëndimore të tij, të spostohej një shtet i ri, Jerusalemi Perëndimor, që do të shërbente si kryeqytet i këtij shteti, por nga ana tjetër, palestinezët e konsiderojnë Jeruzalemin si kryeqytetin e shtetit të tyre.
Situata është akoma më e komplikuar për shkak se, pas vitit 1967, kur Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor, e kaloi Jerusalemin nën varësi të tij si një kryeqytet i pandarë i shtetit izraelit, por palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të kalojë në varësi të shtetit të ri palestinez dhe të jetë kryeqytet i tij.
Në vitin 2000, kur dukej se situata po qetësohej, në Kemp Dejvid, të dyja palët arritën një marrëveshje, sipas së cilës, Jerusalemi do të ndahej dhe pjesa lindore do t’i kalonte Palestinës. Por, lagjet e reja të krijuara në zonën lindore nga kolonitë izraelite do të ishin nën sovranitetin e Izraelit dhe qyteti do të ishte i hapur me forca sigurie të përbashkëta nga të dyja vendet.Për zgjidhjen e çështjes palestineze, në përgjithësi, dhe qytetit të Jerusalemit, në veçanti, janë mbajtur më dhjetëra takime ndërkombëtare me prezencën e autoriteteve palestineze dhe atyre të Izraelit.Në këto takime janë hartuar disa plane dhe marrëveshje, të cilat fatkeqësisht kanë mbetur vetëm në letër dhe kanë mbetur të pazbatueshme në terren, ndërsa konfliktet ndërmjet palestinezëve dhe ushtrisë izraelite vazhdojnë të shkaktojnë viktima ushtarake dhe civile.
Në një moment politik tepër delikat, vjen vendimi i presidentit Trump për të mbështetur Izraelin dhe për të zhvendosur ambasadën amerikanë në Jeruzalem duke e njohur si kryeqytet të Izraelit. Deri tani në Jerusalem ambasadat i kanë zhvendosur vetëm SHBA dhe Guatemala. Por, Presidenti Trump detyroi edhe Kosovën të hapte ambasadën e saj në Izrael, me kontekstin se Izraeli do të shpallte njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Ndërkohë nga ana tjetër, Palestina ka deklaruar se kurrë nuk do ta njohë shtetin e Kosovës. Tashmë pritet që edhe Serbia të hapë ambasadën e saj në Izrael. Palestina duket si e lënë mënjanë nga vëmendja e shteteve të mëdha, por e padorëzuar përkrahë interesave të saja politike. Mbetet e vendosur t'i shkojë deri në fund qëllimeve të saja politike dhe diplomatike. Kjo rezistencë duket sikur po i kushton shumë shtrenjtë Palestinës, por koha do të tregojë nëse ky shtet kaq i lakmuar politikisht do të triumfojë mbi pushtimin, apo do të dorëzohet pasi fuqitë t'i kenë shteruar totalisht.