Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Ḥadīthi I Menziles (Krahasimit) (Pjesa E Katërt)
Miqtë tanë të nderuar, vallë çfarë lloj gjërash u dhuron Ḳur’āni Famëlartë të nderuarit Hārūn (p.m.t.), që dhe ne të mund të themi se këto janë të fiksuara për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) përveç nubuūetit (qenies lajmëtar)?! Ḳur’āni Fisnik bën fjalë për një rrëfim nga ājeti 24 deri në ājetin 36 i sūres Ṭā Hā. Betohem në Allāhun e Lartësuar se këto ājete janë të mjaftueshme për të mëparshmet dhe më të mëvonshmet. Megjithatë njeriu duhet të jetë largpamës me qëllim që të shikojë të vërtetën.
Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (p.q.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.
Prezantuesi: Ndjekës të nderuar iu përshëndesim me ndjenjat më të bukura, me selāmin (paqen) e Allāhut në këtë programin e ri me titull: “Muṭahārātun fi’l-‘Aḳīdeti” (Dëlirësitë e Kredos). Es-selāmu ‘alejkum ue raḥmetullāhi ue berekātuhu. (Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qoftë mbi ju). Çështja e programit tonë të kësaj mbrëmjeje do të jetë është “Ḥadīthi i Menziles” (Ḥadīthi i Krahasimit). Nga studiot e Keuther Tv të Ḳumit, ne e përshëndesim dhe në emrin tuaj Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdarin duke i thënë: “Mirëseerdhët”. I nderuar imzot le të kalojmë drejtpërdrejtë në çështje. I nderuar imzot në programin e kaluar ju cekët disa çështje që përbëjnë pikën kryesore të çështjes. Një pjesë e sqarimeve tona mbështetej në nifāḳun (dyfytyrësinë) dhe në virtytet e disa bashkëkohësve, kurse një pjesë në ḥadīthet e shpikura për poshtërimin e Imām ‘Alīut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.). Ajo që duam t’iu pyesim është nëse vallë a gjenden dhe dëshmi të tjera të lidhura me çështjen?!
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allāhu i Lartësuar, i Cili dëgjon dhe di gjithçka, nga shejṭāni i mallkuar dhe e filloj programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!
Para së gjithash lejomëni t’iu nënvizoj këtë: “Për sa kohë që nuk kuptojmë të vërtetën enifāḳut (dyfytyrësisë), nuk duket e mundur as mundësia e konceptimit tonë të të vërtetave të ngjarjeve të përjetuara, të të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) në epokën e Medīnës së Ndriçuar. Në shtesë me këtë është i lidhur dhe kuptimi i anës së brendshme të ngjarjeve që rrodhën pas ndërrimit jetë të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Kjo çështje ka ndikime të rëndësishme dhe negative në përmasat mendimore, të kredos, morale, juridike, politike dhe shoqërore. Nifāḳu (dyfytyrësia) ka krijuar tronditje të mëdha në praninë e bashkësisë muslimane. Ç’është e vërteta kjo dukuri na tregon se përse Ḳur’āni Kerīm i ka kushtuar rëndësi kësaj çështjeje. Po pohoj se Ḳur’āni i Shenjtë e ka theksuar rëndësinë dhe rezikun e kësaj çështjeje, si dhe ka dashur që ne të konceptojmë të vërtetën e saj.
Ne kishim kryer këto sqarime lidhur me kuptimin arsyes së lënies pas si mëkëmbës/zëvendës së Imām ‘Alīut (p.m.t.) në Medīnën e Ndriçuar, megjithëse ishte një nevojë shumë e madhe në nisjen e tij për në luftë bashkë me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.): “Kushtet e bënin të domosdoshme lënien pas në vendin e tij në këtë luftë që bartte mjë rëndësi jetike për të nderuarin të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Kjo luftë është një luftë e cila do të përcaktonte të ardhmen e Islāmit. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ishte i shqetësuar nga dyfytyrëshit të cilët mbetën në Medīnën e Ndriçuar dhe nuk u nisën për në luftë së bashku me të. Shumë mirë por çfarë mund të bënte në një mjedis të tillë?! Duke u nisur nga natyra e tyre kumtojmë se dyfytyrëshit në çastin kur do të shihnin se i dërguari më i madh (p.q.m.t.) ishte shumë larg nga Medīneja e Ndriçuar që ishte qendra e shtetit - nëse do të flasim me koncepte bashkëkohore - nuk kishte mbetur pas asnjë i cili mund t’i qëndronte përballë në rast se ata do të bënin një grusht shteti. Në veçanti nëse do të mendojmë se gjenden dhe prova që shpalosin këto dëshirat e tyre... Kur iu drejtohemi burimeve historike vëmë re se dyfytyrëshit kishin marrë nisma për asgjësimin e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) në Luftën e Tebūkut. Ata pasi të asgjësonin të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.), do të merrnin drejtimin në duart e tyre, do të zhduknin Islāmin dhe do të ktheheshin rishtas në epokën e xhāhilijjes (paditurisë). Ata i arritën këto kërkesat e tyre pasi kaluan tridhjetë vite nga ndërrimi i jetës së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Pra kur Mu‘āuijje Ibn Ebī Sufjāni e mori përsipër drejtimin e besimtarëve, u krijua një kundërrevolucion në mbarë konceptet fetare. Ne mund të shprehemi se themelet e këtij projekti ishin hedhur që kur i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) ishte ende gjallë.
Me synim për të mund të parë se çfarë lloj projekti kishin vizatuar dyfytyrëshit për kundërrevolucionin ne kemi nevojë që të kryejmë lexime në çështjen e Luftës së Tebūkut.
Unë dua që të paraqis një provë. Kjo provë që do të paraqis, në mënyrë të çuditshme, do të jetë njëra nga sqarimet e Shejkh Ibn Tejmijjes i cili mundohet që të hedhë dyshime mbi brendinë e ḥadīthit. Ai orvatet të vërë në dukje se nuk ka asnjë lloj vlere lënia pas e Imām ‘Alīut (p.m.t.) në Medīnën e Ndriçuar. Shikoni se çfarë thotë ai në veprën e tij me titull: “Kitābu’l-Īmāni” (Libri i Besimit):
“I dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) në Luftën e Tebūkut i ftoi dhe ata (dyfytyrëshit) në këtë luftë ashtu siç i ftoi të tjerët. Një pjesë e dyfytyrëshve ishin nisur për në luftë me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.), ndërsa një pjesë kishte qëndruar në Medīnë. Ata që u nisën për në luftë guxuan që ta linin atë dëshmor gjatë udhës. Dyfytyrëshit në Luftën e Tebūkut vendosën që të zgjidhnin litarin e një deveje që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) të binte dhe të vdiste në luginë. Mirëpo atij duke i ardhur shpallja Ai e lajmëroi për këtë. Kështu që dhe i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ua bëri të ditur në fshehtësi Ḥudhejfes, emrat e atyre të cilët morën nismën e atentatit”. (1)
Ibn Tejmijje në fragmentin e lartpërmendur do që të tërheqë vëmendjen ndaj rrezikut dhe rëndësisë së ndodhisë sënifāḳut (dyfytyrësisë). Me sa kuptohet nga fragmenti i sipërcituar dyfytyrëshit luanin role hem brenda Medīnes së Ndriçuar hem në ushtrinë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Për më tepër fragmenti i mësipërm vë në pah se dyfytyrëshit kishin kryer takime dhe kishin vizatuar projekte me qëllimin e asgjësimit të shtetit të ri islām.
Ne kërkojmë nga Allāhu i Lavdëruar dhe i Madhëruar sukses, për synimin e mundësisë së paraqitjes në mënyrë të hollësishme në të ardhmen të emrave të këtyre dyfytyrëshve, që guxuan të vrisnin të dërguarin e Allāhut (p.m.t.) por që nuk ia dolën mbanë, por të cilët zunë vend në shkallët e drejtimit dhe qeverisjes pas ndërrimit tjetë të tij, si dhe shtinë në dorë pushtetin dhe udhëheqjen. Në veprën me titull: “Nehxhu’l-Belāga” (Kulmi i Oratorisë) e Sherīf Rāḍīut, Emīru’l-Mu’minīn (Prijësi i Besimtarëve) Imām ‘Alīu (p.m.t.) shprehet kështu: “Këta dyfytyrësh u përfshinë në drejtim kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ndërroi jetë”.
Shkurtimisht në shikojmë se ka një orvatje në Luftën e Tebūkut për asgjësimin e të dërguarit të Allāhut (p.m.t.). Në shtesë emrat e këtyre dyfytyrëshve gjenden pranë Ḥudhejfe Ibn Jemānit. Ja pra kjo është arsyeja se përse në veprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta e Imām Bukhārīut) e Imām Bukhārīut dhe në burimet e tjera të Shkollës së Ehli Sunnetit, kalon pyetja se si një palë e bashkëkohësve në gjirin e të cilëve zinin vend dhe njerëzit e pretenduar se janë nga ‘asheretu’l-mubeshshere (dhjetë bashkëkohësit e përgëzuar me Xhennet), erdhën pranë Ḥudhejfe Ibn Jemānit dhe e pyetën: “O Ḥudhejfe a preket dhe emri ynë në mesin e këtyre?!”
Pyetje: “Nëse këta bashkëkohës janë përgëzuar me Xhennet, atëherë vallë përse frikësoheshin se emrat e tyre zënë vend në listën e dyfytyrëshve?!” Këto ḥadīthe, ose më saktë le të themi ḥadīthe të llojit: “Këta janë njerëz që janë përgëzuar me Xhennet” vetvetiu shpalosin se janë ḥadīthe të shpikura. Ndonëse personalitete të tilla si ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibi (p.m.t.) kanë një vend të veçantë. Ne po flasim për njerëz të tjerë emrat e të cilëve nuk dua t’i bëj të ditur. Rrëfimet e vërteta na tregojnë se këta kanë ardhur pranë Ḥudhejfe Ibn Jemānit dhe e kanë pyetur nëse emrat e tyre janë apo nuk janë në këtë listë. Nëse këta bashkëkohës do të kishin qenë me të vërtetë të përgëzuar me Xhennet, vallë a do të kishin frikë deri në këtë masë?!”
Ndërsa në vazhdim ai përshkruan si më poshtë: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ua bëri të ditur në fshehtësi emrat e tyre Ḥudhejfes. Për këtë arsye atij iu është thënë: “Zotëriu i të fshehtave që nuk i di një tjetër”. Krahas kësaj sipas asaj që është bërë e fiksuar në ḥadīthet e vërteta në anën e jashtme mbi ta janë zbatuar gjykimet e besimtarëve. Bashkë me këto sqarime del në dritë dhe përgjigjja e një morie dyshimesh rreth çështjes... Dyfytyrëshit do të vijojnë të jenë deri në ditën e Ḳijāmetit, ashtu siç kanë qenë dhe në të shkuarën. Nifāḳu (dyfytyrësia) ka të pranishme një sërë degësh. Bashkëkohësit trembeshin se ata vetë ishin dyfytyrësh”. (2)
I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) na njofton duke na thënë: “Janë të ruajtura gjaku, nderi dhe pasuria e atij njeriu që thotë: “Lā ilāhe ilā’ll-llāh” (Nuk ka zot tjetër përveç Allāhut)”. Ky ḥadīth tregon se në një pjesë të bashkëkohësve gjendej ndodhia e nifāḳut (dyfytyrësisë) dhe nuk është ashtu siç pretendojnë se disa njerëz të paditur se këta dyfytyrësh ishin njerëz të thjeshtë dhe të rëndomtë ‘arābë. Këta ishin ata të cilët u nisën për në luftë së bashku me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.), qëndruan pranë tij dhe madje guxuan që ta vrisnin atë!
Shumë mirë, por si do të përputhet kjo e vërtetë me këndvështimin se mbarë bashkëkohësit ishin të drejtë dhe të përgëzuar me Xhennet?!
Në këtë pikë unë nuk e di se ku e kanë mendjen njerëzit?! Vallë ku e kanë mendjen njerëzit që vazhdimisht me gojën e tyre thonë dhe përsërisin fjalët: “Mbarë bashkëkohësit janë të drejtë, Allāhu është i kënaqur nga ata të tërë!” Unë jam i mendimit se çështja është e qartë. Një pjesë e dyfytyrëshve u nisën për në luftë me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) me qëllimin e asgjësimit të trupit të tij të bekuar, kurse një pjesë qëndroi në Medīnë me synimin e zhdukjes së shtetit të ri islām. Si pasojë e këtij arsyetimi i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Ose unë ose ti duhet të mbesësh në Medīnë!” Citoj kështu sepse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) në këto lloj gjendjesh jetike dhe të ashpra i kishte besuar vetëm Imām ‘Alīut (p.m.t.). Ja pra këtu morën fund sqarimet për sa i përket ndodhisë së nifāḳut (dyfytyrësisë).
Pika e dytë, le të kalojmë në lëvizjen e shpikjes së ḥadītheve. Në programin e kësaj mbrëmjeje, unë nuk dua që të hyj në imtësitë e lëvizjes së shpikjes së ḥadītheve. Sepse këtë çështje e kishim hetuar në mënyrë gjithëpërfshirëse në programet paraardhëse. Për të patur mundësinë e shikimit se si iu është qasur çështjeve që kanë të bëjnë me mrekullitë, virtytet dhe khilafetin (udhëheqjen) e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) unë dua që të shënjoj vetëm dy vepra.
Burimi ynë i parë është vepra me titull: “Tārīkhu’ṭ-Ṭaberī” (Historia e Ṭaberīut) e Ebū Xhe‘afer Ṭaberīut (v.v. 301 m.i.). Përcjellja është si më poshtë: “Ne na rrëfeu Ibn Ḥumejdi dhe na tha kështu: “Ne na rrëfeu Seleme dhe na tha kështu: “Ne na tregoi Muḥammed Ibn Isḥāḳ ‘Abdulgaffār Ibn Ḳāsimi, ky i fundit nga Minhāl Ibn ‘Umeri, ky i fundit nga ‘Abdullāh Ibn Ḥārith Ibn Neufel Ḥārith Ibn ‘Abdulmuṭṭalibi, ky i fundit nga ‘Abdullāh Ibn ‘Abbāsi, ky i fundit tregoi nga ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibi (p.m.t.) se ai citon kështu: “Kur të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) i zbriti ājeti: “Paralajmëro farefisin tënd më të afërt”, ai duke më thirrur mua tha kështu: “O ‘Alī! Allāhu më urdhëron që të thërras farefisin tim më të afërt”. (3)
Kjo ngjarje është e ditur dhe e gjatë. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk tha asgjë në thirrjen e parë. Ndërsa në thirrjen e dytë pasi i gostiti u tha kështu: “O ju bijtë e ‘Abdulmuṭṭalibit! Unë iu miratoj duke u betuar në emrin e Allāhut, se askush nga trimat ‘arābë nuk ka ardhur me një gjë më të mirë për popullin e tij si për këtë botë ashtu dhe në tjetrën, se gjëja që po iu propozoj për pranimin tuaj. Allāhu i Lartësuar më urdhëroi që t’iu thërras ju në këtë fe. Cili nga ju në gjirin tuaj do të bëhet ndihmësi im, për tu bërë vëllai im, trashëgimtari im dhe khalīfeja (prijësi) im në këtë punën time?!
Që të tërë të pranishmit në mbledhje heshtën. Unë isha më i mituri në gjirin e tyre, me syrin më me sklepa në beben e syrit dhe me barkun më të vogël se barkmëdhenjtë, si dhe me kofshët më të holla se ata me kofshë të trasha. Kur unë thashë: “O i dërguari i Allāhut (p.m.t.)! Unë do të bëhem ndihmësi yt dhe mëkëmbësi yt në këtë punë”, ai duke m’u hedhur në qafë më urdhëroi kështu: “Ja pra ky djalë i ri është vëllai im, trashëgimtari im dhe khalīfeja (prijësi) im në mesin tuaj! Dëgjoni fjalën e tij dhe binduni atij!”
Të pranishmit në mbledhje u ngritën nga vendet e tyre duke qeshur dhe i thanë Ebū Ṭālibit: “Muḥammedi të urdhëroi që t’i bindesh tët biri dhe t’i çosh në vend urdhrat e tij!” (4)
Thënia: “juaḍḥirūnī” nënkupton e qenies ndihmësi im dhe qënies së bashku me mua në të tëra fatkeqësitë, gjëmat dhe gjendjet.
Prezantuesi: Domethënë kjo folje i përmban të tëra këto kuptime.
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Nëse do Allāhu i Lavdëruar në programet pasardhëse, ne do të shohim se çfarë nënvizimesh ka kryer i nderuari i dërguar (p.q.m.t.), me qëllim që të theksojë se Imām ‘Alīu (p.m.t.) është në vendin e të nderuarit Hārūn (p.m.t.).
Ndërsa thënia: “vëllai im” që ceket në fragmentin e lartpërmendur, nuk duhet të ngatërrohet me njëra-tjetrën me termin “në Ditën e Mu’ākhātit (Vëllazërimit)” që ka ndodhur në Medīnën e Ndriçuar.
Kurse thënia “khalīfeja” (prijësi) im” që kalon në fragmentin e sipërcituar, shpreh hem qenien prijës hem në këtë jetë hem pas ndërrimit jetë të të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Sepse në gjendjen konkrete dhe të pranishme është mëse e dukshme se nuk ishte e nevojshme as trashëgimia dhe as prijësia.
Pra çështja nuk është një çështje vetjake. “يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُولِي الْأَمْرِ مِنْكُمْ” “Jā ejjuhā’l-ledhīne āmenū eṭī‘ū Allāhe ue resūle ue ūli’l-emri minkum” (O ju që keni besuar, binduni Allāhut dhe të dërguarit dhe autoritetit madhor shtetëror!) (Sūre Nisā, 59) E thënë ndryshe i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) thotë se Imām ‘Alīu (p.m.t.) është “uelijju’l-emri” (kujdestari i autoritetit madhor shtetëror) pas meje.
Çështja jonë nuk është analizimi në pikëpamjen e zixhirit të përcjelljes së këtij rrëfimi që preket në veprën me titull: “Tārīkhu’ṭ-Ṭaberī” (Historia e Ṭaberīut) e Ebū Xhe‘afer Ṭaberīut (v.v. 301 m.i.), ose më mirë le të themi qenia e vërtetë ose e dobët e rrëfimit. Ndjekësit tanë të nderuar le ta dinë se dijetar Berzenxhīu si përmbajtje dhe strukturë zotëron një botëkuptim fetar emeuist. Ky njeri është shkrimtari i veprës me titull: “Ṣaḥīḥu’t-Tārīkhi'ṭ-Ṭaberī” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Historisë së Ṭaberīut) dhe asaj me titull: “Ḍaīfu’t-Tārīkhi’t-Ṭaberī” (Përmbedhja e Ḥadītheve të Dobëta të Historisë së Ṭaberīut). Ky njeri ua adreson veten e tij Ehli Bejtit dhe pretendon se është sejjid. Por tani për tani le ta lëmë mënjanë çështjen nëse ky adresim është apo nuk është i vërtetë. Ai mundohet që t’i mbrojë me sa fuqi që ka mbarë çështjet që kanë lidhje me bijtë e Umejjes, kurse orvatet që t’i nënvlerësojë dhe zhvlerësojë të tëra veçoritë, virtytet dhe rrëfimet që kanë lidhje me Imām ‘Alīun (p.m.t.) dhe Ehli Bejtin (p.m.t.). Njëra nga përpjekjet që ai ka bërë për nënvlerësimin është dhe kjo përcjellje. Ai lidhur me këtë përcjellje këmbëngul duke thënë: “Zinxhiri i përcjelljes së këtij lajmi është i dobët”.
Unë nuk dua të hyj në hulumtimin e drejtimit të zinxhirit të përcjelljes së kësaj përcjelljeje, sepse në këtë çast nuk kemi nevojë për një hulumtim të tillë. Sipas mendimit tonë ajo që është e rëndësishme është qëndrimi që ai ka mbajtur ndaj përcjelljes në komentimin e Imām Ṭaberīut. Ndonëse është e dobët, le të shikojmë nëse Imām Ṭaberīu i ka kushtuar rëndësi kushteve të sigurisë apo ka luajtur me përcjelljen, teksa ka përcjellur këtë të fundit?! Për hir të vërtetës nuk dua të akuzoj Imām Ṭaberīun. Ka gjasa që ata që kanë ardhur pas tij të kenë luajtur me përcjelljen. Allāhu i Madhëruar e di më së miri. Mirëpo ajo që ka rëndësi për mua - edhe nëse përcjellja është e dobët - është shikimi nëse a ka ndodhur ndonjë luajtje dhe ndryshim. Këta frikësohen nga Imām ‘Alīu (p.m.t.) dhe nga përcjelljet e dobëta.
Në këtë pikë mund të ngrihet një pyetje në formën: “Imzot, ku kalojnë këto thëniet që ju përmendët?!”
Tani le të shikojmë komentimin e ājetit 214 të sūres Shu‘arā të Imām Ṭaberīut. Përcjellja është si më poshtë:
“Ne na rrëfeu Seleme dhe na tha kështu: “Ne na tregoi Muḥammed Ibn Isḥāḳ ‘Abdulgaffār Ibn Ḳāsimi, ky i fundit nga Minhāl Ibn ‘Umeri, ky i fundit nga ‘Abdullāh Ibn Ḥārith Ibn Neufel Ḥārith Ibn ‘Abdulmuṭṭalibi, ky i fundit nga ‘Abdullāh Ibn ‘Abbāsi, ky i fundit tregoi nga ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibi (p.m.t.) se ai citon kështu: “Kur të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) i zbriti ājeti: “Paralajmëro farefisin tënd më të afërt”, ai duke më thirrur mua tha kështu: “O ‘Alī! Allāhu më urdhëron që të thërras farefisin tim më të afërt. Cili nga ju në gjirin tuaj do të bëhet ndihmësi im, për tu bërë vëllai im, trashëgimtari im dhe khalīfeja (prijësi) im, etj., etj., në këtë punën time?!” (5)
Ashtu siç shihet përcjellja e mësipërme zotëron të njëjtin zinxhir përcjelljeje si ajo që zë vend në veprën me titull: “Tārīkhu’ṭ-Ṭaberī” (Historia e Ṭaberīut) e Imām Ṭaberīut. Por në dallim nga përcjellja e Imām Ṭaberīut janë hequr fjalët “vëllai im, trashëgimtari im dhe prijësi im”. Unë dua që t’iu them këtë miqve tanë të nderuar: “Nëse kjo fjalë nuk dëshmon për drejtimin, prijësinë dhe udhëheqjen, atëherë përse keni frikë nga këto fjalë dhe i hiqni ato?!” Disa pretendojnë se trashëgimia nuk dëshmon për imārātin (drejtimin, udhëheqjen). Me sa kuptohet ose Imām Ṭaberīu ka luajtur me përcjelljen ose vërtetuesi i veprës. Domethënë ata e dinë se fjalia në fjalë dëshmon për drejtimin dhe prijësinë.
Domethënë kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) paska folur me njerëzit, ai paska folur duke i thënë: “vëllai im, trashëgimtari im, prijësi im, etj., etj.?!” Për hir të Allāhut të Lartësuar a nuk është kjo një fyerje për të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.)?! A është logjika e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), një logjikë që do të thotë: “e tjerë, e tjerë?!”
Përcjellja ëshë si vijon: “Që të tërë të pranishmit në mbledhje heshtën. Unë isha më i mituri në gjirin e tyre, me syrin më me sklepa në beben e syrit dhe me barkun më të vogël se barkmëdhenjtë, si dhe me kofshët më të holla se ata me kofshë të trasha. Kur unë thashë: “O i dërguari i Allāhut (p.m.t.)! Unë do të bëhem ndihmësi yt dhe mëkëmbësi yt në këtë punë”, ai duke m’u hedhur në qafë më urdhëroi kështu: “Ja pra ky djalë i ri është vëllai im, trashëgimtari im dhe khalīfeja (prijësi) im në mesin tuaj! Dëgjoni fjalën e tij dhe binduni atij!”
Të pranishmit në mbledhje u ngritën nga vendet e tyre duke qeshur dhe i thanë Ebū Ṭālibit: “Muḥammedi të urdhëroi që t’i bindesh tët biri dhe t’i çosh në vend urdhrat e tij!”
Këtu lind pyetja: “Të them të drejtën unë nuk mendoj se është dhe aq e mundur që Imām Ṭaberīu të ketë luajtur me përcjelljen. Ka shumë gjasa që kjo është puna e vërtetuesve që kanë ardhur pas tij. Sepse qenia vëllai i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) nuk është e mjaftueshme për qenien detyrë të bindjes ndaj tij”.
Cili është posti që është detyrë t’i bindet?! Bindja në drejtim, prijësi, udhëheqje dhe qenien mëkëmbës dhe ndihmës është detyrë. Ky ishte burimi i parë.
Unë bëj thirrje që t’i drejtohet botimeve dhe shtypjeve të vjetra të veprave. Vërtetuesi i veprës Ebū Faḍl Ibrāhīmi në përmbledhjen citon: “Ky ḥadīth gjendet në veprën me titull: “Tārīkhu’ṭ-Ṭaberī” (Historia e Ṭaberīut) e Imām Ṭaberīut, lajmi ceket në botimin e Bulāḳut”. Pra kuptohet se një lajm i njëjtë me të është i pranishëm në botimet dhe shtypjet e vjetra të Bulāḳut. Rishtas është e qartë se ky lajm ka pësuar luajtje dhe ndryshim në botimet e tjera. Kjo gjendje është një shqetësim që duhet ta zgjidhin vërtetuesit, hulumtuesit dhe kërkuesit që duan ta hetojnë këtë të vërtetë. Imām ‘Alīu (p.m.t.) ishte luftëtar që nga dita e parë e epokës së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).
Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Musned Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit) e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit.
Përcjellja është kështu: Ne na rrëfen ‘Abdurrezzāḳ Sananīu:
kështu: “Ne na rrëfeu ‘Abdurrezzāḳu nga i ati i tij Mīnā, ky na rrëfeu në përcjelljen nga ‘Abdullāh Ibn Mes‘ūdi se ai ka thënë kështu: “Unë isha bashkë me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) në natën kur erdhi këshilli i xhinnëve. Ai mori frymë thellë. Unë e pyeta: “O i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) çfarë të ndodhi?!” Ai urdhëroi: “O Ibn Mes‘ūdi mua më erdhi lajmi im i vdekjes!” Unë i thashë: “Lë dikë në vendin tënd”. Më pyeti: “Kë?!”... (6)
Tani nuk dua të flas për zinxhirin e përcjelljes së kësaj çështjeje, sepse çështja jonë është teksti i përcjelljes. Arsyeja e përcjelljes së kësaj përcjelljeje është që të shikojmë se Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli e ka përcjellur këtë nga ‘Abdurrezzāḳ Sananīu. Pra megjithëse përcjellja ceket në veprën me titull: “Musned Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit) e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit, sërish ajo nuk ka asnjë lloj vlerë.
Mirëpo unë e citova këtë duke e përcjellur për të treguar se ata frikësohen nga ḥadīthi lidhur me Imām ‘Alīun (p.m.t.).
Në këtë çast le t’i hedhim një sy veprës me titull: “Muṣannef” (I Klasifikuari) e Ḥāfiḍḥ ‘Abdurrezzāḳ Ibn Hemmām Ṣan‘ānīut. Përcjellja është kështu: “Ne na rrëfeu ‘Abdurrezzāḳu nga i ati i tij Mīnā, ky na rrëfeu në përcjelljen nga ‘Abdullāh Ibn Mes‘ūdi se ai ka thënë kështu: “Unë isha bashkë me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) në natën kur erdhi këshilli i xhinnëve. Ai mori frymë thellë. Unë e pyeta: “O i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) çfarë të ndodhi?!” Ai urdhëroi: “O Ibn Mes‘ūdi mua më erdhi lajmi im i vdekjes!” Unë i thashë: “Lë dikë në vendin tënd”. Më pyeti: “Kë?!” Unë i thashë: “Ebū Bekrin”. Ai heshti. Pasi eci një copë rrugë ai mori përsëri frymë thellë. Unë e pyeta duke i thënë: “U bëfshin fli im atë dhe ime ëmë si është gjendja jote o i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)?!” Ai ma ktheu: “O Ibn Mes‘ūdi mua më erdhi lajmi im i vdekjes!” Unë i thashë: “Lë dikë në vendin tënd”. Më pyeti: “Kë?!” Unë i thashë: “‘Umerin”. Ai rishtas eci një copë rrugë ai sërish mori frymë thellë. Unë e pyeta duke i thënë: “Si është gjendja jote o i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)?!” Ai ma ktheu: “O Ibn Mes‘ūdi mua më erdhi lajmi im i vdekjes!” Unë i thashë: “Lë dikë në vendin tënd”. Më pyeti: “Kë?!” Unë i thashë: “‘Alī Ibn Ebī Ṭālibin”. I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) më dha këtë përgjigjje: “Betohem në Allāhun në dorën e fuqishme të të Cilit është shpirti im se nëse do t’iu ishin bindur atij, të tërë do të hynin në Xhennet”. (7)
Shtojmë se deri tek thënia: “Mua më erdhi lajmi im i vdekjes”, e përcjell dhe Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli në veprën me titull: “Musned Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit).
Përsëris se përcjellja është e dobët dhe nuk ka asnjë lloj vlere dhe vërtetësie, por dukuria që u tremben këta është lajmërimi dhe përhapja e të vërtetave.
Ju mund të ngrini pyetjen: “Fundja kjo përcjellje është e dobët, ç’vlerë ka?!” Përgjigjemi se rëndësia e kësaj përcjelljeje qëndron këtu: “Kujtohuni për përcjelljen që kalon në veprën me titull: “Musned Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit) e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit. Rrëfimi është si më poshtë: “Betohem në Allāhun se ju nuk do ta sillni kurrë atë në krye. Nëse ju do ta kishit sjellur atë në drejtim, atëherë nuk ka dyshim se do ta gjenit atë si një njeri udhëzues dhe të udhëzuar. Ai do t’iu mbante në “ṣirāṭu’l-musteḳīmi” (udhën më të drejtë, të vërtetë) dhe do t’iu çonte në Xhennet”.
O Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, o i nderuar! Unë dua që të akuzoj asnjë, por duhet të nënvizoj se Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli ka luajtur vetë me rrëfimin e lartpërmendur dhe nuk e ka përmendur pjesën e fundit në veprëne tij me titull: “Musned Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit). Rrëfimi i sipërcituar është i dobët, megjithatë ndjenja e përgjegjësisë së diturisë, e bën të domosdoshme përcjelljen e rrëfimit të mësipërm. Ata të cilët do të kryejnë vërtetimin pas teje, do të nxjerrin në dritë nëse rrëfimi në fjalë është i dobët apo i vërtetë. Ose nuk është Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli ai i cili ka luajtur me rrëfimin, por janë ata të cilët i shtypin dhe i botojnë këto vepra. Përfundimi është i njëjtë.
Vëmë theksin se në brezin e përcjelljeve që kanë të bëjnë me veçoritë, virtytet dhe vendet e Imām ‘Alīut (p.m.t.) vazhdimisht vëmë re se ka një luajtje dhe ndryshim.
Prezantuesi: Imzot, dua t’iu bëj një pyetje, duke iu adresuar të dhënave që keni paraqitur rreth lënies si zëvendës së Imām ‘Alīut (p.m.t.) në Luftën e Tebūkut. Cila është qasja dhe përgjigjja e Ibn Tejmijjes ndaj këtyre të dhënave?!
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Epo ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen. Në programet e shkuara ne kishim bërë të qartë se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) e kishte thënë Ḥadīthin e Menziles në veçanti në Luftën e Tebūkut. E thënë ndryshe numri i luftrave në të cilat i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) kishte lënë një njeri në vendin e tij në Medīnën e Ndriçuar e kalon njëzetën. Krahas kësaj ai në asnjërën nga këto ai nuk i ka thënë askujt: “Vendi yt në krahasim me mua është si vendi i Hārūnit me atë të Mūsāit”, ose “Ose ti do të mbesësh këtu ose unë”.
Duke u mbështetur në këtë themel, unë kisha sqaruar se çfarë ka thënë Shejkh Ibn Tejmijje në veprën e tij me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) dhe jam i bindur se ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen për këtë. Por le t’i paraqisim në gjendjen e krerëve sqarimet e tij të interpretuara. (8)
Çështja e parë është kjo: “Ngjarja e lënies pas në Medīnën e Ndriçuar e Imām ‘Alīut (p.m.t.) në Luftën e Tebūkut si zëvendës, është më e dobët se lëniet e njerëzve të tjerë si zëvendës së të dërguarit të Allāhut me të cilat jemi mësuar”.
Jam i mendimit se ndjekësit tanë të nderuar e kanë konceptuar tanimë nëse kjo lënie në vendin e tij është ose më e dobëta ose më jetikja. Shtojmë se kjo ngjarje e lënies në vendin e tij është mjaft e rëndësishme, sepse është e lidhur me nifāḳun (dyfytyrësinë). Nëse në vendin e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) do të kishte qenë dikush tjetër, atëherë nuk ka dyshim se askush nuk mund të qëndronte përballë dyfytyrëshve.
Pra ai shprehet kështu: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e kishte lënë atë në një vend që nuk kishte rëndësi, në kushte dhe rrethana ku nuk kishte nevojë për të”.
Gjithashtu ne kishim sqaruar se dhe ky vlerësim i Ibn Tejmijjes ishte i pavend, sepse kjo luftë ishte një çështje për jetë a vdekje.
Për më tepër ai shprehet si më poshtë: “I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) në Luftën e Tebūkut kishte lënë pas vetëm gratë, fëmijtë, kryengritësit, të prekurit si pasojë e paaftësisë dhe dyfytyrëshit”.
Unë them se kjo çështje që ke përcaktuar, më shumë dëshmon për tezën tonë se sa për përfundimin që ti do të arrish. Në fund të fundit këtu qëndron dhe rreziku. Nëse në Medīnën e Ndriçuar do të kishin mbetur pas bashkëkohës së besuar, atëherë nuk ka dyshim se ata do t’i kishin çuar në vend rolet e tyre. Mirëpo Medīneja e Ndriçuar ishte zbrazur plotësisht dhe kishte lindur një mjedis i përshtatshëm dhe i volitshëm për ndodhinë e nifāḳut (dyfytyrësisë).
Si përfundim ai shprehet si vijon: “Imām ‘Alīu (p.m.t.) kishte qarë si pasojë e kësaj lënies si zëvendës”. Duke ecur nga kjo fjali, sipas tij ai orvatet që të shpalosë se kjo lënie në vendin e tij ishte një mangësi dhe e metë.
Theksojmë se Imām ‘Alīu (p.m.t.) nuk kishte qarë si pasojë e kësaj lënies në vendin e tij, sepse ai kishte marrë pjesë në të tëra luftrat bashkë me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.). Si rrjedhojë është mëse e natyrshme se ai ndjen dhimbje si pasojë e mosqenies së bashku me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) në këtë luftë që kishte një rëndësi jetike.
Prezantuesi: Ai trembet se në këtë luftë mund të ndodhë një ngjarje e rëndësishme dhe se të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) mund t’i ndodhë diçka.
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Po dhe ajo që sapo thatë ka gjasa që të ndodhë. Por pavarësisht të tëra këtyre gjasave qarja e tij ka një arsyetim tjetër: “Ai frikësohej nga akuzimi i dyfytyrëshve dhe ndodhi pikërisht ajo që ai kishte frikë dhe dyfytyrëshit e akuzuan atë. Tekefundit dhe Ibn Tejmijje e shpreh hapur këtë: “Epo është thënë se disa dyfytyrësh e kanë akuzuar atë dhe kanë thënë se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e la pas të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) si pasojë e përbuzjes së tij”. (9)
Domethënë ky akuzim na qenka arsyetimi i qarjes së Emīru’l-Mu’minīt (Prijësit të Besimtarëve) (p.m.t.). Por ka dhe më. Imām ‘Alīu (p.m.t.) vë një shënim në histori. Ai ishte në dijeni se në të ardhmen do të shfaqeshin njerëz si Ibn Tejmijje dhe se do të përpiqeshin që këtë dukuri ta tregonin në formën e mangësisë.
Prezantuesi: I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi Ḥadīthin e Menziles me qëllim që t’i shuante këto zëra.
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Kjo përgjigjje ra si një rrufe dhe posti që iu është dhënë Imām ‘Alīut (p.m.t.) nuk iu është dhënë asnjë bashkëkohësi tjetër dhe fjalët që janë thënë për të nuk janë thënë për asnjë bashkëkohësi tjetër. Ne pretendojmë: “Le të sjellin një përcjellje mbi të cilën është arritur njëzëshmëria, pajtimi është e vërtetë dhe e pranuar si Ḥadīthi i Menziles. Duke përdorur këtu thënien e Ibn ‘Abdulberrit, përsërisim se ky ḥadīth është njëri nga ḥadīthet më të sigurtë dhe më të vërtetë”.
Në këtë pikë mund të drejtohet një pyetje në formën: “Çfarë ka në këtë ḥadīth?!” Sqarimet që kanë të bëjnë se çfarë lloj të vërtetash bart ky ḥadīth do të dalin në dritë në të ardhmen.
Shkurtimisht nënvizojmë se të tëra fjalët që Ibn Tejmijje ka cituar lidhur me këtë ḥadīth u mungon mbështetja. Në shtesë këto fjalët e tij më tepër dëshmojnë për pikën e kundërt se sa për përfundimin që ai do të arrijë.
Prezantuesi: Kumtojmë se tanimë u bë e qartë se çështjet që Ibn Tejmijje ka përmendur në lidhje me Ḥadīthin e Menziles nuk janë të vërteta. Vallë a është e mundur që të sqaroni përmbajtjen e këtij argumenti hyjnor të lajmëtarit (p.q.m.t.)?! Çfarë do që të arrijë i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) me këto thënie, çfarë synon?!
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ibn Tejmijje nuk ka mundësi të hedhë dyshime mbi zinxhirin e përcjelljes së këtij argumenti hyjnor të pashkëputur. Rishtas Ibn Tejmijje është munduar të krijojë dyshime madje dhe mbi ḥadīthin e njohur “Men kuntu meulāhu fehue ‘Alī meulāhu” (Ai i cili më ka mua zotëri dhe ky ‘Alīu është zotëriu i tij). Megjithatë ai nuk ka mundësi të hedhë hije dyshimi mbi zinxhirin e përcjelljes së Ḥadīthit të Menziles.
Ç’është e vërteta unë dua të vë një shënim. Disa njerëz ngrejnë kundërshtimin në formën: “Meqenëse Imām Bukhārīu, Imām Muslimi dhe dijetarët e tjerë zotërojnë një botëkuptim fetar emeuist, atëherë vallë përse ata i kanë kushtuar krerë të pavarur me tituj si: “Kitābu’l-Feḍāili Alī Ibn Ebī Ṭālibi” (Libri i Virtyteve të ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit) dhe “Kitābu’l-Feḍāili Fāṭime” (Libri i Virtyteve të Fāṭimesë) në veprat e tyre me titull: “Ṣaḥīḥ” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërtetë?!)
Përgjigjje: Ky është një lloj nifāḳu (dyfytyrësie). Them kështu sepse nëse këta dijetarë nuk do të kishin përcjellur asnjë ḥadīth rreth virtyteve të Imām ‘Alīut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.), atëherë do të bëhej tërësisht e qartë si drita e Diellit, se ata janë anëtarë të botëkuptimit fetar emeuist. Nëse ata do të ishin sjellë si Mu‘āuijje Ibn Ebī Sufjāni... Sepse ky i fundit e fyente dhe shante hapur Imām ‘Alīun (p.m.t.).
Pra në një vepër të shkruar nga një njeri i cili nuk përmend virtytet e Imām ‘Alīut (p.m.t.) do të kuptohet lehtë se ai zotëron njē botëkuptim fetar emeuist. Mirëpo këta lloj njerëzish me qëllim që të mos hasin në një akuzim të tillë e përziejnë helmin me mjaltin. Më pas përmendin disa virtyte që mund të quhen të dorës së dytë. Krahas kësaj ata përmendin dhe përcjellje të cilat poshtërojnë dhe turpërojnë Imām ‘Alīun (p.m.t.). Si për shembull përcjellja se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) duke qenë i martuar me të nderuarën Fāṭime (p.m.t.) donte të martohej me një grua nga bijtë e Umejjes. Teksa Ibn Ebī Ḥadīd Mu‘tezilīu ishte duke e shqyrtuar këtë përcjellje pohon: “Kjo përcjellje është njëra nga përcjelljet e shpikura kundër Imām ‘Alīut (p.m.t.) në epokën e bijve të Umejjes. Kjo gjë u siguron atyre gjasën e thënies së fjalëve se ‘Alīu (p.m.t.) jo vetëm që nuk i kushtoi rëndësi Fāṭimesë (p.m.t.) por deshi të martohej me një grua nga ne”.
Për më tepër Ibn Ebī Ḥadīd Mu‘tezilīu shkruan si më poshtë: “Pas meje ju do t’iu sundojë një njeri me fyt tejet të gjërë dhe me një bark (mullë) tepër të fryrë (Mu‘āuijje). Ai ha ç’të gjejë dhe kërkon për të ngrënë atë që nuk gjen. Vriteni atë, por nuk do të mund ta vrisni (kurrë). Dijeni se ai do t’iu urdhërojë të më shani, do t’iu kërkojë që të thoni se keni qëndruar larg meje. Për sa i përket sharjes, shamëni. Sepse kjo më shton pastrimin tim (lartësimin dhe ngritjen e postit tim) dhe ju ju shpëton (nga vdekja). Ndërsa për sa i përket qëndrimit larg nga unë mos e bëni këtë. Sepse unë u linda mbi natyrën e pastër (islāme).Unë kam përparësi në īmān (besim) dhe në hixhret (mërgimin islām)”. (10)
Allāhu i Lartësuar mos ia mbushtë barkun Mu‘āuijjes! Pavarësisht kësaj disa njerëz orvaten të vizatojnë një tabllo sikur mes Imām ‘Alīut (p.m.t.) dhe bashkëkohësve kishte një harmoni dhepërputhje të plotë.
Ibn Ebī ḤadīdMu‘tezilīu në këtë pjesë hap një krye me titull: “Kreu lidhur me ḥadīthet e shpikura rreth poshtërimit të Imām ‘Alīut (p.m.t.)”. Ai përcjell një rrëfim në këtë krye nga ‘Āisheja: “Kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) pa se ‘Alīu (p.m.t.) dhe ‘Abbāsi ishin duke ardhur në drejtim të tij tha kështu: “O ‘Āishe! Këta të dy do të vdesin në një fe tjetër përveç fesë sime”.
Arsyetimi është i qartë. Sepse Mu‘āuijje në duart e tij kishte ḥadīthe të vërteta të cilat lajmëronin se ai do të vdiste në një fe tjetër përveç fesë islāme. Kështu që duhej të tregohej se dhe ata të dy duhet të ishin të të përbashkët me Mu‘āuijjen në këtë çështje. Them kështu sepse duke qenë se nuk dukej e mundur që ata të hidhnin poshtë këto lloj ḥadīthesh të vërteta, atëherë kundrejt kësaj ata filluan të shpiknin fjalë dhe përcjellje - të llojit të ilustruar në shembullin e mësipërm.
Le të japim dhe një shembull tjetër. Për sa i përket Ebū Hurejres ky i fundit përcjell një rrëfim se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) kishte kërkuar të bijën e Ebū Xhehlit, teksa i dërguari i Allāhut ishte gjallë. Unë them se ky ḥadīth është shënuar nga Mithueri në veprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta e Imām Muslimit) e Imām Muslimit. Në veprën e tij me titull: “Murteḍā” (Kënaqësia) ai citon kështu: “Ky rrëfim është rrëfimi i Ḥusejn Kerābisīt. Ky njeri është i njohur për shmangiet dhe ushqimin e armiqësisë ndaj Ehli Bejtit. Si rrjedhojë rrëfimi i tij nuk është i pranuar”. (11)
Ka me dhjetra rrëfime si rrëfimi në fjalë.
Miqtë e mi të nderuar, ju lutem shikojeni çështjen me kujdes. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) kumton për një ḥadīth të tillë që nuk ka e shoku!
Ju mund shtroni kundërshtimin në formën: “Imzot, si mund t’i thoni këto fjalë?!”
Miqtë tanë të nderuar, unë do të bëj hyrjen e çësthjes, ndërsa imtësitë do t’i lë në programin e radhës.
Por përpara se t’i kthej përgjigje kësaj pyetjeje unë dua të vë këtë parim thelbësor. Shumica e ḥadītheve të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) mund të kuptohet vetëm me Ḳur’ānin Famëlartë. Me fjalë të tjera përgjigjja e një ḥadīthi të thënë nga i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ceket në Ḳur’ānin Fisnik. Le të pasqyrojmë disa shembuj të thjeshtë.
I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëron: “Unë jam qyteti i diturisë, kurse ‘Alīu është dera e tij”. Natyrisht se ka shumë kundërshtime rreth këtij ḥadīthi. Sipas Shkollës së Ehli Bejtit ky ḥadīth është i vërtetë. Por Shkolla e Ehli Sunnetit paraqit një shumëllojshmëri gjykimesh që kanë të bëjnë me shëndetin e këtij ḥadīthi. Disa nga ata pretendojnë se është një ḥadīth i vërtetë, disa i mirë dhe disa të tjerë se është i shpikur. Diskutimet lidhur me këtë çështje po i lëmë në vendin e tyre të veçantë.
“Unë jam qyteti i diturisë,kurse ‘Alīu është dera e tij. Unë jam qyteti i urtësisë, kurse ‘Alīu është dera e tij”.
Oi dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)! Ç’do të ndodhë më tej?!
Kur i drejtohemi Ḳur’ānit Kerīm shikojmë se Allāhu i Lavdëruar urdhëron: “يَسْأَلُونَكَ عَنِ الْأَهِلَّةِ ۖ قُلْ هِيَ مَوَاقِيتُ لِلنَّاسِ وَالْحَجِّ ۗ وَلَيْسَ الْبِرُّ بِأَنْ تَأْتُوا الْبُيُوتَ مِنْ ظُهُورِهَا وَلَٰكِنَّ الْبِرَّ مَنِ اتَّقَىٰ ۗ وَأْتُوا الْبُيُوتَ مِنْ أَبْوَابِهَا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ” “Jes’elūneke ‘ani’l-ehileh. Ḳul hije meuāḳītu li’n-nāsi ue’l-ḥaxhxhi. Ue lejse elbirru bien te’tū’l-bujūte min ḍḥuhūrihā ue lakinne’l-birre meni’t-teḳā ue’tū’l-bujūte min ebuābihā ue’t-teḳū Allāhe le‘alekum tufliḥūn”.(Të pyesin ty për çerekhënat e reja. Thuaj: “Ato janë përcaktimet e kohës për njerëzit dhe për ḥaxhxhin.Nuk është mirësi që të hyni nga pas në shtëpitë por është mirësi kush frikësohet, ruhet (nga të këqiat). Dhe hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kini frikë Allāhun që të mund të shpëtoni!) (Sūre Beḳare, 189) Kjo përkthehet se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) nuk mjaftohet vetëm me dhënien e lajmit se Imām ‘Alīu (p.m.t.) është dera e diturisë së tij. Nëse ju doni të mësoni diturinë dhe urtësinë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) atëherë duhet të drejtoheni tek dera.
Prezantuesi: Taḳuāja (përkushtimi) është kusht në fenë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ja pra dhe ky Ḥadīthi i Menziles është njëri nga ḥadīthet i cili nuk është i mundur të kuptohet pa iu drejtuar Ḳur’ānit të Shenjtë. Tani ejani dhe le t’i hedhim një vështrim thënieve më të vërteta, më të përpikta, më të thella, më të hapura dhe më të qarta të këtij ḥadīthi: “O ‘Alī! Vendi yt në krahasim me mua është si vendi i Hārūnit me atë të Mūsāit!”
O i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)! Ne nuk edimë se si ishte vendi i të nderuaritHārūn (p.m.t.) nëkrahasim me atë të të nderuaritMūsā (p.m.t.), në mënyrë që të mund të dimë se si ishte vendi i të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) në krahasim me atë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).
Prezantuesi: Shumë mirë për cilat janë veçoritë e të nderuarit Hārūn (p.m.t.)?!
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Për këtë ne duhet të njohim nga afër të nderuarin Hārūn (p.m.t.) dhe ka dy mënyra për ta bërë këtë. Mënyra e parë është drejtimi në Ḳur’ānin Famëlartë, ndërsa e dyta është drejtimi në argumentet e vërteta hyjnore. Unë në programin e kësaj mbrëmjeje duke bërë me shenjë vetëm tek ājetet e Ḳur’ānit Fisnik, hollësitë do t’i lë në programin pasardhës.
Miqtë tanë të nderuar, vallë çfarë lloj gjërash u dhuron Ḳur’āni Famëlartë të nderuarit Hārūn (p.m.t.), që dhe ne të mund të themi se këto janë të fiksuara për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) përveç nubuūetit (qenies lajmëtar)?! Ḳur’āni Fisnik bën fjalë për një rrëfim nga ājeti 24 deri në ājetin 36 i sūres Ṭā Hā. Betohem në Allāhun e Lartësuar se këto ājete janë të mjaftueshme për të mëparshmet dhe më të mëvonshmet. Megjithatë njeriu duhet të jetë largpamës me qëllim që të shikojë të vërtetën.
“اذْهَبْ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَىٰ قَالَ رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِنْ لِسَانِي يَفْقَهُوا قَوْلِي وَاجْعَلْ لِي وَزِيرًا مِنْ أَهْلِي هَارُونَ أَخِي اشْدُدْ بِهِ أَزْرِي وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي كَيْ نُسَبِّحَكَ كَثِيرًا وَنَذْكُرَكَ كَثِيرًا إِنَّكَ كُنْتَ بِنَا بَصِيرًا قَالَ قَدْ أُوتِيتَ سُؤْلَكَ يَا مُوسَىٰ” “Idhheb ilā fir‘aune innehu ṭagā. Ḳāle Rabbi shraḥ lī ṣadrī. Ue jessir lī emrī. Ue ḥlul ‘uḳdeten min lisānī. Jefḳahū ḳaulī. Ue xh‘al lī uezīrān min ehlī. Hārūne ekhī. Shdud bihi ezrī. Ue eshrikhu fī emrī. Kej nusebbiḥake kethīrān. Ue nedhkureke kethīrān. Inneke kunte binā baṣīrān. Ḳāle ḳad ūtīte suuleke ja Mūsā!” (Shko tek fir‘auni (faraoni) se ai me të vërtetë ka tejkaluar çdo cak. Ai (Mūsāi) tha: “Zgjeroma kraharorin tim! Dhe lehtësoma këtë punë time! Dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time. Dhe caktomë një uezīr (mëkëmbës, ndihmës) nga familja ime. Hārūnin tim vëlla. Që me të të ma shtosh fuqinë time. Bëma atë shok në punën time. Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë. Dhe të përmendim Ty shpesh. Nuk ka dyshim se Ti je shikues i veprave tona. Ai (Allāhu) tha: “Me të vërtetë t’u dha ajo që kërkove o Mūsā!) (Sūre Ṭā Hā, 24-36)
Ashtu siç e dimë Ḳur’āni Famëlartë nuk mund të kufizohet me ngjarje që kanë ndodhur dhe marrë fund vetëm në historinë e shkuar. Ḳur’āni Fisnik është i gjallë dhe gjithmonë i freskët. Nlë çdo kohë dhe vend gjenden fir‘aunë (faraonë).
Duke u nisur nga togājeti i lartpërmendur, titulli i parë i të nderuarit Hārūn (p.m.t.) që është vëllai i të nderuarit Mūsā (p.m.t.) është qenia uezīr (mëkëmbës, ndihmës). Domethënë posti i parë që zotëron i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është qenia mëkëmbës, ndihmës i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).
Por kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) i ka thënë të nderuarit ‘Alī (p.m.t.): “Ti je “uezīri” (ndihmësi) im?!” Më i vërteti i ḥadītheve pohon se ai (p.q.m.t.) ka thënë: “O ‘Alī! Vendi yt në krahasim me mua, është si vendi i Hārūnit me atë të Mūsāit!”
Posti i dytë, i nderuari ‘Alī (p.m.t.) ua shton fuqinë, e mbështet dhe e përkrah të dërguarin e Allāhut (p.m.t.). Shumë mirë por ku është ky post, edhe nëse do të merret si e mirëqenë se ka zbritur për prijësin e parë vallë ku është posti kur ai tha shokut të tij: “إِذْ هُمَا فِي الْغَارِ إِذْ يَقُولُ لِصَاحِبِهِ لَا تَحْزَنْ إِنَّ اللَّهَ مَعَنَا” “idh humā fī’l-gāri jeḳūlu liṣāḥibihi lā taḥzen inne Allāhe me‘anā” (kur ata të dy ishin në shpellë dhe po i thoshte shokut të tij: “Mos u hidhëro, se me të vërtetë Allāhu është me ne!” (Sūre Teube, 40) Ḳur’āni Kerīmi bën të ditur qartë se Imām ‘Alīu (p.m.t.) e ka ndihmuar, mbështetur, përkrahur dhe shtuar fuqinë të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Kështu që këtë kuptim ka dhe Ḥadīthi i Indhārit (Paralajmërimit). Nëse thua se Ḥadīthi i Indhārit (Paralajmërimit) është i dobët dhe le ta lëmë, të them se në ājetin e sipërcituar thuhet: “Që me të të ma shtosh fuqinë time”. Ju mund të thoni se kjo është një lutje. Pas pak do t’iu kthejmë përgjigjje këtij kundërshtimit tuaj.
Kurse për sa i përket ājetit të mësipërm: “Bëma atë shok në punën time”, pohojmë se i nderuari Hārūn është shoku i shpalljes së të nderuarit Mūsā (p.m.t.). Sipas kësaj dhe Imām ‘Alīu (p.m.t.) është shoku i shpalljes së të dërguarit Muḥammed (p.q.m.t.).
Ju mund të thoni: “I nderuar imzot, ndaloni për një minutë”.
Un nuk po them se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është shoku i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) në çështjen e qenies lajmëtar. Përcjellja e lë qenien lajmëtar mënjanë. Por shpallja e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) nuk ka vetëm një përmasë! Përkundrazi shpallja zotëron një mori përmasash. Disa nga këto janë vënia në zbatim e frymëzimit dhe shpalljes hyjnore, ndërtimi dhe ngritja e fesë. Imām ‘Alīu (p.m.t.) është tërësisht shok në mbarë këto.
Prezantuesi: “Unë do të përplasem në tenzīl (zbritjen e ājeteve), ndërsa ti në te’uīl (interpretim).
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ja pra tek është dera. Kjo është një derë e tillë për vërtetuesit, dijetarët dhe kërkuesit e të vërtetës që pas kësaj dere hapen me mijëra dyer.
I nderuari Mūsā (p.m.t.) nuk i përdor në numrin njëjës por në numrin shumës fjalët: “Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë. Dhe të përmendim Ty shpesh”.
Si një shenjë e pranimit të mbarë këtyre kërkesave dhe lutjeve të të nderuarit Mūsā (p.m.t.) na lajmërohen me ājetin: “Ai (Allāhu) tha: “Me të vërtetë t’u dha ajo që kërkove o Mūsā!” Domethënë i nderuari Hārūn (p.m.t.) i kishte çuar në vend të tëra këto kërkesa. Sepse i nderuari Hārūn (p.m.t.) ishte bërë “uezīri” (mëkëmbësi, ndihmësi), i kishte shtuar fuqinë dhe ishte bërë shok me të nderuarin Mūsā (p.m.t.). Rishtas ai e kishte madhëruar Allāhun e Lartësuar shumë dhe e kishte përmendur Atë shpesh.
Për më tepër i nderuari Hārūn (p.m.t.) zotëron dhe postin në çështjen e qenies khalīfeja (prijësi, udhëheqësi) dhe uezīri (mëkëmbësi ndihmësi) i të nderuarit Mūsā (p.m.t.) ashtu siç preket në sūren E‘arāf: “وَوَاعَدْنَا مُوسَىٰ ثَلَاثِينَ لَيْلَةً وَأَتْمَمْنَاهَا بِعَشْرٍ فَتَمَّ مِيقَاتُ رَبِّهِ أَرْبَعِينَ لَيْلَةً ۚ وَقَالَ مُوسَىٰ لِأَخِيهِ هَارُونَ اخْلُفْنِي فِي قَوْمِي وَأَصْلِحْ وَلَا تَتَّبِعْ سَبِيلَ الْمُفْسِدِينَ” “Ue uā‘adnā Mūsā thelāthīne lejleten ue etmemnāhā bi‘ashrin fetemme mīḳātu Rabbihi erbe‘īne lejleten. Ue ḳāle Mūsā lieekhīhi Hārūne ekhlufnī fī ḳaumī ueṣliḥ ue lā tetebi‘ sebīle’l-mufsidīne!” (Dhe Ne i dhamë fjalën Mūsāit tridhjetë netë (afatin për shpallje), e ato i plotësuam dhe me dhjetë netë dhe kështu u mbush afati për takim me Zotin e tij në dyzetë netë. Dhe Mūsāi vëllait të tij Hārūnit i tha: “Zëvendësomë mua tek populli im dhe përmirësoje atë dhe mos ndiq udhën e keqbërësve!) (Sūre E‘arāf, 142) Pra që të tëra këto të dhëna janë të fiksuara dhe të prera duke ecur sipas logjikës së Ḳur’ānit Famëlartë.
I nderuari i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëron: “بُعِثتُ بجوامع الكلم” “Bu‘ithu bi xheuāmi‘i’l-kelimi” (Unë jam dërguar me aftësinë e fjalëve lakonike dhe kuptimplota). Nëse do Allāhu i Lavdëruar në programin e radhës ne do t’i studiojmë dhe trajtojmë një për një mbarë këto parime.
Prezantuesi: Allāhu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ājetullāh Kemāl Ḥajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allāhut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- Shejkh Islām Ibn Tejmijje, “Kitābu’l-Īmāni” (Libri i Besimit), fq. 186, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejkh Muḥammed Nāṣiruddīn Albānī, (viti i botimit 1416 sipas mërgimit islām / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mektebu’l-Islāmī” (Shkolla Islāme), Dimeshḳ, Surijje, Bejrūt, Lubnān (Damask Siri, Bejrūt, Liban).
2- Shejkh Islām Ibn Tejmijje, “Kitābu’l-Īmāni” (Libri i Besimit), fq. 186, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejkh Muḥammed Nāṣiruddīn Albānī, (viti i botimit 1416 sipas mërgimit islām / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mektebu’l-Islāmī” (Shkolla Islāme), Dimeshḳ, Surijje, Bejrūt, Lubnān (Damask Siri, Bejrūt, Liban).
3- Ebū Xhe‘afer Ṭaberī, “Tārīkhu’ṭ-Ṭaberī” Historia e Ṭaberīut), vëll. 2, fq. 319, Vërtetimi Nga Muḥammed Ebū Faḍl Ibrāhīmi, Bejrūt, Lubnān (Bejrūt, Liban).
4- Ebū Xhe‘afer Ṭaberī, “Tārīkhu’ṭ-Ṭaberī” Historia e Ṭaberīut), vëll. 2, fq. 319, Vërtetimi Nga Muḥammed Ebū Faḍl Ibrāhīmi, Bejrūt, Lubnān (Bejrūt, Liban).
5- Ebū Xhe‘afer Ṭaberī, “Tefsīru’ṭ-Ṭaberī” (Komentimi i Ṭaberīut), vëll. 17, Vërtetimi Nga Doktor ‘Abdullāh Ibn ‘Abdulmuḥsin Turkīu, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-‘Alemi’-Kutubi” (Bota e Librave).
6- Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, “Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit), vëll. 7, fq. 322, Ḥadīthi Nr: 4294, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar ‘Alāme Shu‘ajb Arna’ūṭi, Shtëpia Botuese: Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti’l-‘Ālemijje” (Instituti i Shpalljes Botërore), Ḳāhire Miṣr (Kajro, Egjipt).
7- Ḥāfiḍḥ Kebīr ‘Abdurrezzāḳ Ibn Hemmām Ṣan‘ānī, “Muṣannef” (I Klasifikuari), vëll. 11, fq. 317, Vërtetimi Nga Ḥabību’r-Raḥmān E‘aḍḥamī, Shtëpia Botuese: “Teudiu’l-Mektebi’l-Islāmī” (Kthimi në Shkollën Islāme).
8- Shejkh Ibn Tejmijje, “Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 261-262, Vërtetimi Nga Doktor Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Vendi i Virtytit).
9- Shejkh Ibn Tejmijje, “Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 261-262, Vërtetimi Nga Doktor Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Vendi i Virtytit).
10- Ibn Ebī Ḥadīd Mu‘tezilī, “Sherḥu’n-Nehxhi’l-Belāga” (Sqarimi i Kulmit të Oratorisë), Khuṭbeja (Fjalimi) Nr: 57, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Kutubi’l-‘Ilmijje” (Librat Shkencorë).
11- Ibn Ebī Ḥadīd Mu‘tezilī, “Sherḥu’n-Nehxhi’l-Belāga” (Sqarimi i Kulmit të Oratorisë), Khuṭbeja (Fjalimi) Nr: 57, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Kutubi’l-‘Ilmijje” (Librat Shkencorë).
Burimi : Medya Şafak
Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Ḥadīthi I Menziles (Krahasimit) (Pjesa E Pestë)
Ne themi se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka thënë khalīfeja (prijësi) im, kurse ata ...