Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Ḥadīthi I Menziles (Krahasimit) (Pjesa E Dytë)
Në vijim ai citon kështu: “Nëse e caktoni si emīr (prijës, udhëheqës) të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) gjë që nuk pandeh se do ta bëni këtë”. Kjo është njëra nga mrekullitë dhe mesazhet e të fshehurës së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e dinte se si të sillej në çështjen e caktimit të emīrit (prijësit, udhëheqësit). Ky ḥadīth ceket në veprën me titull: “Musnedu’l-Aḥmedi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit).
Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (p.q.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.
Prezantuesi: Ndjekës të nderuar iu përshëndesim me ndjenjat më të bukura, me selāmin (paqen) e Allāhut në këtë programin e ri me titull: “Muṭahārātun fi’l-‘Aḳīdeti” (Dëlirësitë e Kredos). Es-selāmu ‘alejkum ue raḥmetullāhi ue berekātuhu. (Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qoftë mbi ju). Çështja e programit tonë të kësaj mbrëmjeje do të jetë është “Ḥadīthi i Menziles” (Ḥadīthi i Krahasimit).Nga studiot e Keuther Tv të Ḳumit, ne e përshëndesim dhe në emrin tuaj Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdarin duke i thënë: “Mirëseerdhët”. I nderuar imzot le të kalojmë drejtpërdrejtë në çështje. I nderuar imzot vallë a rastisen në shpjegimet e dijetarëve muslimanë, cekjet dhe sqarimet që bëjnë me shenjë në virtytet dhe veçoritë që zotëron Imām ‘Alīu (p.m.t.), të cilat nuk ka mundur që t’i arrijë asnjë bashkëkohës?! Vallë a është e mundur që të na bëni fjalë, për sqarimet e kryera lidhur me këto virtyte dhe veçori të Emīru’l-Mu’minīnit ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit (p.m.t.), të këtyre dijetarëve të mëdhenj?!
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allāhu i Lartësuar, i Cili dëgjon dhe di gjithçka, nga shejṭāni i mallkuar dhe e filloj programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit,Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!
Para së gjithash lejomëni t’iu lajmërojmë se le të mundohemi që të vëmë në zbatim parimin thelbësor që po orvatemi të sqarojmë dhe që e ka shënjuar dhe një palë dijetarësh në gjirin e të cilëve gjendet dhe Shejkh Ibn Tejmijje. Këta dijetarë kumtojnë kështu: “Njeriu që është më meritues, më i fuqishëm dhe më i mjaftueshëm për prijësinë e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.), është ai njeri që i shëmbëllen më shumë atij në mbarë drejtimet dhe është më afër tij në moralin, diturinë dhe karakterin e tij”.
Hggh me qëllimin e përkujtimit le t’i hedhim një sy veprës me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) e Shejkh Ibn Tejmijjes. Ky i fundit pohon kështu në këtë veprën e tij: “Duke qenë se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) është më i lKulmi i mbarë krijesave, atëherë dhe njeriu që do t’i shëmbëllejë më shumë atij, është njeriu i është më i virtytshëm se njeriu / njerëzit që nuk izotërojnë këto veçori.Gjithashtu si pasojë e qenies së khilāfetit (prijësisë), khilāfetit të nubuūetit (qenies lajmëtar) dhe se kjo nuk është memleket (mbretëri), atëherë njeriu që do të kalojë në vendin e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.), duhet të jetë ai që i shëmbëllen më shumë atij. Kurse ai që i shëmbëllen më shumë atij është më i virtytshmi”. (1) Ai nuk është njeriu i vetëm që i përdor këto thënie. Një mori e dijetarëve muslimanë shënjon këtë të vërtetë.
Edhe autori i veprës me titull: “Ibāne‘an Uṣūli’d-Dijjāne” (Sqarimi i Mënyrës së Fesë) Ebū Ḥasān Esh‘arīuështë njëri nga këta. Ai rrëfen kështu: “Duke qenë se imāmeti (udhëheqja) e Ebū Bekrit është bërë detyrë pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.),atëherë është detyrë që ai të jetë më i virtytshmi i muslimanëve”. (2) Domethënë kushdo që do të bëhet prijësi i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) është i detyruar që të jetë më i virtytshmi i muslimanëve.
Kjo është arsyeja se në programet e kaluara, ne kishim bërë të qartë se këta janë munduar që ta rrëzojnë nga posti i vërtetë të nderuarin ‘Alī (p.m.t.), me qëllimin e përvetësimit dhe pronësimit të khilāfetit (prijësisë) pas të dërguarit tëAllāhut (p.q.m.t.)për këtë dhe për atë njeri dhe janë orvatur që të fshehin të vërtetën se ai është më i virtytshmi i bashkëkohësve. Shprehem kështu sepse ata kanë pretenduar disa kushte për khilāfetin (prijësinë) pastë dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)dhesejanë përpjekur që të shpalosin se këta kushte janë jetësuar tek ky apo ai njeri.
Unë dua që t’u bëj një thirrje njerëzve të vërtetimit dhe shkrimit si dhe të dashuruarve me të vërtetën: “Allāhu i Lavdëruar e di se synimi ynë nuk është bërja e mundur e këtij apo atij njeriu shī‘īt apo sunnit. Një gjë e tillë nuk është synimi i programit tonë. Për ndjekësit tanë të nderuar të programeve tona dhe miqtë tanë të nderuar të cilët mundohen që të mësojnë të vërtetat, nënvizojmë se synimi i programit tonë është qenia mjet e sigurimit të veprimtarisë mendore dhe të aftësisë së mundësisë së mendimit të lirë. Unë çuditem ndaj pyetjeve të drejtuara të llojit: “Vallë përse nuk e bëni programin bashkë me këtë apo atë shejkh?!” Miqtë e mi të nderuar unë po iu paraqis të vërtetat. Ndërsa ju anën tjetër duke ecur sipas kësaj keni mundësinë e hetimit të vërtetave dhe shikimit nëse këto janë apo nuk janë të vërteta”.
Në këtë program unë do të cek në mënyrë të përmbledhur njërin nga sqarimet e dijetarëve. Në dritën e këtyre sqarimeve ne do të orvatemi që të vëmë në dukje në mënyrë të qartë, dallimin në mesin e qasjes së përgjithshme të dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe botëkuptimit dhe mendimit fetar emeuist të themeluar nga Ibn Tejmijje.
Tani shikoni se çfarë thotë në veprën e tij me titull: “Iṣābe” (Saktësimi) Hafidh Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī: “Ai është AlīIbn EbīṬālib Ibn Abdulmuṭṭalib Ibn Hishām Ibn Abdulmenāf Ḳurejshī Hāshimīu. Pseudonimi (ofiqi) i tij është Ebū Ḥasāni.Sipas shumicës së dijetarëve ai është njeriu i parë që është bërë musliman”. (3)
Ibn Tejmijje ashtu siç keni parë në programin e shkuar, me një stil thënie të prerë kishte thënë se Imām ‘Alīu (p.m.t.) kishte qenë i vogël kur ishte bërë musliman, si rrjedhojë nuk dihet nëse është apo nuk është i pranuar pranimi i tij i Islāmit. Krahas kësaj ai përdor thënien: “Në sytë e dijetarëve në përgjithësi Imām ‘Alīu (p.m.t.)është njeriu i parë që është bërë musliman” e Hāfidh Ibn Haxher‘Asḳalānīt. Kjo thënie ka kuptimin se ky pranim i Islāmit në epokën e fëmijërisë së të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) është i pranuar.
Prezantuesi: Gjithashtu ai bën të qartë se është shumica e dijetarëve.
Imzot Kemāl Ḥajdari: Që të tërë. Ai nuk flet duke përfshirë vetëm shī‘ītët. Në vazhdim ai citon si më poshtë: “Ai zotëron një sërë veçorish. Madje deri në atë pikë sa Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli kumton kështu: “Virtytet që janë përcjellur në lidhje me ‘Alīun, nuk janë përcjellur për asnjë njeri tjetër. Kjo është arsyeja se përse bijtë e Umejjes janë përpjekur që të ulin vlerën e tij”. (4)
E thënë ndryshe imāmi i ḥanbelitëve, pra imāmi i Ibn Tejmijjes dhe uehhābistëve shprehet ne këtë mënyrë. Shumë mirë po ku qëndron problemi?! Dijetarët, shkrimtarët dhe njerëzit e diturisë dhe vërtetimit janë munduar që të nënvizojnë dhe theksojnë virtytet e Imām ‘Alīut (p.m.t.). Sepse kishte dhe një palë dhe përbërje tjetër që mundohej që të shuante me gjuhët e tyre dritën e Allāhut të Madhëruar. Çështja jonë nuk është khilāfeti (prijësia) e Imām ‘Alīut (p.m.t.) që të mund të themi se dijetarët muslimanë po flasin për prijësinë e tij. Çështja jonë janë virtytet dhe veçoritë e Imām ‘Alīut (p.m.t.) të cilat bijtë e Umejjes janë orvatur që t’i asgjësojnë dhe t’i zhdukin. Gjatë nëntë programeve ne po përpiqemi të vëmë në dukje se Shejkh Ibn Tejmijje është munduar të zvogëlojë, nënvlerësojë, zhvlerësojë virtytet dhe veçoritë e Imām ‘Alīut (p.m.t.). Një numër i madh dijetarësh në mesin e të cilëve zë vend dhe Ibn Ḥaxheri përcaktojnë qartë se Ibn Tejmijje ka mbajtur këtë qëndrim. Kur ne themi se Shejkh Ibn Tejmijje zotëron botëkuptimin fetar emeuist, askujt të mos i shkojë mendja se ne jemi duke u munduar ta akuzojmë dhe fajësojmë atë. Përkundrazi kur ne i themi këto të vërteta mbase ai dhe shokët e tij krenohen dhe mburren.
Autori shkruan kështu: “Ata të cilët i dinin një pjesë të virtyteve të tij dhe u orvatënqë t’i përhapnin... Atata të cilët u përpoqën që të shuanin dritën e tij i kërcënuan ata të cilët i tregonin këto veçori. Kjo gjë nuk shërbeu për asgjë tjetër vetëm se për përhapjen e virtyteve të Imām ‘Alīut (p.m.t.)”. (5)
Domethënë ata u munduan të shuanin dritën e virtyteve dhe veçorive të nūrit (dritës) të Imām ‘Alīut (p.m.t.). Këto thënie i përkasin Ḥāfiḍḥ Ibn Ḥaxher Asḳalānīt. Ky i fundit sqaron se detyra kryesore e botëkuptimit fetar emeuist është shuarja e dritës së Imām ‘Alīut (p.m.t.).
Po, pohoj se ata i vranë, dëbuan dhe nuk ngurruan që të bënin gjithçka që kishin në dorë ndaj atyre të cilëve u munduan që të përhapnin këto virtyte. Pavarësisht këtyre mynxyrave ndihma hyjnore dhe dora hyjnore dëshiroi përhapjen e këtyre virtyteve. Shtoj se emeuistët i shpenzuan të tëra mundësitë dhe fuqitë e tyre në udhën e asgjësimit dhe zhdukjes së këtyre virtyteve dhe veçorive. Gjithashtu dhe në veprën e tij me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) Ibn Tejmijje, i cili erdhi disa shekuj pas tyre ishte orvatur që të asgjësonte shkakun e zbritjes të çdo ājeti që kishte të bënte me virtytin e Imām ‘Alīut (p.m.t.), ose duke thënë se çdo përcjellje rreth tij është e shpikur, gënjeshtër,e dobët dhe se nuk është përcjellur në të vërtetë. Rishtas ai u përpoq që të ndryshonte brendinë e atyre përcjelljeve që ishin të fiksuara.
Prezantuesi: Kjo përcjellje tregon se bashkëkohësit kanë qëndruar përballë emeuitëve. Kjo mund të jetë dëshmia e qenies së një këshillimi mes bashkëkohësve dhe Āli Bejtit.
Imzot Kemāl Ḥajdari: Kjo është e vërtetë, por jo mbarë bashkëkohësit, sepse ne duhet t’i dallojmë bashkëkohësit që janë të lidhur me mënyrën emeuiste.
Në vijim shkrimtari përshkruan kështu: “Imām Nesāīu ka hetuardhe hulumtuar vetëm ḥadīthet që i përkasin të nderuarit ‘Alī (p.m.t.)”. (6)
Pra Imām Nesāīu ka hetuar vetëm ḥadīthet që i përkasin të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) dhe në të cilat akush tjetër nuk është ortak i tij në këto veçori, si dhe i ka mbledhur duke i grumbulluar. Ja pra ky qëndrim përbën pikën plotësisht të kundërt me mënyrën strategjike të vënë në pah nga Ibn Tejmijje dhe uehhābistët emeuistë bashkëkohorë. Natyrisht se kur themi uehhābistët synimi ynë janë njerëzit e diturisë të cilët i dinë këto të vërteta. Shprehem kështu sepse uehhābistët në përgjithësi e duan Ehli Bejtin njëlloj si muslimanët e tjerë.
Në këtë çast ndjekësve tanë të nderuar do t’u këshilloja që të lexonin veprën me titull: “Khaṣāiṣu Emīru’l-Mu’minīni ‘AlīIbn EbīṬālibi” (Veçoritë e Prijësit të Besimtarëve ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit) e Imām Nesāīut vërtetimin e së cilës e ka kryer DanīIbn Munīr Al Zaḥuīu. Po, po le ta lexojnë veprën e lartpërmendur dhe të mësojnë virtytet, veçoritë dhe cilësitë që i përkasin të nderuarit ‘Alī (p.m.t.). Në gjirin e ḥadītheve të përmendura nga Imām Nesaāīu gjendet dhe Ḥadīthi i Menziles. Sërish dhe ky ḥadīth është njëri nga ḥadīthet që i përket Imām‘Alīut (p.m.t.). Për hir të Allāhut të Madhëruar nëse ky ḥadīthnuk dëshmon për një virtyt dhe veçori, atëherë si është e mundur që hyn në mesin e gjërave që i përkasin Imām ‘Alīut (p.m.t.)?!
Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Istī‘jjāb” (Përpilimi) e Ibn ‘Abdulberrit.Shkrimtari pasi na ka lajmëruar për një numër të lartë virtytesh në veprën e sipërcituar citon si më poshtë: “Virtytet e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) nuk mund të përmblidhen në një vepër”. (7)
Unë dua që t’u tërheq këtu vëmendjen e ndjekësve tanë të nderuar: “Virtytet për të cilat foli autori janë nga veçoritë e përcjellura në mënyrë të përbashkët nga Ehli Sunneti dhe Ehli Shiī‘ītët. Sepse mbledhja dhe grumbullimi i virtyteve i vetëm të njërës palë është e vështirë. Ne jemi në dijeni se virtytet e përmendura në burimet e vartësve të shkollës së Ehli Bejtit nuk pranohen nga ana e muslimanëve të tjerë. Si rrjedhojë këto virtyte nuk hyjnë në përfshirjen e virtyteve të cilat përbëjnë çështjen tonë. Themi kështu sepse virtytet për të cilat po flitet këtu janë virtytet e pranuara në mënyrë të përbashkët.
Unë do t’i përmbledh shkurtimisht. Kurse ndjekësit tanë të nderuar mund t’i drejtohen vetë veprave emrat e të cilave do t’i ilustrojmë. Një vepër tjetër është vepra me titull: “Shezerātu’dh-Dhehebi”(Pema e Artë) e Ibn ‘Imād Ḥanbelit. Ky i fundit pohon kështu në veprën e mësipërme: “I nderuari ‘Alīkishtetrup të mesëm,lëkurë zeshkane të errët,sy të mëdhenj të zi, mjekërr të dendur dhe shpatulla tëgjëra.Sipas shumicëssë njerëzve ai është njeriu i parë që është musliman.Veçoritë e tij janë aqtë shumta sa nuk mund të numërohen”. (8)
Atëherë qenia e shumtë sa nuk mund të numërohen e virtyteve dhe veçorive, të cilat i përkasin të të nderuarit ‘Alī janë të vërteta nga të vërtetat e prera në sytë e dijetarëve muslimanë.
Në veprën e tij me titull: “Mufhimu” (Kuptimi) Imām Ḳurṭubīu rrëfen si më poshtë: “Veçori të tilla si dituria, guximi,butësia,asketizmi, përkushtimi, prijësia, morali i lartë që as mund të llogariten dheas të numërohen, tëcilati tejkalojnë vëllimin e një vepre, i përkasin të nderuarit ‘Alī (p.m.t.)”.(9) Tani vlerësimi i takon ndjekësve tanë të nderuar.
Një dijetar tjetër që na njofton për këtë të vërtetë është dhe autori i veprës me titull: “Tedhkiretu’l-Ḥuffādḍḥi” (Përmendja e Ḥāfiḍḥëve) Imām Dhehebīu. Ky i fundit citon kështu: “Virtytet e këtij imāmi janë aq të shumta... sa i mblodha në një vëllim”. (10)
Unë dua që fjalët e mia t’i përmbledh shkurtimisht me një ḥadīth që preket në fjalorin e një njeriu, i cili nuk flet sipas dëshirës, egos epshit të tij, por fjalët e të cilit janë vetëm shpallja që i shpallet. Një pjesë e ḥadīthit në fjalë është një provë për ata,kurse i tërë ḥadīthi është një provë për mbarë muslimanët. Në këtë pikë mund të shtrohet një kundërshtim i tillë: “Si është e mundur kjo?!”Kjo nënkupton se një pjesë e ḥadīthit është pranuar nga ana e Ehli Sunnetit dhe është hedhur poshtë nga ana jonë. Ndërsa mbi pjesën tjetër janë të njëzëri të tërë muslimanët. Ne kemi thënë se ḥadīthi mbi të cilin është arritur njëzëshmëria nga ana e mbarë muslimanëvefiton veçorinë e lidhjes së të tërë muslimanëve.
Ky ḥadīth zë vend në veprën me titull:“Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit)e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit. Aḥmed Muḥammed Shākirinë shënimin e fundit të këtij ḥadīthi miraton kështu: “Zinxhiri i përcjelljes së ḥadīthit është i vërtetë.
Përcjellja është si më poshtë: “Sipas asaj që është përcjellur nga ‘Alīu (p.m.t.) ky ka thënë si kështu: “O i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)! Kush le të jetë emīri (prijësi) pas teje?!
I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi kështu: “Nëse caktoni si prijës Ebū Bekrin, atëherë do ta shikoni atë si një njeri të besueshëm, asket ndaj kësaj bote dhe një njeri të prirur ndaj botës tjetër.Nësecaktoni si prijës ‘Umerin, atëherë do ta shikoni atë si një njeri të fuqishëm dhe të besueshëm dhe i cili nuk frikësohet nga qortimi i asnjë qortuesi në udhën e Allāhut”. (11)
Këto pjesët ḥadīthit të lartpërmendur nuk janë prova për ne. Shprehemi kështu sepse kjo pjesë është pranuar dhe është përcjellur vetëm nga një palë. Ashtu siç një ḥadīth që ceket në veprën tonë me titull: “Uṣūlu Mine’l-Kāfī” (Mënyra e Mjaftuesit) e Imām Kulejnit nuk është një provë për ta, as një ḥadīth që kalon në veprën me titull: “Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit)e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit nuk është një provë për ne.
Në vijim ai citon kështu:“Nëse e caktoni si emīr (prijës, udhëheqës) të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) gjë që nuk pandeh se do ta bëni këtë”.(12) Kjo është njëra nga mrekullitë dhe mesazhet e të fshehurës së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e dinte se si të sillej në çështjen e caktimit të emīrit (prijësit, udhëheqësit). Ky ḥadīth ceket në veprën me titull: “Musnedu’l-Aḥmedi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit)e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit.
Unë nuk po bëj përcjellje nga vepra me titull: “Uṣūlu Mine’l-Kāfī” (Mënyra e Mjaftuesit) e Imām Kulejnit, nga “Biḥāru’l-Enuāri”(Detrat eDritave) e Muḥammed Bākir Mexhlisīt, ajo “Nehxhu’l-Belāga” (Kulmi i Oratorisë) e Sejjid Rāḍīut. Shtojmë se ata shtrojnë pretendimin se në disa khuṭbe (fjalime) të veprës me titull: “Nehxhu’l-Belāga” (Kulmi i Oratorisë) e Sejjid Rāḍīut kanë ndodhur disa ndryshime, kanë ndodhur disa shtime dhe heqje. Sërish ata po përpiqen që të krijojnë përshtypjen se dijetarët shī‘ītë kanë pranuar si të vërtetë çdo gjë që preket në veprën me titull: “Nehxhu’l-Belāga” (Kulmi i Oratorisë) e Sejjid Rāḍīut. Një pretendim i tillë nuk as bazë dhe as themel. Përsërisim se ne nuk e pretendojmë se mbarë përcjelljet që preken në veprën me titull: “Uṣūlu Mine’l-Kāfī” (Mënyra e Mjaftuesit) e Imām Kulejnit janë të vërteta. Ku mbeti që të pranojmë se të tëra përcjelljet që zënë vend në veprën me titull: “Nehxhu’l-Belāga” (Kulmi i Oratorisë) e Sejjid Rāḍīut janë të vërteta!
Gjithashtu sqarojmë se është mjaft i qartë arsyetimi, se përse ata nuk do ta caktonin si emīr (prijës) të nderuarin ‘Alī (p.m.t.). Sepse i nderuari ‘Alī (p.m.t.) kishte vrarë krerët e tyre. Vallë si do ta lejonin ata që ai të vihej në krye të tyre?!
Vijimi i ḥadīthit është kështu: “Nëse e caktoni atë si emīr (prijës), atëherë do ta gjeni atë si një njeri udhëzues dhe të udhëzuar. Ai do t’iu mbajë në“ṣirāṭu’l-musteḳīmi” (udhën më të drejtë, të vërtetë”. (13)
Shikojmë se veçoritë e tilla si “udhëzues dhe të udhëzuar” janë të përbashkëta dhe për Ebū Bekrin dhe ‘Umerin. Por çështja e mbajtjes në “ṣirāṭu’l-musteḳīmi” (udhën më të drejtë, të vërtetë) i përket vetëm Imām ‘Alīut (p.m.t.).
Tani mund të vijë një kundërshtim i llojit: “Këto ngjarje kanë shkuar tanimë, khilāfeti (prijësia) mbaroi”. Fjala vjen çështja nuk ka të bëjë me qenien khalīfe (prijës) të Ebū Bekrit ose të ‘Alīut (p.m.t.). Çështja ka të bëjë me autoritetin fetar, hidājjetin (udhëzimin), fenë dhe autenticitetin (vërtetësinë) e fesë. Qenia në “ṣirāṭu’l-musteḳīmi” (udhën më të drejtë, të vërtetë) është mundësia e qëndrimit në udhën më të drejtë, të vërtetë dhe mosshmangia.
Nëse do të thonë: “Ky apo ai njeri e ka quajtur të dobët ḥadīthin e sipërcituar”, unë përgjigjem se kjo përkthehet prania e ndasisë së mendimit në një çështje. Rishtas dhe një pjesë e vërtetuesve të mëdhenj kanë përcaktuar se ḥadīthi i mësipërm është i vërtetë.
Prezantuesi: Hidājjeti (udhëzimi) është mbiemëri Ḳur’ānit Fisnik.
Imzot Kemāl Ḥajdari: Po vëmë theksin se në namazet ditore ne përsërisim me dhjetra herë ājetin ḳurānor: “اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ” “Ihdina ṣirāṭa’l-musteḳīme” (Udhëzona në udhën më të drejtë, të vërtetë) (Sūre Fātiḥa, 6). I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëron se nëse doni që të qëndroni në udhën më të drejtë, më të vërtetë, atëherë lidhuni dhe mbahuni jashtë mase shtrënguar pas Imām ‘Alīut (p.m.t.). Kurse ājeti ḳurānor: “وَأْتُوا الْبُيُوتَ مِنْ أَبْوَابِهَا” “ue etū’l-bujūtemin ebuābihā” “dhehyni në shtëpitë nga dyert e tyre” (Sūre Beḳare, 189) është një shenjë për këtë. Sërish i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëron: “Unë jam qyteti i diturisë dhe ‘Alīu është dera e tij”. Pra ai që kërkon të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) duhet të arrijë tek ‘Alīu (p.m.t.). Ja pra dhe në Ḥadīthin e Menziles (Krahasimit) bëhet fjalë për këtë gjendje. Nëse do Allāhu i Lartësuar dhe ḥadīthet e tjerë pas këtij do t’i paraqisim në Ḳur’ānin Kerīm. Me qëllim që të mund të shohim se cilat janë të vërtetat e të nderuarit Mūsā (p.m.t.) me të nderuarin Hārūn (p.m.t.) ne do t’i drejtohemi Ḳur’ānit të Shenjtë.
Prezantuesi: Ne më parë kishim shtjelluar dhe çështjen se Emīru’l-Mu’minīni (Prijësi i Besimtarëve) Imām ‘Alīu (p.m.t.), është bashkëkohësi më i virtytshëm në burimet e Ehli Sunnetit. Vallë ku zë vend Ḥadīthi i Menziles (Krahasimit) në këto virtyte?!
Imzot Kemāl Ḥajdari: Miqtë e mi të nderuar virtytet dhe veçoritë e Imām ‘Alīut (p.m.t.), duhet të klasifikohen sipas shkallëve të ḥadītheve të përcjellura duke u mbështetur në shkallët e tyre. Një pjesë e tyre janë virtyte të shkallës së parë, një pjesë janë të shkallës së dytë, ndërsa një pjesë janë të shkallës së tretë.
Në këtë çast pyetjes të drejtuar në formën: “Çfarë do të thotë virtyt i shkallës së parë?!” i japim këtë përgjigjje: “Këta lloj virtytesh janë ḥadīthet që bëjnë me shenjë tek vendet e tij të larta. Edhe ājeti që lajmëron se ai është vetja (shpirti) i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) hyn në këtë ndarje. Unë çuditem mjaft ndaj kësaj çështjeje: “Le të themi se e kemi pranuar se njeriu i synuar në ājetin: “Kur ai i tha shokut të tij:“إِذْ هُمَا فِي الْغَارِ إِذْ يَقُولُ لِصَاحِبِهِ لَا تَحْزَنْ إِنَّ اللَّهَ مَعَنَا” “idh humā fī’l-gāri jeḳūlu liṣāḥibihi lā taḥzen inne Allāhe me‘anā” (kur ata të dy ishin ns shpellë dhe po i thoshte shokut të tij: "Mos u hidhëro, se me të vërtetë Allāhu është me ne!” (Sūre Teube, 40)është Ebū Bekri, ju përsërisni vazhdimisht duke thënë se Ḳur’āni Famëlartë e shënjon Ebū Bekrin me titullin “bashkëkohësi i të dërguarit të Allāhut”. Për hir të Allāhut të Lavdëruar, Ḳur’āni Fisnik e përshkruan të nderuarin ‘Alī si vetja (shpirti) i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)”! Ju mundoheni ta mohoni këtë. Çfarë lloj logjike është kjo?! Ejani le të kuptohemi me ju në këtë pikë dhe të mos shkojmë tek përcjelljet. Cili është më i afërt për njeriun shoku i tij / bashkëkohësi i tij, apo njeriu i cili është bërë i njohur si vetja e tij?! Ajo që synohet me qenien shok / bashkëkohës janë dy vetë. Kurse ajo që synohet me veten është njëjësimi me përjashtim të të veçuarve me dëshmi.
Ju e pranoni si një dëshmi rreth virtytit të prijësit të parë ājetin që kalon në Sūren Teube. Shumë mirë përse nuk shikoni nëse ka ndonjë ājet tjetër që bën të ditur duke thënë se ai është vetja e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)?!
Me qëllim që të mund të mësojmë se kush është shoku (shoku i shpellës) ne duhet të kryejmë kërkime, sepse në ājet nuk preket emri i Ebū Bekrit. Megjithatë ju nga ne kërkoni që të themi emrin e Imām ‘Alīut (p.m.t.). Kurse dëshmia e mosqenies së të virtytshëm të mospërmendjes së emrit, është se as emri i Ebū Bekrit nuk preket në Kur’ānin Kerīm. Vallë përse nuk përdorni të njëjtin kriter?!
Kur thuhet virtytet e shkallës së parë ato që synohen janë veçoritë të cilat i përkasin të nderuarit ‘Alī (p.m.t.). Këto veçori nuk gjenden tek asnjë njeri tjetër. Për këtë arsye Imām Nesāiu në veprën e tij citon: “Khaṣāīṣu’l-Emīri’l-Mu’minīni ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibi” (Veçoritë e Prijësit të Besimtarëve ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit). Domethënë ai orvatet që të thotë se këto virtyte i përkasin vetëm të nderuarit ‘Alī (p.m.t.). Pra si krahasimi i të nderuarit të dërguar më fisnik (p.q.m.t.) me të dërguarit e tjerë (p.m.t.) dhe marrja e veçorive të përbashkëta, si dhe përcaktimi i veçorive që e dallojnë atë nga të dërguarit e tjerë. Për shembull qenia e tij i dërguari i fundit është një veçori që nuk gjendet në të dërguarit e tjerë.
Pikë së pari kur thuhet virtytet e shkallës së parë synohen virtytet të cilat i përkasin atij. Pikë së dyti këto na njoftojnë për një veçori të lartë. Në fakt ka dhe disa virtyte të veçanta mirëpo këto nuk kanë ndonjë lloj vlere.
Ndërsa për sa i përket pikës së tretë dhe të katërt nuk dua ta zgjas duke qenë se është një çështje e veçantë.
Pyetje: “A është Ḥadīthi i Menziles një virtyt i shkallës së parë?!”
Sipas mendimit tim dhe i mbarë dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit dhe sipas mendimit të shumicës së dijetarëve të Ehli Sunnetit, ky Ḥadīthi i Menziles është derdhur nga gjuha e bekuar e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) është njëri virtytet më të rëndësishme, të hapura, të përpikta, të qarta dhe të thella të të nderuarit ‘Alī (p.m.t.).
Nëse do të na drejtohet pyetja: “Imzot çfarë thoni lidhur me problemet e përcaktuara nga Ibn Tejmijje?!”, atëherë kthej përgjigjjen se ne po e shtjellojmë çështjen me radhë.
Tani le t’i hedh një sy veprës me titull: “Istī‘jjāb” (Përpilimi) e Ibn ‘Abdulberrit. Shkrimtari kumton kështu pasi ka përcjellur ḥadīthin: “I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) ka urdhëruar kështu për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.): “Vendi yt në krahasim me mua, është si vendi i Hārūnit me atë të Mūsāit, por pas meje nuk ka më të dërguar!” Këtë ḥadīth e kanë përcjellur një palë bashkëkohësish. Ḥadīthi i lartpërmendur është nga ḥadīthet më të vërteta dhe më të sigurta. Ky ḥadīth është përcjellur nga një mori udhësh që arrijnë tek Se’adi. Ḥadīthin e sipërcituar e kanë përcjellur Ibn Ebī Hajtheme dhe të tjerët. Përsëri ḥadīthin e mësipërm e kanë përcjellur Ibn ‘Abbāsi, Ebū Sa’id Khudrīu, Ummu Seleme, Esmā Bint Umejsi, Xhābir Ibn ‘Abdullāhu dhe një listë që quhet e gjatë”. (14)
Kjo do të thotë se ḥadīthi në fjalë është nga virtytet e shkallës së parë dhe se nuk ka asnjë lloj dyshimi në pikën e vërtetësisë së tij.
Si rrjedhojë si pasojë e qenies i sigurtë, ne nuk mund të shikojmë se Ibn Tejmijje ka debatuar në zinxhirin e përcjelljes së ḥadīthit. Themi kështu sepse nëse ai do të kishte diskutuar mbi zinxhirin e përcjelljes pavarësisht kësaj sigurie, atëherë nuk ka dyshim se ai do tëhynte në klasën e njerëzve më të ligj dhe gënjeshtarë, si dhe vërtetësia e tij do të merrte një gjendje të diskutuar. Betohem në Allāhun e Madhëruar se nëse do të kishte gjetur mundësinë e mohimit të ḥadīthit ai nuk do të ngurronte aspak.
Meqenëse ai nuk mundi të gjente asnjë lloj shqetësimi në zinxhirin e përcjelljes, ai kalon menjëherë në etapën e dytë dhe nis punimet në drejtim të brendisë dhe kuptimit të ḥadīthit. Ne iu kishim vënë në dijeni se Ibn Tejmijje ka zbatuar një strategji tri hapëshe në pikën e brendisë së ḥadīthit. Ne iu kishim lajmëruar për dy hapat e para dhe pas na kishte mbetur shqyrtimi i hapit të tretë. Ai përkufizon kështu në hapin e tretë: “Ejani dhe le të themi se e pranuam se në këtë ḥadīth gjendet një virtyt dhe veçori që i përket të nderuarit ‘Alī (p.m.t.).Këtu nuk ka asgjë të keqe. Sepse Ebū Bekri dhe ‘Umeri kanë virtyte më të larta se ky”.
Vallë përse kaq shumë këmbëngulje?! Sepse nëse bëhet e fiksuar se Imām ‘Alīu (p.m.t.) është njeriu më i virtytshëm, atëherë ai do të bëhet njeriu më i afërt dhe i cili u shëmbëllen më shumë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Atëherë si do që të jetë i nderuari ‘Alī (p.m.t.) duhet të largohet nga vendi i të tredhurit.
Në veprën e tij me titull: “Mexhmū‘atu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve) Ibn Tejmijje pohon si më poshtë: “Me ḥadīthin e vërtetë është bërë e fiksuar se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) u këshillua me bashkëkohësit e tij në lidhje me robërit e Luftës së Bedrit. Ebū Bekri shtroi mendimin e lënies së tyre të lirë duke marrë dëmshpërblimin nga ata. Kurse ‘Umeri këshilloi që t’u priteshin kokat atyre. I nderuari i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi kështu: “Nuk ka dyshim se Allāhu i zbut aq shumë zemrat e një pjese të njerëzve sa shndërrohen më të buta se mëndafshi. Ndërsa zemrave të disa njerëze u jep një ashpërsi të tillë sa bëhen më të ngurta se guri. O Ebū Bekr shembulli yti shëmbëllen të nderuarit Ibrāhīm (p.m.t.)dhe të nderuarit ‘Īsātë birit tëMerjemes (p.m.t.) të cilët thanë: “Tanimë ai që më bindet mua është nga unë dhe ai që më del kundër mua, nuk ka dyshim se ti je Gafūr (Falës i Madh) dhe Raḥīm (Mëshirëplotë)”. O ‘Umer ndërsa shembulli yt i shëmbëllen të nderuarit Nūḥ (p.m.t.) dhe të nderuarit Mūsā (p.m.t.) të cilët thanë: “وَقَالَ نُوحٌ رَبِّ لَا تَذَرْ عَلَى الْأَرْضِ مِنَ الْكَافِرِينَ دَيَّارًا”“Ue ḳāle Nūḥun Rabbi la tedher ‘ale’l-erḍi mine’l-kāfirīne dejjārān” (Dhe Nūḥu tha: “O Zoti im! Mos lër mbi tokë asnjë njeri të vetëm nga mohuesit!) (Sūre Nūḥ, 26)”. (15)
Kjo përkthehet se Ebū Bekri dhe ‘Umeri kishin patur ndasi mendimi në çështjen e robërve të Luftës së Bedrit. Duke u mbëshetetur në përcjelljen e lartpërmendur themi se Ebū Bekri është një njeri zemërbutë, ndërsa ‘Umeri një njeri shumë i ashpër.
Gjithashtu Ebū Bekri shëmbëllehet me prijësin e njëjësuesve të nderuarin Ibrāhīm Khalīlullāh (Mikun e Allāhut) dhe të nderuarin‘Īsā të birin e Merjemes. Pra nuk mjafton me një të dërguar por ai shëmbëllehet me dy të dërguar dhe jo të dërguar dosido, por dy të dërguarit e shëmbëllyer janë nga të dërguarit e “ulu’l-‘aḍḥmit” (pesë të dërguarit më të mëdhenj).
Tani le të shohim dhe veprën me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) për sa i përket të të njëjtës çështje të Ibn Tejmijje. Ky i fundit këtu rrëfen kështu për të plotësuar ḥadīthin e sipërcituar: “Vallë a nuk e shikon se është i fiksuar në ṣaḥīḥajnët (dy përmbledhjet e ḥadītheve të vërteta të Imām Bukhārīut dhe Imām Muslimit)?! Fjalët e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) të thëna ndaj Ebū Bekrit në formën: “Çështja jote është si ajo e Ibrāhīmit dhe ‘Īsāit (p.m.t.)” dhe ndaj ‘Umerit në formën: “Çështja jote është si ajo e Nūḥut dhe Mūsāit (p.m.t.)”janë më madhështore se ato të thëna ndaj ‘Alīut (p.m.t.) në formën: “Vendi yt ndaj meje është si vendi i Hārūnit ndaj Mūsāit; vetëm se nuk ka më të dërguar pas meje”. Sepse i nderuari Nūḥ, i nderuari Ibrāhīm, i nderuari Mūsā dhe i nderuari ‘Īsā (p.m.t.) janë më të mëdhenj se i nderuari Hārūn (p.m.t.)”. (16)
Pra ai kur thotë ṣaḥīḥajn ka për synim veprën me titull:“Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Imām Bukhārīut) e Imām Bukhārīut dhe atë me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Imām Muslimit) e Imām Muslimit. Ndërsa thënia “ṣaḥīḥ” ka kuptimin e ḥadīthit të vërtetë ashtu siç kalon në burimet e mëparshme.
Duke ecur sipas këtij parimi ai mundohet të shprehet kështu: “Edhe në rast se do të pranojmë një virtyt të tillë për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.), Ebū Bekri dhe ‘Umeri zotërojnë një virtyt më të lartë se ky. Si rrjedhojë këta dy të fundit janë më të mëdhenj se ‘Alī (p.m.t.). Pra shikoni se ku qëndrojnë të dërguarit e “ulu’l-‘aḍḥmi” (pesë të dërguarit më të mëdhenj) dhe ku qëndron i nderuari Hārūn (p.m.t.)! Ata as që mund të krahasohen...
Ja pra këto janë tri hapat që ai ka përdorur. Le të flasim me ḥālu’l-lisānin (gjendjen e gjuhës) së Shejkh Ibn Tejmijjes. Në dritën e këtyre sqarimeve kuptohet se ajo që duan të dëshmojnë rāfiḍītët në këtë përcjellje dhe se virtyti që duhet t’u jepet Imām ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit (p.m.t.) është i kotë.
Prezantuesi: Le të orvatemi që ta vlerësojmë si një lexues. Ibn Tejmijje nuk arrin në asnjë përfundim lidhur me këtë ḥadīth. Ai numëron vetëm gjasat dhe e zvarrit çështjen në një paqartësi.
Imzot Kemāl Ḥajdari: Në fund të fundit kjo gjendje nuk është e mjaftueshme për të. Ai përpiqet që të thotë se ky ḥadīth nuk është i hapur dhe i qartë në pikën e dhënies së një veçorie. Kurse pika thelbësore që ai do të arrijë duke siguruar teprimin e gjasave, është rrënjosja e përshtypjes në trurin e lexuesit se ḥadīthi shpreh paqartësi.
Prezantuesi: Vallë a janë të vërteta gjërat dhe sqarimet që Ibn Tejmijje ka vënë në dukje në tri hapa, në pikën e qortimit të dëshmisë së Ḥadīthit të Menziles?!
Imzot Kemāl Ḥajdari: Në këtë program ne do të mundohemi që t’i kthejmë përgjigjje mbarë këtyre çështjeve. Le të fillojmë nga hapi i fundit. Ai në këtë hapin e fundit orvatet të thotë: “Letëthemi se e pranuam se në këtëḥadīthgjendet një virtyt për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.).Ky virtyt vë në pah vendin e të nderuarit Hārūn (p.m.t.) në krahasim me të nderuarin Mūsā (p.m.t.)”.
Kjo do të thotë se nëse patjetër duam që të bëjmë një ḳijjās (krahasim) nënvizojmë se i nderuari Hārūn (p.m.t.) zë një vend të veçantë. E thënë më qartë përsërisim se nuk ka asnjë lloj dyshimi se i nderuari Hārūn (p.m.t.), është njeriu më i nderuar i popullit të të nderuarit Mūsā (p.m.t.). Vallë a kishte një njeri më të virtytshëm se i nderuari Hārūn (p.m.t.) në gjirin e popullit të Mūsā (p.m.t.)?!
Prezantuesi: Ai ishte një i dërguar.
Imzot Kemāl Ḥajdari: Le të mos hyjmë në çështjen nubuūetit (qenies lajmëtar), sepse i nderuari Hārūn (p.m.t.) ishte trashëgimtari i të nderuarit Mūsā (p.m.t.). Ai ishte njeriu më i virtytshëm i pranishëm në mesin e popullit të Mūsāit (p.m.t.). Sipas kësaj themi se ky ḥadīth shpalos se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është më i virtytshmi i bashkëkohësve të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) njëlloj si e vërteta e prerë se 2+2=4.
Pyetje: Shumë mirë por çfarë bëri ai?! Ai tha se nëse i nderuari ‘Alī (p.m.t.) në sytë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), zotëron vendin e të nderuarit Hārūn (p.m.t.) në sytë e Mūsāit (p.m.t.), rishtas i nderuari Ibrāhīm (p.m.t.) zotëron më shumë madhështi se ai.
Tani ejani dhe le të shikojmë dy pretendimet e para të Shejkh Ibn Tejmijjes.
Pikë së pari ai pretendon se ḥadīthi i lartpërmendur ceket në ṣaḥīḥajn pra në veprën me titull:“Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Imām Bukhārīut) e Imām Bukhārīut dhe atë me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Imām Muslimit) e Imām Muslimit. Ndjekësit tanë të nderuar unë kam në dorë vlerësimet e mbarë vërtetuesve lidhur me ḥadīthin e sipërcituar. Krahas kësaj ai thotë se ḥadīthi i mësipërm kalon në në ṣaḥīḥajn, sërish a është e arsyetuar që ḥadīthi në fjalë të mos gjendet në këto vepra?! Unë kam prova për këtë pretendimin tim.
Ky libër pra pikërisht vetë vepra me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) e Ibn Tejmijjes është prova ime. Doktor Muḥammed Reshādi Sālimi ka kryer vërtetimin e kësaj vepre. Ai pasi përcjell këtë ḥadīth vë këtë shënimin e fundit: “Pavarësisht larmisë së fjalëve të ḥadīthit ai është përcjellur nga ‘Abdullāh Ibn Mes‘ūdi, në veprën me titull: “Mustedrek” (I Perceptuari) e Ḥākim Nishābūrīut... Ḥadīthikalon në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri i Përcjelljes) e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit... Ndërsa Tirmidhīu e ka përcjellur këtë ḥadīth në veprën e tij me titull: “Xhāmi‘”(Përmbledhësi)... (17)
Por vërtetuesi nuk shënjon Imām Bukhārīun dhe Imām Muslimin.
Atëherë gjëja e parë që ka bërë ky njeri është dredhia dhe mashtrimi (fshehja e të vërtetës). Ai mundohet që t’i tregojë si të dobëta ḥadīthet rreth të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) dhe t’i rrëzojë nga shkalla e vërtetësisë të shëndetshmet. Por nga ana tjetër ai mundohet që t’i tregojë si të vërteta, ḥadīthet e dobëta që kanë të bëjnë me të tjerat, ose ḥadīthet e paqena që nuk kanë të bëjnë aspak. Ai orvatet që t’i cilësojë si të vërteta madje dhe ḥadīthet që nuk preken në burime.
Tani mund të vijë një kundërshtim në formën: “Imzot vallë përse përdorni këto lloj fjalësh?! Në veprën e tijme titull:“Mexhmū‘atu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve)ky burrë thotë se është fiksuar me një ḥadīth të vërtetë. Qëllimi i tij është të tregojë se ky ḥadīth është i vërtetë në aspektin e zinxhirit të përcjelljes. Pra ka gjasa dhe mund që të mos zërë vend në ṣaḥīḥajn por është i vërtetë. Ai nuk do të thotë asgjë tjetër!”
Në këtë pikë atëherë në mesin tonë shfaqet një pyetje e tillë: “A është kjo përcjellje e vërtetë?!”Tani ejani dhe le të përpiqemi që shikojmë së bashku katër-pesë hulumtues bashkëkohorë mesynimin për të parë, nëse përcjellja e lartpërmendur është apo nuk është e vërtetë.
Burimi ynë i parë është vepra me titull: “Feḍāilu’ṣ-Ṣaḥābe” (Virtytet e Bashkëkohësve) e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit.Vërtetuesi i veprës pasi ka përcjellur ḥadīthin e sipërcituar citon si më poshtë: “Zinxhiri i këtij ḥadīthi është i dobët”. (18) Domethënë hulumtuesi ynë i parë kumton se ḥadīthi është i dobët.
Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Sunenu’l-Kubrā” (Sunnetet e Mëdha) e Imām Bejhaḳīut. Tani ejani le të kalojmë në vërtetuesin e kësaj vepre. Ai pasi ka përcjellur ḥadīthin e mësipërm pohon si vijon: “Ḥadīthi është i dobët”. (19)
Burimi ynë i tretë është vepra me titull: “Musned Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit) e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit dhe vërtetuesi i saj është Shejkh Shu‘ajb Arna’ūṭi.‘Alāme Shu‘ajb Arna’ūṭi pasi përcjell ḥadīthin në fjalë rrëfen kështu:“Ky ḥadīth është i dobët si pasojë e qenies i shkëputur”. (20)
Burimi ynë i katërt është vepra me titull: “Bidājje ue’n-Nihājje” (Fillimi dhe Fundi) e Ibn Kethīrit dhe vërtetuesi i saj është ‘Abdulmuḥsin Turkīu. Ky hulumtues shprehet si më poshtë: “Zinxhiri i përcjelljes së këtij ḥadīthi është i dobët”. (21)
Pra ashtu siç shihet qartë përcjellja për të cilën ka folur Ibn Tejmijjejo vetëm që nuk ceket në ṣaḥīḥajn por nuk është as e vërtetë.
Për hir të vërtetës në duart e tyre mbetet pas një pretendim, i cili është se në veprën e tij me titull: “Mustedrek” (I Perceptuari)Ḥākim Nishābūrīu e ka pranuar si të vërtetë këtë përcjellje. Tekefundit vërtetuesi i veprës me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) e Ibn Tejmijjes, Doktor Muḥammed Reshād Sālimi domosdoshmërisht është mbështetur në veprën me titull: “Mustedrek” (I Perceptuari) e Ḥākim Nishābūrīut. Ai në shënimin e fundit të këtij ḥadīthi, pasqyron këtë vlerësim të Ḥākim Nishābūrīut lidhur me këtë ḥadīth: “Ḥākim Nishābūrīu tha se zinxhiri i përcjelljes së këtij ḥadīthi është i vërtetë. Por Imām Bukhārīu dhe Imām Muslimi nuk e kanë shënuar”. (22)
Pra dëshirohet që lexuesi të përfshihet në mendimin se teksa Ibn Tejmijje e kapranuar këtë ḥadīth si të vërtetë, ai është mbështetur në veprën me titull: “Mustedrek” (I Perceptuari) e Ḥākim Nishābūrīut. Në rregull le ta pranojmë këtë.Nëse Ibn Tejmijje i beson Ḥākim Nishābūrīut kur ky i fundit e ka pranuar si një ḥadīth të vërtetë, le ta pranojmë dhe ne, sepsene nuk kemi asnjë problem me këtë. Megjithatë ai përshkruan kështu në veprën e tij me titull:“Mexhmū‘atu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve)“Për sa i përket ḥadīthit që Mu‘temir Ibn Sulejmāni e ka përcjellur nga i ati i tij, si fillim duhet të dihet se pranimi i vetëm i Ḥākim Nishābūrīut, i përcjelljes si e vërtetë dhe besnike, nuk është një gjendje e mjaftueshme për besim”. (23)
Pra quajtja i vetëm i Ḥākim Nishābūrīut e ḥadīthit si i vërtetë nuk mund të merret si mbështetje.
Duke u nisur nga kjo arrijmë në përfundimin se përcjellja e cila është marrë si mbështetje, për argumentimin e gjykimit se Ebū Bekri dhe ‘Umeri zotërojnë virtyte më të larta, nuk është e fiksuar madje as në sytë e dijetarëve të Ehli Sunnetit.
Prezantuesi: Ja pra është pikërisht kjo ajo që qëndron në prapaskenën e fjalëve tona kur herë-herë themi: “Mos u mjaftoni me këtë ose atë shejkh, por shikoni burimet tuaja! Çfarë thuhet në lidhje me këtë njeri?!Çfarë thuhet mbi këtë përcjellje?!”
Imzot Kemāl Ḥajdari:Natyrisht, ky nuk është një sqarim vetëm në drejtim të muslimanëve të Ehli Sunnetit, por vlen dhe për vartësit e Shkollës së Ehli Bejtit. Nëse jemi nga njerëzit e vërtetimit atëherë jemi të detyruar që të hetojmë dhe hulumtojmë.
Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Ibrāhīmin nga ‘Arabia Sa‘ūdite. Urdhëroni.
Ibrāhīmi: Paqja qoftë mbi ju. Unë do të pyes për khuṭbet e ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit (p.m.t.) që ceken në veprën me titull: “Nehxhu’l-Belāga” (Kulmi i Oratorisë). Ju miratuat se një pjesë e kësaj vepre nuk është e vërtetë. Ju jeni duke e fajësuar Ibn Tejmijjen për tedlīs (mashtrim me anë të ndryshimit dhe shtrembërimit të fjalëve). Vallë a i fajësoni në këtë mënyrë dhe dijetarët tuaj të cilët përcjellin khuṭbe nga i nderuari ‘Alī (p.m.t.) me anë të tedlīsit dhe gënjeshtrës?!
Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Ḥussāmin nga Suedia. Urdhëroni.
Ḥussāmi: Paqja qoftë mbi ju. Unë kam një pyetje. A e mohon Ibn Tehmijje se Imām ‘Alīu (p.m.t.) lindi në Ke’abe?!
Prezantuesi: Le t’i kthehemi pyetjeve të drejtuara. Le të fillojmë me Shejkh Ibrāhīmin.
Imzot Kemāl Ḥajdari: Le t’i përgjigjemi pyetjes që ka të bëjë me veprën me titull: “Nehxhu’l-Belāga”(Kulmi i Oratorisë). A është autori i kësaj vepre Sherīf Rāḍīu një mudelis (gënjeshtar, mashtrues) në çështjen e ḥadītheve të përcjellura nga i nderuari ‘Alī (p.m.t.)?! E thënë ndryshe a ka rënë Sherīf Rāḍīu në vendin e mudelisit (mashtruesit), me përcjelljen e disa ḥadītheve nga i nderuari ‘Alī (p.m.t.), të cilat nuk i ka pranuar të vërteta?!
Përgjigjje: “Tedlīsi” është gjendja e një përcjellje kur është e vërtetë në sytë e dijetarëve dhe punimi i dikujt tjetër për ta treguar si të shpikur. Ose gjendja kur një përcjellje është e dobët në sytë e dijetarëve mirëpo dikush tjetër orvatet për ta treguar të vërtetë. Themi se Sherīf Rāḍīu nuk ka një sjellje të tillë. Ne nuk mund të na tregohet një përcjellje ose një khuṭbe e cila është përcjellur me një udhë të vërtetë përcjellje, por është pranuar si një gënjeshtër nga ana e Sherīf Rāḍīut.Ne nuk mund të na tregohet një përcjellje ose një khuṭbe e cila është përcjellur me një udhë të dobët përcjellje, por është pranuar si një e vërtetë nga ana e Sherīf Rāḍīut. PraSherīfRāḍīu i ka kushtuar rëndësi dhe ka vëzhguar parimet intelektuale dhe shkencore. Ai është përpjekur që ta grumbullojë dhe mbledhë veprën me titull: “Nehxhu’l-Belāga” (Kulmi i Oratorisë)pa parë zinxhirin e përcjelljes. Ai është përpjekur që ta grumbullojë dhe mbledhë pikërisht ashtu siç Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli ka bërë në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri i Përcjelljes).
Ç’është e vërteta ju pranoni se mbarë ḥadīthet që kalojnë në veprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta e Imām Bukhārīut) e Imām Bukhārīut dhe ajo me titull:“Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta e Imām Muslimit) e Imām Muslimit janë të vërteta. Krahas kësaj ne kishim vënë në dukje me dëshmi dhe fakte se jo të tëra ḥadīthet që preken në dy veprat e lartpërmendura janë të vërteta. Ndërsa për sa i përket veprës me titull: “Nehxhu’l-Belāga” (Kulmi i Oratorisë) unë dua t’i rikujtoj mbarë muslimanëve të botës në përgjithësi dhe muslimanëve shī‘ītë në veçanti se kjo vepër nuk është një vepër në në shkallën e veprës me titull: “Uṣūlu Mine’l-Kāfī” (Mënyra e Mjaftuesit) e Imām Kulejnit. Madje dhe nëse do të jetë një vepër në shkallën e veprës me titull: “Uṣūlu Mine’l-Kāfī” (Mënyra e Mjaftuesit) e Imām Kulejnit, meqenëse jo të tëra përcjelljet që zënë vend në veprën e sipërcituar, rishtas jo mbarë përcjelljet që ceken në veprën me titull: “Nehxhu’l-Belāga” (Kulmi i Oratorisë) e Sherīf Rādīut nuk quhen të vërteta. Shprehem kështu sepse ato duhet të kalojnë në lupën e hetimit të zinxhirit të përcjelljes dhe tekstit. Shtojmë se ndonjëherë ndonëse zinxhiri i përcjelljes është i vërtetë, teksti mund të mos jetë i vërtetë. Kjo është çështja e parë.
Pikë së dyti vetë Sherīf Rādīu përdor thënien: “Përzgjedhje e Khuṭbeve nga i nderuari ‘Alī (p.m.t.)”. Kjo thënie ka kuptimin se vepra me titull: “Nehxhu’l-Belāga” (Kulmi i Oratorisë) e Sherīf Rāḍīut nuk i ka përmbledhur të tëra fjalët e Imām ‘Alīut (p.m.t.). Ai njeri i cili do të mësojë qëndrimet e Imām ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit (p.m.t.), prijësit e parë dhe të dytë, bashkëkohësve, Luftrat e Riddes, në çështjet e prijësisë, duhet t’i mbledhë të tëra fjalët e Imām ‘Alīut (p.m.t.) dhe nuk duhet të bëjë përzgjedhje. Them kështu sepse marrja e khuṭbeve të duhura dhe thënia e llojit: “Shikoni se çfarë thotë i nderuari ‘Alī (p.m.t.)” nuk është një qëndrim i shëndetshëm. Sepse vetë i nderuari ‘Alī (p.m.t.) thotë gjëra të tjera në një khutbe tjetër. Në veprën e tij me titull: “Ihtixhāxh” (Qenia Argument) e Ṭabersīut, ne vëmë re se Imām ‘Alīu (p.m.t.) bën sqarime të ndryshme.
Shikoni Ḳur’āni Famëlartë urdhëron kështu: “Ata e bënë copë e çikë Ḳur’ānin”. E thënë ndryshe ata morën një pjesë të Ḳur’ānit Fisnik dhe e lanë pjesën tjetër. Mbajtja e të njëjtit qëndrim për veprën me titull: “Nehxhu’l-Belāga” (Kulmi i Oratorisë) sigurisht se është i gabuar. Ju do të merrni disa rreshta dhe më pas do të thoni: “Ja pra ky është mendimi i ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit (p.m.t.)”. Kështu që pohojmë se është tejet e dobët që të shkoni dhe t’i dëshmoni dhe faktoni fjalët që i keni marrë duke përdorur piskatoren. Sepse ju keni një kohë tepër të gjatë që i keni mbyllur sytë ndaj tërësisë së fjalëve të imāmëve të Ehli Bejtit (p.m.t.). Sepse të tëra këta për ju janë një. Për më tepër ju do të lini dhe krahasimin dhe paraqitjen në Ḳur’ānin Kerīm të këtyre fjalëve që iu vishen Imām ‘Alīut (p.m.t.). Sepse imāmët tanë (p.m.t.) kanë urdhëruar që fjalët tona t’i paraqisim në Librin e Zotit tonë. Nëse është në përputhje me Librin e Allāhut merreni, por jo nëse bie ndesh atëherë ajo është një fjalë e kotë.
Nëse do Allāhu i Lartësuar në një kohë të përshtatshme ne do të trajtojmë veprën me titull: “Nehxhu’l-Belāga” (Kulmi i Oratorisë) dhe qëndrimin e Imām ‘Alīut (p.m.t.) kundrejt tre prijësve të parë.
Prezantuesi: Shumë mirë le të pranojmë se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) ka thënë kështu për prijësin e parë dhe të dytë. Çfarë dallimi ka mes tyre?!
Imzot Kemāl Ḥajdari: Jo, para së gjithash duhet të shpaloset nëse ai e ka thënë apo nuk e ka thënë, përndryshe nuk ka asnjë vlerë. Përse ta lodhim veten tonë në çështjen e kuptimit të brendisë së përcjelljes?! Nëse zinxhiri i përcjelljes është i plotë ne shikojmë brendinë e përcjelljes.Gjithashtu dhe vërtetuesit kanë përcaktuar se përcjellja është e dobët dhe “munḳaṭi‘” (i prerë).
Prezantuesi: Le të kalojmë në çështjen e lindjes në Ke‘abe të Imām ‘Alīut (p.m.t.).
Imzot Kemāl Ḥajdari: Nuk është vetëm kjo çështje miqtë e mi të nderuar. Ai thotë kështu: “Ai mundohet që të përgojojë mbarë virtytet dhe veçoritë e tij. Ai thotë: “Nuk ka asnjë përcjellje të vërtetë në çështjen e qenies së një ājeti që ka zbritur për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.)”. Mirëpo muslimanët janë të njëzëri për sa i përket mendimit në pikën se kanë zbritur me dhjetra ājete për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.). Ājeti i Meueddetit (Dashurisë) ka zbritur për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) dhe Ehli Bejtin. Që të dijetarët muslimanë e pranojnë se Ājeti i Meueddetit (Dashurisë) përfshin të nderuarin ‘Alī (p.m.t.), të nderuarën Fāṭime (p.m.t.), të nderuarin Ḥasān (p.m.t.) dhe të nderuarin Ḥusejn (p.m.t.). Ai lidhur me këtë ājet pohon se është kjo sūre është mekkase dhe se nuk ka të bëjë me Imām ‘Alīun (p.m.t.). Ne e kishim lexuar diagnozat dhe përcaktimet e Ibn Ḥaxherit në lidhje me botëkuptimin fetar emeuist të themeluar nga Ibn Tejmijje.
Prezantuesi: Allāhu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ājetullāh Kemāl Ḥajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allāhut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.
Burimet e Referuara Për Këtë Kulmikull:
1- Shejkh Ibn Tejmijje,“Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje”(Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 513,Vërtetimi Nga Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Vendi i Virtytit).
2- Ebū Ḥasān Esh‘arīu, “Ibāne ‘an Uṣūli’d-Dijjāne” (Sqarimi i Mënyrës së Fesë), fq. 616,(viti i botimit 1432 sipas mërgimit islām / viti 2010 sipas kalendarit gregorian),Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīle” (Virtyti), Botimi i Parë, Mbretëria e ‘Arabisë Sa‘ūdite.
3- Ḥāfiḍḥ Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī, “Iṣābe fī Temjīzi’ṣ-Ṣaḥābe” (Saktësimi i Sqarimit të Bashkëkohësve), vëll. 7, fq. 275, Gjendja e Përkthyer Nr: 5714, Vërtetimi Nga ‘Abdullāh Ibn ‘Abdulmuḥsin Turkīu.
4- Ḥāfiḍḥ Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī, “Iṣābe fī Temjīzi’ṣ-Ṣaḥābe” (Saktësimi i Sqarimit të Bashkëkohësve), vëll. 7, fq. 275, Gjendja e Përkthyer Nr: 5714, Vërtetimi Nga ‘Abdullāh Ibn ‘Abdulmuḥsin Turkīu.
5- Ḥāfiḍḥ Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī, “Iṣābe fī Temjīzi’ṣ-Ṣaḥābe” (Saktësimi i Sqarimit të Bashkëkohësve), vëll. 7, fq. 275, Gjendja e Përkthyer Nr: 5714, Vërtetimi Nga ‘Abdullāh Ibn ‘Abdulmuḥsin Turkīu.
6- Ḥāfiḍḥ Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī, “Iṣābe fī Temjīzi’ṣ-Ṣaḥābe” (Saktësimi i Sqarimit të Bashkëkohësve), vëll. 7, fq. 275, Gjendja e Përkthyer Nr: 5714, Vërtetimi Nga ‘Abdullāh Ibn ‘Abdulmuḥsin Turkīu.
7- Ebu ‘Amr Jūsuf Ibn ‘Abdilberri, “Istī‘jjāb fi Me‘arifeti’l-Aṣḥābi”(Përpilimi Gjithëpërfshirësnë Njohurinë e Bashkëkohësve), vëll. 3, fq. 1115, Vërtetimi Nga ‘Alī Muḥammed Fexhāīu, (viti i botimit 1412 sipas mërgimit islām / viti 1990 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Xhīli” (Shkëlqimi), Botimi i Parë, Bejrūt, Lubnān (Bejrūt Liban).
8- Imām Shihābuddīn Ebū Felāḥ ‘Abdulḥajj Ibn ‘Imād Ḥanbelī, “Shezeratu’dh-Dhehebi Fi’l-Ahbari Men Dhebebe” (Pema e Artë Në Lajmet e Praruara), vëll. 1, fq. 224, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar ‘Abdulḳadīr Arna’ūṭi, Shtëpia Botuese: “Dāru Ibn Kethīri” (Ibn Kethīri), Dimeshḳ, Surijje, Bejrūt, Lubnān (Damask Siri, Bejrūt Liban).
9- Ebū ‘Abbās Aḥmed Ibn ‘Umer Ibn Ibrāhīm Ḳurṭubīu, (v.v. 656 m.i.), “Mufhimu Limā Eshkele min Telkhīṣi Kitābi Muslimi” (Kuptimi i Asaj që Formësoi Përmbledhjen e Librit të Muslimit), vëll. 6, fq. 270, (viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dāru Ibn Kethīri” (Ibn Kethīri), Botimi i Katërt Dimeshḳ, Surijje, (Damask, Siri).
10- Imām Shemsuddīn Muḥammed Ibn Aḥmed Ibn ‘Uthmān Dhehebiu “Tedhkiretu’l-Ḥuffāḍḥi” (Përmendja e Ḥāfidhëve/Muḥaddīthëve), vëll. 1, fq. 10; Shtëpia Botuese: “Ibn Tejmijje”.
11- Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, “Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit), vëll. 1, fq. 537, Ḥadīthi Nr: 859, Indeksimi, Sqarimi dhe Vërtetimi Nga Aḥmed Muḥammed Shākiri, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Ḥadīthi” (Ḥadīthi), Ḳāhire, Miṣr (Kajro, Egjipt).
12- Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, “Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit), vëll. 1, fq. 537, Ḥadīthi Nr: 859, Indeksimi, Sqarimi dhe Vërtetimi Nga Aḥmed Muḥammed Shākiri, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Ḥadīthi” (Ḥadīthi), Ḳāhire, Miṣr (Kajro, Egjipt).
13- Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, “Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit), vëll. 1, fq. 537, Ḥadīthi Nr: 859, Indeksimi, Sqarimi dhe Vërtetimi Nga Aḥmed Muḥammed Shākiri, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Ḥadīthi” (Ḥadīthi), Ḳāhire, Miṣr (Kajro, Egjipt).
14- Ebu ‘Amr Jūsuf Ibn ‘Abdilberri, “Istī‘jjāb fi Me‘arifeti’l-Aṣḥābi”(Përpilimi Gjithëpërfshirësnë Njohurinë e Bashkëkohësve), vëll. 3, fq. 1097, Vërtetimi Nga ‘Alī Muḥammed Fexhāuīu, (viti i botimit 1412 sipas mërgimit islām / viti 1990 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Xhīli” (Shkëlqimi), Botimi i Parë, Bejrūt, Lubnān (Bejrūt Liban).
15- Shejkh Ibn Tejmijje, “Mexhmū‘atu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 4, fq. 4255, Vërtetimi Nga ‘Āmir Xhezzāri dhe Enuer Bāzi, Shtëpia Botuese: “Khādimu’l Ḥaremejni’sh-Sherīfejni” (Shërbëtori i Dy Xhāamive të Shenjta dhe Fisnike).
16- Shejkh Ibn Tejmijje,“Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje”(Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 262,Vërtetimi nga Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Virtyti).
17- Shejkh Ibn Tejmijje,“Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje”(Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 3, fq. 597,Vërtetimi nga Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Virtyti).
18- ImāmAḥmed Ibn Ḥanbeli,“Feḍāilu’ṣ-Ṣaḥābe”(Virtytet e Bashkëkohësve),vëll.1fq. 221, Ḥadīthi Nr: 186, Vërtetimi Nga Uāsi‘ullāh Ibn Muḥammed ‘Abbāsi, Shtëpia Botuese: “Dāru Ibn Xheuzi”(Ibn Xheuziu).
19- Imām Bejhaḳīu, “Sunenu’l-Kubrā” (Sunnetet e Mëdha), vëll. 6, fq. 610, Ḥadīthi Nr: 12844, Vërtetimi Nga Islām Menṣūr ‘Abdulḥamīdi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Ḥadīthi” (Ḥadīthi), Ḳāhire, Miṣr (Kajro, Egjipt).
20- Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, “Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit), vëll. 6, Ḥadīthi Nr: 3332, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar ‘Alāme Shu‘ajb Arna’ūṭi, Shtëpia Botuese: Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti’l-‘Ālemijje” (Dërgesa Botërore), Ḳāhire Miṣr (Kajro, Egjipt).
21- Ḥāfiḍḥ ‘Imāduddīn Ebū Fiḍā Ismā‘īl Ibn ‘Umer Ibn Kethīri, “Bidājjetu ue’n-Nihājjeti” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 5, fq. 1633, Vërtetimi Nga Doktor ‘Abdullāh Ibn ‘Abdulmuḥsin Turkīu, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-‘Ālemi’l-Kutubi” (Bota e Librave).
22- Shejkh Ibn Tejmijje,“Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje”(Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 3, fq. 597,Vërtetimi nga Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Virtyti).
23- Shejkh Ibn Tejmijje, “Mexhmū‘atu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 22,fq. 426, Vërtetimi Nga ‘Āmir Xhezzāri dhe Enuer Bāzi.
Burimi : Medya Şafak
Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Ḥadīthi I Menziles (Krahasimit) (Pjesa E Pestë)
Ne themi se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka thënë khalīfeja (prijësi) im, kurse ata ...
Ājetullāh Kemāl Ḥajdari:Ḥadīthi I Menziles (Krahasimit) (Pjesa E Parë)
Përcjellja e përmendur, nuk është bërë asnjë çështje debati në aspektin e zinxhirit të përcjelljes ...