Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe perspektivat e së ardhmes.(Kosova në procesin emetamorfozës)
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 Shkurtit, Kosova votoi për qeverinë e re. Albin Kurt i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ dhe ‘Lista'e Vjosa Osmanit, fituan me mbi 48% të votave bindëse. Lëvizja ‘Vetëvendosje’ mori sërisht mandatin e merituar besimplotë nga qytetarët e Kosovës. Një mandat, i cili u rrëzua pabesisht nga LDK e Isa Mustafës fill 60 ditë pas formimit të koalicionit të përbashkët pas zgjedhjeve të 5 Tetorit 2019. Kjo tradhti politike dhe përdorimi politikiVjosa Osmanit për të fituar vota nën hijen e madhështisë së saj, e më pas ta nxirrnin nga partia si një subjekt i pavlerë,i kushtoi shtrenjtë LDK-së, duke i dhënë një goditje quasi vdekjeprurëse. LDK ishte një ndër partitë më të votuara dhe më të dashura, e cila nuk ka njohur asnjë humbje qysh nga koha e Ibrahim Rugovës. Tentativa e personalizimit, e çoi këtë parti drejt humnerës. Akti i fundit i tradhtisë dhe marrja e pushtetit me grusht shteti në 2019-ën, thjesht sa irritoi qytetarët e Kosovës, të cilët i treguan sërisht LDK-së dhe Amerikës se kush në të vërtetë komandon në Kosovë.
Dorëheqja e Isa Mustafës ishte akt i pritshëm, por tepër i vonë. Ky vendim u krye pikërisht kur LDK ra në një humnerë nga e cila do t'i duhen vite, ndoshta dhe dekada për të dalë.
E gjithë kjo për inerci të Isa Mustafës, i cili nuk pranonte dorëzimin dhe humbjen. LDK nuk do të ishte dobësuar kaq thellë nëse Isa Mustafa do t'ja kishte dorëzuar atë Vjosa Osmanit. Ndoshta tani do të kishim një rrjedhë tjetër të politikës kosovare. Kokëforcia e z.Mustafa pasoi vakume, të cilat as politika e pastër e Abdulla Hotit nuk mundi t’i devijojë.
Tani kemi një Vetvendosje sërisht në pushtet më fuqishëm se më parë dhe një dyshe Osmani-Kurti më të pathyeshëm se kurrë.
Ajo që mbetet e papërcaktuar është qëndrimi që do të mbajë Amerika ndaj zgjedhjes së popullit kosovar (përpos urimeve për agjendë politike) dhe si do të jenë pritshmëritë diplomatike Kosovë-USA, pasi të marrë formë qeverisja e re. Mos të harrojmë se, Amerika (ish Qeveria ‘Trump’) u akuzua se kishte gisht në rrëzimin e Albin Kurtit pas zgjedhjeve të 2019-ës. Kjo për shkak se parimet politike të Donald Trump dhe Albin Kurtit, nuk përputheshin. Angazhimi i VV për të nxitur Serbinë në dialog, për njohje reciproke, nuk ishte njëkohësisht dhe agjenda e qeverisë ‘Trump’. Nën kërcënimin me largim të trupave të NATO-s nga Kosova, LDK u detyrua të rrëzojë qeverinë Kurti me nocion mosbesimi në Parlament. Ky fakt është pranuar edhe nga vet z.Mustafa në një intervistë dhënë për Çim Peka Live në Syri Televizion.
Tani që kemi një president të ri në Amerikë, i cili ka parime të ngjashme politike me atë të Albin Kurtit, pritet sesi do të zhvillohen marrëdhëniet diplomatike midis këtyre dy vendeve në proporcional me Serbinë zyrtare, e cila e ka bërë të qartë se nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën.
Sfida të reja e presin qeverinë e re ‘Kurti' dhe mbetet për t'u parë sesi do të ecë zhvillimi politik i trekëndëshit Kosovë-Amerikë-Serbi. Mospërsëritja e gabimeve të së shkuarës, mund të sjellë zhvillime të reja politike pozitive për Kosovën, e cila meriton njohjen e plotë dhe dëmshpërblimin e luftës nga Serbia. Ka ardhur koha të përcaktohet njëherë e mirë fati diplomatik i Kosovës, i cili duhet të bazohet në vlerat e njohjes së shtetit të Kosovës dhe liberalizimit të vizave me vendet e Evropës.
Vazhdon....
Burimi : Media e Lire