VOA: Franca i dërgon notë proteste Ramës, i kujton...
Qëndrimet kritike të kryeministrit Edi Rama ndaj qasjes së Bashkimit europian, i cili i la jashtë programit të vaksinimit, vendet e Ballkanit perëndimor, vijojnë të ushqejnë polemika. Pak ditë më parë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca u shpreh se “u habitëm nga deklarata e dhënë nga kryeministri në fillim të vitit, veçanërisht pasi solidariteti i Bashkimit Evropian nuk ka qenë kurrë aq i dukshëm sa në vitin 2020”.
Nga ana e tij, zoti Rama gjatë emisionit “Open” në Top Channel, të enjten në mbrëmje, u shpreh se ndoshta thelbi i deklaratave të tij ishte keqkuptuar.
“Unë e kuptoj ambasadorin. Ndoshta ambasadori për fajin tim ka keqkuptuar ato kritikat e mia ndaj Bashkimit Evropian të cilave unë nuk i heq asnjë presje. Nuk janë kritika ndaj Komisionit Evropian të cilin ambasadori përfaqëson, janë kritika që lidhen me disa vende që egoizmin dhe cinizmin e kanë kthyer në sistem brenda tryezës së Këshillit Evropian".
Burimi : Voice of America