Në Kosovë, shënohen 5 viktima dhe 353 raste të reja në 24 orët e fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit 5 persona të infaktuar me COVID-19 kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 353 raste të reja me këtë virus.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.642 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 353 raste pozitive.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç)”, njofton IKSHPK, përcjell Telegrafi.
Numri total i rasteve pozitive është 55.851 raste nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftim.
Burimi : IKSHPK