Fushata anti-Covid në Vatikan, janё vaksinuar Papa Françesku dhe Benedikti XVI

Publikuar në Jan. 18, 2021, 1:19 a.m.

Vazhdon fushata e vaksinimit në Vatikan, e cila filloi dje paradite më 13 janar pas mbërritjes së serumit. Si Papa Françesku ashtu edhe Papa i nderit Benedikti XVI kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

"Mund të konfirmoj se nё kuadrin e programit të vaksinimit në Shtet Qytetin e Vatikanit - tha drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë Matteo Bruni, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve - deri më sot është administruar doza e parë e vaksinës për COVID- 19 për Papën Françesku dhe Papën e Nderit".

Papa Françesku pati njoftuar gjatë intervistës me televizionin italian Tg5, të dielën e kaluar, se do të vaksinohej këtë javë, ndërsa sekretari privat i Benediktit XVI, ipeshkvi Georg Gaenswein, konfirmoi se Papa i Nderit gjithashtu do të vaksinohej.

Siç do ta mbani mend, në intervistë Papa Françesku e përcaktoi vaksinimin si "një veprim etik, sepse ёshtё nё pyetje shëndeti yt personal, por edhe jeta e e të tjerëve".



Burimi : Radio Vatikan