Papa uron të krishterët e Lindjes, që kremtojnë Krishtlindjen
“U drejtohem me dashuri vëllezërve dhe motrave të Kishave Lindore, Katolike e Ortodokse, të cilët sot kremtojnë Lindjen e Zotit. Urimet më të mira për një Krishtlindje të Shenjtë, në dritën e Krishtit paqja jonë dhe shpresa jonë!”. Ky urimi i Papёs Françesku, pёrmes njё tweeti, botuar sot mё 7 janar 2021, nё faqen e internetit @Pontifex.
Të krishterët, që ndjekin kalendarin julian, e kremtojnё sot më 7 janar Lindjen e Jezu Krishtit Zot. Papa Françesku, përmes një tweet-i, fton për t’i kujtuar këto bashkësi, si katolikët, ashtu edhe ortodoksët. Ndërsa dje, në Engjëllin e Tënzot, u uroi një festë, “që t’i mbushë me gëzim e me dritë”. “U drejtohem me dashuri vëllezërve dhe motrave të Kishave Katolike Lindore e Ortodokse të cilët, sipas traditës së tyre, kremtojnë Lindjen e Zotit nesër. Atyre u bёj urimet e mia të përzemërta për një Krishtlindje të Shenjtë, në dritën e Krishtit paqja jonë dhe shpresa jonë”.
E Papa kujtoi gjithashtu se Krishtlindjen e kremtojnë edhe të krishterët, që jetojnë prej vitesh në rrethana të vështira, për të mos thënë, në kushte persekutimi.
Është Krishtlindje sot, për besimtarët e Kishave katolike lindore dhe për ato ortodokse, që ndjekin kalendarin julian, e jo atë gregorian. Nësa e kujtojnë në data të ndryshme, të dyja palët i urojnë njëra-tjetrës që një ditë ta kremtojnë së bashku të vetmin mister të Mishërimit të Krishtit dhe të ardhjes së Tij mes nesh.
Krishtlindja, “festa e fesë”, na haptë sytë “që ta braktisim teprinë, gënjeshtrën, dinakërinë dhe mashtrimin e, të shohim thelbësoren, të vërtetën, të mirën, autentiken”. Ky, urimi i Papës Françesku gjatë takimit të Krishtlindjes me Kurien Romake, mё 21 dhjetor tё vitit 2017, në Sallën Klementine në Vatikan.
Burimi : Radio Vatikan