Shpallen fituesit e Garave Kur'anorore Nderkombetare në Afganistan

Publikuar në Jan. 6, 2021, 5:24 a.m.

U shpallën pjesëmarrësit kryesorë në "Siraj Al-Kabeer", Garat e Para Ndërkombëtare te Kur'anit në Internet në Afganistan.

"Yjet Kur'anorë, Bartës të Unitetit" ishte motoja e konkursit, organizuar nga Asambleja Kur'anore Shejh Abdul Kabir në Afganistan.

Pjesëmarrësit nga 25 vende garuan në ngjarjen Kur'anore, të mbajtur në kategorinë e kendimit te Kur’anitt.

Hassan Ali Kasi nga Pakistani, Ali Fallah Khashan nga Iraku, Muhammad Mahdi Izzuddin nga Libani, Muhammad Fahim Akbar nga Gjermania, Ali Muhammad Ali Al-Tarouti nga Egjipti dhe Ahmad Bilal Ghanizade nga Afganistani përkatësisht fituan renditjen e parë deri në të gjashtën në garë.

Kendimi i Kuranit nga fituesi i rangut të parë, fjalimet nga dy arbitra afganë të garave  dhe recitimi i mesazhit të panelit të jurisë ishin pjesë të ndryshme të ceremonisë përmbyllëse të garave, të mbajtura më 1 janar 2021.

Programi u drejtua gjithashtu nga Shejh Abdul Kabir Heidari, kreu i komitetit organizues të garave i cili gjithashtu kendoi  disa ajete të Kuranit në program.



Burimi : IQNA