Shqiptari shpallet shkencētar i vitit në Maqedoni
Kimet Jusufi, me profesion fizicient, ka fituar çmimin “Shkencëtar i Vitit” që tradicionalisht ndahet në Maqedoninë e Veriut nga presidenti i vendit.
Jusufi është nga fshati Nistrovë, kurse për momentin jeton në Gostivar.
Ai ka studiuar Fizikën teorike në Universitetin e Shkupit, kurse Çmimin sot edhe zyrtarisht e ka pranuar nga presidenti Stevo Pendarovski, shkruan gazeta Lajm.
“Sot nga presidenti i shtetit z. Stevo Pendarovski kam marrë çmimin: Shkencëtari i ri më i mirë i vitit në shkencat matematikore-natyrore”, njoftoi Jusufi, duke shpërndarë lajmin e gëzueshëm në rrjetet sociale.