Profili: “Halifi” misterioz, Ebu Bekr Al-Baghdadi

  • None
nga Ala'a Walid | Publikuar në Korrik 3, 2014, mesnatë

Në javën e parë të qershorit ISIS-i festoi largimin e atë që e quajti kufijtë e poshtërimit, kufirin midis Sirisë dhe Irakut krijuar nga fuqitë koloniale, si një prelud për shpalljen e një Shtet Halifati i cili u njoftua të dielën.

 

    Ebu Muhammed Adnani, një zëdhënës i Shtetit Islam në Irak dhe Levant (ISIS - i njohur edhe me akronimin e tij në gjuhën arabe  Daash), deklaroi të dielën krijimin e Shteti i Halifatit” në zonat mbi të cilat grupi ka kontroll në Irak dhe Siri . Ai gjithashtu u betua për besnikërinë e tij ndaj të liderit të organizatës, Ebu Bekr el-Baghdadi,  Halifit të muslimanëve, pasi Këshilli i grupit të Shuras kishte dhënë besnikërinë e tij, sipas një transmetimi në një video në faqet xhihadiste në internetit.

 

    Kush është  kalifi Ebu Bekr Al-Baghdadi? Sipas Adnanit , emri i tij i plotë është Ibrahim bin Awad bin Ibrahim bin Ali bin Muhammed Al-Badri Al-Kurashi Al-Hashimi Al-Husseini; ai është Al-Samarai nga lindja dhe edukimin, Al-Baghdadi si student dhe si banor. Kjo është  hera e parë që emri i plotë i liderit të organizatës është njoftuar.


     Ai, sipas Adnanit, është zgjedhur për këtë pozitë sepse i plotëson kushtet për një Halif siç i përmendin dijetarët, pa i shpjeguar se çfarë janë këto kushte. Ai e përshkroi Al-Baghdadin si ”një xhihadist, shejh, dijetar, punëtor, adhurues, imam, reformator, trim, pasardhës  nga Familja e Pejgamberit- Ehli Bejti.” 


    Organizata insiston që Al-Baghdadi mori detyrën si udhëheqës i ISIS-it pas vrasjes së ish kreut, Omar el-Baghdadi, në vitin 2010.


    Faqet e ndryshme të internetit në afërsi me organizatën kanë përmendur në rrjetet sociale që Al-Baghdadi ka lindur në qytetin e Samara në provincën Salahudin në veri të Irakut në vitin 1971 dhe ka studiuar nën kujdesin e Abu Musab Al-Zarkawi, ish-liderit jordanez të Al -Kaedës në Irak i cili u vra nga bombat e SHBA në vitin 2006. Ky i fundit shpjegon lojalitetin e ISIS ndaj Al Zarkavi dhe lartësimin e fotove të tij nga disa nga luftëtarë madje edhe tetë vjet pas vdekjes së tij.

 

    Ajo që mbetet është ajo që media ofron në lidhje me detajet e jetës Al-Bagdadiut dhe burgosjen e tij nga ana e forcave amerikane në Irak për katër vjet, në vitin 2009; të gjitha janë të bazuara në interpretime dhe spekulime që as autoritetet e Irakut e as të SHBA nuk kanë konfirmuar këtë informacion. Për më tepër, autoritetet irakiane pohojnë se nuk ka asnjë informacion për Al-Baghdadin, edhe pasi organizata shpalli emrin e tij të plotë të dielën.

 

    Në një regjistrim në audio në muajin prill 2013, Al-Bagdadi ka thënë se Fronti el-Nasra në Siri është pjesë e Shtetit Islamik në Irak dhe se ISIS tani e tutje do të formohet. Qëllimi i tij ishte për të krijuar një Shtet Islamik në Irak dhe Siri. Kjo u refuzua nga Al-Nasra, që çoi në çështjen e deklaratave të diskutueshme dhe opinionet e ndryshme midis Al-Baghdadi dhe udhëheqësit të Al-Nasra, Abu Muhammed Xhoulani,   duke rezultuar në shpërthimin e përleshjeve të armatosura në mes të dy grupeve në vitin të kaluar. Të dy grupet ndjekin ideologjinë e Al-Kaidës në Siri, e cila është ende në vazhdim dhe duke çuar në vdekje me qindra vetë.


     Al-Bagdadi ka treguar gatishmërinë e tij për kryengritje kundër vendimeve të udhëheqësit të Al-Kaidës, Ayman Al-Zawahiri, me shpalljen e parë të vendimit për t'u bashkuar  Frontit Al-Nasra të organizatës në Irak. Kjo u refuzua nga Al-Zawahiri, i cili i tha Al-Bagdadit, në disa regjistrimeve audio, që ai e përshkroi si Iraku plagosur. Kjo u refuzua nga ISIS-i, i cili nisi një sulm ndaj Al-Zawahirit.


    Organizata ia ka borxh zgjerimin e saj më të madh Al-Baghdadit, që prej themelimit të Al-Kaidës në Irak pas pushtimit amerikan dhe pushtimit të vendit në vitin 2003. Nën udhëheqjen e tij ISIS ka zgjeruar zonat e e tij të influencës në provincën Diyala në lindje të Iraku dhe krahinat e Salahudin, Ninivës dhe Anbar në perëndim; ajo është gjithashtu në kontakt me krahinën e Deir el-Zour në Siri lindore, duke siguruar një fortesë për organizatën në vend. Ndikimi shtrihet poshtë në krahinë rurale e Halebit në Sirinë veriore ku organizata, gjithashtu, mban kontrollin.


     Në javën e parë të qershorit, ISIS festoi largimin, fshirjen e kufijve, të cilët i quajti kufijtë e poshtërimit, kufiri në mes të Sirisë dhe Irakut krijuar nga fuqitë kolonialiste, si një prelud për shpalljen e një Shteti Halifat” , për të cilin u njoftua të dielën.



Burimi : Anadolu News Agency