Në Vatikan nis plani për vaksinimin anticovid
Që në muajt e parë të vitit të ardhshëm, në Vatikan do nisin vaksinimet për ta mundur Covid-19. Urohet që të programohen sa më shpejt, e edhe të nisë sa më shpejt vaksinimi. Plani i vaksinimit, i hartuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Higjienës e Guvernatoratit, përfshin qytetarët dhe punonjësit, por edhe familjarët që gëzojnë asistencën e FAS.
Tani për tani këshillohet që fëmijët nën moshën 18 vjeç të mos vaksinohen, por të vlerësohen mundësitë, në praninë e sëmundjeve të veçanta.
Administrata e Shtetit të Qytetit të Vatikanit dhe e Selisë së Shenjtë synojnë t’i sensibilizojnë të gjithë lidhur me vaksinën, që të kuptojnë se nuk është vetëm për mbrojtjen e shëndetit të tyre, por edhe të shëndetit të të tjerëve. Ndaj pritet me padurim fillimi i fushatës së vaksinimit kundër virusit Covid-19, shkaktar i shumë shqetësimeve, duke u krijuar punonjësve të Vatikanit dhe familjarëve të tyre mundësinë të imunizoheh nga sëmundja e tmerrshme vdekjeprurëse.
Kujtojmë edhe se është zgjedhur vaksina e prodhuar nga ndërmarrja farmaceutike Pfizer, 95%, efikase për mbrojtjen e njeriut nga virusi i tmerrshëm, që deri tani ka bredhur “fitimtar” nëpër shtigjet e botës, me pasoja të rënda në të gjitha fushat e jetës së saj. Siç dihet tashmë në Angli ka nisur fushata vaksinale me këtë vaksinë. Më pas mund të përdoren edhe vaksina të tjera.
Burimi : Radio Vatikan