Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Fatkeqësia E Ditës Së Enjte (Ḥadīthi I Ḳirṭāsit) (Pjesa e Dytë)
Mendimi im vetjak është ky se qëllimi thelbësor i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), nuk ishte vetëm shkrimi i shkrimit, por ishte dhe vënia në dukje e fytyrës së vërtetë të xhem‘atit dhe gjendjes, e cila në fund të fundit dhe ndodhi. Sepse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e kishte theksuar shumë herë më përpara qëllimin e tij, me udhën e ḥadītheve si ai i “Dārit” (Shtëpisë), “Gadīrit” (Gadīrit) dhe “Menziles” (Shtëpisë).
Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (f.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.
Prezantuesi: Ndjekës të nderuar iu përshëndesim me selāmin (paqen) e Allāhut në këtë programin e ri me titull: “Muṭahārātun fi’l-‘Aḳīdeti” (Dëlirësitë e Kredos). Es-selāmu ‘alejkum ue raḥmetullāhi ue berekātuhu. (Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qoftë mbi ju). Në programin e kaluar ne bëmë fjalë për Fatkeqësinë e Ditës së Enjte, për ngjarjet që ndodhën në atë ditë dhe për mendimet që kanë të bëjnë me atë çështje. Unë e përshëndes dhe Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdarin duke i thënë: “Mirëse erdhët”. Imzot a mund ta bëni përmbledhjen e programit të shkuar?!
Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allāhu i Lartësuar, i Cili dëgjon dhe di gjithçka, nga shejṭāni i mallkuar dhe e filloj programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣtafāin (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!
Përpara së gjithash nëse ndjekësit tanë të nderuar më lejojnë, unë dua që të përmbledh këtë ngjarje të rëndësishme dhe të dhimbshme që ka ndodhur në historinë islāme. Ne duhet t’i mësojmë këto ngjarje dhe mosmarrëveshje që kanë ndodhur në mesin e bashkëkohësve në “Ṣadru’l-Islāmi” (Gjoksin e Islāmit - Muḥammed Muṣṭafāin) dhe pas të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Citoj kështu sepse burimi i këtyre mosmarrëveshjeve që po i përjetojmë dhe sot janë pikërisht këto mosmarrëveshje që janë zhvilluar në fillimin e “Ṣadru’l-Islāmit”.
Nëse duam të mësojmë të vërtetën e kësaj pune, atëherë ne duhet që të analizojmë këtë ngjarje. Pra se cilat ishin gjërat që ndodhën në këtë mbledhje?! Me njëzëshmërinë e muslimanëve na bëhet e ditur se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Sillmëni kockën e shpatullës dhe lapsin (ose dërrasën dhe lapsin)! Unë do t’iu shkruaj një shkrim që të mos shmangeni kurrë!” Më pas të pranishmit thanë: “Nuk ka dyshim se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) po flet përçart”. Nëse do të kemi mundësinë e mësimit të kësaj ngjarjeje të rëndësishme dhe të dhimbshme, kam mendimin se do të mund të mësojmë dhe rrënjët e këtyre mosmarrëveshjeve që janë zhvilluar pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dhe po vazhdojnë deri në ditët e sotme.
Unë do të mundohem që këtë çështje ta përmbledh në disa fjali. Unë dua që të krahasoj përfytyrimin e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), të “Kitābu’l-Kerīmit” (Librit të Nderuar) dhe të sunnetit me përshtypjen e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) me atë “të pranishmëve në atë mbedhjen” e udhëhequr nga ‘Umer Ibn Khaṭṭābi. Tani pa e zgjatur shumë ne mund t’i përmbledhim këto në disa pika.
Ḳur’āni Famëlartë pohon kështu: ““وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَنْ يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ ۗ وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا مُبِينًا”“Ue mā kāne limu’minin ue lā mu’minetin idhā ḳaḍa’ll-llāhe ue resūluhu emrān en jekūne lehumu’l-khijeretu min emrihim. Ue men je‘aṣi’l-lāhe ue resūlehu feḳad ḍalle ḍalālān mubīnān” (Nuk është (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre (vetjake), kur Allāhu dhe i dërguari i Ti kanë gjykuar për një çështje, të bëjnë ndonjë zgjedhje tjetër përveç urdhrit të tyre. Dhe kush e kundërshton Allāhun dhe të dërguarin e Tij, me të vërtetë ai është shmangur në një shmangie të qartë). (Aḥzāb, 36)
Shtojmë se një njeri i cili përvetëson një mendim tjetër kundrejt zgjedhjes, gjykimit dhe urdhrit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), nuk ka dyshim se ai ka ngritur krye, si një nevojë e logjikës ḳurānre Shumë mirë por çfarë thoshte dhe si vepronte pala e udhëhequr nga ‘Umer Ibn Khaṭṭābi, që ngrinte zërin se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) po fliste në jerm dhe përçart, ose ishte nën ndikimin e dhimbjeve etj.?! Këta pretendonin se kanë të drejtë zgjedhjeje përballë zjedhjes dhe urdhrit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). I dërguari i Allāhut thotë: “Sillmëni”, kurse këta thonë: “Mos i sillni atij një gjë të tillë”.
Ne po ecim përpara duke në duke bërë krahasime.
Pika e parë: Allāhu i Lartësuar thotë: “Ju nuk keni të drejtë zgjedhjeje”, kurse këta thonë: “O Zot, Ti thua kështu, ndërsa ne themi kështu”.
Pika e dytë: Allāhu i Lavdëruar shprehet kështu për të nderuarin e dërguar (p.q.m.t.): “وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَىٰ إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَىٰ” “Ue mā jenṭiḳu ‘ani’l-heuā. In hue ilā uaḥjun jūḥā” (Ai nuk flet nga vetvetja. Por ai flet vetëm shpalljen që i shpallet). (Nexhm, Ajeti: 3-4), “وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا” “Ue mā ātākum resūlu fekhudhūhu ue mā nehākum ‘anhu fentehū” (Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë dhe çfarë iu ka ndaluar largohuni nga ajo). (Ḥashr, 7).
I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) thotë: “Unë do t’iu shkruaj”, “Nga gjuha ime nuk del asgjë tjetër përveç të vërtetës”. Ndërsa kjo palë përmend se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) po fliste në jerm dhe përçart, ose ishte nën ndikimin e dhimbjeve. A mund ta shihni kundërshtimin e hapur dhe të qartë?! Se si përplaset logjika e prerë e Prerësit të Ḳur’ānit Fisnik dhe sunnetit të lajmëtarit (p.q.m.t.) me logjikën e kësaj pale!
Pika e tretë: I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Sillmëni kockën e shpatullës dhe lapsin (ose dërrasën dhe lapsin)! Unë do t’iu shkruaj një shkrim që të mos shmangeni kurrë!” Më pas të pranishmit thanë: “Nuk ka dyshim se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) po flet përçart”.
E thënë ndryshe ata thonë: “Jo, o i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)! Ti nuk e di se çfarë po thua! Ne nuk kemi nevojë për gjërat që do të thuash! Në duart tona ne kemi Librin e Allāhut. Ti bëre një “ixhtihād” (gjykim, miratim vetjak). Dhe ne po bëjmë “ixhtihād”. Ç’lloj të keqeje ka këtu?!” Këta janë ata që janë të sigurtë në çështjen nga rënia në shmangie!
Pika e katërt: Allāhu i Madhëruar thotë: “Tregimi i dorëzimit të plotë të bashkësisë muslimane ndaj të nderuarit të dërguar është detyrë”. Pra një besimtar i vërtetë, i pranon me qetësinë e zemrës mbarë gjërat që i dërguari më i madh (p.q.m.t.) i ka zënë në gojë. Ndërsa këta thonë: “Ne nuk dorëzohemi, sepse bëjmë “ixhtihād”. Domethënë dhe ti je një qenie njerëzore dhe mund të gabosh dhe mund të arrish në të vërtetën. Gjithashtu dhe ne bëjmë “ixhtihād” kundrejt mendimit tënd, ose gabojmë, ose e gjejmë të saktin”. Ky krahasim është një krahasim i lehtë dhe i thjeshtë. Për më tepër nëse do të fillojmë analizimin e kësaj ngjarjeje, nuk del një dorëshkrim por mbase del një libër. Në fund të fundit këtu qëndron dhe thelbi i çështjes. Që të tëra ngjarjet dhe mosmarrëveshjet që janë zhvilluar pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), ç’është e vërteta kanë filluar me këtë mbledhje dhe në këtë ditë. Kështu që Ibn ‘Abbāsi këtë ngjarje e ka emërtuar si “Fatkeqësia e Ditës së Enjte”.
Ja pra kjo është arsyeja që ata që ndjekin mënyrën dhe udhën e Ibn Tejmijjes, madje ata të cilët mbrojnë bijtë e Umejjes dhe duke shkuar deri tek dijetarët e mëdhenj vërtetues, çdo njeri teksa e heton këtë çështje e ka gjetur veten të detyruar, që të bëjë zgjedhjen mes njërit nga këto dy qëndrime: “Ose do të thotë të vërtetën, ose do të dalë jashtë feje!”
Shikoni se çfarë thotë njëri nga dijetarët e mëdhenj të ndjerë bashkëkohorë ‘Alāme Shu‘ajb Arnauṭi:
Shikoni se si ky dijetar i madh që mbron Ibn Tejmijjen dhe mënyrën emeuiste e vlerëson ḥadīthin: “Përcjellja është kështu: “Ibn ‘Abbāsi ka thënë kështu: “Ah dita e enjte ah! Çfarë ditë e enjte që ishte ajo!” dhe më pas kishte nisur të qante duke derdhte lotë. Deri në atë masë sa lotët e tij lagën gurët e çakullit”. Lidhur me këtë ne e pyetëm: “O ‘Abdullāh Ibn ‘Abbāsi çfarë është kjo ditë e enjte?!”
Lidhur me këtë ai na e ktheu: “Sëmundja e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) u përkeqësua në ditën e enjte. Ndërkohë ai urdhëroi: “Sillmëni diçka që do t’iu shkruaj një shkrim që të mos shmangeni pas meje”. Në lidhje me këtë të pranishmit atje diskutuan me njëri-tjetrin në çështje, nëse do të sillnin ose nuk do të sillnin lëndë shkrimi. Pas kësaj i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Diskutimi pranë një të dërguari nuk ka hije!” Një pjesë e diskutuesve thanë: “Çfarë po i ndodh të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)? A po flet ai përçart (çfarë po bën)?! Pyeteni atë!”
Përcjellësi i ḥadīthit Sufjāni ka thënë: “Fjala “hexhr” ka kuptimin e jermit, e të folurës përçart. Ata thanë: “Pyeteni vetë, çfarë thotë?!” Në lidhje me këtë ata me qëllim që ta vërtetonin mirë se ai kishte kërkuar lëndë shkrimi u orvatën që t’ia përsërisnin ato fjalë. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Lërmëni të qetë. Gjendja në të cilën jam është më e mirë. Unë po iu lë testament tri gjëra: 1. Nxirrni idhujtarët nga Gadishulli ‘Arab! 2. Mirëprisni delegacionet që vijnë ashtu siç i kam mirëpritur unë!”... Përcjellësi i ḥadīthit Sa‘īd Ibn Xhubejri tha: “‘Abdullāh Ibn ‘Abbāsi heshti në të tretën; ose e tha por unë e harrova”. (1)
Pra dhe kreu: “Diskutimi pranë një të dërguari nuk ka hije!” le të jetë pika e katërt. Kjo palë në gjirin e së cilës gjendej dhe prijësi, apo udhëhiqej nga ky i fundit thotë: “Ne duhet të debatojmë ose të diskutojmë në praninë e të dërguarit!”
Pas përcjelljes së ḥadīthit të lartpërmendur ‘Alāme Shu‘ajb Arnauṭi vë këtë shënim: “I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) në asnjë mënyrë nuk mund të jetë në gjendje jermi. Thënia e tij e fjalëve që nuk kanë vlerë nuk i ka hije atij. Që të tëra fjalët që ai ka thënë janë të drejta dhe të vërteta. Qoftë plotësisht i shëndetshëm qoftë i sëmurë, qoftë i zgjuar qoftë i përgjumur, qoftë në gjendje zemërimi qoftë i gëzuar, në fjalët e thëna nga ai as që bëhet fjalë që të ketë gabim, rënie ndesh me të vërtetën dhe as hutim”. (2)
Unë nuk mendoj se mund të kryhet ndonjë sqarim më i qartë se sa këto thënie për këtë pjesë që ceket të ḥadīthit.
Përmbledhja jonë këtu mori fund. Shumë mirë, por cilat janë mësimet? Unë do të prek dy çështje:
Çështja e parë: Ḥadīthi sipërcituar përmend në mënyrë të hapur se një palë nga bashkëkohësit e mëdhenj - të paktën në mesin e së cilës kalonte emri i ‘Umer Ibn Khaṭtābit - e ka kundërshtuar në mënyrë të qartë urdhrin e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Edhe nëse do të themi se nuk e kanë akuzuar të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.), përsëri mund të themi se ata e kanë kundërshtuar urdhrin e hapur dhe të qartë, që vjen drejtë nga i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.).
Pyetje: Pa mendoni njëherë, nëse ata i kundërvihen të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), në një kohë kur ai ishte ende në këtë jetë, nëse thonë se ai ka dalë jashtë gjendjes së tij të natyrshme, ose ka folur përçart dhe në jerm dhe e akuzojnë dhe e fajësojnë atë për këtë, për hir të Allāhut pa tregomëni se çfarë mund të kenë bërë dhe se çfarë mund të kenë thënë pas ndërrimit jetë të tij?! Pra nëse shikojmë se disa bashkëkohës kanë kundërshtuar ḥadīthit dhe sunnetit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dhe se i kanë dalë kundër një gjëje të prerë... arrijmë në përfundimin se kundërshtimi i bashkëkohësve nuk ka ndodhur, vetëm në epokën në të cilin ai nuk ishte, por madje dhe në praninë e vetë të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Miqtë e mi tanë të nderuar, kuptojeni mirë gjendjen pra i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) është ende gjallë dhe ai kërkon një gjë nga ata, ndërsa ata i kundërpërgjigjen duke i thënë: “Ai po flet përçart dhe në jerm”.
Këtu ia vlen të përmendet fakti se teksa një palë thoshte: “Silljani dhe le ta shkruajë”, ndërsa pala tjetër përpiqej që ta pengonte. Kjo është çështja e parë.
Çështja e dytë: Ashtu siç e kemi përsëritur me dhjetra herë, bashkësia muslimane ka nevojë për një njeri që t’u japë fund kundërshtimeve. Shprehem kështu sepse pati kundërshtime në gjirin e bashkëkohësve që gjendeshin në dhomën e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Vallë a nuk janë krerët dhe të parët e bashkëkohësve, këta njerëz që ndodheshin në dhomën e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.)?! Në shtesë a nuk janë këta ata që pretendohen se janë “‘asheretu’l-mubeshshere” (dhjetë të përgëzuarit me Xhennet)?! Shumë mirë krahas kësaj, a kanë ata kundërshtime apo janë të njëzëri kundrejt urdhrit të qartë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)?!
A kanë ata kundërshtime apo nuk kanë kundërshtime ndaj urdhrit të qartë: “Sillmëni një letër se do t’iu shkruaj një shkrim që të mos shmangeni pas meje”?! Hem kundrejt një urdhri të qartë?! Nëse bashkëkohësit kanë kundërshtime përballë një urdhri të qartë, pa mendoni se çfarë kanë bërë pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)! Vallë a nuk kundërshtojnë ata në pikën e kuptimit të argumentit të Ḳur’ānit dhe të sunnetit të të dërguarit të Allāhut ?! Atëherë kush është autoriteti?! Sepse bashkëkohësit kanë kundërshtime për sa i përket Librit. Ku mbeti që vetë Libri të zgjidhë çështjet?! Ata kanë kundërshtime në çështjen e kuptimit të Librit. Kjo është njëra nga dëshmitë më të rëndësishme. Nëse doni quajeni këtë fakt logjik. Ne kemi nevojë të domosdoshme për një gjykatës dhe një kriter të prerë, që të do të sigurojnë dhënien zgjidhje të çështjeve dhe kundërshtimeve tona. Ja pra kjo është dhe dëshmia më e rëndësishme e Shkollës së Ehli Bejtit. Përpara se të shkojmë në çështjen e “khilāfetit” (prijësisë) ne kemi një çështje më të rëndësishme. “Kush është autoriteti në pikën e kuptimit të fesë?!”
Domethënë këta mendojnë se në përgjithësi secili mund të thotë atë që do dhe se mund të veprojë duke u nisur nga mendimi i tij vetjak.
Prezantuesi: Tani me aq sa kuptohet nënvizojmë se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka dhënë një urdhër dhe bëhet fjalë për kryengritjen dhe kundërshtimin e disa bashkëkohësve ndaj këtij urdhri. Për më tepër ata kanë shprehur disa fjali në formën: “ai po flet përçart” dhe “ai është nën ndikimin e dhimbjeve”.
Pyetja jonë është kjo: “Si i sqarojnë sqaruesit e ḥadītheve mbarë këto çështje?!”
Sejjid Kemāl Ḥajdāri: Si fillim vëmë theksin se pamja e jashtme e ḥadīthit është mjaft e qartë. Me fjalë të tjera i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëron diçka dhe vjen dikush tjetër dhe i del kundër këtij urdhri. Shtojmë se ne nuk vëmë re asnjë që të orvatet në hedhjen dhe ngjalljen e dyshimeve në vërtetësinë e ḥadīthit dhe në çështjen thelbësore, sepse prania e ḥadīthit është e prerë. Dijetarët janë munduar që të krijojnë komente dhe shpikin aryetime të ndryshme për sa i përket ngjarjeve të zhvilluara në atë ditë dhe në veçanti qëndrimit dhe fjalëve të ‘Umerit. Deri në atë masë sa kur iu drejtohet që të tërë sqaruesve, pohojmë se nuk është e mundur hasja në asnjë dijetar të vetëm që këto fjalë ua vesh dikujt tjetër përveç ‘Umerit. Pra përmbledhim duke thënë se është e vërtetë se në disa versione të ḥadīthit ceket thënia: “ata thanë: ai po flet përçart”. Sqaruesit e ḥadītheve ecin duke qenë se thënësi i fjalëve është një njeri i vetëm. Prijësi ka një pretendim dhe gjithashtu pas krahëve të tij gjenden njerëz të cilët e mbështesin dhe i binden atij. Bashkëkohësit ndahen në dy palë në mbledhjen e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Një palë është kundërshtare dhe përbuzëse, ndërsa pala tjetër është e bindur dhe e kënaqur. Shkurtimisht mbarë sqaruesit e ḥadītheve janë të pajtimit në qenien e prerë të ḥadīthit.
Pika e dytë: që të tërë sqaruesit e pranojnë jo me dëë tyre por me komentet e tyre, se pamja e jashtme e ḥadīthit të mësipërm ka nevojë për një rrugëdalje. Pamja e jashtme e ḥadīthit në fjalë është e pranuar. Mirëpo ne duhet të gjejmë dhe një rrugëdalje. Kjo nënkupton këtë: “Ne kemi nevojë për një rrugëdalje. Ne kemi hyrë në një rrugë pa dalje. Pamja e jashtme e ḥadīthit është problematike. Lëre më një bashkëkohës i rëndomtë, por drejtojmë pyetjen: “Vallë si është e mundur që një njeri si prijësi i dytë, të thotë fjalë të tilla dhe të marrë guximin që të qëndrojë përpara, urdhrit të qartë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)?!” Për këtë arsye teksa disa sqarues përdorin thënien: “rrugëdalje” për ḥadīthin, disa të tjerë shkojnë dhe më tej dhe ngrejnë pyetjen: “Çfarë arsyetimi do të shpikim për këtë ḥadīth?!”
Ne pyesim: “O sqarues! Vallë përse nuk e përdor thënien: “Si do të shpikim arsyetime?!”
Ata mund të pyesin: “Imzot, vallë si e kuptoni se në ç’kuptim i kanë thënë këta fjalët?!”
Në këtë çast lejomëni që t’i hedhim një shikim veprës me titull: “Sherḥu’ṣ-Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Sqarimi i Përmbledhjes së Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut) e Shejkh Muḥammed Ibn Ṣāliḥ Uthejminit. Shikoni, komenti që ky dijetar ka lënë për këtë ḥadīth është kështu: “Patjetërduhet që të sillet një arsyetim tjetër për ḥadīthin. Unë them se sipas meje ka një rrugëdaljetë bukur dhe të rëndësishme”.(3)
Meqë është thënë: “Duhet të sillet një arsyetim tjetër”, kjo nënkupton se interpretimet e pranishme nuk kanë dhe aq dobi. Për hir të vërtetës ata e kanë kuptuar shumë mirë ḥadīthin, sepse në rast të kundërt nuk do të përdorej fjala “arsyetim” për këto komente. Nëse në ḥadīth nuk do të kalonte një gjë e shëmtuar dhe e hedhur poshtë, vallë a do të përdorej thënia: “duhet të sillet një arsyetim tjetër”?!
Domethënë thënia e autorit në të vërtetë ka këtë kuptim: “Arsyetimi i parë nuk ka dobi dhe ne kemi nevojë për një arsyetim tjetër”.
Pra ka disa rrugëdalje të pretenduara. Kemi të bëjmë me një sjellje të shëmtuar dhe ne kemi nevojë që të bëjmë një koment ndaj kësaj sjelljeje. Ne duhet të gjejmë një rrugëdalje dhe një arsyetim.
Ne arrijmë në këtë pikë: “Të tërë sqaruesit shprehen se në këtë ḥadīth gjendet një rrugë pa dalje dhe se ata që ndodhen në këtë rrugë pa dalje janë “prijësi i dytë dhe të bindurit e tij”.
Pra nuk ka asnjë dallim mes fjalive të sendërtuara qoftë: “ai po flet përçart” apo qoftë “ai është nën ndikimin e dhimbjeve”. Të themi të drejtën ndonëse fjalia e parë është më e rëndë se e dyta, asnjëra nga këto fjali nuk është një thënie, që duhet thënë përballë të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).
Synimi i këtyre fjalive është ky se pavarësisht se ka disa sqarime, një pjesë e muḥaddithëve, vërtetuesve dhe sqaruesve të mëdhenj të ḥadīthit thonë kështu: “Pamja e jashtme e ḥadīthit tregon se prijësi i dytë ka akuzuar të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.). Këto thënie nuk më përkasin as mua, as ndonjë dijetari tjetër shī‘īt dhe as sqarimit të armiqve të bashkëkohësve!
Cili është ai që e jep këtë sqarim?! Tani le të shohim këtë çështje.
Në veprën e tij me titull: “Keshfu’l-Mushkili” (Zbulimi i Problemit) Ibn Xheuziu përcjell fjalinë: “Ju iu na mjafton Libri i Allāhut”. Pak më vonë do të jepen të dhëna të imtësishme në lidhje me këtë fjali. Sqaruesit e ḥadītheve janë munduar që të shpëtojnë nga kjo rrugë pa dalje dhe të shkëpusin fjalinë nga konteksti dhe përmbajtja e saj me aq sa kanë patur mundësi.
Shkrimtari rrëfen si më poshtë: “Dijetarët janë ndarë në dy palë në lidhje me “çështjen e shkrimit që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)ka dashur që të shkruajë”.Teksa një palë kumton se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka dashur që t’ua bëjë të ditur duke përcaktuar dhe t’ua shkruajë emrin e prijësit pas tij, pala tjetër thotë se ai ka dëshiruar që t’ua shënonte disa gjykime që do të asgjësonin kundërshtimin e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).Gjasa e parë është më e qartë”. (4)
Prezantuesi: Nëse marrim parasysh veprimin e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) (dëbimin e tyre) çështja bëhet dhe më e qartë.
Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Allāhu ua shpërbleftë me të mira. Nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do të kishte dashur që të shkruante disa gjëra në lidhje me gjykimet, vallë a do të sillej kështu prijësi i dytë?! Jo, kurrën e kurrës! Shqetësimi i prijësit është i lidhur me çështjen e parë. Sepse në rastin e përcaktimit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) të prijësit me argument fetar, nuk do të mbetet më fushë për “ixhtihādin”. Por nëse kjo derë do të mbyllet, atëherë ata mund të të bëjnë “ixhtihād” ashtu siç dëshirojnë.
Ibn Xheuziu në vijim citon kështu: “Për sa i përket fjalëve:“Ju iu mjafton Libri i Allāhut”, ‘Umeri i cili i ka thënë këto fjalë, në fakt ishte frikësuar nga shkrimi i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) nën ndikimin e sëmundjes. Nëse bashkëkohësit do të ishin të sigurtë se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.),do të shkruante të njëjtatgjëraqë i kishte thënë kur ishte i shëndetshëm,atëherë nuk ka dyshim seatado ta çonin menjëherë këtë urdhër ne vend”. (5)
Duke qenë se në fragmentin e lartpërmendur ceket fjala “‘Umer” dhe ne po themi “‘Umeri”. Sepse në rast të kundërt, pra nëse do të kishte kaluar si prijësi i dytë, ose si ‘Umer Fārūḳu edhe ne do ta lexonim ashtu siç ishte. Rishtas ajo që kuptohet nga fragmenti i sipërcituar është kjo: “Këta që i dolën kundër, nëse do të ishin të sigurtë se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do të kishte thënë të njëjtat gjëra kur ndërgjegjja e tij ishte në vend, ata nuk do t’iu kishin kundërvënë atij! Këta e kanë ndjerë se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk ishte si zakonisht dhe i shëndetshëm dhe për këtë arsye e kanë kundërshtuar! Nëse do të kishin parë se fuqitë intelekuale dhe mendore të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) do të ishin plotësisht në vend, ata do t’i kishin pranuar fjalët e tij!
Nga këtu kuptohet se përse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk ishte shumë këmbëngulës në çështjen e shkrimit. Sepse nëse ai do të ishte këmbëngulës në këtë pikë, sërish këta do të kishin kundërshtuar duke thënë: “Vallë a e shkroi këtë duke i patur të tëra fuqitë mendore në vend?!” Çfarë fatkeqësie e madhe! Këtu qëndron urtësia se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk kishte shkruar në këtë mbledhje. Sepse nëse do të kishte shkruar në këtë mbledhje, kjo palë përsëri do t’i kishte dalur kundër dhe do ta kishte akuzuar se ai kishte folur përçart!
Domethënë përmbajtja e këtij shkrimi nuk do të mbetej vetëm me ngjalljen e dyshimeve, por puna do të shkonte dhe në përmasa të përtejme. Një mynxyrë më e madhe po priste në derë. Këta do të hidhnin dyshime mbi të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.)! Domethënë do të krijoheshin dyshime në themelin e dërgesës!
Ja pra kjo është arsyeja se pëse ne në programin e mërparshëm iu kemi thënë: “Hetojeni mirë këtë mbledhje”. Shtresa e parë e bashkëkohësve iu kundërvihet të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) dhe shkakton dyshime mbi shëndetin mendor të tij. Për këtë arsye i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) iu drejtohet duke iu thënë: “Ngrihuni, shkoni! Diskutimi pranë një të dërguari nuk ka hije!” Kuptohet haptazi se sqaruesit e këtij ḥadīthi duke hyrë në një rrugë pa dalje kanë kërkuar një dalje dhe një arsyetim.
Tani le t’i hedhim një sy sqarimeve të Muḥjiddīn Neueuiut (v.v. 676 m.i.) që është njëri nga sqaruesit e ḥadīthit të mësipërm. Ky i fundit në sqarimin e tij të veprës me titull: “Minhāxh”(Mënyra) të veprës me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Muslimit) e Imām Muslimit pohon si më poshtë: “Fjala e ‘Umerit në lidhje me këtë çështje, është quajtur si një dëshmi në virtytin e tij dhe në kuptimin e thellë, me njëzëshmëri nga ana e dijetarëve të apologjetikës. Sepse‘Umeri duke u shqetësuar se fjalët që i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) do të ishin të rënda për t’u përballuar nga muslimanët dhe se në rast se do të liheshin, ai do të shkruante disa gjëra që do të kërkonin dënimin, si dhe nuk do të kishte vend as për “ixhtihādin” përballë këtyre dëshmive të fiksuara me argumente fetare ai kishte thënë: “Ne na mjafton Libri i Allāhut”. Sepse Allāhu i Lartësuar thotë: “Ne nuk kemi lënë asgjë të mangët në këtë Libër” dhe “Sot e përsosa për ju fenë tuaj”. ‘Umeri nga këto e kishte kuptuar se feja islāme e kishte arritur përsosjen dhe se bashkësia muslimane ishte e sigurtë nga shmangia. Teksa i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ishte i sëmurë, krahas kaq shumë vuajtjeve, këmbëngulja e tij në shkrimin e fjalëve që do të thoshte do të ishte mjaft e mundimshme. Ja pra ‘Umeri për lehtësimin e tij e pa të duhur që të mjaftohej me përgjigjjen e lartpërmendur. ‘Umeri ishte më i kuptueshëm se Ibn ‘Abbāsi dhe mbështetësit e tij”. (6)
Kjo do të thotë se është e prerë se ‘Umeri i ka thënë këto fjalë. Ndonëse në disa argumente fetare teksa ceket thënia: “Ata thanë se”, kurse në disa ḥadīthe kalon qartësisht emri i ‘Umerit, ndërsa në disa përcjellje nuk preket asnjë emër. Krahas kësaj përcjelljet sqarojnë dhe komentojnë njëra-tjetrën.
Lërmëni që t’ua sqaroj këtë duke dhënë një shembull: “Le të jetë një mbledhje në të cilën kam marrë pjesë unë dhe unë le të kem folur një herë në këtë mbledhje”.
Lidhur me këto fjalët e mia herë-herë thuhet: “Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari tha kështu në këtë mbledhje”, ndonjëherë shenjohen duke thënë: “u tha kështu”. Por Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari ka thënë vetëm disa fjalë. Mirëpo në lidhje me këto fjalë përdoret thënia: “tha” dhe thënia “u tha”.
Për sa i përket çështjes duhet të bëjmë të qartë dhe këtë pikë: “Kur thënësi është një njeri herë-herë përdoret thënia: “‘Umeri tha”, ndonjëherë përdoret thënia: “Ata thanë”. Por ajo që synohet këtu është ‘Umeri dhe ata që ishin bashkë me të.
Unë nuk e di se si dhe nga ku e ka shtruar pretendimin e njëzëshmërisë së dijetarëve?! Megjithatë ka një numër ta madh njerëzish që e përdorin këtë mënyrë.
Dy ājetet që zënë vend në fragmentin në fjalë nuk janë fjalë të thëna nga gjuha e ‘Umerit. Këto janë ājetet që Imām Neueuiu iu është drejtuar për mbështetjen e komentit të tij.
Sikur Allāhu na ruajttë, i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk i dinte këto ājete! Njeriut vetvetiu i vjen që të thotë: “O vëlla, vallë në ç’gjendje të rënda e shtyni të futet të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.), me qëllim që të ruani respektimin e prijësit ‘Umer?!”
Brenda në dhomë gjendeshin dy viza dhe dy palë dhe kjo dukuri shpalos se Imām ‘Alīu (p.m.t.) nuk ndodhej atje. Disa miq që marrin pjesë në program na thonë: “Vallë përse Imām ‘Alīu dhe Ehli Bejti (p.m.t.) parapëlqyen që të qëndronin të heshtur ndaj këyre qëndrimeve?!” Ne themi se nuk ka asnjë dëshmi se Imām ‘Alīu (p.m.t.) ishte i pranishëm në atë mbledhje. Mirëpo theksojmë se ajo që është e prerë është prania e dy fronteve, i pari është fronti kundërshtar dhe përbuzës i udhëhequr nga ‘Umeri dhe i dyti është fronti i bindur dhe i kënaqur i udhëhequr nga Ibn ‘Abbāsi, i cili kërkonte shkrimin e letrës nga ana e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).
Argumenti ynë fetar duket sheshit dhe kështu që nuk ka kuptim që ta zgjasim më shumë fjalën. Ja pra kjo është rrugëdalja që Imām Neueuiu ka gjetur në fjalët e ‘Umerit.
Prezantuesi: Nëse do të paraqisim përmbledhjen e çështjes në këtë pikë...
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Tani për kuptimin sa më të mirë të çështjes le të bëjmë listën e sqarimeve të Imām Neueuiut dhe le të mundohemi që t’u japim përgjigjje këtyre sqarimeve.
Çështja e parë: Imām Neueuiu kumton si më poshtë: “Fjala e ‘Umerit në lidhje me këtë çështje, është quajtur si një dëshmi në virtytin e tij dhe në kuptimin e thellë, me njëzëshmëri nga ana e dijetarëve të apologjetikës. ‘Umeri ishte më i kuptueshëm se Ibn ‘Abbāsi dhe mbështetësit e tij”.
Çështja e dytë: ‘Umeri u frikësua nga shkrimi i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dhe nga mosçuarja në vend e bashkësisë muslimane të këtij shkrimi.
Çështja e tretë: Ai pretendon se gjëja që zotëronin në duar ishte e mjaftueshme në pikën e qenies së sigurtë nga shmangia.
Çështja e katërt: Ai u soll kështu si pasojë e mëshirës së tij ndaj të dërguarit (p.q.m.t.)!
Shkurtimisht: Para së gjithash, me këtë fjalë kuptohet se ‘Umeri është më i ditur se Ibn ‘Abbāsi. Pikë së dyti ata kanë frikë se gjëja që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do të shkruante, do të ishte e mundimshme për bashkësinë muslimane. Pikë së treti ata ishin të vetëdijshëm se gjëja që ata zotëronin në duar, ishte më e rëndësishme se shkrimi i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Pikë së katërti ‘Umeri e kishte thënë këtë fjalë si pasojë e dashurisë dhe dhembshurisë ndaj të dërguarit (p.q.m.t.).
Miqtë e mi të nderuar le të japim shkurtimisht këtë përgjigjje:
Për sa i përket çështjes së parë, drejtojmë pyetjen: “Vallë duke u mbështetur në cilën dëshmi, ju keni arritur në përfundimin se kundërshtimi i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), vërteton virtytin dhe kuptimin e thellë e prijësit të dytë?! Domethënë nëse Imām Neueuiut do t’i ngrejmë pyetjet: “Vallë me cilën dëshmi ‘Umeri u bë më i ditur/jurist?! Me kundërshtimin e të dëguarit të Allāhut (p.q.m.t.) apo me bindjen ndaj tij?!” çfarë lloj përgjigjeje do të na kthejë?! Këtë gjykim po ua lë ndjekësve tanë të nderuar. Nëse qenia i ditur/jurist, virtyti dhe kuptimi i thellë gjejnë zbatim me kundërshtimin ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), atëherë bindja ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) bëhet virtyt apo ligësi?!
Në këtë pikë vëmë në dukje se Ḳur’āni Kerīm bën të ditur: “Bindja ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) është bindja ndaj Allāhut”. E thënë ndryshe kundërshtimi i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) është dhe kundërshtimi i Allāhut të Lartësuar. Si përfundim ‘Umeri meqenëse i ka dalë kundër të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) iu është kundërvënë dhe Allāhut të Lavdëruar. Shumë mirë, por cila është dëshmia se ai është më i ditur-jurist dhe më i virtytshëm se Ibn ‘Abbāsi?! Ja pra kjo është dëshmia që Imām Neueuiu do që ne ta pranojmë!
Kurse për sa i përket Mu‘āuijjes kreut të bijve të Umejjes, nismëtarit të parë të ndryshimit të sunnetit, hedhësit të themeleve të prijësisë së tij, mbi ndryshimin e sunnetit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)...
Shprehem kështu sepse kjo kulturë zë fill nga Fatkeqësia e Ditës së Enjte. Kundërshtimi i kësaj pale i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) fillon që nga ajo ditë.
Që nga programi paraardhës ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se ne patëm bërë të ditur se nuk do të bënim një lexim negativ. Në shtesë me hetimin e këtyre lloj çështjeve ne kishim bërë gjithashtu të qartë se qëllimi ynë nuk ishte ushqimi i armiqësisë dhe i urrejtjes në mesin e muslimanëve. Betohemi në Allāhun e Madhëruar se synimi ynë i vetëm është vënia në pah e gjendjes në muslimanëve në “Ṣadru’l-Islāmin” (gjoksin e Islāmit - Muḥammedin (p.q.m.t.)).
Qëllimi ynë është shpalosja e këtyre të vërtetave. Ndjekësit tanë të nderuar duhet të jenë në dijeni se Shkolla e Ehli Bejtit nuk zotëron një qasje të përgjithshme pa dëshmi. Ja pra librat tuaj, janë prova e fjalëve tona. Kjo është çështja e parë.
Çështja e dytë ka të bëjë me arsyejtimin e kundërshtimit të prijësit të dytë ‘Umer Ibn Khaṭṭābit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), ishte frika e tij se ky i fundit do të shkruante ose do të bënte të shkruanin disa gjëra, të cilat bashkësia muslimane do të ishte e paaftë në çuarjen në vend dhe për këtë arsye ajo të dënohej.
Prezantuesi: Me fjalë të tjera ai është sjellur me duke u nisur nga ndjenja e mëshirimit të bashkësisë muslimane.
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Me sa duket ky njeri i paska harruar urdhrat e Allāhut të Lartësuar që janë si vijon: “يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ”“Juridu’ll-llāhu bikumu’l-jusra ue lā juridu bikumu’l-‘usra” (Allāhu do për ju lehtësim dhe nuk do vështirësi)(Beḳare, 185), “لَا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا”“Lā jukelifu’ll-llāhu nefsan ilā uus‘aha” (Allāhu nuk ngarkon asnjë njeri përtej mundësisë së tij) (Beḳare, 286). Ç’është e vërteta vetë Ḳur’āni Famëlartë urdhëron kështu për të nderuarin të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.): “وَمَاۤ اَرۡسَلۡنٰكَ اِلَّا رَحۡمَةً لِّـلۡعٰلَمِيۡنَ” “Ue mā erselnāke ilā raḥmete li’l‘ālemīn”(Dhe nuk të kemi dërguar vetëm si mëshirë për botërat)(Enbijā’, 107). Për hir të Allāhut a vë ligje hyjnore i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) gjykime hyjnore, të cilat bashkësia muslimanë është e paaftë për çuarjen e tyre në vend?! Ai thotë se mëshira që ‘Umeri ndjeu ndaj bashkësisë muslimane ishte e domosdoshme, për qëndrimin e tij përballë të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) nga gjëra që ky i fundit t’i bënte me imponim! Për hir të Allāhut a nuk është kjo një akuzë tani?! Pranimi i vërtetësisë së këtij komenti kërkon që të mos jesh i vetëdijshëm se ku do të shkojnë fjalët! Fjalët kthehen dhe sorrollaten dhe në fund të fundit shkojnë si një fyerje ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)!
Për këtë arsye Ibn Xheuziu kumton si më poshtë: “Khaṭṭābi rrëfen kështu: “‘Umeri doli kundër, teksa i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka dashur që t’ua bënte tëditur me argument fetar duke përcaktuar dhe t’ua shkruajë emrin e prijësit pas tij... Ai doli kundër sepse kjo gjendje do të bëhej shkak që dijetarët të mbyllnin derën e virtytit dhe “ixhtihādit”. Unë them se ky është një gabim i Khaṭṭābit, sepse kuptimi i këtyre fjalëve është kështu: “Mendimi i ‘Umerit ishte më i shëndoshë se gjykimi i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)”. (7)
Ai orvatet që të shprehet kështu: “Nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do ta ishte përcaktuar prijësin me argument fetar, atëherë dijetarët nuk do të kishin mundësi që të bënin “ixhtihād”, kur ‘Umeri e kundërshtoi të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) kjo derë mbeti e hapur. Pra dhe ky është një virtyt. Ndërsa mbyllja e derës së “ixhtihādit” është një mangësi. ‘Umeri qëndroi përpara kësaj ligësie në mënyrë që të shfaqej virtyti!
O njeri! A je në vete se çfarë po thua? A e kupton se çfarë po thoni me qëllim që të mbroni “mrekullinë” dhe pafajësinë e ‘Umerit?! Thjesht pranojeni the thoni: “Po, ‘Umeri gaboi”. Pranimi se ai ka gabuar është virtyt! Mos u rrotulloni sa majtas-djathtas!
Miq të nderuar për hir të Allāhut! Nëse këto fjalë do të kishin dalë nga gjuha e ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit (p.m.t.) dhe nëse ne do të bënim kaq shumë interpretime, vallë çfarë do të thonit ju?! Ju do të reagonit duke thënë: “Shikoni ata i besojnë pafajësisë së imāmëve dhe çfarë bëjnë për këtë! Shikoni se si i përdredhin fjalët!” Por nga ana tjetër dhe ju i besoni pafajësisë së ‘Umerit. Madje në një shkallë dhe më të lartë se pafajësia e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)!
Shikoni se çfarë thotë ‘Alāme Uthejmini: “Për sa i përket fjalëve të Ibn ‘Abbāsit:“Ah dita e enjte ah! Çfarë ditë e enjte që ishte ajo!”që qortojnë ‘Umerin, them se ai që gaboi ishte Ibn ‘Abbāsi, ndërsa ‘Umeri gjeti të vërtetën. Sepse nuk ka aspak dyshim se ‘Umeri është më i madh edhe më i ditur se Ibn ‘Abbāsi. Për këtë arsye Allāhu i Madhëruar e ka drejtuar atë në të drejtën. Fjalët e thëna në formën: “Ah dita e enjte ah! Çfarë ditë e enjte që ishte ajo!” u përkasin Ibn ‘Abbāsit. Sepse sipas tij ky kundërshtim i ‘Umerit nuk kishte asnjë arsyetim. ‘Umeri kishte dalë kundër meqenëse ai dinte gjërat që të do të ndodhnin në të ardhmen. Nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do ta kishte shkruar këtë letër, atëherë nuk ka dyshim se njerëzit do ta linin Librin e Allāhut”. (8)
E thënë ndryshe arsyeja e kundërvënies së ‘Umerit ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) ishte se ai i dinte ngjarjet që do të ndodhnin në të ardhmen. Pa shikoni krahasimin e bërë mes ‘Umerit dhe të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)!
Prezantuesi: Pra ata flasin sikur kjo gjë që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do të shkruante do të ishte e barasvlefshme me Ḳur’ānin Fisnik.
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Pra sikur Ḳur’āni Kerīm ishte më i rrënjosur në mendjen e prijësit të dytë se në atë të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)! Unë dua që të mendohet në mënyrë gjithëpërfshirëse mbi çështjet që kam zënë në gojë në këtë program. Nëse do Allāhu çështjen tonë do ta përfundojmë në programin pasardhës.
Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Ḥajdarin nga Zvicra. Urdhëroni.
Ḥajdari: Paqja qoftë mbi ju. Unë dua që të cek disa pika: “Nëse fjalët e ‘Umerit ishin të drejtuara dikujt tjetër përveç të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), atëherë është e mundur që të pyesim këtë pyetje: “Vallë a ka ndonjë lloj shenje në lidhje me të folurën përçart dhe gjendjen në jerm, Allāhu na ruajttë në fjalët e urdhrit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.): “Sillmëni diçka që do t’iu shkruaj një shkrim që të mos shmangeni pas meje”. Lëre më një i dërguar, por madje qoftë dhe një njeri i thjeshtë ai që i thotë këto fjalë, vallë a ka ndonjë dëshmi se ai ka folur përçart në këto thënie?!
Pika e dytë: Në fakt urdhrat e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.): “Ngrihuni, shkoni! Diskutimi pranë një të dërguari nuk ka hije!” dhe “Lërmëni të qetë. Gjendja në të cilën jam është më e mirë (se nga ajo që më ftoni)”, janë një përgjigjje ndaj këtyre pretendimeve. Pra i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) i ka dhënë një përgjigjje de facto duke i përzënë nga prania e tij ‘Umerin dhe ata që kishin mendimin e njëjtë si ai.
Sejjid Kemāl Ḥajdari: Dhe mbi ju qoftë paqja. Po miratoj se kjo ceket në burime, megjithatë ajo nuk zë vend në përmbledhjet e ḥadītheve të vërteta. Ajo preket në disa libra historikë, zinxhiri i përcjelljes së saj mund të jetë dhe i vërtetë. Mirëpo ne duam që të ecim mbi të dhënat e prera mbi të cilat muslimanët janë njëzëri.
Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Nūruddīn nga ‘Irāḳu. Urdhëroni.
Nūruddīni: Paqja qoftë mbi ju.Mendimi im vetjak është ky se qëllimi thelbësor i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), nuk ishte vetëm shkrimi i shkrimit, por ishte dhe vënia në dukje e fytyrës së vërtetë të xhem‘atit dhe gjendjes, e cila në fund të fundit dhe ndodhi. Sepse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e kishte theksuar shumë herë më përpara qëllimin e tij, me udhën e ḥadītheve si ai i “Dārit” (Shtëpisë), “Gadīrit” (Gadīrit) dhe “Menziles” (Shtëpisë).
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Këto sqarime janë arsyetime të sjellura për ‘Umerin. Shprehem kështu sepse ata e dinin gjënë që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do të shkruante. Tani për tani unë nuk dua që të hyj në hollësitë e këtyre ngjarjeve. Them kështu sepse dhe ata ishin në dijeni se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk do të thonte diçka të re që nuk e kishte bërë të qartë duke e përcjellur më parë. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) donte që thonte një gjë që e kishte sqaruar dhe nënvizuar për vite me radhë me qëllimin e theksimit të saj. Dhe ata tekefundit e penguan këtë.
Prezantuesi: Për sa i përket përgjigjes së të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe ngjarjes së përzënies së tij të kundërshtarëve....
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Po pohoj se fjalët e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.): “Ngrihuni, shkoni! Diskutimi pranë një të dërguari nuk ka hije!” janë të vërteta dhe se kjo bart një cilësi përgjigjeje. Të themi të vërtetën i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) shpalos mbajtjen e një qëndrimi ndaj fjalëve të thëna dhe sjelljeve në praninë e tij. Hidhërimi i tij dhe thënia: “Ngrihuni, shkoni” është një qëndrim.
Prezantuesi: Tani le të kalojmë në fjalët dhe mendimin vetjak të vëlla Nūruddīnit.
Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ky është një mendim mjaft i çmuar. Nëse do Allāhu në programin vijues ne do të shqyrtojmë nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) i ka dhënë apo nuk i ka dhënë përgjigjje këtyre që ka thënë këto fjalë. Dhe unë besoj se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e ka sqaruar këtë, mirëpo ky sqarim është bërë më veprën e tij.
Allāhu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ājetullāh Kemāl Ḥajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allāhut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- Imām Bukhārīu, “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut), vëll. 2, fq. 621, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shu‘ajb Arnauṭi, Shtëpia Botuese: “Risāletu’l-‘Alemijje” (Dërgesa Botërore).
2- Imām Bukhārīu, “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī”(Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut),vëll. 2, fq. 621, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shu‘ajb Arnauṭi, Shtëpia Botuese: “Risāletu’l-‘Alemijje” (Dërgesa Botërore).
3- ShejkhMuḥammed Ibn Ṣāliḥ Uthejmini, “Sherḥu’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Bukhārī” (Sqarimi i Përmbledhjes së Ḥadītheve tëVërteta të Bukhārīut), vëll.1, fq. 234, Shtëpia Botuese:“Mektebetu’ṭ-Ṭaberi” (Instituti i Ṭaberiut).
4- Imām Ebū Ferexh Abdurraḥmān Ibn Xheuziu (v.v.597 m.i.),“Keshfu’l-Mushkili min Ḥadīthi’ṣ-Ṣaḥīḥajni” (Zbulimi i Problemit të Përmbledhjes sëḤadītheve të Vërteta të Bukhārīut dhe Muslimit),vëll. 2, fq. 315, Vërtetimi Nga‘Alī Ḥusejn Beuuābi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Uaṭani” (Vendi i Atdheut).
5- Imām Ebū Ferexh Abdurraḥmān Ibn Xheuziu (v.v.597 m.i.),“Keshfu’l-Mushkili min Ḥadīthi’ṣ-Ṣaḥīḥajni” (Zbulimi i Problemit të Përmbledhjes sëḤadītheve të Vërteta të Bukhārīut dhe Muslimit),vëll. 2, fq. 315, Vërtetimi Nga‘Alī Ḥusejn Beuuābi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Uaṭani” (Vendi i Atdheut).
6- Muḥjiddīn Neueuiu,(v.v.676 m.i.),“Minhāxh fi Sherḥi’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Muslimi”(Mënyra e Sqarimit të Përmbledhjes së Ḥadītheve të Muslimit), vëll. 11, fq. 92, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Me‘arifeti” (Vendi i Urtësisë), Bejrut, Liban.
7- Muḥjiddīn Neueuiu,(v.v.676 m.i.),“Minhāxh fi Sherḥi’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Muslimi”(Mënyra e Sqarimit të Përmbledhjes së Ḥadītheve të Muslimit), vëll. 11, fq. 92, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Me‘arifeti” (Vendi i Urtësisë), Bejrut, Liban.
8- ShejkhMuḥammed Ibn Ṣāliḥ Uthejmini, “Sherḥu’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Bukhārī” (Sqarimi i Përmbledhjes së Ḥadītheve tëVërteta të Bukhārīut), vëll.1, fq. 234, Shtëpia Botuese:“Mektebetu’ṭ-Ṭaberi” (Instituti i Ṭaberiut).
Burimi : Medya Şafak
Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Fatkeqësia E Ditës Së Enjte (Ḥadīthi I Ḳirṭāsit) (Pjesa E Parë)
Për hir të Allāhut, nëse ata kanë shkaktuar kundërshtime në praninë e të dërguarit të ...