Anglezi Sam pranon Islamin në Turqi

Publikuar në Nën. 30, 2020, 2:35 a.m.

"Toleranca dhe mirëkuptimi në Islam kanë ndikuar tek unë. Zëri i ezanit me jep një qetësi", tha Sam Alexsander McIntosh pasi pranoi Islamin

Sam Alexsander McIntosh (32) me origjinë britanike i cili jeton në rajonin Fethiye në Muğla të Turqisë ka pranuar fenë islame, transmeton Anadolu Agency (AA).

McIntosh, i cili jeton prej rreth 15 vitesh në rajonin Fethiye, aplikoi në myftininë e rajonit pasi vendosi të pranonte fenë islame dhe të bëhej musliman.

Në ceremoninë e zhvilluar nën drejtimin e myftiut, Kamil Oktay, McIntosh, u bë musliman pasi në prani të dëshmitarëve tha Kelime-i Shehadetin dhe vendosi emrin Sami.

Në një deklaratë McIntosh tha se është shumë i lumtur së është pjesë e kulturës turke që ka mësuar.

Më tej ai tha se ka shokë muslimanë jo vetën në Turqi por në edhe në shumë vende të botës. McIntosh tha se:

"Toleranca dhe mirëkuptimi në Islam kanë ndikuar tek unë. Zëri i ezanit me jep një qetësi. Shokët e mi muslimanë kanë ndarë me mua gjysmën e 5 lirave që kanë pasur në xhepin e tyre. Jam shumë i lumtur që u bëra musliman".

Myftiu Oktay i dha Samiut çertifikatën e konvertimit dhe i dhuroi një libër fetar dhe një dhuratë.



Burimi : Anadolu Agency