Ministri i Jashtëm iranian takon Kryetarin e Venezuelës Maduro në Karakas

Publikuar në Nën. 8, 2020, 1:14 a.m.

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhammad Xhevad Zarif zhvilloi takime të ndara me Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë në një vizitë të enjten  ne Amerikën Latine.

Zarifi, i cili udhëtoi në Caracas të Mërkurën për një turne  në Amerikën Latine, zhvilloi të enjten një takim me Presidentin Venezuelës Nicolas Maduro.

Diplomati i lartë iranian tashmë kishte zhvilluar një takim me Zëvendës Presidentin e Venezuelës Delcy Rodriguez për bisedime mbi tema të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Ministri i Jashtëm iranian gjithashtu kishte zhvilluar një takim me homologun e tij  nga Venezuela, Jorge Arreaza.

Gjatë takimit të së enjtes, dy diplomatët e lartë biseduan për çështje dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.

Pas takimit, Zarif dhe Arreaza biseduan me gazetarët në lidhje me pikëpamjet e tyre mbi bashkëpunimin dypalësh dhe të ardhmen e marrëdhënieve midis Iranit dhe Venezuelës.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter pas përfundimit të vizitës në Karakas, Ministri i Jashtëm Zarif tha se ai ka zhvilluar takime me zyrtarët e Venezuelës për "zgjerimin e lidhjeve dypalëshe".

Zarif gjithashtu tha se ai ka mbajtur një leksion në Institutin Samuel Robinson në lidhje me "Taktikat e terrorit SH.B.A. / Perëndimore në përpjekjet për të ndalur rrjedhën e historisë drejt një bote post-perëndimore".

Zarif u largua nga Venezuela për në Kubë.



Burimi : Tasnim News Agency