Khabib Nurmagomedov kritikon deklaratat Anti-Islam të Makronit
Kampioni rus në pension, i arteve marciale, Habib Nurmagomedov të premten denoncoi Presidentin francez Emmanuel Macron si një "të egër" dhe tha e mallkoftë Zoti.
Nurmagomedov, një nga atletët më të njohur myslimanë në botë, lëshoi deklaratën e fortë kundër Macronit për mbrojtjen e karikaturave të Profetit Muhammed (a.s.) me pretekstin e lirisë së shprehjes.
"Zoti e gjymtoftë fytyrën e këtij brutalit dhe të të gjithë ndjekësve të tij që ofendojnë ndjenjat e mbi 1.5 miliard myslimanëve nën parullën e fjalës së lirë", shkroi kampioni 32-vjeçar botëror në pesha të lehta, në një postim në Instagram pasi njoftoi pensionimin e tij në fillim të kësaj jave, raportoi firstpost.com.
"Zoti i poshtëroftë ata në këtë jetë dhe në jetën tjetër," shtoi Nurmagomedov, i cili vjen nga rajoni i Rusisë me shumicë myslimane të Dagestanit.
Postimi i tij, shoqëruar me një fotografi të Macronit me një shtypje të zezë këpucësh në fytyrën e tij, ka grumbulluar më shumë se 1.9 milion pëlqime në llogarinë e tij që ka 25 milion ndjekës.
Të Premten, disa dhjetëra protestues u mblodhën përpara ambasadës Franceze në Moskë me postera dhe karikatura të Macronit . Ata u panë duke djegur një foto të udhëheqësit francez.
Macroni mbrojti lirinë e shprehjes dhe dënoi atë që ai e quajti dhunën "islamike" këtë muaj pasi një ekstremist i preu kokën një mësuesi në një periferi të Parisit i cili u tregoi nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed (as) në një mësim mbi fjalën e lirë.
Qëndrimi i Macron ndaj karikaturave, si dhe komentet mbi Islamin kanë nxitur një reagim në të gjithë botën myslimane.
Pasi një burrë me thikë vrau tre njerëz në një kishë në Francën jugore të enjten, Macron u zotua se vendi "nuk do të heqë dorë nga vlerat tona".
Më parë këtë javë, udhëheqësi i republikës së Çeçenisë me shumicë myslimane të Rusisë, Ramzan Kadyrov, akuzoi udhëheqësin francez për provokimin e muslimanëve dhe e krahasoi atë me një "terrorist".