Vuçiç takim me Patriarkun Irinej mbi negociatat për Kosovën
Është biseduar edhe për pozitën e popullit serb në Kosovë, Mal të Zi, Kroaci, Republikën Srpska (entitet në Bosnjë e Hercegovinë) por edhe në pjesë të tjera të BeH-së, theksohet në njoftimin e kabinetit të presidentit serb
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot është takuar me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Irinej, i cili e informoi atë për negociatat për Kosovën të zhvilluara në fillim të muajit në Washington dhe Bruksel, si dhe për takimet me zyrtarë botërorë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Është biseduar edhe për pozitën e popullit serb në Kosovë, Mal të Zi, Kroaci, Republikën Srpska (entitet në Bosnjë e Hercegovinë) por edhe në pjesë të tjera të BeH-së, theksohet në njoftimin e kabinetit të presidentit serb.
"Vëmendje e veçantë iu kushtua njoftimit të një numri të projekteve ambicioze për të ardhmen e Serbisë, ndërsa shenjtëria e tij Patriarku shprehu interes të veçantë për investimet e shtetit në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe veçanërisht vlerësoi faktin që shteti ka filluar me shpejtësi punën për rindërtimin e dhjetë spitaleve të përgjithshme dhe ndërtimin e qendrës së re klinike të Serbisë në Beograd”, thuhet në njoftim.