Prifti grek i kënaqur për rikthimin e Shën-Sofisë në xhami

Publikuar në Gus. 19, 2020, 1:16 a.m.

Prifti grek Evangelos Papanikolau ka theksuar se po të mos e mbronin turqit Xhaminë e Madhe të Shën-Sofisë (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi), ajo do të ishe shembur që moti.

Duke folur pas ritit që u mbajt në kishën “Analipseos” në Rafina, e cila gjendet afër kryeqytetit Athinë, Papanikolau tha:

“Kush do ta mbronte një objekt kaq të madh siç është Shën-Sofia? Patjetër që turqit e mbrojtën!”.

Duke theksuar se turqit nuk kanë mbyllur asnjë kishë në Kretë, Papanikolau u shpreh se me urdhër të Othonasit [Mbreti Otto i Greqisë] u mbyllën shumë manastire dhe kisha në Greqi.

Prifti grek theksoi se gjatë qeverisjes së turqve njerëzit kanë mundur lirshëm ta ushtrojnë besimin dhe ruajnë fenë e tyre.

"Andaj njerëzit thonin: Më shumë preferojmë të shohim çallmën turke, sesa kapelën latine. Nëse pyetem unë, të dyja mos t’i shohim, por nëse doemos duhet të zgjedh njërën nga të dyja, atëherë unë do të zgjidhja turqit”, tha Papanikolau.

Duke theksuar se në kohën kur ishte muze vizitorët në Shën-Sofi hynin me veshje jo të përshtatshme, Papanikolau tha se nga tani e tutje brenda saj do të hyhet pa këpucë, me fustan të gjatë dhe shami.

“A nuk është kjo një shenjë respekti? Ndoshta këtë nuk duhet ta kuptojmë si mallkim, por si një korrigjim”, theksoi prifti Papanikolua.



Burimi : Anadolu Agency