Gruaja tuniziane dënohet me gjashtë muaj për përdhosjen e Kur’anit
Një gjykatë tuniziane dënoi blogeren Emna Chargui me gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 700 dollarë për ripostimin e një shaka në Facebook për koronavirusin e shkruar sikur të ishte një ajet nga Kur’ani.
"Kjo është e padrejtë ... kjo dëshmon se këtu nuk ka liri," tha Emma Chargui, 27 vjeçare, për Reuters nga shtëpia ku kishte pritur aktvendimin.
Ajo planifikon të apelojë siç lejohet brenda 10 ditëve, njoftoi Reuters.
Ndarja e postimit nga Emma Chargui në maj zemëroi shumë përdorues të mediave sociale që kërkuan ndëshkim.
Zëdhënësi i gjykatës Muhsin Dali tha se dënimi ishte me akuzën e nxitjes së urrejtjes midis feve dhe racave.
Avokati i Emma Chargui tha në maj se ajo ishte thirrur nga policia dhe zyra e prokurorit kishte filluar një hetim për rastin.
Sipas avokatit në atë kohë, ajo do të gjykohej bazuar në nenin 6 të Kushtetutës së vendit që nënvizon detyrën e qeverisë për të mbrojtur shenjtëritë fetare dhe për të parandaluar përdhosjen e atyre shenjtërive.