Anëtarët e Daesh-it u arrestuan në Libi
Ministria e Brendshme e Libisë tha se një grup anëtarësh të Daesh (ISIL ose ISIS) janë arrestuar afër kryeqytetit të vendit, Tripoli.
Ministria tha në një deklaratë se elementët terroristë u arrestuan në qytetin al-Zawiya, rreth 45 km në perëndim të Tripolit, njoftoi Anadolu Agency.
Ata kishin hyrë në vend për të minuar sigurinë dhe nxitur kaosin, shtohet ne deklarate.
Të dielën, zyrtarët në qytetin e Misrata, i vendosur 187 km në lindje të Tripolit thanë se kishin arrestuar një anëtar të Daesh-it të quajtur Omar Dabous.
Libia është shkatërruar nga një luftë civile që nga rrëzimi i Muammar Gaddafi në vitin 2011.