Zemërimi i amerikanëve, evropianëve kundër padrejtësisë
Shefi i gjyqësorit të Iranit, Ibrahim Raeisi iu referua protestave të fundit në SHBA dhe Evropë kundër racizmit dhe padrejtësisë dhe tha se zemërimi është rezultat i shtypjes së gjatë në Perëndim.
Duke folur në një takim të zyrtarëve të gjyqësorit në Teheran të hënën, Ibrahimi Raeisi tha se zemërimi kundër padrejtësisë dhe shtypjes nuk do të zhduket dhe nuk mund të shtypet nga policia kriminale dhe masat e sigurisë.
Ai tha se protestat janë rezultat i moskompetencës dhe korrupsionit të sistemeve të demokracisë liberale.
Kleriku i moshuar gjithashtu kritikoi presidentin amerikan për përdorimin e dhunës në gjate protestave në SH.B.A.
Protestat vazhdojnë në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera për vdekjen e George Floyd, një afrikano-amerikan vdekja e të cilit nga policia ndezi protestat më të mëdha ndonjëherë kundër racizmit.
46 vjeçari i zi i paarmatosur vdiq pasi një oficer policie i bardhë e mbajti të prangosur, u gjunjëzua në qafë dhe e mbërtheu në tokë për nëntë minuta në Minneapolis, Minesota në 25 maj 2020.