Xhamitë rihapen në Gjermani pas dy muajsh

Publikuar në Maj 14, 2020, 2:07 a.m.

Xhamitë në Gjermani hapën dyert e tyre për besimtaret të shtunën pas rreth dy muajve të mbylljes për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Ata i lejuan abesimtaret për namazin e sabahut, njoftoi  Agjensia Anadollu .

Veshja e maskave, përdorimi i sterilizuesve dhe ruajtja e një largësie prej 1.5 metrash nga njëra-tjetra janë një domosdoshmëri për ata që janë të gatshëm të falin namazin  në xhami.

Gjermania ka lehtësuar kufizimet e vendosura për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Shkollat, kishat, xhamitë dhe shesh lojërat tani gradualisht mund të rihapen gradualisht me kusht që të respektojnë plotësisht protokollet shëndetësore.

Gjermania ka raportuar më shumë se 170,000 raste të koronavirusit. Nga sëmundja kanë vdekur mbi 7.500 njerëz.

Në nivel global, numri i vdekjeve nga sëmundja është rritur në 276,000 dhe numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në më shumë se 4 milion.