Kënduesi egjiptian i Kur’anit Shejh Muhamed Mahmud Tablaui ka vdekur në moshën 86 vjeç.
Shejh Samih Ahmed Khaled Athamina, një mjeshtër i shquar jordanez i Kur’anit, i tha IQNA se Sheik Tablaui, i cili drejtoi Bashkimin Egjiptian të Kenduesve dhe Hafizeve te Kur’anit, vdiq të martën.
Sindikata lëshoi një mesazh ngushëllimesh, duke përshëndetur Shejhu Tablawi për shërbimin e Kuranit të Shenjtë për më shumë se 60 vjet.
Muhamed al-Saadati, zëdhënësi i sindikatës, tha që detajet e një funerali dhe shërbimi përkujtimor do të njoftohen më vonë.
Dar al-Ifta e Egjiptit lëshoi gjithashtu një mesazh ngushëllimesh për vdekjen e Kenduesit te shquar te Kur’ait.
Muhamed Mahmoud Tablawi lindi më 14 nëntor 1934 në fshatin Met Okba në Egjipt.
Në moshën 4 vjeç, filloi të mësojë Kur’anin e Shenjtë dhe përfundoi në moshën 9 vjeç.
Ai ka udhëtuar në shumë vende si përfaqësues i Al-Azhar-it dhe Ministrisë së Cështjeve Islame të Egjiptit.
Ai gjithashtu shërbeu si anëtar i trupit gjykues në shumë konkurse ndërkombëtare të Kur’anit
Burimi : IQNA