Mësimet E Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi I Shtatëdhjetëetretë.

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Prill 15, 2020, 3:26 a.m.

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit...

Përshëndetja dhe paqja qoftë mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) mbi familjen e tij tërësisht të pastër.

Ndjekës të nderuar ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imam Mehdiut), nga studiot e stacionit Keuther TV në Kum: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju”. Mirëseerdhët dhe kemi kënaqësinë t’iu kemi në mesin tuaj Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari. Imzot jemi në pjesën e shtatëdhjetëetretë të programit tonë me titull: “Zinxhiri dhe Argumentimi i Hadithit Thekalejn”.Imzot i nderuar dua që të hyj menjëherë në çështje, ju në programin e kaluar paraqitët hadithe të qarta dhe të vërteta, mbi të cilat është arritur njëzëshmëria, të cilat argumentonin pandashmërinë mes Kur’anit Famëlartë dhe farefisit të pastër. Në këtë program duam që të mësojmë përfundimet më të rëndësishme të pandashmërisë mes Kur’anit Fisnik dhe farefsit të pastër.

I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre! Ç’është e vërteta ju duhet të jini të sigurtë se unë nuk po e teproj aspak, kur them se Hadithi Thekalejn zotëron veçori që e dallojnë dhe e veçojnë nga argumentet e tjera fetare, sepse është një argumet fetar i bekuar, i cili bën të ditur dhe sqaron shkallët, ofiqet, virtytet dhe shkallët e farefisit të pastër të përcjellura nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.). Citoj kështu sepse përfundimet si çuditë, mrekullitë, virtytet që zënë vend në themelin e këtij mendimit tonë përftohen nga argumente fetare si ky. Ashtu siç e dini dhe ju nëse burimi i argumentit fetar nuk është Kur’ani Famëlartë por teksti i hadithit, nëse hadithi nuk është i pashkëputur në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, argumentimit dhe përmbajtjes, të tëra shqetësimet dhe problemet në hadithe në drejtimin e zinxhirit të përcjelljes dhe përmbajtjes do ta tregojnë veten dhe këtu.

Argumenti fetar në të cilin janë përmendur postet, frytet dhe virtytet e farefisit ndonjëherë përftohen nga thëniet e argumentit fetar kuranor. Megjithatë i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) sqaron se cilët janë njerëzit e synuar nga argument fetar kuranor. Kjo është një gjendje e rëndësishme dhe themelore e shikuar në Hadithin Thekalejn të cilën e hasim jashtëzakonisht pak.

Unë duhet ta sqaroj këtë pikë thelbësore me qëllim që ajo të dalë plotësisht në ndritë. Shikoni hadithin. Hadithi na bën të qartë se farefisi nuk do të ndahet nga Kur’ani. Domethënë kudo që ketë Kur’an do të gjendet dhe farefisi. Njëri nuk ndahet nga tjetri. Nëse do ta themi këtë me thënien e përcjelljeve të vërteta të shkollës sonë: “Ashtu siç Allahu nuk i ndan ata sa ata nuk do të ndahen nga Kur’ani”. Kudo që të ketë Kur’an edhe ata do të jenë atje. Sepse i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) për të cilin thuhet: “Ai nuk flet nga vetja por vetëm atë që i shpallet” na kumton: “Libri dhe farefisi nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri”. Kjo thënie dëshmon se ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri. Ndërsa thënia: “Derisa të vijnë mua në krye të bazenit” tregon se ky bashkim do të vazhdojë në këtë “dunja” (botë), në “berzah” (jetën e varrezave) dhe në “hashru’l-ekberin” (ringjalljen e madhe). Atëherë kjo pandashmëri nuk i përket një kohe të caktuar.

Në përgjithësi ky është përfundimi që përftojmë nga kjo përmbajtje: “Cilësia, privilegji dhe të tëra rolet që zotëron Kur’an Fisnik i zotëron dhe Ehli Bejti i Pastër (p.m.t.). Sepse i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) lajmëron: “Ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më vijnë mua në krye të bazenit”.

Unë dua që t’iu tërheq vëmendjen në çështjen që gjendet në qendër të dëshmisë së Hadithit Thekalejn. Ne kur shpalosim një veçori kuranore ose një mbiemër të cilin e ka cilësuar vetë Kur’ani, nënkuptojmë se kjo veçori është e vlefshme dhe për farefisin e pastër. Pra edhe nëse i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) nuk do të na kishte thënë, se cilat janë cilësitë e farefisit në Hadithin Thekalejn, sërish Kur’ani Famëlartë na përcakton se cilat janë veçoritë e farefisit. Të tëra veçoritë dhe cilësitë që Kur’ani Famëlartë i ka cilësuar për veten i zotëron dhe farefisi. Në rast të kundërt, pra në rast se farefisi nuk i zotëron këto veçori në mesin e tyre mund të shfaqet një ndarje.

Ndjekësit tanë të nderuar shikoni, Kur’ani Fisnik e cilëson veten me një mori veçorish dhe emrash. Fjala vjen Kur’ani Famëlartë bën të ditur për veten se është “furkan” (dallues, veçues) dhe “shifa li’l-kulubi” (shërim i zemrave). Kur’ani Famëlartë e cilëson veten e tij në këtë formë: “Atij nuk mund t’i vijë e kota as nga para dhe as nga pas”. (1) “Nuk ka dyshim se ky Kur’an të çon në udhën e drejtë”. (2) Ne ta kemi zbritur ty këtë Libër si një sqarues, një burim udhëzimi dhe mëshire, si dhe një përgëzim për muslimanët”. (3) Citojmë sa ka me dhjetra cilësi dhe emra të tillë kuranore. Nënvizojmë se mbarë këta cilësi dhe emra janë të vlefshëm dhe për farefisin. Themi kështu sepse i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) për të cilin thuhet: “Ai nuk flet nga vetja por vetëm atë që i shpallet” (4) na rrëfen: “Kur’ani dhe farefisi nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më vijnë mua në krye të bazenit”.

Prezantuesi: Ata janë të barasvlefshëm me njëri-tjetrin.

I ftuari: Sigurisht... Në këtë çast mund të drejtohet një pyetje: “Imzot cili është më i madh?!” Nëse do Allahu (k.m.t.) në të ardhmen do të sqarojmë kuptimin se farefisi është më i vogël. Ne do t’u japim përgjigjje pyetjeve të ngritura: “A janë më të vogla hadithet që bëjnë fjalë për vetë farefisin dhe thelbin apo kur krahasohen me Kur’anin?!” Megjithatë ajo që ka rëndësi është - ashtu siç thuhet në shkencën e logjikës me drejtimin e “kadijetu’l-muhmeles” (gjykimit të bartur) hadithi na argumenton se pandashmëria ka ndodhur në mënyrë të përgjithshme. Nëse farefisi do të ndahet në çështjen e një cilësie nga Kur’ani atëherë do të përgënjeshtrohet urdhri i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Pra nëse ne do të mohojmë nga farefisi i pastër një cilësi që i përket Kur’anit Famëlartë atëherë do të kemi përgënjeshtruar të nderuarin e dërguar (p.q.m.t.).

Unë dua që t’iu tërheq vëmendjen tuaj në pikën që dua të vë theksin. Këto cilësi, role, përgjegjësi dhe poste që po mundohemi që t’i vëmë në dukje për farefisin, nuk janë veçori që janë vënë në pah duke i ndarë nga sunneti dhe hadithi. Ne po orvatemi që këto veçori t’i kuptojmë nga Kur’ani. Ky është privilegji që ndodhet në Hadithin Thekalejn dhe nuk ndodhet në hadithet e tjera. Ndonëse hadithet e tjera shfaqin disa poste për farefisin e pastër rishtas ata e shfaqin këtë me udhën e haditheve. Mirëpo këto poste për të cilat po flasim dalin në dritë me udhën e Kur’anit dhe jo me udhën e haditheve. Dallimi është i madh. Sepse kur argumenti fetar është një hadith, atëherë ne duhet që të përcaktojmë sigurinë e zinxhirit të përcjelljes dhe të tekstit, duhet që të shpalosim nëse është përcjellur si fjalë apo si kuptim, nëse ka ndodhur apo nuk ka ndodhur ndonjë mangësi në përcjellje, të bëjmë të qartë nëse përcjellësi është apo nuk është gabuar, ose nëse ka ndodhur apo nuk ndodhur ndonjë ngatërresë në përcjelljen e hadithit. Këto janë vetëm një pjesë e dhjetra problemeve që kanë të bëjnë me përcjelljen e hadithit të lartpërmendur. Por Kur’ani Famëlartë është larg këtyre problemeve në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, dëshmisë, përmbatjtjes dhe sqarimit.

Në programet e shkuara ne kemi vërtetuar se Hadithi Thekalejn zotëron me dhjetra veçori dalluese në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes. Ne kemi thënë se Hadithi Thekalejn është i pashkëputur në të tërë shtresat. Kurse në këto pjesë që kemi kaluar në hetimin e përmbajtjes vëmë re se Hadithi Thekalejn zotëron privilegje të veçanta dhe në këndvështrimin e përmbajtjes. Sqarojmë se as që bëhet fjalë për këto privilegje në hadithet e tjera. Të tëra këto cilësi në lidhje me farefisin e pastër kanë dalë në dritë me udhën e Kur’anit Fisnik dhe jo me udhën e përcjelljeve. E thënë ndryshe ashtu siç Kur’ani ka cilësuar veten kjo është e vlefshme dhe për farefisin.

Prezantuesi: Imzot a mund të mësojmë se si Kur’ani ka cilësuar veten?!

I ftuari: Sigurisht... Kjo është një pikë e rëndësishme. Ky është thelbi i çështjes. Le të mësojmë veçoritë që Kur’ani ka cilësuar veten...

Edhe nëse është një gjë e shkurtër unë dua që të bëj një hyrje. Njëra nga mjetet dhe udhët më të rëndësishme të njohjes së Kur’anit Famëlartë është vetë Kur’ani. Kjo çështje është njëra nga veçoritë dalluese të Kur’anit dhe veçoritë e Kur’anit janë të mrekulleshme. Disa nga këto veçori janë si më poshtë: “Kur’ani është dritë, shpjegim dhe sqarim. Për hir të Allahut (l.m.t.) ne shikojmë çdo gjë me këtë dritë lëndore, me anë të këtij mjeti ndriçues. A e shikojmë atë dritë më një gjë tjetër apo vetë atë?! Ne e shikojmë vetë atë. Pra nuk ka një mjet tjetër në mes. Me fjalë të tjera nuk është i pranishëm asnjë mjet në mesi e kësaj drite që shfaq veten. Ne e shikojmë vetë atë dritë.

Lejomëni t’iu sjelll një shembull më të qartë. Shikoni diellin. Kur dielli lind dhe shkëlqen njeriu mund të shikojë gjithçka falë dritës së ndriçimit që dielli krijon. Por ne nuk e shikojmë vetë diellin me një dritë tjetër.

Ne nuk kemi nevojë për bërjen e njohur të askujt për të mund të njohur Kur’anin Fisnik. Sepse në fund të fundit Kur’ani e bën veten të njohur. Atëherë ne duhet t’i drejtohemi Kur’anit për të mund të njohur Kur’anin Famëlartë. Kështu që përsërisim se ne duhet t’i drejtohemi Kur’anit, për të mund të njohur çdo lloj gjëje dhe jo vetëm për të mund ta njohur atë, sepse Kur’ani Famëlartë është thelbi.

Kjo është arsyeja që në programet e mërparshme ne kemi shikuar urdhart e imamëve të Ehli Bejtit të cilat shprehen: “Paraqitini fjalët tona në Librin e Zotit tonë; nëse në të mund të gjeni një se dy dëshmitarë se një gjë që mbështet vërtetësin e fjalët tona merrini”.

Duke qenë se gjendja është kështu unë dua që të cek një parim shumë të rëndësishëm përpara se t’i kthej përgjigjje pyetjes se së mikut tim.

Pikë së pari; veçoritë dhe emërtimet janë me dy drejtime. Disa veçori dhe emërtime janë të përhapura dhe dihen në mesin tonë. Le ta ilustrojmë këtë me një shembull: “Kur ti bëhesh me një fëmijë ti e emërton atë me një nga emrat: “Xhemil” (I Bukur), “Kerim” (Bujar, Fisnik, I Nderuar), “Rauf” (I Dashur), “Hamid” (Falenderues), “Mahmud” (I Falenderuar) dhe të ngjashëm. Pyetje: Shumë mirë por a ka ky emër një detyrim përcjelljeje tek njeriu i emërtuar?! E thënë ndryshe kur ti e vë emrin: “Kerim” (Bujar) ose “Xheuad” (I Përjetshëm) tët biri a është një detyrim që ai të jetë: “Kerim” (Bujar)?! Si përgjigjje mund të themi se nuk është detyrim. Ti mund t’ia vësh emrin: “Kerim” (Bujar) tët biri por ai mund të jetë shumë dorështrënguar. Ndonëse ti mund t’ia vësh emrin: “Xhemil” (I Bukur) tët biri ai mund të mos jetë i bukur, i pashëm.

Emërtimet dhe cilësimet në mesin tonë nuk janë detyrim që i “musemma” (i emërtuari) të jetë në përputhje me emrin. Ndonjëherë mes emrit dhe “musemmasë” (të emërtuarit) mund të ketë dallime shumë të mëdha.

Pikë së dyti; a mund të jetë e mundur që kur Allahu i Madhëruar ti ketë vënë një emër Kur’anit Fisnik dhe ky emër të mos i bindet “musemmasë” (të emëruarit)?!” Jo, kurrë! Kjo është një gjë e pamundur! Sepse Allahu i Madhëruar kumton: “A ka ndonjë që thotë fjalë më të vërteta se sa Allahu?!” (5) Duke qenë se gjendja është kështu, kur Allahu i Madhëruar i ka dhënë një cilësi Kur’anit kjo do të thotë se kjo cilësi është në përputhje me të. Pra cilësuesi dhe i cilësuari janë në përputhje me njëri-tjetrin. Kur ky libër emërtohet me një emër kjo nënkupton se emri i dhënë është në përputhje me të emërtuarin dhe të cilësuarin. Sipas këtij parimi ne sërish do t’i drejtohemi Kur’anit Famëlartë për të mund të njohur Kur’anin Fisnik sa të kemi mundësi. Them sa të kemi mundësi, sepse ne duhet që të bëjmë deri në njëqind mësime, për të mund të hetuar këtë çështje dhe për të mund të njohur sadopak cilësitë e Kur’anit Famëlartë dhe kjo do ta tejkalonte fuqinë tonë.

Unë dua që t’u cilësoj dhe përcaktoj miqve tanë të nderuar, që duan të njohin dhe të mësojnë postet, përgjegjësitë dhe rolet të cilat u janë ngarkuar Ehli Bejtit, se duhet të kuptojnë Kur’anin Fisnik. Nëse do të njohin Kur’anin Famëlartë do të njohin dhe Ehli Bejtin. Ne duke u nisur nga këtu mund të perceptojmë dhe kuptimin e urdhrave të Ehli Bejtit të formuluara në formën: “Një e treta ose një e katërta e Kur’anit është për ne”. Disa pandehin se ne themi se emrat e tyre janë shqyrtuar në Kur’an. Jo, por në Kur’an kalojnë cilësitë, fjalët dhe shkallët e tyre. Si një domosdoshsmëri e rregullit të pandashmërisë nënvizojmë se cilësitë e kuranore janë dhe cilësitë e tyre.

Për këtë arsye kjo është udha më e virtytshme. Le të mos shmnagemi duke shkuar sa djathtas e sa majtas, sepse as që kemi nevojë për këtë. Unë po i sfidoj nga ana intelektuale. Unë mund ta vërtetoj të tërë kredon tonë nga Hadithi Thekalejn. Të tëra besimet mbi imamin dhe farefisin Shkolla e Ehli Bejtit i përfton nga Hadithi Thekalejn. Shprehem kështu sepse Kur’ani Famëlartë na e bën veten e tij të njohur si “furkan” (dallues, veçues). Atëherë themi se dhe Ehli Bejti e merr këtë cilësi. Kur’ani Fisnik na e bën veten e tij të njohur si “shifa” (shërim) kështu që dhe Ehli Bejti e zotëron këtë cilësi. Kur’ani Famëlartë na vë në dijeni duke na thënë: “Nuk ka dyshim se ai të përcjell në udhën më të drejtë”. (6) Udha e vetme e çuarjes në udhëzimin e vërtetë, kalon nga përqafimi dhe lidhja fort me Ehli Bejtin, bindja ndaj imamëve të Ehli Bejtit dhe punimi me mësimet e tyre.

Kjo është arsyeja se nëse do Allahu (f.m.t.) në këtë dhe në programet vijuese ne do të mundohemi që të shtjellojmë përmbledhjen e besimeve të Ehli Bejtit mbi “imametin” (udhëheqjen) duke trajtuar Hadithin Thekalejn.

Le të kalojmë drejtpërdrejtë në çështje.

Cilësia e parë, ashtu siç dihet njëri nga emrat e njohur dhe të ditur të Kur’anit Famëlartë është “furkan” (dalluesi, veçuesi). Kur’ani e ka emërtuar veten e tij kështu. Unë nuk pandeh se ky emër është i fshehur për asnjë. Kur i drejtohemi Kur’anin Fisnik ne mund ta vëmë re këtë emër të paktën në dy vende. Në fakt në Kur’anin Famëlartë gjendet dhe një sure me emrin “furkan” (dalluesi). Kjo tregon se njëri nga çelësat më të rëndësishëm të kuptimit të Kur’anit kalon duke e ditur atë si “furkan”.

Miqtë tanë të nderuar le ta dinë se çdo emër dhe cilësi e Kur’anit bën me shenjë tek një veçori e Librit të Nderuar. Kur Kur’ani thotë “nur” (dritë) ai lajmëron për një të vërtetë dhe kur thotë “furkan” (dallues) ai lajmëron për një tjetër të vërtetë.

Allahu i Madhëruar urdhëron: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Allahu është Ai i Cili ia zbriti “furkanin” robit të Tij Muhammedit, Ai është më i larti i më të lartëve”. Atë e zbriti Shpirti i Sigurtë (Xhibirili) në zemrën tënde që të jesh nga lajmëruesit”. Çfarë është gjëja që zbriti në zemrën e tij?! Gjëja që zbriti në zemrën e tij njëherë ishte “Kur’ani” (Leximi), njëherë ishte “nuri” (drita) dhe njëherë tjetër ishte “mizan” (peshorja). Ky është vendi i parë.

Vendi i dytë është në Suren Ali Imran në të cilën Allahu i Madhëruar urdhëron: “Ai ta zbriti ty Librin e vërtetë që të është vërtetues i librave të mëparshme. Më herët Ai i zbriti njerëzve dhe Teuratin dhe Inxhilin. Më parë Ai i zbriti njerëzve dhe “furkanin””. (7)

Kur’ani Famëlartë e emërton apo e cilëson veten e tij si “furkan”. Ndërsa cilat janë dallimet mes emërtimit dhe cilësimit është një çështje e veçantë. Sepse në vendin ku emërtimi është i vërtetë dhe cilësimi është i vërtetë. Por në vendin ku cilësimi është i vërtetë nuk është i domosdoshëm që emërtimi të jetë i vërtetë. Nëse do Allahu (k.m.t.) do ta hulumtojmë dhe këtë çështje në një kohë të duhur.

Cili është qëllimi me këtë emrin ose cilësimin e bekuar “furkan”?! Unë do të orvatem që të përmbledh sqarimet e dijetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit dhe Shkollës së Ehli Bejtit me qëllim që të mund të mësojmë se çfarë kuptimi ka fjala “furkan”.

Burimi ynë i parë është vepra me titull: “Tefsiru’t-Taberi” (Komentimi i Taberiut) e Imam Taberiut. Ky i fundit në komentimin e këtij ajeti përkufizon si vijon:“Ai zbriti Kur’anin për të ndarë mes të vërtetës dhe të kotës”.

Pra ai që do të ndajë mesin e të vërtetës dhe të kotës duhet të lidhet me Kur’anin. Nëse ai nuk i drejtohet Kur’anit për të ndarë të vërtetën nga e kota ai do t’i ngatërrojë të dyja ndodhitë me njëra-tjetrën. Ai do të mendojë se një gjë që është e vërtetë ndonëse ajo është e kotë, si dhe do të përfytyrojë se një gjë është e kotë ndonëse ajo është e kotë.

Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Tefsiru’t-Begaui” (Komentimi i Begauiut) e Imam Begauiut. Ky i fundit përshkruan kështu në komentimin e ajetit të tretë të Sures Ali Imran: “Ai zbriti “furkanin” që dallon dhe ndan të vërtetën dhe të kotën nga njëra-tjetra”.

Burimi ynë i tretë është komentimi me titull: “Zadu’l-Mesiri” (Shtimi i Kthimit) e Ibn Xheuziut. Ky i fundit citon kështu në komentimin e Sures Furkan: ““Furkani” është Kur’ani. Arsyeja e emërtimit të Kur’anit si “furkan” është ndarja e të vërtetës dhe të kotës nga njëra-tjetra”. (8)

Pra Kur’ani është një kriter në pikën që të mund të ndajmë të vërtetës dhe të kotës nga njëra-tjetra.

Kurse kometnimi më i qartë se komentimet e mësipërme ceket në veprën me titull: “Furkan bejne’l-Hakki ue’l-Batili” (Dalluesi mes të Vërtetës dhe të Kotës) e Ibn Tejmijjes. Sqarimet e tij në lidhje me çështjen janë më të imtësishme dhe më të dobishme. Ky i fundit kumton kështu në këtë veprën e tij:

Një Ndarje (Krye) në Pikën e Ndarjes së të Vërtetës dhe të Kotës:

“Allahu i Madhëruar e ka sqaruar këtë më Librin dhe të dërguarin e Tij. Njeriu që është më shumë i bindur ndaj Librit që Allahu i Madhëruar ka zbritur dhe të dërguarit ka dërguar edhe aftësia e tij e “furkanit” është më e madhe”. (9)

Kjo do të thotë se ai njeri i cili lidhet më shumë me Librin ka më tepër aftësi dalluese në këndvështrimin e “furkanit”.

Miq të nderuar ne mund të shprehemi kështu duke shfrytëzuar pikërisht këto sqarime: “Njeriu i cili lidhet më shumë me farefisin ka më tepër aftësi dalluese në këndvështrimin e “furkanit”. Të themi të drejtën Ibn Tejmijje thotë se këto fjalë i ka thënë i dërguari (p.q.m.t.); krahas kësaj ai shton se farefisi është udha e arritjes tek hadithet e të dërguarit (p.q.m.t.).

Ndërsa në vazhdim thotë: “Ai njeri që i bindet Librit dhe të dërguarit më larg është në të njëjtën shallë larg në këndvështrimin e “furkanit” dhe e ngatërron të vërtetën me të kotën me njëra-tjetrën. Ashtu siç ngatërrohen robërit e “Rrahmanit” (Gjithëmëshirshmit) me robërit e shejtanit me njëri-tjetrin. Gjithashtu ai ngatërron me njëri-tjetrin dhe të dërguarin e vërtetë me njeriun që shtron pretendimin se është i dërguar”. (10)

Kjo është një çështje e rëndësishme. Pra ai që nuk i bindet Librit ngatërron të vërtetën dhe të kotën me njëra-tjetrën. Edhe njeriu që nuk i bindet farefisit që është i barasvlefshmi i Librit e ngatërron të vërtetën me të kotën me njëra-tjetrën. Sërish bëhet fjalë për të njëjtën gjë dhe në çështjen e udhëheqjes dhe prijësisë. Nëse ai nuk i drejtohet të barasvlefshmit të Kur’anit ai ngatërron imamin e vërtetë me imamin e rremë dhe të kotë me njëri-tjetrin. Ai citon: “Imzot Muauije me imzot Aliun!” Ai thotë: “Imzot Muauije ka dalë kundër imzot Aliut”. Sepse ai nuk ka kriterin e vërtetë në dorë. Nëse do të kishte kriterin e vërtetë në dorë dhe do të kishte marrë si kriter urdhrin: “O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij”, atëherë do t’i kishte quajtur armiqtë e Allahut njerëzit të cilët i dolën kundër Imam Aliut (p.m.t.). A është e mundur që një njeri i tillë të përkujtohet si “imzot Muauije?!” A është e mundur që kreu i dyfytyrësisë të ngrihet në postin e zotërisë?! Ashtu siç Muauije është dyfytyrësh edhe djemtë e tij janë dyfytyrësh. Për këtë është e mjaftueshme që të përmendim se Jezidi që është vrasësi i të nderuarit Imam Husejni (p.m.t.) erës së mirë të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) është nga frytet e Muauijes.

Nëse do të thuash: “Ai nuk është vrasësi”, unë do të përgjigjem: “Po është e vërtetë se ai nuk e ka vrarë. Megjithatë ai u bë shkak për marrjen e zotimit me shpatë nga muslimanët, për krimet e tmerrshme në Medinë dhe për rënien dëshmor të të nderuarit Imam Husejni (p.m.t.)”.

Ndërsa në vijim tregon kështu: “Ai i ngatërron ajetet e të dërguarit (p.q.m.t.) me dëshmitë e gënjeshtarëve më njëra-tjetrën. Ai merr një gjendje të tillë sa ngatërron Krijuesin me krijesën me njëra-tjetrën”. (11)

Pra njeriu arrin në këto gjendje të mjera nëse nuk i bindet udhës së drejtë që ka sqaruar i nderuari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).

Rishtas dhe në veprën me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh) të Ibn Kethirit kalojnë gjëra të ngjashme. (12)

Tani le të shikojmë veprën me titull: “Tesiru’l-Kerimi’r-Rahman fi’t-Tefsiri’l-Kelami’l-Mennani” (Ndikimi i të Nderuarit i të Gjithëmëshirshmit në Komentimin e Fjalës së Dashur) e dijetar Sadiut. Ky i fundit nënvizon kështu në komentimin e sures Furkan: “Pra ky emër nënkupton se cilësitë e tij janë të plota dhe madhështore dhe ka shumë të mira. Njëra nga mirësitë dhe dhuntitë më të mëdha është emërtimi këtij Libri me emrin “furkan” që përkthehet se është dalluesi, veçuesi i të lejuarës dhe i të ndaluarës, i udhëzimit dhe i shmangies, i lumturisë dhe mundimit nga njëri-tjetri”. (13)

Atëherë ai njeri që i bindet Kur’anit, shpëton me argumentin fetar të Hadithit Thekalejn, largohet nga fatkeqësia dhe mërzia, si dhe bëhet nga njerëzit e lumtur dhe të udhëzuar.

Një tjetër shembull është vepra me titull: “Sherhu’l-Akideti’t-Tedmurrijje” (Sqarimi i Kredos së Tedmurit) e dijetar Abdurrahman Ibn Nasir Berrakut. Ai pohon kështu në këtë veprën e tij: “Që të tëra emrat si Kur’an, “furkan” (dallues), “huda” (udhëzim), “nur” (dritë), “tenzil” (zbritje), “shifa” (shërim) etj., janë emrat e një të emërërtuar që është Kur’ani Fisnik”. (14)

E thënë ndryshe gjëja e emërtuar është një e vetme, mirëpo emrat janë të larmishëm dhe të ndryshëm. Sepse ky Kur’an ka një sërë veprash të mëdha, përfundime dhe fryte.

Ndërsa në vazhdim ai thekson: “Çdo njëri nga këto emra ka një kuptim. Kur’ani është libër. Pra do të thotë se ka kuptimin e gjësë së shkruar. Një emër është Kur’an që ka kuptimin e mbledhjes. Një emër është furkan, që dallon të vërtetën dhe të kotën, ndan në mesin e kujdestarëve/miqve të Allahut dhe armiqve të Allahut”. (15)

Kur’ani ndan mes miqve dhe armiqve të Allahut. E njëjta gjë që vlen për bindjen ndaj Kur’anit shërben dhe për farefisin. Gjithashu dhe farefisi ndan mes miqve dhe armiqve të Allahut.

Ndërsa në fund mund të përmendim veprën me titull: “Muhaderatun fi’l-Akideti ue’d-Daueti” (Çështjet e Kredos dhe Thirrjes) e Salih Ibn Feuzanit. Ai kumton kështu në veprën e tij: “Furkan ka kuptimin e gjësë që dallon dhe ndan të vërtetën dhe të kotën, udhëzimin me shmangien. Kur’ani është “farik” (dallues) dhe “furkan” (dallues, ndarës, veçues) që ai veçon gjërat që janë të dobishme për ty dhe gjërat që janë të dëmshme për ty o musliman. Ai të urdhëron që të çosh në vend gjërat e mira dhe ndalon që të bësh gjëra të këqija. Ai të tregon se për çfarë keni nevojë në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai është furkani që veçon të vërtetën dhe të kotën. Ai është udhëzuesi që ka kuptimin që të udhëzon, të tregon udhën dhe të përcjell në “siratu’l-mustekimi” (udhën më të drejtë). Ai është drita që të ndriçon udhën. Ai është jeta që shëron zemrat e sëmura dhe ringjall zemrat e vdekura”. (16)

Mbarë këto veçoritë e mësipërme janë të vlefshme dhe për farefisin. Nëse dhe farefisi nuk i zotëron këto veçori që i zotëron Kur’ani, kjo nënkupton se do të krijohet një ndarje mes Kur’anit dhe farefisit, dukuri kjo e cila bie ndesh me argumentin fetar të Hadithit Thekalejn në formën: “Ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”.

Këto përcjellje i kemi kryer nga dijetarët e Ehli Sunnetit.

Le të paraqisim dhe një argument që ka këtë kuptim nga dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit. Fjala vjen vepra me titull: “Mizan” (Peshorja) e dijetar Tabatabaiut. Ai rrëfen kështu në komentimin e ajetit të katërt të sures Ali Imran: “Ndarja që duhet në sytë e Allahut, duke qenë se është e lidhur me kuptimin e udhëzimit, ajo që synohet këtu, është ndarja e të vërtetës dhe të kotës në kontekstin e besimit dhe diturive, ndarja e sjelljeve që nuk hyjnë në këtë përfshirje, me sjelljet që hyjnë në përfshirjen e detyrës së qenies rob në kontekstin e punëve që shfaq njeriu gjatë jetës së tij së kësaj bote. Si rrjedhojë kuptimi i përdorimit të konceptit, përfshin dituritë themelore dhe të cilësuara të hollësishme të cilat Allahu i Lartësuar ua ka zbritur të dërguarve të Tij me udhën e shpalljes. Qofshin të sqaruara në këtë libër shpalljeje, qofshin të sqaruara me anën e të dërguave por jo në këtë libër”. (17)

Atëherë udha që të mund të mësojmë të tëra dituritë thelbësore dhe dytësore kalon nga bindja ndaj Kur’anit dhe farefisit që është bashkë me Kur’anin.

Për këtë arsye dijetar Sejjid Tabatabaiu citon si më poshtë: “Këtë kuptim të cilin Allahu i Lartësuar e ka shprehur me konceptin e “furkanit”, Ai e ka sqaruar dhe me fjalën “mizan” (peshore). “Nuk ka dyshim se Ne i kemi zbritur të dërguarit Tanë me dokumente shumë të qarta dhe u kemi zbritur dhe Librin dhe “mizanin” (peshoren) bashkë me ta, në mënyrë që njerëzit të mbajnë në këmbë drejtësinë”. (18)

Pra për të mund të shprehur kuptimin e fjalës “furkan” ndonjëherë përdoret dhe fjala “mizan”.

Miqtë e mi të nderuar unë dua që t’i jap fund kësaj çështjeje me një fjali të vetme: ““Furkani” kjo cilësi në fjalë që është e fiksuar në Kur’anin Famëlartë, është ndarja e të vërtetës dhe të kotën, me kuptimet e thella, rrethuese dhe përfshirëse që bart, në rrafshin e kredos, moralit dhe punëve dhe të ngjashme. Kur’ani është “farik” dhe “furkan”. Meqënëse gjendja është kështu kjo veçori si një domosdoshmëri e Hadithit Thekalejn, është e vlefshme dhe për farefisin e pastër, madje në të tëra rrafshet. Ashtu siç i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë në Hadithin Thekalejn, edhe në fjalën e farefisit gjendet veçoria e “furkanit”, që nuk ndahet nga Kur’ani dhe Kur’ani që nuk ndahet nga farefisi.

Prezantuesi: Imzot ashtu siç cekët dhe ju njëra nga veçoritë që zotëron Kur’ani është ndarja e të vërtetës dhe të kotën nga njëra-tjetra, qenia “furkan” në këtë kuptim. Ndërsa farefisi nuk ndahet nga Kur’ani. Vallë a ka çështje që dëshmojnë se farefisi është kriter që ndan të vërtetën dhe të kotën nga njëra-tjetra në hadithet e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.)?!

I ftuari: Një njeri mund të ngrejë pyetjen: “Imzot ky është mendimit dhe konceptimi juaj. Por Kksh thotë se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e ka vlerësuar farefisin në shkallën e “furkanit” dhe “mizanit””?!

Ne mund ta nxjerrim këtë kuptim nga Hadithi Thekalejn. Ne kemi bërë të ditur se Kur’ani Famëlartë e ka cilësuar veten si “furkan” dhe se dhe farefisi e zotëron këtë cilësi. Përveç kësaj mund të shtrohet pyetja: “Vallë a ka dëshmi që tregojnë se farefisi është “furkan” i cili dëshmon se është “mizan”, dallon dhe ndan të vërtetën dhe të kotën, udhëzimin me shmangien, besimin me dyfytyrësinë nga njëra-tjetra në hadithet e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.)?!”

Si pasojë e kohës së kufizuar ne do të përmendim vetëm disa hadithe të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Ndërsa vazhdimin do ta lëmë në programin pasardhës.

Pohojmë se janë përcjellur argumente të ndryshme fetare nga i dërguari (p.q.m.t.) që dëshmojnë se farefisi i pastër është “furkan” dhe “mizan” i cili veçon të vërtetën dhe të kotën nga njëra-tjetra.

Argumenti i parë fetar është urdhri i i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) që e ka thënë në Gadir Humi: “O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armitkut të tij”. Sipas këtij urdhri ai i cili bën mik të nderuarin Ali (p.m.t.) bëhet nga njerëzit e drejtë dhe të udhëzuar dhe ai i cili bëhet armik me të nderuarin Ali (p.m.t.) bëhet nga njerëzit e shmangies dhe të kotës. Ky hadith ka këtë kuptim: “Miqësia me të nderuarin Ali (p.m.t.) ose armiqësia me të nderuarin Ali (p.m.t.) është kriteri, norma dhe peshorja e mundësisë së njohjes së njerëzve të drejtë dhe të kotë”. Ja pra ky është “furkani” dhe “mizani”. Kjo cilësi nuk vlen për asnjë njeri tjetër përveç të nderuarit Ali Ibn Ebi Talibi (p.q.m.t.).

Dikush mund të thotë kështu: “Imzot, ka një përcjellje të pranishme tek vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Buhariut) e Imam Buhariut”.

“Ai që do të bëhet mik me të nderuarin Ali (p.m.t.) është nga njerëzit e drejtë. Ai që do të bëhet armik me të nderuarin Ali (p.m.t.) është nga njerëzit e shmangies dhe të kotës”.

Nëse do të pyesësh: “Ku kalon hadithi?!” unë do të shënjoj vetëm një burim.

I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) rrëfen kështu në vijim: “Ai që më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij... O Allahu im! Ndihmoje atë që e ndihmon atë. O Allahu im! Mos e lër pa ndihmë atë që e ndihmon atë... O Allahu im! Bëhu kujdestar i atij që e pranon atë si kujdestar dhe bëhu armik i atij që ushqen armiqësi ndaj tij...”.(19)

Hadithi është mjaft i gjatë. Shejh Shuajb Arnauti ka vënë këtë shënim në fund të hadithit: “Zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë, përcjellësit që përcjellin hadithin janë besnikë dhe të drejtë, si dhe janë muhaddithet që kalojnë në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Buhariut) e Imam Buhariut dhe titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit) e Imam Muslimit”.

Burimi i dytëështë vepra me titull:“Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) e Shejh Albanit. Ky i fundit tregon kështu në veprën e tij: “Ky është një hadith i vërtetë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. Unë them se Dhehebiu nuk e ka bërë të ditur gjykimin e tij dhe ka heshtur mbi këtë hadith. Ah sikur në zinxhirin e përcjelljes së hadithit të mos zinte vend Habibi, sepse ai është një përcjellës mudelis. Megjithatë ai nuk ka mbetur i vetëm në këtë përcjellje”. (20)

Pra ai orvatet që të thotë këtë: “Nëse këtë hadith do ta kishte përcjellur vetëm Habibi atëherë ky hadith nuk do të pranohej. Mirëpo duke qenë se është mbështetur nga ana e përcjellësve të tjerë nuk ka asnjë lloj problemi në hadith.

Hadithi i parë i përcjellur në lidhje me të nderuarin Ali (p.m.t.) i përket qenies së tij zotëri. Shtojmë se nuk ka asnjë rëndësi nëse ne e shqyrtojmë çështjen e qenies zotëri qoftë në kuptimin e bindjes qoftë në kuptimin e dashurisë. Tani për tani ne nuk po shtjellojmë çështjen se çfarë synohet me qenien zotëri. Atëherë nënvizojmë se kriteri mes të vërtetës dhe të kotës është “muualati” (qenia zotëri) dhe “muuadati” (qenia armik).

Argumenti i dytë fetar është njëri nga argumentet më të rëndësishme fetare. Ne e kemi trajtuar këtë hadith në mënyrë gjithëpërshirëse. I nderuari Ali (p.m.t.) urdhëron si vijon: “Në këtë çast është jashtë çështjes sonë nëse hadithet e të dërguarit të paditur (p.q.m.t.) dëshmojnë apo nuk dëshmojnë në ato çështje. I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) citoi kështu duke na dhënë një kriter: “Sidoqoftë ne e kemi përsëritur me dhjetra herë se hadithi që do të përdoret si argument duhet të jetë një hadith i vërtetë, i qartë dhe mbi të cilën të jetë arritur njëzëshmëria. Madje theksojmë se jo vetëm që ky hadith është i vërtetë dhe i qartë por dhe dijetarët e Ehli Sunnetit dhe Ehli Shiitët janë pajtuar mbi këtë hadith. Tani për tani po e lëmë mënjanë çështjen e udhëheqjes dhe prijësisë. Fjala e tij në lidhje me këtë është kështu: “Ty të do vetëm besimtari dhe të përbuz vetëm dyfytyrëshi”. Atëherë kriteri mes besimit dhe dyfytyrësisë është dashuria ndaj të nderuarit Ali (p.m.t.) dhe mllefi ndaj të nderuarit Ali (p.m.t.). Ja pra ky është furkani. Për këtë arsye i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e zbaton tërësisht peshoren kuranore. Në njërën anë i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e ka cilësuar vetë Kur’anin si “furkan” që dallon të vërtetën dhe të kotën, besimin me dyfytyrësinë, udhëzimin me dhmangien nga njëra-tjera dhe në anën tjetër e ka cilësuar dhe të nderuarin Ali si “furkan” që dallon të vërtetën dhe të kotën, besimin me dyfytyrësinë dhe udhëzimin me shmangien nga njëra-tjetra.

I nderuari Ali (p.m.t.) është bashkë me Kur’anin, Kur’ani është bashkë me Aliun (p.m.t.). I nderuari Ali (p.m.t.) urdhëroi kështu: “Betohem në Allahun e Madhëruar i Cili ka krijuar grimcën dhe njeriun se për mua është një zotim i prerë i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) të paditur se mua nuk do të më dojë askush tjetër përveç besimtarit dhe nuk do të më përbuzë askush tjetër përveç dyfytyrëshit”. (21)

Prezantuesi: Ai është njeriu që do të ndajë se kush do të hyjënë Xhennet dhe në Xhehennem.

I ftuari: Shumë e saktë! Tekefundit kjo është njëra nga përfundimet dalluese të vërtetës dhe të kotës dhe të udhëzimit me shmangien. Pra do të shihet dhe ky përfundim teksa ai i ndan njerëzit njerëzit në ringjalljen e madhe në Xhennet dhe në Xhehennem. I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) pohon si më poshtë: “Ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”. Ndërsa çështja që ju përcaktuat ka të bëjë me botën tjetër. Pra ai njeri që është bërë miku i të nderuarit Ali (p.m.t.) do të përcillet në Xhennet dhe ai njeri që është bërë armiku të nderuarit Ali (p.m.t.) do të përcillet në Xhehennem.

Prezantuesi: Ndërsa në këtë çast kemi në lidhje telefonike vëlla Muhammedin nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni.

Muhammedi: Paqja qoftë mbi ju. Unë do të pyesja mbi argumentin që bën të ditur se cilësitë dhe veçoritë që zotëron Kur’ani i zotëron dhe farefisi...

I ftuari: Edhe ju mbi qoftë paqja. Argumenti më i fuqishëm, më i lartë dhe më i qartë është urdhri i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) në formën: “len jefterika / nuk do të ndahen kurrë”. Ne kur i drejtohemi fjalorit vëmë re se fjalëza/lidhëza “len” ose shpreh mohim - ky është mendimi i njohur në mesin e gjuhëtarëve, leksikografëve - ose ka kuptimin e mohimit të përhershëm - ky është mendimi i Zemhasheriut. Atëherë argumenti fetar tregon se këto dy ndodhi nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra. Kur themi: “Ky libër nuk do të ndahet kurrë nga tjetri” nëse çdo lloj cilësie dhe veçorie që gjendet në librin e përmendur nuk ndodhet në librin tjetër atëherë kjo nënkupton se ka ndodhur ndarja. Kështu që në mënyrë që udhri i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) në formën: “len jefterika / nuk do të ndahen kurrë” të mund të jetë i vërtetë, të tëra cilësitë dhe veçoritë që i zotëron i pari duhet të t’i ketë dhe i dyti. Nëse i pari ka dhjetë veçori ndërsa i dyti ka më pak kjo përkthehet se këta të dy janë ndarë nga njëra-tjetri. Unë nuk mund të mendoj se askush që di gjuhën dhe gramatikën arabe do të ketë nevojë për një gjë më të qartë se kjo për ta argumentuar këtë.

Prezantuesi: Ndërsa në këtë çast kemi në lidhje telefonike vëlla Samiunnga Mbretëria e Kuvajtit.Urdhëroni.

Samiu:Paqja qoftë mbi ju. Pyetja ime ështënë kornizëneurdhrit e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.): “Ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”. Si do ta njohim njeriun nga i cili do të përfitojmë gjatë kohës kur imami i dymbëdhjetë është në epokën e fshehjes?!

I ftuari: Edhe ju mbi qoftë paqja. Njëra nga frytet dhe mesazhet që do të japë Hadithi Thekalejn - që këtë çështje do ta studiojmë në të adhmen - është se sipërfaqja tokësore nuk do të mbetet pa argument dhe patjetër se do të gjendet një njeri nga familja e Fatimesë (p.m.t.) në sipërfaqen tokësore. Edhe prania e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.) në të cilin beson Shkolla e Ehli Bejtit është njëra nga përfundimet që dalin nga Hadithi Thekalejn. Kur të tjerët drejtojnë pyetjen: “Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.) nuk rrjedh nga familja e të nderuarës Fatime (p.m.t.)” ne i u ngrejmë pyetjen: “Atëherë kush është?!” Sepse Hadithi Thekalejn na thotë për domosdoshmërinë e pranisë së një njeriu të sigurtë i cili bart cilësitë dhe veçoritë kuranore. Atëherë tregonani një njeri të tillë. Nëse do të thoni: “Ai nuk është lindur ende” shprehemi se kjo bie ndesh me Hadithin Thekalejn - që këtë çështje do ta trajtojmë në mësimet vijuese -. Nëse do të thoni: “Ai është lindur mirëpo ne nuk e njohim atë”, themi se ja pra kjo është fshehja. Gjithashtu dhe ne themi se ai është lindur por nuk e dimë se kujt do t’i bindemi. Ja pra njëra nga mesazhet më të rëndësishme të Hadithit Thekalejn është argumentimi i pranisë së imamit të dymbëdhjetë të imamëve të Ehli Bejtit.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Sure Fussilet, Ajeti 42.

2- Sure Isra, Ajeti 9.

3- Sure Nahl, Ajeti 9.

4- Sure Nexhm, Ajeti 4.

5- Sure Nisa, Ajetet 87, 122.

6- Sure Isra, Ajeti 9.

7- Sure Ali Imran, Ajeti 3.

8- Ibn Xheuziu, “Zadu’l-Mesiri fi’l-Ilmi’t-Tefsiri” (Shtimi i Kthimit në Diturinë e Komentimit), vëll. 6, fq. 71, Shtëpia Botuese: “Mektebu’l-Islami” (Instituti Islam).

9- Ibn Tejmijje,“Furkan bejne’l-Hakki ue’l-Batili” (Dalluesi Mes të Vërtetës dhe të Kotës), fq. 168, Vërtetimi Nga Abdurrahman Ibn Salih Mahmudi, Shënimi Nga Dr. Hamed Ibn Ahmed Aslani, Shtëpia Botuese: “Merkezu’l-Ibni Tejmijje” (Qendra e Ibn Tejmijjes).

10- Ibn Tejmijje,“Furkan bejne’l-Hakki ue’l-Batili” (Dalluesi Mes të Vërtetës dhe të Kotës), fq. 168, Vërtetimi Nga Abdurrahman Ibn Salih Mahmudi, Shënimi Nga Dr. Hamed Ibn Ahmed Aslani, Shtëpia Botuese: “Merkezu’l-Ibni Tejmijje” (Qendra e Ibn Tejmijjes).

11- Ibn Tejmijje,“Furkan bejne’l-Hakki ue’l-Batili” (Dalluesi Mes të Vërtetës dhe të Kotës), fq. 168, Vërtetimi Nga Abdurrahman Ibn Salih Mahmudi, Shënimi Nga Dr. Hamed Ibn Ahmed Aslani, Shtëpia Botuese: “Merkezu’l-Ibni Tejmijje” (Qendra e Ibn Tejmijjes).

12- Ibn Kethiri, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), vëll. 2, fq. 309.

13-Shejh Abdurrahman IbnNasir Sadiu,“Tesiru’l-Kerimi’r-Rahman fi’t-Tefsiri’l-Kelami’l-Mennani” (Ndikimi i të Nderuarit i të Gjithëmëshirshmit në Komentimin e Fjalës së Dashur), fq. 672, Me Paraqitjen e Abdullah Ibn Abdulaziz Ukajlit dhe Muhammed Ibn Salih Uthejminit.

14- Shejh Abdurrahman Ibn Nasir Berraku, “Sherhu’l-Akideti’t-Tedmurijje” (Sqarimi i Kredos së Tedmurit), fq. 341, Përgatitja Nga Abdurrahman Ibn Salih Sudejsi, Shtëpia Botuese: “Daru’t-Tedmurijje” (Vendi i Tedmurit).

15- Shejh Abdurrahman Ibn Nasir Berraku, “Sherhu’l-Akideti’t-Tedmurijje” (Sqarimi i Kredos së Tedmurit), fq. 341, Përgatitja Nga Abdurrahman Ibn Salih Sudejsi, Shtëpia Botuese: “Daru’t-Tedmurijje” (Vendi i Tedmurit).

16- Dr. Salih Ibn Feuzan Ibn Abdullah Feuzani, “Muhaderatun fi’l-Akideti ue’d-Daueti” (Të Përgatiturit në Kredo dhe Thirrje), vëll. 2, fq. 279, (viti i botimit 1428 sipas mërgimit islam / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit), Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

17- Shejh Sejjid Muhammed Husejn Tabatabaiu, “Mizan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja në Komentimin e Kur’anit), vëll. 15, fq. 102, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Alemi” (Instituti Botëror), Bejrut, Liban.

18 -Shejh Sejjid Muhammed Husejn Tabatabaiu, “Mizan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja në Komentimin e Kur’anit), vëll. 15, fq. 102, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Alemi” (Instituti Botëror), Bejrut, Liban.

19 -Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Përcejlljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 56, Hadithi Nr: 19302, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes).

20- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta), vëll. 4, fq. 330, Hadithit Nr: 1750.

21- Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nisaburi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), vëll. 1, fq. 101, Vërtetimi Nga Shejh Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Etheriu.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak