Islami bën hapa të mëdhenj në mesin e grave kubane

Publikuar në Shta. 21, 2019, 3:10 a.m.

Gjithnjë e më shumë gra që mbajnë shami mund të shihen duke ecur nëpër rrugët piktoreske të Havanes së vjetër, por këto gra nuk janë turistë nga vendet e largëta, ato janë gra muslimane kubane, numri i të cilave po rritet  vazhdimisht.

As lagështia e Karaibeve, as vështirësia në gjetjen e ushqimit  Hallall dhe as ekzistenca e vetëm një xhamie në të gjithë vendin nuk i ka penguar  këto gra te gjejne besimin e tyre në Islam.

Shumica e grave muslimane kubane janë e kane  përqafuar besimin e tyre të ri, fene Islame, për arsye të ndryshme:  se pari si zbulesë shpirtërore, nga kurreshtja fetare, ose sepse ato janë në një marrëdhënie me një partner musliman.

Maryam Camejo është një gazetare 27-vjeçare që e perqafoi fene Islame shtatë vjet më parë. Ajo thotë se numri i grave, dhe veçanërisht gratë më të reja, të cilat e perqafojne fene Islame janë shtuar  në vitet  e fundit.

Maryamja  është thellësisht e përfshirë në Bashkësinë Muslimane vendase dhe jep mësime në gjuhen arabe dhe në Kur’an në xhaminë e Havanës  që u përurua në vitin 2015.

35-vjeçarja Isaura Argudin thotë se ajo është përballur me vështirësi si një grua muslimane kubaneze  për shkak të mungesës së "njohurive" në ishull.

Sipas Lidhjes Islame të Kubës, komuniteti musliman në Kubë  numëron mbi 6,000  muslimanë,  përfshirë 1.200 gra.



Burimi : Reuters