Gruaja rumune e perqafon fene Islame në Xhamine e Imam Rizait

Publikuar në Shta. 14, 2019, 11:53 p.m.

Një grua e re rumune e ka perqafuar fene Islam në Xhamine e Shejte të Imam Rizait (a.s.) në prag të festes te Gadir Khummit.

Gadir Khumm i referohet një vendi në të cilin Pejgamberi (a.s)  mbajti një fjalim pak para vdekjes së tij, duke e emeruar Ali ibn Ebi Talibin (a.s.) si pasardhësin e tij.    

Duke shpjeguar vendimin e saj, Angela tha:

"Pika fillestare e vendimit tim ishte udhëtimi im i fundit në Mashhad tre vjet më parë kur u interesova për Islamin dhe fillova të hulumtoja mbi të."

"Unë e pranova Kur’anin e Shenjtë si bazën dhe burimin e hulumtimeve të mia që nga atëherë," shtoi zonja Angela, tani muslimane.

Duke iu referuar procesit të njohjes së saj me Librin e Shenjtë, Angela deklaroi se lexoi  Ku’ranin.  "Më tërhoqën mekami i ajeteve Kur’anit, si dhe permbajtja me kuptimet e thella të tij."

"Meqenëse Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait (a.s.) ishte vendi ku filloi të rritet interesi im per Islamin dhe meqë Imam Rizai (a.s.)  gjithmonë ka pasur një favor të veçantë ndaj meje, unë vendosa që të perqafoi zyrtarisht fene Islame ne Xhamine e Imam Rizait (a.s.), tha Angela.

Gruaja rumune  e prezantoi Islamin si një kulturë të pastër dhe të pasur dhe shprehu lumturinë e saj për njohjen e saj me fenë e re.

Ceremonia, e rregulluar nga  Zyra e Astan Quds Razavi për Ceshtjet e vizitoreve  Jo-Iranianë, erdhi në fund pasi i ofroi certifikatën e perqafimit te fese Islame  dhe disa dhurata kulturore dhe shpirtërore për zonjën rumune te sapo kthyer ne Islam.



Burimi : Astan Quds Razavi