Haxhiu më i vjetër? Një burrë indonezian që pretendon se ka 130 vjeç mbërrin në Arabinë Saudite
Një burrë indonezian që pretendon të jetë 130-vjeçar arriti në Mbretërinë Saudite te Mërkurë për të kryer haxhin në Mekë, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).
Ohi Aidros Samri mbërrini në Aeroportin Ndërkombëtar Mbreti Abdulaziz me familjen e tij prej gjashtë vetësh. Ai është duke u pritur nga Programi i Mysafirëve të Haxhit dhe Umres së Mbretit Salman për të kryer ritualet e Haxhit këtë vit.
Samri, i cili besohet të jetë personi më i vjetër që ka kryer ndonjëherë haxhin, u mirëprit nga një numër i zyrtarëve sauditë.
Personi më i vjetër për të kryer haxhin e mëparshëm ishte 104-vjeçari Ibu Mariah Marghani Muhammad nga Indonezia. Ajo bëri haxhin e saj në vitin 2017.
Nëse mosha e Samrit do të vërtetohej ndërkombëtarisht, ai do të ishte një nga njerëzit më të vjetër që ka jetuar ndonjëherë. Ai nder u mbajt zyrtarisht nga gruaja franceze Jeanne Calment e cila ishte 122 kur vdiq në 1997, megjithëse një studim ka kundërshtuar rekordin.
Një tjetër burrë indonezian, Saparman Sodimejo, i njohur gjithashtu si Mbah Gotos, pretendoi se ishte 146 vjeç kur vdiq në vitin 2017.
Burimi : Arab News