Myftiu i Madh i Bosnjës përgëzon Ajetullah Hamenein për Kurban Bajram
Myftiu i Madh (Reis ul-Ulema) i Bosnjës dhe Hercegovinës e uroi Kurban Bajramin Udheheqesit të Revolucionit Islamik Ajetullah Sejjid Ali Khamenei dhe Kryetarit te Iranit, Hassan Rouhani.
Në mesazhe të ndara për Ajetullah Hamenein dhe Hassan Rouhani, Husein Kavazovic gjithashtu uroi popullin e Iranit dhe të gjithë muslimanët në botë shëndet, paqe dhe sukses.
Kurban Bajrami është një nga festat më të shenjta të Islamit që festohet çdo vit në të gjithë botën dhe një festë zyrtare në vendet me shumicë myslimane.
Në kalendarin Islam, Kurban Bajrami eshte në ditën e 10 të muajit hënor të Dhu al-Hixhxhe dhe është gjithashtu dita e tretë e Haxhit të haxhijve në Mekë.
Për muslimanët, Kurban Bajramin përkujton ditën kur Profeti Ibrahim (a.s.) do të sakrifikonte djalin e tij, por ishte udhëzuar nga Zoti që të ofronte një kurban në vend te tij . Kurban Bajram do të thotë "Festë e Sakrificës".
Tradicionalisht, festa zgjat katër ditë, por pushimet publike ndryshojnë nga një vend në tjetrin.
Burimi : IQNA