DOSJA E IMAM MEHDIUT: Ajetullah Kemal Hajdari: A Mbështetet Besimi Në Imam Mehdiun Në Hadithe Të Pashkëputura Apo Në Lajme Të Vetme? (Pjesa E Dytë)

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Gus. 22, 2019, 12:27 a.m.

Në një kohë kur kufiri i pashkëputshmërisë është pesë mendoni ju për gjendjen e një hadithi i cili është përcjellur nga ana e mbi tridhjetë bashkëkohësve! Hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.) nuk janë vetëm të pashkëputura por qëndrojnë shumë më lart mbi të pashkëputurën! Sepse kur i shtojmë njëra-tjetrës rregullat të cilat ceken më lart me kushtin e përcjelljes së pesë bashkëkohësve të Ibn Hazmit atëherë një lajm bëhet i pashkëputur. Shumë mirë çfarë mund të thuhet për një hadith i cili është përcjellur nga ana e mbi tridhjetë vetëve?!

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit...

Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi zotërinë tonë të nderuarin Muhammed Mustafanë (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij tejet të pastër (p.m.t.). Ndjekës të nderuar ju përshëndesim: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju”. Ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijjeti” (Shfaqja e Imam Mehdiut). Ndërsa jemi duke filluar programin duam që t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarit. Çështja e programit tonë të këtij programi është: “A mbështetet besimi në Imam Mehdiun në hadithe të pashkëputura apo në lajme të vetme?” Nëse do Allahu në këtë program ne do të qëndrojmë mbi disa çështje në mënyrë gjithëpërfshirëse së bashku me Zotëri Ajetullah Kemal Hajdarin.

I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!

Prezantuesi: I nderuar imzot, ne i kemi vënë kreun me titull: “A mbështetet në hadithe të pashkëputura apo në lajmin e vetëm besimi në Imam Mehdiun”. Mundtëdrejtohet një pyetje etillë: “Çfarë kuptimi ka koncepti i pashkëputshmërisë? Në cilat kushte bëhet një lajm i pashkëputur?

Para së gjithash le t’iu shënjojmë se përse kemi zgjedhur këtë krye ose përse do të hetojmë këtë çështje në këtë program. Ne jemi duke hetuar këtë çështje si pasojë e një problemi të cilin disa njerëz të cilët e quajnë veten dijetarë janë duke u munduar që ta krijojnë duke thënë: “Në fund të fundit lajmet të cilat kanë të bëjnë me Mehdiun e Pritur (p.m.t.) janë lajme të vetme dhe nuk është e mundur që ky besim të themelohet mbi lajme të vetme. Atëherë çfarë lloj detyrimi mund të ketë hulumtimi i një çështjeje të tillë?!”

Sipas kësaj them në mënyrë intelektuale, metodologjike dhe të qartë se unë iu jap fjalën vetes sime dhe ndjekësve të nderuar se nëse do t’iu përcjell një mendim ose një fragment këtë do ta bëj duke e përcjellur nga  burimet më të rëndësishme të dijetarëve të Shkollës së Bashkëkohësve. Ndjekësit e nderuar do të kuptojnë se besimi në Imam Mehdiun (p.m.t.) është një mësim i qartë i Shkollës së Bashkëkohësve.

Ata thonë: “Hadithet të cilat kanë lidhje me Mehdiun, nuk arrijnë në kufirin e pashkëputshmërisë. Me qëllim që të mund të ndërtojmë një kredo dhe besim duhet që një lajm të jetë i pashkëputur. Duke qenë se lajmet e Mehdiut nuk kanë arritur në kufirin e pashkëputshmërisë nuk ka ndonjë dobi në hetimin e kësaj çështjeje, në shtesë kjo nënkupton humbjen e kohës me një gjë të kotë. Ka një numër të madh çështjesh të llojit  lajm i vetëm dhe ne nuk u kushtojmë rëndësi këtyre. Atëherë përse u japim kaq shumë rëndësi lajmeve të Mehdiut?!”

Ne po shqyrtojmë hadithin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) në të cilin është përkujtuar Mehdiu i Pritur (p.m.t.): “Edhe sikur të ketë mbetur një ditë nga jeta e kësaj bote Allahu i Madhëruar do ta zgjasë atë ditë derisa të dalë një njeri nga Ehli Bejti im dhe do ta mbushë sipërfaqen tokësore me drejtësi dhe vërtetësi pasi kjo e fundit është mbushur me padrejtësi dhe tirani”.

Ne duam që ta shtjellojmë këtë çështje. Dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi këtë çështje. Tani për tani nuk dua që të bëj fjalë për çështjet, mbiemrat dhe kushtet e shfaqjes së Mehdiut të Pritur (p.m.t.). Nëse do Allahu ashtu siç do të shpaloset dhe në të ardhmen nwntwdhjetw pwrqind të çështjeve të cilat i ka pranuar Shkolla e Ehli Bejtit, kalojnë në mënyrë të hapur, të qartë, të pashkëputur dhe të vërtetë dhe në burimet autentike të Shkollës së Ehli Sunnetit. Ndonëse gjenden dhe çështje kundërshtuese për sa i përket jetës së Mehdiu të Pranuar (p.m.t.), fjala vjen si qenia i pafajshëm e Mehdiut të Pritur (p.m.t.). Megjithatë të tëra çështjet e tjera si kushtet e shfaqjes së Mehdiut të Pritur (p.m.t.), trungu i tij farefisnor, mrekullitë të cilat do t’i ketë, mbështetja nga ana e një engjëlli janë të pranuara njëzëri nga ana e dijetarëve muslimanë. Në fakt në kohët e fundit ne kemi hasur dhe me ata të cilët orvaten që ta cilësojnë këtë mendim si një gjë jo të mençur në disa stacione televizive apo në faqet e internetit.

Unë dua që të shënjoj një pikë me qëllim që të mos thonë se çfarë lloj gjuhe përdor Sejjid Kemal Hajdari: “Këta pretendojnë se pikëpamja e Imam Mehdiut të cilën e ka Shkolla e Ehli Bejtit është një lloj gjëje jo e mençur dhe përpiqen që ta zënë në gojë këtë. Domethënë nëse ju do t’i drejtoni pyetjen ata do t’iu kthejnë përgjigje: “Ne duam që të kundërshtojmë mendimin e Mehdiut të Pritur (p.m.t.) të Doktrinës së Ehli Bejtit (p.m.t.). Megjithatë ngjarja nuk është aspak ashtu. Pra ju do të shihni se ata e cilësojnë kryekëput si një gjë jo të mençur këtë besim të përcjellur nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) në disa stacione televizive. Bëj të ditur se janë të pranishme mundësitë e daljes në stacionet televizive dhe prekja e çështjeve të kundërshtuara dhe pikave mbi të cilat është arritur njëzëshmëria mes Ehli Shiitëve dhe Ehli Sunnetit për sa i përket veçanërisht këtij besimi. Në fund të fundit këta e cilësojnë veten si “njerëz të diturisë”. Pas përcaktimit të kësaj ata mund të thonë se çfarë të duan.

Mirëpo unë mendoj se mënyra logjike dhe intelektuale është si më poshtë: “Le të hetojmë çështjet për të cilat kemi ndasi mendimi dhe le të shohim nëse kemi ose nuk kemi dëshmi në duar. Për shembull le të trajtojmë çështjen e qenies së pafajshëm të Mehdiut të Pritur (p.m.t.). Le ta diskutojmë çështjen në mënyrë intelektuale dhe në kornizën e mënyrës. Le t’i lëmë mënjanë udhët e sëmura të cilat shfaqin se çështja ka një përbërje mllefosëse. Në duart tona ne kemi dëshmi se Mehdiu i Pritur (p.m.t.) është i pafajshëm. Ejani dhe le t’i diskutojmë këto dëshmi. Gjithashtu në duart tona ne kemi dhe dëshmi se Imam Mehdiu (p.m.t.) është imami i dymbëdhjetë, kështu që ejani dhe le t’i hulumtojmë këto argumente dhe le t’i ballafaqojmë me qortimin. E thënë ndryshe ne kemi dëshmi dhe pretendojmë se ai është njëri nga dymbëdhjetë prijësit për të cilin na ka lajmëruar i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.). Ne duam që t’u japim një këshillë atyre të cilët dalin në stacionet televizive të cilët i përmendëm më lart: “Le t’u drejtohen njerëzve të diturisë së Shkollës së Ehli Bejtit”. Bëjmë të ditur se ata të cilët dalinnë ekranet e stacioneve televizive dhe shtrojnë pretendime të larmishme duhet të shohin ata të cilët përfaqësojnë Doktrinën e Ehli Bejtit. Kështu që dhe ne nëse duam t’u adresojmë një mendim ndaj Shkollës së Bashkëkohësve atëherë duhet t’u drejtohemi përfaqësuesve të saj të vërtetë. Si rrjedhojë shtojmë se nuk duhet t’u kushtohet rëndësi çdo njeriu i cili del në ekranet e stacioneve televizive dhe pretendon duke thënë se është dijetar.

Sipas kësaj them në mënyrë intelektuale, metodologjike dhe të qartë se unë iu jap fjalën vetes sime dhe ndjekësve të nderuar se nëse do t’iu përcjell një mendim ose një fragment këtë do ta bëj duke e përcjellur nga  burimet më të rëndësishme të dijetarëve të Shkollës së Bashkëkohësve. Ndjekësit e nderuar do të kuptojnë se besimi në Imam Mehdiun (p.m.t.) është një mësim i qartë i Shkollës së Bashkëkohësve.

Ja pra këtu buron rëndësia e kësaj çështjeje. Sepse dikush është duke u orvatur që të thotë se si pasojë e mosmbështetjes së kësaj çështjeje në lajmet e pashkëputura kjo e fundit nuk bart ndonjë rëndësi, ndërsa lajmi i vetëm nuk shpreh asgjë në çështjet për sa i përket besimit.

Le të kalojmë në pyetjen e parë. Për të mund të mësuar se çfarë po hulumtojmë ne duhet që të shohim se çfarë nënkuptohet me të pashkëputurën. Unë dua që t’iu vë në dijeni për disa sqarime të Ibn Haxher Askalanit, Ibn Hazmit dhe Shejh Abdullah Ibn Siddik Gimariu. Këta të fundit janë tre vetë nga dijetarët e vjetër dhe të epokës së fundit.

Në duart tona kemi veprën me titull: “Mehdi ue Fikhu’l-Eshrati’s-Seati” (Mehdiu dhe Jurisprudenca e Kushteve të Kohës) e Doktor Muhammed Ahmed Ismailit. Kjo vepër është një libër akademik dhe intelektual. Unë do të kërkoja nga ndjekësit e nderuar që të tregohen të kujdesshëm ndaj sqarimeve të bëra në kontekstin e zgjidhjes së kësaj çështjeje, sepse nuk kemi shumë kohë të gjatë në gadishmëri.

Kumtoj se kjo pjesë e veprës është marrë nga ana e Ibn Haxher Askalanit i cili lajmëron: “Kjo është njëra nga fjalët më të bukura që është në këtë çështje: “Nëse një hadith është shënuar nga udhët e ndryshme në veprat e njohura të cilat qarkullojnë në duart e dijetarëve të lindjes dhe të perëndimit dhe të cilat u vishen në mënyrë të prerë shkrimtarëve të tyre dhe nëse këto udhë përcjelljeje janë aq të shumta deti në atë masë sa nuk ka gjasa që të bashkohen mbi gënjeshtrën tanimë ky hadith me vërtetësinë e tij shpreh një të dhënë të saktë”.(1)

Domethënë autori do të thotë: “Nëse një hadith ka shumë udhë përcjelljeje, nëse është i fiksuar në veprat e shumëllojshme të përpiluara nga dijetarët muslimanë, nëse ata e kanë shënjuar këtë hadith atëherë miratohet se përcjellja është e pashkëputur dhe tanimë ajo shpreh dituri të saktë.

Pjesa e dytë janë fjalët e shejhut. Natyrisht se shkrimtari këtë e ka marrë nga vepra me titull: Nuzhetu’n-Nadhari Sherhu’n-Nuhbeti’l-Fikri” (Hedhja e Vështrimit Sqarimi i Qasjes së Mendimit) e Shejh Abdullah Ibn Siddik Gimariut. Ky i fundit i hedh poshtë ata të cilët përpiqën që të ngjallin dyshime mbi pashkëputshmërinë e haditheve të cilat shprehin zbritjen e të nderuarit Isa (p.m.t.) dhe vrasjen e tij të Dexhxhalit. Shejhu përdor këto thënie në këtë pjesë të kundërshtimit: “Këto përcjellje janë përcjellur nga ana e një shoqërie të madhe njerëzish në numër, e cila përbëhet nga “sahabët” (bashkëkohësit), “tabiunët” (ndjekësit), “tabiu’t-tabiinët” (ndjekësit e ndjekësve) dhe nga ata të cilët përcjellin hadithin e lajmëtarit, të cilët nuk kanë gjasa që të bashkohen mbi gënjeshtrën dhe gabimin si dhe nga një shoqëri tjetër numri i së cilës nuk është më i pakët se i të parës, përcjellësit e së cilës e kanë të pamundur që të bashkohen mbi gënjeshtrën dhe gabimin”. (2)

Pra ai bën të qartë se kur ne shohim numrin e përcjellësve të bashkëkohësve, ndjekësve dhe ndjekësve të ndjekësve, për ne lind një e dhënë e saktë/e prerë në pikën se këto fjalë janë thënë nga ana e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Më pas autori shënon një fjalë mjaft të rëndësishme nga një palë dijetarësh në gjirin e së cilës gjendet dhe Ibn Hazmi duke shpalosur: “Një palë dijetarësh në mesin e së cilës gjendet dhe Ibn Hazmi është e mendimit se hadithi i cili është i përcjellur nga ana e pesë bashkëkohësve është një hadith i pashkëputur. (3)

Por le t’i përmbedhim sqarimet të cilat i kemi kryer deri më tani: “Hadithet të cilat janë përcjellur nga ana e pesë bashkëkohësve, apo janë përcjellur nga përcjellës të larmishëm, ose nga shkrimtarë të ndryshëm të cilët kanë përpiluar vepra të ndryshme në fushën e hadithit për ne shprehin dituri të saktë, si pasojë e hyrjes së tyre në përfshirjen e hadithit të pashkëputur dhe këto fjalë krijojnë siguri se u përkasin të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.).

E thënë sqarimet të cilat dijetarët i kanë bërë në përkufizimin e pashkëputshmërisë në përgjithësi janë në këtë drejtim. Gjithsesi për më tepër dituri mund të shihet në veprat të cilat kanë të bëjnë me fushën e çështjeve si përkufizimi i hadithit të pashkëputur dhe i lajmit të vetëm.

Prezantuesi: Unë do t’iu pyes këtë pyetje meqënëse kemi arritur në këtë pikë: “Sa është numri i bashkëkohësve të cilët kanë përcjellur hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.)?”

I ftuari: Unë po i kryej vlerësimet në kornizën e kritereve të vendosura nga dijetarët e Ehli Sunnetit. Shtoj se është një çështje e veçantë nëse ky numër (pesë vetë) shpreh apo nuk shpreh dituri në Shkollën e Ehli Bejtit. Ne kemi përdorur këtë thënie në hyrjen e çështjeve në lidhje me Mehdiun e Pritur (p.m.t.): “Çështja e Mehdiut të Pritur (p.m.t.) është nga besimet tona thelbësore dhe është e fiksuar nga ana e pashkëputshmërisë. Si rrjedhojë ne nuk kemi nevojë për pesë apo dhjetë bashkëkohës. Sepse burimet tona janë të mbushura me ajete, përcjellje, argumente fetare dhe sqarimet e dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit. Por programi ynë ka lidhje me vështrimin e Shkollës së Ehli Sunnetit dhe bashkëkohësve ndaj çështjes. Po, pornë cilat nga burimt tona zë vend kjo? Ne po i qasemi çështjes nga këndvështrimi i atyre të cilët thonë mos sillni dëshmi nga vepra me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Mënyra e Mjaftuesit) e Imam Kulejnit, “Biharu’l-Enuari” (Lulishtja e Dritave) dhe “Gajbet” (Fshehja) e Shejh Eminit. Them kështu seps na vijnë kundërshtime të llojit: “Veprat e lartpërmendura iu përkasin ju, por në cilën burim të Ehli Sunnetit ceket çështja e Mehdiut të Pritur (p.m.t.)?”

Pyetja që ju ngritët ka të bëjë me thelbin e çështjes: “Sa është numri i bashkëkohësve të cilët kanë përcjellur hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.)?

Ne do të sjellim përcjellje nga vepra me titull: “Mehdi ue Fikhu’l-Eshrati’s-Seati” (Mehdiu dhe Jurisprudenca e Kushteve të Kohës)e Doktor Muhammed Ahmed IsmailMukaddemit. Ky i fundit citon kështu në kreun me titull: “Emrat e bashkëkohësve të cilët kanë përcjelljur hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.) nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) janë radhitur si më poshtë: “Uthman Ibn Affani, Ali Ibn Ebi Talibi, Talha Ibn Ubejdilahu, Abdurrahman Ibn Aufi, Husejn Ibn Aliu (zotëriu i të rinjve të Xhennetit), Ummu Seleme, Ummu Habibe, Abdullah Ibn Abbasi, Abdullah Ibn Amr Asi, Ebu Said Hudriu, Xhabir Ibn Abdilah Ensariu, Ebu Hurejre, Enes Ibn Maliku, Ammar IbnJasiri (njeriu për të cilin i dërguari i Allahut ka thënë: “Ty do të të vrasë një shoqëri e zemëruar”, Auf Ibn Maliku, robi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) Theubani, Kurre Ibn Ijasi, Ali Hilali, Hudhejfe IbnJemani, Abdullah Ibn HarithDhebidiu, Imran Ibn Husajni, EbuTufejli, Xhabir Ibn Maxhid Safdiu, Ebu Ejjub Ensariu, Ebu Umame Bahili,Abbas Ibn Abdilmuttalibi, Temim Dari, Nëna e Besimtarëve Aishe Bint Ebi Bekri dhe  Umer Ibn Murre Xhuheni”. (4)

Në një pjese të emrave të njerëzve të sipërcituar spikasin figurat e dijetarëve dhe të zgjedhurve në gjirin e bashkëkohësve.

Ajo që është e çuditshme është se autori i veprës së mësipërme nuk përdor thënien “Nëna e Besimtarëve” kur ceket emri i Ummu Selemesë dhe i Ummu Habibesë por kur përkujton Aishenë ai përdor thënien “Nëna e Besimtarëve”. Në këtë pikë ne duhet t’i ngrejmë shkrimtarit këtë lloj pyetjeje: “Ku mbështetesh kur e bën këtë dallim mes bashkëshorteve të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?” Shprehemi kështu sepse të tëra bashkëshortet e tij janë nënat e besimtarëve. Vallë përse e ke përdorur këtë thënie për njërën por nuk e ke përdorur për tjetrën? Si përfundim autori bën me shenjë tek tridhjetëenjë bashkëkohës.

Prezantuesi: Ka një dallim të madh mes numrit pesë dhe tridhjetëenjë.

I ftuari: Për hir të Allahut thuamëni se sa dallim ka mes numrit të pesë të prekur nga Ibn Hazmi dhe numrit tridhjetëenjë bashkëkohës? Për këtë arsye ne përcaktuam se në mesin e këtyre emrave gjenden dhe bashkëkohësit e zgjedhur. Duke qenë se kjo çështje është e një rëndësie themelore ne sollëm si argument sqarimet e Ibn Bazit njërit nga dijetarët më të mëdhenj të shkollës bashkëkohore selefiste. Në fakt në programet e mëhershme ne nuk ua përcollëm të tëra sqarimet e tij, por në këtë program mendojmë që t’ua përcjellim të tëra. Shejh Ibn Bazi ka shkruar një parathënie në veprën me titull: “Akidetu Ehli’s-Sunneti ue’l-Etheri fi’l-Mehdijji’l-Muntadhari”(Kredoja e Ehli Sunnetit dhe Lajmet/Hadithet e Mehdiut të Pritur) e Shejh Abdulmuhsin Abbadit.

Ibn Bazi kumton kështu në parathënien e tij: “Unë kam lexuar shumicën e haditheve për sa i përket Mehdiut (p.m.t.). Unë vura re se ashtu siç ka thënë Sheukaniu, Ibn Kajjimi dhe të tjerët një pjesë e këtyre haditheve janë të vërteta, një pjesë janë të mira, disa janë hadithe të cilat kanë zëvendësuar dobësinë dhe një pjesë janë të shpikura. Për ne janë të mjaftueshme përcjelljet të cilat janë të vërteta - qofshin të vërteta në vetvete qofshin të vërteta për të tjerët dhe qofshin të mira. Në të njëjtën mënyrë kështu zëvendësohen dhe dobësitë e haditheve të dobëta. Sepse sipas dijetarëve dhe këto mund të trajtohen si argument”. (5)

Me fjalë të tjera Ibn Bazi interpreton si më poshtë: “Sipas dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe hadithet të cilat mbështesin mund të përdorin si argument. Duke u mbështetur në këtë pohojmë se nuk është aspak i drejtë qëndrimi i atyre të cilët dalin në ekranet e stacioneve televizive dhe duke u nisur nga fakti se një hadith ceket vetëm në një vepër thonë: “Ky është një hadith i dobët”. Shkurtimisht nëse udhët e përcjelljes së një hadithi janë më tepër se një dhe nëse këto mbështesin dhe fuqizojnë njëra-tjetrën atëherë gjendja ndryshon dhe tanimë ky hadith nuk është më një përcjellje e cila duhet të hidhet. Si rrjedhojë këtu duhet të tregohet kujdes. Gjithashtu dhe tek dijetarët bashkëkohorë çështja merr formë të paktën sa në këndvështrimin e Ibn Bazit: “Hadithi i cili nuk mbështetet nga ndonjë gjë tjetër mbetet ashtu një hadith i dobët. Por kur hadithet e dobëta të cilat nënvizojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën shtohen me njëra-tjetrën ai del në shkallën e hadithit të pranuar. Kjo dukuri quhet zëvendësimi dhe asgjësimi i dobësive të hadithit, e cila përkthehet se për të mund të ditur vërtetësinë e një hadithi duhet të bëhen bashkë dhe të mblidhen dëshmitë... Edhe nëse një hadith është i dobët në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes në vetvete nëse ai arrin në një pikë kur bëhet bashkë me hadithet e tjera të dobëta tanimë ai del në shkallën e hadithit të pranuar.

Sipas Shkollës së Bashkëkohësve përcjelljet e pranuara janë katër lloje: “Hadith i vërtetë në vetvete, hadith i vërtetë për të tjerët, hadith i mirë në vetvete dhe hadith i mirë për të tjerët. Këto ndarje janë jashtë hadithit të pashkëputur. Kur hadithet bëhen të pashkëputura tanimë ato janë të tëra të pranuara, sepse tanimë nuk hyhet më në hollësi. Pra nëse është një hadith i pashkëputur nuk ka rëndësi nëse është pashkëputshmëria e tij është si fjalë apo si kuptim. Ndërsa hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.) hyjnë në ndarjen e haditheve të pashkëputura si kuptim. Larmia e fjalëzave dhe kuptimeve, shumëllojshmëria e udhëve të përcjelljes dhe vendeve të daljes, prania e thënieve e cila ka të bëjë fiksueshmërinë e dijetarëve të besuar dhe pashkëputshmërinë si rrjedhojë hadithet e Mehdiut pranohen si të pashkëputura. Ne kemi parë se si dijetarët i kanë vënë në përfshirjen e haditheve të pashkëputura dhe kanë vërtetuar përcjellje të cilat kanë më pak udhë përcjellje se këto. Pjesa dërrmuese e njerëzve të diturisë janë të mendimit e fiksimit të çështjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), se ai është i vërtetë dhe se ai do të dalë në kohën e fundit, maje mund të themi se ata janë të njëzëri mbi këtë çështje. Ndërsa numri i atyre dijetarëve të cilët shfaqin një mendim kundërshtues mbi këtë çështje është tej mase i rrallë dhe ata nuk janë as njerëz fjala e të cilëve ia vlen që të zihet në gojë. (6)

Në një kohë kur kufiri i pashkëputshmërisë është pesë mendoni ju për gjendjen e një hadithi i cili është përcjellur nga ana e mbi tridhjetë bashkëkohësve! Hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.) nuk janë vetëm të pashkëputura por qëndrojnë shumë më lart mbi të pashkëputurën! Sepse kur i shtojmë njëra-tjetrës rregullat të cilat ceken më lart me kushtin e përcjelljes së pesë bashkëkohësve të Ibn Hazmit atëherë një lajm bëhet i pashkëputur. Shumë mirë çfarë mund të thuhet për një hadith i cili është përcjellur nga ana e mbi tridhjetë vetëve?!

Prezantuesi: Besoj se tanimë ndjekësit nuk duhet të shtrojnë pyetje nëse këto janë apo nuk janë hadithe të pashkëputura dhe nuk duhet të kenë dyshime mbi këto.

I ftuari:Nënvizojmë se hadithet e Mehdiut ndonëse janë të pashkëputura si kuptim përsëri si përfundim janë të pashkëputura.

Prezantuesi: Pra ata të cilët thonë se këto janë lajme të vetme janë duke kryer një krim kundër të vërtetës.

I ftuari:Ata nuk mbesin vetëm duke kryer krim. Ne vëmë re dhe se ata nuk janë njerëz të specializuar në këtë fushë. Këta njerëz të cilët pretendojnë se janë nga njerëzit e diturisë nuk janë të specializuar. Unë nuk dua që ta përdor këtë thënie për dijetarët muslimanë. Megjithatë këta njerëz të cilët dalin në ekranet e stacioneve televizive dhe të cilët pretendojnë se përfaqësojnë Ehli Sunnetin dhe Xhematin në të vërtetë janë një pakicë e privuar nga vlera. Kur shikojmë stilin e përdorur nga këta të fundit nga brend nuk më vjen që të përdor thënien dijetar. Tekefundit ndihet se këta njerëz nuk janë dijetarë. Nëse këta të fundit do të kishin qenë dijetarë atëherë ata do të shqyrtonin në një shkallë intelektuale dhe akademike, do të orvateshin të njihnin dëshmitë dhe do ta qortonin në kohën kur e shtjelluan këtë lloj çështje. Çështje si çudia, shmangia, gërryerja nga poshtë, tallja dhe akuza janë tregues të paditurisë, që në qëndrimet e tyre nuk duket të ketë gjë tjetër.

Prezantuesi: Ndaj mendimin se çështja është kuptuar. Pas mbetet vetëm kjo pyetje: “Vallë a është e mundur mbështetja në sqarimet e dijetarëve muslimanë të cilët i përdorin si argument hadithet e pranuara të Mehdiut?”

I ftuari:Çështja u bart në një përmasë tjetër. Teksa po sqaronim pashkëputshmërinë u shënjua një pikë tjetër: “Përcjellja e përcjelljeve e klasifikuesve të mëdhenj. Domethënë kaluam në shtresën e mesme të haditheve të Mehdiut. Ne vumë re se në shtresën e parë ishin përcjellur nga ana e tridhjetë bashkëkohësve, numër ky i cili është shumë përtej atij që duhet për pashkëputshmërinë. Tani duam që të kalojmë në një shtresë tjetër pra në atë të pas bashkëkohësve, e thënë ndryshe në shtresën e ndjekësve dhe ndjekësve të ndjekësve. Më tej do të kalojmë në shkrimtarët e mëdhenj dhe në dijetarët e mëdhenj muslimanë. Si i kanë parë ata hadithet e Mehdiut? A i kanë vendosur ata në klasën e haditheve të pranuara dhe i kanë përdorur si argument apo ka ndodhur e kundërta? A i kanë lënë këto hadithe pas dore ose i kanë vlerësuar në klasën e haditheve të vërteta duke i shënuar në veprat e tyre? Them se është e qartë se nuk është e mundur që ata t’i tregojnë si argument hadithet të cilat nuk janë të pranuara.

Le t’i rikthehemi dhe një herë veprës së lartpërmendur me titull: “Mehdi ue Fikhu’l-Eshrati’s-Seati” (Mehdiu dhe Jurisprudenca e Kushteve të Fundit).U bëj ftesë atyre të cilëve duan që të shkruajnë emrat e dijetarëve të cilët kanë shënuar hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.) që marrin laps dhe letër në duart e tyre.

Autori shkruan si më poshtë: “Këto hadithe i ka shënuar Ebu Daudi në veprën e tij me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunnetet e Ebu Daudit); Tirmidhiu në veprën e tij me titull: “Sahihu’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Tirmidhiut); Ibn Maxhe dheNesaiu në veprat e tij me titull: “Sunenu Nesai” (Sunnetet e Nesaiut); Imam Ahmed Ibn Hanbeli në veprën e tij me titull: “Musnedu Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit); Ibn Hibbani në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Ibni’l-Hibbani” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Ibn Hibbanit); Hakim Nishaburi në veprën e tij me titull: “Mustedrek” (E Perceptuara); Ebu Bekr Ibn Ebi Shejbe në veprën e tij me titull: “Musannef” (E Klasifikuara); Imam Taberaniu në veprën e tij me titull: “Muxhemu’l-Kebiri”(Përmbledhja e Madhe), në veprën e tij me titull: “Muxhemu’l-Eusati” (Përmbledhja e Mesme), si dhe në veprën e tij me titull: “Muxhemu’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël); Imam Darekutniu në veprën e tij me titull: “Ifrad” (Skaji); Barudi në veprën e tij me titull: “Marifetu’s-Sahabe” (Urtësia e Bashkëkohësve); Ebu Jala Meusili në veprën e tij me titull: “Musned Ebu Jala” (Zinxhiri i Ebu Jalasë); Bedhdhari në veprën e tij me titull: “Musned Bedhdhar” (Zinxhiri i Bedhdharit); Harith Ibn Ebi Usame në veprën e tij me titull: “Musned Harithi” (Zinxhiri i Harithit); Hatibi në veprën e tij me titull: “Telhisu’l-Muteshabihi” (Përmbledhja e të Dyshimtave) dhe në veprën e tij me titull: “Muttefek” (E Njëjësuara) dhe në veprën e tij me titull: “Mufterak” (Ndarësi);Ibn Asakiri në veprën e tij me titull: “Tarihu’d-Dimeshki” (Historia e Damaskut); Ibn Mendehu në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Isfahani” (Historia e Isfahanit); Ebu Hasan Harbiu në veprën e tij me titull: “Harbijjat” (Luftrat); Temmam Radiu në veprën e tij me titull: “Feuaid” (Dobitë); Ibn Xheriri në veprën e tij me titull: “Tehdhibu’l-Asari (Afrimi i Çështjeve ); Ebu Bekr Ibn Mukriu në veprën e tij me titull: “Muxhem” (Përmbledhja);Ebu Amr Daniu në veprën e tij me titull: “Sunenu Ebu Amri” (Sunnetet e Ebu Amrit); Ebu Ganem Kufiu në veprën e tij me titull: “Kitabu’l-Fiteni” (Libri i Sprovave); Dejlemiu në veprë e tij me titull: “Musnedu’l-Firdeusi” (Zinxhiri i Firdeusit); EbuHasan Ibn Munadiun në veprën tij me titull: “Kitabu’l-Melahu” (Libri i Detarit); Bejhakiu në veprën e tij me titull: “Delailu’n-Nubueti” (Dëshmitë e Qenies Lajmëtar); Ibn Kajjim Xheuziu në veprën e tij me titull: “Tarih” (Historia); JahjaIbn Abdilhumejdi në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri); Rujaniu në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri);Ibn Sadi në veprën e tij me titull: “Tabakat” (Shtresat);Ibn Huzejme Hasan Ibn Sufjani, Umer IbnShubberi, Ebu Auane, Abdulhumejd Abdurrezzaku etj”.

Ai të tërë këto i paraqit nën kreun me titull: “Emrat e imamëve të cilët në librat e tyre kanë shënuar hadithet dhe veprat të cilat kanë të bëjnë me Imam Mehdiun (p.m.t.)”.(7)

Pra shkrimtari shkruan se gjithsej tridhjetëetetë klasifikues kanë shënuar hadithe në lidhje me Imam Mehdiun (p.m.t.).

Këto emra nuk kanë mbetur vetëm me shënimin e haditheve përsa i përket Imam Mehdiut (p.m.t.). Sepse ka një dallim mes shënimit të haditheve dhe cilësimit të tyre si të dobët dhe pamundësisë së marrjes së tyre si mbështetje dhe rastit të kundërt përcaktimit të sigurisë së tyre. Këta dijetarë jo vetëm që kanë shënuar hadithet e sipërcituara por i kanë marrë dhe si mbështetje dhe kanë arritur në mendimin e qenies së tyre argument. Atëherë dhe duke parë shtresën pasardhëse si një nevojshmëri e rregullit të përmendur nga Ibn Haxheri përftohet mendimi se hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.) janë të pashkëputura. E thënë ndryshe Ibn Haxheri interpreton si vijon: “Këtu shtojmë se dhe hadithet të cilat janë shënuar nga udhë të ndryshme, në veprat e njohura të haditheve të pashkëputura, të cilat gjenden në duart e dijetarëve të lindjes dhe perëndimit dhe të cilat iu adresohen autorëve si hadithe të vërteta dhe të prera”.

Pra është mëse e qartë se të tërë klasifikuesit në fjalë emrat e të cilëve përmenden nga dijetarët muslimanë i përkasin Shkollës së Bashkëkohësve. Ne nuk kryejmë përcjellje nga librat dhe veprat e Shkollës së Ehli Bejtit. Ne i qasemi çështjes vetëm në kornizën e burimeve të Shkollës së Ehli Sunnetit.

Duke u mbështetur në burimet e mësipërme arrijmë në përfundimin se numri i imamëve të cilët kanë shënuar hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.) dhe i kanë quajtur ato argumente e kalon të dyzetën.

Prezantuesi: Dhe kjo dukuri është një dëshmi e mjaftueshme e cila tregon se hadithet në fjalë kanë një rëndësi të veçantë.

I ftuari:Kjo dukuri tregon se jo vetëm kanë një rëndësi të veçantë, por janë hadithe të cilat përdoren si argument dhe janë të pranuara. Për shembull le të herojmë Ibn Haldunin, sepse dhe ai i përcjell hadithet. Megjithatë shkrimtari ynë nuk e ka cekur emrin e tij këtu. Autori nuk i ka dhënë vend emrit të Ibn Haldunit sepse është e vërtetë se ky i fundit i ka shënuar këto hadithe në veprën e tij, mirëpo ai iu ka dhënë vend këtyre haditheve me qëllim që t’i qortojë dhe t’i quajë të dobëta. Autori e ka përpiluar listën e tij ata dijetarë të cilët jo vetëm që i kanë shënuar hadithet në veprën e tyre, por i kanë quajtur të vërteta dhe i kanë përdorur si argument.

E thënë ndryshe shkrimtari i kundërshton fuqishëm ata të cilët dalin në ekranet e stacioneve televizive si Ibn Halduni dhe të ngjashmit me të, të cilët shtrojnë pretendime të llojit se hadithet të cilat kanë të bëjnë me Imam Mehdiun (p.m.t.) janë lajme të vetme ose nuk duhet t’u kushtohet kujdes.

Prezantuesi: I nderar imzot si përfundim dua t’iu pyes nëse është e mundur që të mbështetemi në dijetarët të cilët kanë përpiluar klasifikime të veçanta me hadithet në lidhje me Mehdiun e Pritur (p.m.t.)?

I ftuari:Pohoj se janë mjaft të shumtë ata të cilët i kanë shënuar dhe u kanë dhënë një rëndësi të veçantë këtyre haditheve.

Autori kumton kështu në një vend tjetër të veprës së tij: “Kreu me Titull: “Dijetarët të cilët mendojnë se hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.)janë argument” (8)

Them se si pasojë e qenies së dobët ose si pasojë e shprehjes së pandehjes nuk është i mundur përdorimi si argument i përcjelljeve të lajmit të vetëm.

Si fillim ne kemi përmendur emrat e imamëve të cilët kanë shënuar hadithet e Mehdiut (p.m.t.). Ndërsa në këtë pjesë po përmendim dijetarët të cilët thonë se hadithet e Mehdiut janë argument. Shtojmë se është e pranishme një palë dijetarësh e cila zotëron përmbledhje hadithesh dhe përmbledhje hadithesh të vërteta të cilat kanë shënuar hadithet e Mehdiut. Për hir të vërtetës ne do të tregojmë se dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) e Imam Muslimit janë shënjuar hadithet e Mehdiut. Sepse njëra nga dyshimet e hedhura është si vijon: Meqenëse gjendja është ashtu siç në atë mënyrë që sqaroni, atëherë përse hadihet e Imam Mehdiut (p.m.t.) nuk kalojnë në veprën me titull:“Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) e Imam Muslimit? Pohojmë se është e vërtetë se emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) nuk zë vend në këto burime, megjithatë janë të pranishme prova të qarta rrethanore, të cilat bëjnë me shenjë tek Imam Mehdiu dhe vepra në të cilat ceket emri i tij. Në këtë pikë duhet të vëmë në dukje këtë dukuri: “Mungesa e lajmeve të clat lajmërojnë për hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.) në dy veprat e sipërcituara tregon fuqinë e apo dobësinë e këtyre veprave? Ne do ta shtjellojmë këtë çështje më vonë. Vallë përse Imam Buhariu dhe Imam Muslimi nuk i kanë shënuar këto hadithe të cilat janë përcjellur nga ana e mbi tridhjetë bashkëkohësve dhe nga ana e dhjetra imamëve të hadithit?

Prezantesi: Epo sepse nuk është e lejuar nënshtrimi i bashkëkohësve ndaj rregullave të disiplinimit dhe klasifikimit të haditheve?

I ftuari: Natyrisht sipas mbështetjeve të tyre.

Prezantuesi: Si rrjedhojë bëhet e ditur se ata nuk i kanë zbatuar kushtet të cilat i kanë pretenduar.

I ftuari: Unë dua që t’iu vë në dijeni për emrat e dijetarëve të cilët kanë përdorur si argument hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.).

Shkrimtari rrëfen kështu në veprën e tij me titull: Mehdi ue Fikhu’l-Eshrati’s-Seati” (Mehdiu dhe Jurisprudenca e Kushteve të Kohës): “Artikulli i tretë: “Dijetarët të cilët përdorin si argument hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.) janë renditur si më poshtë: “Imam Sufjan Ibn Said Theuriu, Imam Ebu Daudi, Imam Ebu Isa Tirmidhiu, Hafidh Ebu XhaferUkajli, Imam Hasan Ibn Ali Ibn Berbehari, Imam EbuHusejn Ahmed IbnXhaferi, Imam Ibn Hibbani, Imam Ebu Sulejmani, Imam EbuFerexhIbn Xheuziu, Imam IbnEthiri, Imam Kurtubiu, Imam Muhammed Ibn Ahmed Ibn Ali Kastelani, Ibn Tejmijje, Imam Mizzi, HafidhDhehebiu, Ibn Kajjm Xheuziu, Hafidh Nuruddin Hejthemiu, Ibn Haxher Askalani, Hafidh Sehauiu, Hafidh Sujuti, Shejh Muttaki Hindi, Mullah AliKari, Shejh Berzenxhiu, Shejh Zerkani, Shejh Sanani, Shejh Seferajini, Muhammed Ibn Abduluehhabi, Shejh Kadi Muhammed Ibn Ali Sheukaniu, Muhammed Siddik Hasan Hani, Muhammed Beshir Hindi, ShejhShemsulhakk Abadi, Shejh Muhaddith Kettani, Shejh Muhammed Enuer Shah Keshmiri etj...”. (9)

Si dhe dhjetra dijetarë të tjerë.

Prezantuesi: Kjo i jep fund të tëra diskutimeve.

I ftuari: Ne do t’i japim fund çështjes sonë në programin vijues.

Ne dëshirojmë nga Allahu i Madhëruar që të na bëjë të mundur vazhdimin e hetimit të këtyre çështjeve. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarin. Ne iu shprehim falenderimet tona dhe ju ndjekësit tanë të nderuar. Allahu iu ruajjtë. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Doktor Muhammed Ahmed Ismail Mukaddemi, “Mehdi ue Fikhu’l-Eshrati’s-Seati” (Mehdiu dhe Jurisprudenca e Kushteve të Kohës), fq.133, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemijje” (Vendi i Botës),(viti i botimit 1423 sipas mërgimit islam / viti 2002 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Iskenderijje/Aleksandri, Egjipt.

2- Doktor Muhammed Ahmed Ismail Mukaddemi, “Mehdi ue Fikhu’l-Eshrati’s-Seati” (Mehdiu dhe Jurisprudenca e Kushteve të Kohës), fq.133, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemijje” (Vendi i Botës),(viti i botimit 1423 sipas mërgimit islam / viti 2002 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Iskenderijje/Aleksandri, Egjipt.

3- Doktor Muhammed Ahmed Ismail Mukaddemi, “Mehdi ue Fikhu’l-Eshrati’s-Seati” (Mehdiu dhe Jurisprudenca e Kushteve të Kohës), fq.133, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemijje” (Vendi i Botës),(viti i botimit 1423 sipas mërgimit islam / viti 2002 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Iskenderijje/Aleksandri, Egjipt.

4- Doktor Muhammed Ahmed Ismail Mukaddemi, “Mehdi ue Fikhu’l-Eshrati’s-Seati” (Mehdiu dhe Jurisprudenca e Kushteve të Kohës), fq. 63, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemijje” (Vendi i Botës),(viti i botimit 1423 sipas mërgimit islam / viti 2002 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Iskenderijje/Aleksandri, Egjipt.

5- Shejh Abdulmuhsin Ibn Hammad Abbadi, “Akidetu’l-Ehli’s-Sunneti ue’l-Etheri fi’l-Mehdijji’l-Muntadhari” (Kredoja e Ehli Sunnetit dhe Lajmet/Hadithet e Mehdiut të Pritur), fq. 5, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’s-Sunneti” (Instituti i Sunnetit), (viti i botimit 1416 sipas mërgimit islam / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kajro, Egjipt.

6- Shejh Abdulmuhsin Ibn Hammad Abbadi, “Akidetu’l-Ehli’s-Sunneti ue’l-Etheri fi’l-Mehdijji’l-Muntadhari” (Kredoja e Ehli Sunnetit dhe Lajmet/Hadithet e Mehdiut të Pritur), fq. 5, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’s-Sunneti” (Instituti i Sunnetit), (viti i botimit 1416 sipas mërgimit islam / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kajro, Egjipt.

7- Shejh Abdulmuhsin Ibn Hammad Abbadi, “Akidetu’l-Ehli’s-Sunneti ue’l-Etheri fi’l-Mehdijji’l-Muntadhari” (Kredoja e Ehli Sunnetit dhe Lajmet/Hadithet e Mehdiut të Pritur), fq. 64, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’s-Sunneti” (Instituti i Sunnetit), (viti i botimit 1416 sipas mërgimit islam / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kajro, Egjipt.

8- Shejh Abdulmuhsin Ibn Hammad Abbadi, “Akidetu’l-Ehli’s-Sunneti ue’l-Etheri fi’l-Mehdijji’l-Muntadhari” (Kredoja e Ehli Sunnetit dhe Lajmet/Hadithet e Mehdiut të Pritur), fq. 66, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’s-Sunneti” (Instituti i Sunnetit), (viti i botimit 1416 sipas mërgimit islam / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kajro, Egjipt.

9- Shejh Abdulmuhsin Ibn Hammad Abbadi, “Akidetu’l-Ehli’s-Sunneti ue’l-Etheri fi’l-Mehdijji’l-Muntadhari” (Kredoja e Ehli Sunnetit dhe Lajmet/Hadithet e Mehdiut të Pritur), fq. 66, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’s-Sunneti” (Instituti i Sunnetit), (viti i botimit 1416 sipas mërgimit islam / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Kajro, Egjipt.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak