DOSJA E IMAM MEHDIUT: Ajetullah Kemal Hajdari:A Është Gjallë Imam Mehdiu (p.m.t.) Apo Do Të Vijë Në Botë Në Kohën E Fundit? (Pjesa E Parë)

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Gus. 11, 2019, 2:01 p.m.

Hakim Nishaburiu bën të ditur se një pjesë e madhe e përcjelljeve që kanë të bëjnë me Imam Mehdiun (p.m.t.) janë të vërteta. Në shtesë ai për një pjesë të këtyre përcjelljeve përdor thënien: “Ndonëse ato janë të vërteta sipas kushteve të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit këta nuk i kanë shënuar”.

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit...

Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi zotërinë tonë të nderuarin Muhammed Mustafanë (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij tejet të pastër (p.m.t.). Ndjekës të nderuar ju përshëndesim: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju”. Ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijjeti” (Shfaqja e Imam Mehdiut). Ndërsa jemi duke filluar programin duam që t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarit. Çështja e programit tonë të kësaj jave është: “A është gjallë Imam Mehdiu (p.m.t.) apo do të vijë në botë në kohën e fundit?”

I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!

Para së gjithash çështja e Imam Mehdiut (p.m.t.) quhet si njëra nga çështjet themelore të fushës së udhëheqjes. Ajo ka dhe një rëndësi të veçantë në kulturën shiite. Në gjirin e muslimanëve shiitë nuk ka ndasi mendimi- përveç mendimeve të gabuara - për detyrimin e ardhjes së një përmirësuesi i cili do të përmirësojë botën në kohën e fundit, do të mbushë sipëfaqen tokësore me drejtësi dhe rregull pasi kjo e fundit të jetë e mbushur me dhunë dhe padrejtësi. Në mesin e atyre të cilët i sqarojnë hapur hadithet e Imam Mehdiut (p.m.t.) zënë vend dijetarë si Tirmidhiu në veprën e tij: “Sunen” (Sunnetet), Hakim Nishaburi në veprën e tij: “Mustedrek” (E Perceptuara), Begauiu në veprën e tij: “Mesabihu’s-Sunneti” (Lavdërimet e Sunnetit), Ibn Ethiri në veprën e tij: “Nihaje” (Fundi), Ibn Tejmijje në veprën e tij: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit), Hafidh Dhehebiu në veprën e tij: “Telhisu’l-Mustedreki” (Përmbledhja e të Perceptuarës), Taftazani në veprën e tij: “Sherhu’l-Mekasidi” (Sqarimi i Qëllimeve), Hejthemiu në veprën e tij: “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtimeve), Xhedheri Dimeshkiu në veprën e tij me titull “Ethna’l-Metalibi” (Falenderimi i Kërkesave), Sabbani në veprën e tij: “Isafu’r-Ragibini” (Mëshira e Dëshiruesve), Sheukaniu etj. (1)

Hakim Nishaburiu bën të ditur se një pjesë e madhe e përcjelljeve që kanë të bëjnë me Imam Mehdiun (p.m.t.) janë të vërteta. Në shtesë ai për një pjesë të këtyre përcjelljeve përdor thënien: “Ndonëse ato kanë të vërteta sipas kushteve të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit këta nuk i kanë shënuar”. Nga lloji i këtyre haditheve janë hadithi i Ummu Selemesë i cili bën të ditur fundosjen në dhé të Bejdasë në prani të Imam Mehdiut (p.m.t.) (2), hadithi i Ibn Mesudit i cili bart thënien: “Nuk do të shpërthejë kijameti pa u bërë udhëheqës i arabëve një njeri me emrin tim nga Ehli Bejti im” (3), hadithi i Theubanit i cili shpreh udhëheqjen e Imam Mehdiut (p.m.t.) (4), hadithi i Ebu Saidit i cili bart fjalëzat në formën: “Mehdiu është nga unë dhe e ka ballin të hapur” (5), hadithi tjetër i Ebu Saidit i cili bart thëniet: “Nuk do të shpërthejë kijameti pa dalë një njeri nga Ehli Bejti im i cili do ta mbushë sipërfaqen tokësore me drejtësi dhe rregull, pasi kjo e fundit do të jetë e mbushur me dhunë, tirani dhe armiqësi” (6), hadithi i Imam Aliut (p.m.t.) i cili i ka dhënë këtë përgjigje: “Ai do të dalë në kohën e fundit”, pyetjes së drejtuar nga Muhammed Ibn Hanefijje për Imam Mehdiun (p.m.t.) (7).

Hakim Nishaburi përdor këto thënie për sa ka të bëjë me pjesën e dytë të haditheve: “Ndonëse ato hadithe janë të vërteta sipas kushtit të Muslimit, ky i fundit nuk i ka shënuar ato”. Në këtë kategori hyn dhe hadithi i Ebu Saidit në formën: “Mehdiu është nga ne dhe nga Ehli Bejti” (8) dhe “Do të dalë një njeri nga farefisi im-brezi im pasi sipërfaqja tokësore të jetë mbushur me dhunë” (9)

Ndërsa për një palë të tretë ai përdor thënien: “Ndonëse ato hadithe zotërojnë një zinxhir të vërtetë përcjelljeje ato nuk janë shënuar nga ana e Buhariut dhe Muslimit”. Në mesin e këtyre haditheve janë dhe hadithet e Ebu Saidit në formën: “Bashkësia ime do të mbetet pa zgjidhje ndaj një shqetësimi të madh në kohën e fundit. Allahu i Lartësuar do të dërgojë një njeri nga fisi im, i cili do ta mbushë botën me drejtësi dhe sundim pasi kjo e fundit do të jetë mbushur me dhunë dhe tirani” (10) dhe “Mehdiu do të dalë në fund të bashkësisë sime”. (11)

Për më tepër disa dijetarë citojnë hapur se këto hadithe janë të pashkëputura. Kështu që këtë e përcjell Abiri në veprën e tij: “Menakibu’sh-Shafii” (Rrëfimet e Shafiiut), Midhdhi në veprën e tij: “Tehdhib” (Përmbledhja) (12), Kurtubiu në veprën e tij: “Tedhkire” (Përkujtimi) (13), Askalani në veprën e tij: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Përmbledhja e Përmbledhjes) (14), Sehauiu në veprën e tij: “Fethu’l-Mugisi” (Çlirimi i Ndihmësit), Sujuti në veprën e tij: “Misbahu’z-Zuxhaxhe” (Drita në Qelq), Muttaki Hindi në veprën e tij: “Burhan fi’l-Alamati’l-Mehdijji Ahiri’z-Zamani” (Argumenti në Shenjat e Mehdiut në Kohën e Fundit), Berzenxhiu në veprën e tij: “Isharetu li’l-Eshrati’s-Seati” (Shenja në Kushtet e Kohës). Shtoj se gjenden me dhjetra emra të tjerë të cilët mund të përmenden në këtë kontekst. (15)

Fjala vjen në veprën e tij me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Përmbledhja e Përmbledhjes) Muhammed Ibn Halid Xhundiu kumton kështu në hadithin e përcjellur nga Abiri: “Themi se lajmet të cilat kanë arritur kufirin e pashkëputshmërisë dhe se përcjellësit e tyre janë mjaft të njohur janë si më poshtë: “Ai është nga Muhammed Mustafai (p.q.m.t.), Mehdiu (p.m.t.) është nga Ehli Bejti i tij (p.q.m.t.), udhëheqja e tij në sipërfaqen tokësore do të zgjasë shtatë vite, ai do të vërë drejtësinë drejtësinë mbizotëruese dhe do të ndihmojë të nderuarin Isa (p.m.t.) në vrasjen e Dexhxhalit, do të bëhet “imam” (udhëheqës) i bashkësisë muslimane dhe i nderuari Isa (p.m.t.) do të falë namaz pas tij”. (16)

Sërish ai citon: “Lajmet të cilat bëjnë fjalë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është nga kjo bashkësi muslimane dhe se do i nderuari Isa (p.m.t.) do të falë namaz pas tij janë të pashkëputura. Rishtas në këto hadithe gjendet dëshmi mbi vërtetësinë e mendimit se i nderuari Isa (p.m.t.) do të zbresë në kohën e fundit në një epokë afër shpërthimit të kijametit dhe do të falë namaz pas një njeriu në nga kjo bashkësi muslimane si dhe do të gjendet patjetër një argument në sipërfaqen tokësore”. (17)

Ky mendim nuk është i kufizuar vetëm me dijetarët klasikë muslimanë. Ne mund të hasim në këto lloj thëniesh dhe në veprat e dijetarëve të epokës së fundit. Ata të cilët janë vërtetues në gjirin e tyre përmendin hapur se hadithet në lidhje me Imam Mehdiun (p.m.t.) janë të vërteta madje të pashkëputura. Në mesin e tyre mund të radhisim Shejh Muhammmed Hidr Misriun, Shejh Muhammed Fuad Abdulbakiun, Ebu Ala Meududiun, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanin, Shejh Hammud Tuejxhriun, Shejh Abdulaziz Ibn Bazin dhe shumë dijetarë të tjerë të cilëve nuk kemi mundësi që t’ua përmendim emrat. (18)

Në veprën e tij me titull: “Xhamiu li’l-Usuli” (Përmbledhja e Mënyrës) Shejh Mensur Ali Nasif Taxhi shënon kështu: “Në mesin e dijetarëve të brezave paraardhës dhe pasardhës është bërë e njohur domosdoshmëria e daljes së një njeriu me emrin Mehdi (p.m.t.) nga Ehli Bejti, i cili do të shtrijë udhëheqjen mbi mbarë shtetet muslimane në kohën e fundit, muslimanët do t’i binden atij, ai do të vërë në zbatim drejtësinë në mesin e tyre dhe do të fuqizojë fenë. Ndërsa Dexhxhali do të shfaqet pas tij, i nderuari Isa (p.m.t.) do të zbresë nga qielli dhe do ta vrasë atë ose do të ndihmojë Mehdiun (p.m.t.) në çështjen e vrasjes së tij. Një pjesë nga bashkëkohësit e përzgjedhur kanë përcjellur lajmet e Mehdiut (p.m.t.), gjithashtu i kanë shënuar dhe muhaddithë të mëdhenj si Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe... Ndërsa ata njerëz të cilët kanë mbrojtur mendimin se të tëra hadithet për sa i përket Mehdiut janë të dobëta si Ibn Halduni kanë gabuar”. (19)

Ndërsa Ibn Bazi shprehet kështu: “Gjendja e Mehdiut (p.m.t.) dihet. Hadithet mbi këtë çështje janë të përhapura. Madje këta hadithe janë të pashkëputura në stilin që mbështesin njëri-tjetrin. Përsëri është përcjellur nga një numër i madh dijetarësh se përcjelljet mbi këtë çështje janë të pashkëputura. Kështu që ashtu siç ka treguar dhe Mjeshtri shumica e udhëve të ardhjes së këtyre lajmeve, shumëllojshmëria e udhëve të daljes, qenia të përcjellura nga udhë dhe përcjellës të larmishëm dhe qenia në zotërim e teksit të fjalëzave të ndryshme si rrjedhojë pohoj se janë të pashkëputura si kuptim. Pra dhe këto përcjellje dëshmojnë se gjendja e këtij njeriu të premtuar është e fiksuar dhe se dalja e tij është e vërtetë”. (20)

Rishtas ai citon kështu: “Unë kam menduar shumë rreth haditheve të përcjellura mbi kornizën e kësaj çështjeje. Unë kam kuptuar se një pjesë e madhe e tyre janë të vërteta. Kështu që në këtë drejtim janë dhe sqarimet e dijetarëve, diturisë dhe gjykimit të të cilëve iu besohet si Ebu Daudi, Tirmidhiu, Hattabi, Muhammed Ibn Husejn Abiriu, Shejh Islam Ibn Tejmijje, Shejh Ibn Kajjim Xheuziu dhe Sheukaniu”. (21)

Në veprën me titull: “Muxhemu’l-Ehadithi’l-Imam Mehdi” (Përmbledhja e Haditheve të Imam Mehdiut) janë përcjellur afërsisht 2000 hadithe të cilat bëjnë fjalë për Imam Mehdiun (p.m.t.) nga i nderuar i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) dhe nga Ehli Bejti (p.m.t.). Për shembull hadithet të cilët kanë bëjnë me etapën përpara shfaqjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), hadithet të cilët kanë të bëjnë me personalitetin e tij, janë hadithet të cilët prekin ngjarjet e lëvizjes së shfaqjes, e kohës  së shfaqjes së tij dhe pas shfaqjes së tij. (22)

Duke u mbështetur në hadithet e lartpërmendur pohojmë se shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.), qenia e tij nga Ehli Bejti (p.m.t.) dhe nga farefisi i të dërguarit (p.q.m.t.), mbushja e sipërfaqes tokësore me drejtësi dhe rregull nuk janë gjëra të dyshimta dhe nuk kanë vend për dyshim. Duke përdorur këtu thënien e Shejh Mahmud Tuejxhriut daljen e tij nuk mund ta mohojë askush tjetër përveç të paditurit dhe atij i cili shmanget nga pranimi i të vërtetës. (23)

Njëri nga shkrimtarët bashkëkohorë përkufizon kështu duke e diagnostikuar shumë bukur çështjen: “Ka shumë njerëz si në botën e thashethemeve, si në pretendimin e diturisë dhe në tregtinë e përkushtimit. Këta e kanë shkatërruar kulturën tonë.... Njerëz si Goldziher, Uellhausen e kanë kundërshtuar mendimin e Mehdiut (p.m.t.) në botën perëndimore. Edhe në botën muslimane kanë dalë njerëz të cilët janë ndikuar nga këndvështrimi i tyre dhe kanë ecur në gjurmën e tyre. Këta njerëz të cilët kanë përdorur botëkuptimin e tyre iu janën nënshtruar atyre”. (24)

Në fakt janë të pranishme ndasitë e mendimit në mesin e dijetarëve muslimanë në lidhje me çështjet e dijetarëve muslimanë.  Siç janë çështjet nëse është apo nuk është gjallë, si jeton një jetë të fshehtë dhe larg syve... Kështu që ndjekësit e Shkollës së Ehli Bejtit duke u mbështetur në hadithet e vërteta të përcjellura nga i dërguari më i nderuar (p.q.m.t.) dhe nga imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.) kanë përvetësuar këtë mendim. Ndërsa doktrina e Ehli Sunnetit e cila gjendet përballë kësaj qasjeje pranon se ai nuk ka lindur ende dhe se do të vijë në këtë botë në të ardhmen.

Nëse do të lëvizim nga kjo pikë atëherë nënvizojmë se duhet të hulumtojmë çështjen nëse Mehdiu i Pritur (p.m.t.) (Allahu e shpejtoftë shfaqjen e tij) është apo nuk është i gjallë. Argumentimi i qenies së tij në jetë është i mundur që të shpaloset me dy udhë.

Udha e parë është udha e tërthortë e cila nuk është e drejtpërdrejtë -nëse mund të themi kështu. Kjo udhë është si më poshtë: “Pas shpalosjes së domosdoshmërisë së një qenie të pranishme së pafajshme e cila nuk ndahet nga Libri dhe Libri nuk ndahet nga ai arrihet në përfundimin me dëshminë e mendjes së rregullit se imami i dymbëdhjetë dhe është duke u ushqyer. Kështu që Hadithi Thekalejn përcakton se njerëzit të cilët nuk ndahen nga Libri dhe Libri nuk ndahet nga ta janë të pranishëm. Ndërsa hadithi “Prijësit pas meje janë dymbëdhjetë vetë” tregon se numri i tyre nuk i kalon dymbëdhjetë vetë. Nga hadithi i lartpërmendur kuptohet se këta janë Imam Aliu (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.), Imam Husejni (p.m.t.) dhe nëntë prijës të tjerë të cilët vijnë nga lloji i tyre. Në fund kjo punë arrin tek Imam Mehdiu (p.m.t.). Në këtë drejtim janë thëniet e dhjetra përcjelljeve të përcjellura nga të dyja anët. Në këtë kornizë arrihet në përfundimin se imami i dymbëdhjetë është i gjallë dhe i ushqyer, por si një nevojë e urtësisë hyjnore jeton larg dhe i fshehur ndaj syve të njerëzve.

Pra është mëse e qartë se udha e sipërcituar vërteton praninë e një imami të pafajshëm - i cili është Imam Mehdi Muntadhar Ibn Imam Hasan Askeriut (p.m.t.) i cili rrjedh nga brezi i Imam Husejn Ibn Aliut (p.m.t.). Krahas kësaj udha e mësipërme nuk prek vitin e lindjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), si ka lindur, kush është nëna e tij, kur është tërhequr në fshehtësi dhe a ka një apo më tepër se një fshehtësi. Megjithatë ajo ka një ndikim në vërtetimin e pranisë së Imam Mehdiut (p.m.t.) dhe rrënjës së mendimit se është gjallë dhe i fshehur. Sepse domosdoshmëria e përcjelljes dhe përftimet e mendjes na çojnë në këtë përfundim.

Pikërisht në këtë pikë dhe unë dua që të bëj me shenjë në domosdoshmërinë e pranisë së një njeriu të pafajshëm pas të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.), madje se pretendimi për një qenie jo të pafajshme nuk është i mundur në një hark kohor nuk i përket vetëm shiitëve të Ehli Bejtit. Për hir të vërtetës disa njerëz akuzojnë shiitët imamitë për këtë. Pavarësisht kësaj në gjirin e dijetarëve muslimanë ka patur pretendues për domosdoshmërinë e një qenieje të pafajshme në çdo kohë.

Në komentimin e ajetit: “O ju të cilët keni besuar! Kini frikë Allahun dhe qëndroni bashkë me besnikët” (Sure Teube, Ajeti: 119) në veprën e tij me titull: “Mefatihu’l-Gajbi” (Çelësat e së Fshehtës) Fahruddin Radiu shprehet si më poshtë: “Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar besimtarët që të qëndrojnë bashkë me besnikët. Duke qenë se qëndrimi bashkë me besnikët është i detyruar (kusht), atëherë kjo nënkupton se besnikët janë të pranishëm në çdo kohë epokë...

Nëse dikush del dhe na thotë se: “Allahu i Madhëruar me urdhrin: “Qëndroni bashkë me besnikët”, mund të ketë synuar kuptimin “Qëndroni në udhën e besnikëve”. Kjo është pikërisht si një njeri i cili i thotë fëmijës së tij: “Qëndro bashkë me njerëzit e mirë” dhe të ketë synuar këtë kupim. Ndonëse e pranojmë këtë shtojmë: “Ky urdhër ishte vetëm në kohën e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Për këtë arsye ky është një urdhër në çështjen e qëndrimit bashkë me të dërguarin (p.q.m.t.). Për këtë shkak kjo thënie nuk mund të dëshmojë se do të gjendet dhe një besnik (i dërguar) dhe në kohërat e tjera. Le të themi se e pranuam dhe këtë. “Atëherë koha e përgjegjësisë (jeta e kësaj bote) pa të pa “besnikun” e cekur në ajet, përse të mos jetë e lejuar bartja në kuptimin “imami i pafajshëm” ashtu siç thonë shiitët?

Pyetjes së tij të parë i jepet kjo përgjigje: “Urdhri “Qëndroni bashkë me besnikët”, është një urdhër në çështjen e bindjes ndaj besnikëve, një mohim në çështjen e kundështimit të tyre. Kjo e fundit është e lidhur me kushtin e gjendjes së besnikëve në çdo kohë. Megjithatë e detyruara është e detyruar vetëm me gjënë e cila e plotëson atë. Si pasojë aheti i mësipërm dëshmon se besnikët do të gjenden gjithmonë...

Ndërsa për sa i përket fjalëve të tij: “Ky urdhër ishte vetëm në kohën e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.)” ne themi se janë të gabuara si pasojë e këtyre shkaqeve:

1- Qenia e përgjegjësive të përmendura në Kur’anin Famëlartë përgjegjësi deri në Kijamet janë të fiksuara me një pashkëputshmëri të qartë në fenë e të nderuarit Muhammed (p.q.m.t.). Si pasojë kështu është dhe gjendja e këtyre përgjegjësive.

2- Kjo trajtë përfshin të tëra kohërat. Kështu që mundësia e bërjes së përjashtimit nga kjo thënie është dëshmia e saj.

3- Duke qenë se fjala e ajetit nuk është përmendur për një kohë të caktuar, bartja e ajetit në një epokë nuk është më mirë se bartja e tij në kohëra të tjera. Bartja e ajetit vetëm në një epokë, çon në bërjen e tij të pavlefshëm që kjo është e kotë. Për sa i përket ajetit në të tëra kohërat, ja pra ky është dhe përfundimi që duam që të përftojmë.

4- Urdhri i Allahut të Lartësuar: “O ju të cilët keni besuar! Kini frikë Allahun” është një thënie e cila i urdhëron atyre përkushtimin. Ky urdhër mund të përfshijë dhe ata të cilët nuk mund të jenë të përkushtuar. Sërish dhe ky urdhër bëhet i mundur vetëm kur ai njeri ka gjasë që të gabojë. Për këtë arsye ajeti dëshmon se ata të cilët mund të gabojnë duhet që t’iu binden atyre të cilët janë të detyruar që të jenë të pafajshëm (dhe të pagabueshëm). Ndërsa ata të cilët janë të detyruar që të jenë të pafajshëm, janë ata të cilët Allahu u ka dhënë gjykimin “besnikët”. Për këtë arsye ky ajet dëshmon se ata njerëzit të cilët mund të gabojnë duhet të qëndrojnë së bashku me ata të cilët janë të pafajshëm ndaj gabimit, pra pala e parë duhet të qëndrojë së bashku me palën e dytë me qëllim që këta të fundit të mund t’i pengojnë nga gabimet e tyre. Ja pra për këtë bëhet fjalë në çdo kohë. Si rrjedhojë kjo duhet të jetë e pranishme në çdo kohë”. (25)

Gjithashtu Radiu në komentimin e ajetit: “O ju të cilët keni besuar, binduni Allahut dhe binduni të dërguarit dhe autoritetit shtetëror. Nëse keni kundërshtime mbi ndonjë çështje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit nëse i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundimi më i mirë për ju” (Sure Nisa, Ajeti: 59) përshkruan si më poshtë: “Allahu i Lartësuar ka urdhëruar në mënyrë absolute bindjen ndaj “autoritetit shtetëror”. Njeriu për të cilin Allahu i lavdëruar ka urdhëruar bindjen në mënyrë absolute dhe të prerë ndaj tij duhet të jetë “masum” (i pafajshëm, i mbrojtur nga gabimi). Sepse në rast se çmojmë dhe vlerësojmë se një njeri nuk është i mbrojtur nga gabimi dhe mund të bëjë gabime atëherë i bie që Allahu të ketë urdhëruar bindjen ndaj tij dhe kryerjen e gabimit të tij. Mirëpo gabimi është ndaluar meqenëse është gabim. Ndërsa kjo dukuri çon në përfundimin e bashkimit të urdhrit dhe ndalimit në të njëjtin çast gjë kjo e cila është e pamundur. Kështu që për njeriun për të cilin Allahu i Madhëruar ka urdhëruar bindjen në mënyrë absolute dhe të prerë ndaj tij duke qenë se është “autoritet shtetëror” bëhet i fiksuar qëndrimi larg gabimit. Si rrjedhojë shtojmë se nuk ka dyshim në domosdoshmërinë e qenies së pafajshëm të “autoritetit shtetëror” i cili është përmendur në këtë ajet”.

Për hir të vërtetës themi se janë shfaqur ndasi mendimi në pikën e identitetit të të pafajshmit. Doktrina e Ehli Bejtit duke ndjekur ajetet e sipërcituara dhe përcjelljet e pashkëputura ndan mendimin se me “autoritetin shtetëror” i cili ceket këtu synohen imamët e Ehli Bejtit. Sipas asasj që është përcjellur nga Ibn Abbasi ky i fundit kumton kështu: “Unë, Aliu, Hasani, Husejni (p.m.t.) dhe nëntë vetë të cilët rrjedhin nga fisi i tij janë “mutahhar” (shumë të pastër) dhe “masum” (të pafajshëm)”. (26)

Ndërsa Shkolla e Ehli Sunnetit përvetëson mendimin se i pafajshmi është njëzëshmëria e bashkësisë muslimane.

Në vijim Fahruddin Radiu përkufizon kështu: “Ai i cili bën pyetje - ashtu siç pretendojnë shiitët: Sejjid Hajdari - qëllimi këtu është se për sa i përket fjalës: “Përse të mos jetë e lejuar nevoja e qenies së njeriut besimtar së bashku me njeriun e pafajshëm në çdo kohë?!”, ne i përgjigjemi kështu: “Gjithashtu dhe ne e pranojmë se një i pafajshëm duhet të jetë patjetër i pranishëm në çdo kohë. Mirëpo ne jemi të mendimit se ky i pafajshëm është bashkësia muslimane e Muhammedit (p.q.m.t.)”. (27) Ja pra ky është kuptimi i fjalës sonë: “Njëzëshmëria është një dëshmi”. (28)

Ndërsa se cili është synimi i njëzëshmërisë ai e sqaron si më poshtë: “Sipas mendimit tonë, njëzëshmëria mund të vihet në zbatim vetëm me mendimin e dijetarëve të cilët nxjerrin në pah gjykimet e Allahut nga argumentet fetare të Librit dhe Sunnetit, ja pra këta janë e cila emërtohet si “ehlu’l-hali” (njerëzit e gjendjes/diturisë) dhe “ehlu’l-akdi” (njerëzit e dëshmisë/provës)“ në veprat e mënyrës së jurisprudencës”. (29)

Sërish dhe në veprën e tij me titull: “Tefsiru’l-Menari” (Komentimi i Ndriçuar) duke iu bindur atij Muhammed Abduhu shprehet si më poshtë: “Unë po vrisja mendjen në këtë çështje për një kohë të gjatë. Si pasojë e kësaj pune të mendimit arrita në përfundimin se qëllimi i “ulu’l-emrit” (autoritetit të urdhrit) është një palë nga muslimanët e cila quhet si “ehlu’l-hali” (njerëzit e gjendjes/diturisë) dhe “ehlu’l-akdi” (njerëzit e dëshmisë/provës)... Nëse ehlu’l-hali dhe ehlu’l-akdi të cilët përbëhen nga besimtarët, arrijnë në një përfundim në një çështje mbi të cilën nuk gjendet ndonjë argument fetar si nevojë e përmirësimit të gjendjes së bashkësisë muslimane atëherë bindja ndaj këtij vendimi është detyrë. Rishtas thënia se ata janë të pafajshëm mbi veçantinë e kësaj njëzëshmërie është e vërtetë prandaj duhet të merret parasysh cilësia e arsyetimit të përdorimit të thënies së bindjes ndaj tyre pa kushte dhe duhet t’iu bindet konceptit”. (30)

Udha e dytë është e drejtpërdrejtë. Me qëllim që çështja të mund të kuptohet sa më mirë dhe të vërtetohet kjo dukuri hyjnore duhet të shënjohet zinxhiri i cili kalon në përcjellje. Më poshtë janë renditur çështjet të cilat janë numëruar nga disa vërtetues bashkëkohorë:

1- Përcjelljet të cilat përgëzojnë shfaqjen e Imam Mehdiut (p.m.t.) (657 përcjellje).

2- Përcjellet të cilat sqarojnë mbushjen e sipërfaqes tokësore me drejtësi dhe udhëheqje (123 përcjellje).

3- Përcjelljet të cilat përcaktojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është nga Ehli Bejti (p.m.t.) (389 përcjellje).

4- Përcjelljet të cilat thonë se Mehdiu i Pritur (p.m.t.) rrjedh nga fisi i Prijësit të Besimtarëve (214 përcjellje).

5- Përcjelljet të cilat sqarojnë se i nderuari Mehdi (p.m.t.) është i biri i Fatime Zehrasë (p.m.t.) (192 përcjellje).

6- Përcjelljet të cilat bëjnë të ditur se Mehdiu i Pritur (p.m.t.) është nga fisi i Imam Husejnit (p.m.t.) (185 përcjellje).

7- Përcjelljet të cilat shprehin se Mehdiu i Pritur (p.m.t.) është i biri i nëntë i Imam Husejnit (p.m.t.) (148 përcjellje).

8- Përcjelljet të cilat lajmërojnë se Mehdiu i Pritur (p.m.t.) është i biri i Ali Ibn Husejnit (85 përcjellje).

9- Përcjelljet të cilat rrëfejnë e Mehdiu i Pritur (p.m.t.) është nga fisi i Muhammed Bakirit (p.m.t.) (103 përcjellje).

10- Përcjelljet të cilat pohojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) do të vijë nga fisi i Imam Sadikut (p.m.t.) (103 përcjellje).

11- Përcjellet të cilat nënvizojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i Imam Sadikut (p.m.t.) nga brezi i gjashtë (99 përcjellje).

12- Përcjelljet të cilat vënë në dukje se Imam Mehdiu (p.m.t.) do të vijë nga fisi i Imam Musa Ibn Xhaferit (p.m.t.) (101 përcjellje).

13- Përcjellet të cilat pohojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i Imam Musa Ibn Xhaferit (p.m.t.) nga brezi i pestë (98 përcjellje).

14- Përcjellet të cilat theksojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i Imam Ali Ibn Musa Ridait (p.m.t.) (95 përcjellje).

15- Përcjellet të cilat nënvizojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i Imam Muhammed Ibn Ali Takiut (p.m.t.) nga brezi i tretë (90 përcjellje).

16- Përcjellet të cilat vënë në dijeni se Imam Mehdiu (p.m.t.) është i nipi i Imam Ali Hadiut (p.m.t.) (90 përcjellje).

17- Përcjellet të cilat thonë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i Imam Hasan Askeriut (p.m.t.) (146 përcjellje).

18- Përcjellet të cilat lajmërojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është imami i dymbëdhjetë dhe i fundit (136 përcjellje).

19- Përcjellet të cilat sqarojnë lindjen, vitin e lindjes dhe disa gjendje të Imam Mehdiu (p.m.t.) (214 përcjellje).

20- Përcjellet të cilat bëjnë të ditur se Imam Mehdiu (p.m.t.) do të jetë mes dy fshehjeve (10 përcjellje).

21- Përcjellet të cilat lajmërojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) do të jetë në një fshehje të gjatë (91 përcjellje).

22- Përcjellet të cilat rrëfejnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) do të ketë një jetë mjaft të gjatë (318 përcjellje). (31)

Nuk ka asnjë dyshim se këto përcjellje janë të ndërthurura më njëra-tjetrën dhe një hadith mund të ketë bartur brenda tij disa çështje.

Në këtë pikë nuk mund të drejtohet një kundërshtim i tillë: “Me qëllim që të vërtetohet udhëheqja e Ehli Bejtit (p.m.t.), të bëhen të ditura veçoritë, numrat e tyre dhe qenia në jetë e imamit të dymbëdhjetë dhe të pretendohen përcjelljet e tyre si dëshmi duhet të shpaloset epoka e tyre. Sepse që fjalët e tyre të mund të jenë argument mbështetet në fakton e qenies së tyre imamë dhe të pafajshëm. Fjalët e imamëve të Ehli Bejtit mbështetet në faktin e vënies në dukje së qenies argument të fjalëve të tyre.

Një kundërshtim i tillë është asgjësuar me dy arsyetime.

Arsyetimi i parë është se pafajësia e tyre - ashtu siç ceket në pjesën e tretë - themi se është i mundur përdorimi i fjalëve të imamëve të Ehli Bejtit si mbështetje dhe argument, pasi është  vërtetuar me njërën nga udhët për të vënë në dukje veçoritë e Imam Mehdiut (p.m.t.) dhe këtu nuk bëhet fjalë për asgjë të keqe. Shprehemi kështu sepse duke qenë se gjëja e cila duhet për t’u vënë në dukje dhe gjëja e cila merret si mbështetje janë të ndryshme nga njëra-tjetra, si rrjedhojë nuk mund të bëhet fjalë as për epokën.

Arsyetimi i dytë është se le të themi se në fillim nuk janë bërë të ditura pafajësitë e imamëve të Ehli Bejtit (p.m.t.). Megjithatë përsëri është e mundur mbështetja në përcjelljet e tyre. Sepse ata janë njerëz besnikë të cilët kanë përcjellur hadithe nga i nderuari i dërguari më i madh (p.q.m.t.). Si rrjedhojë dhe fjalët e tyre janë në zotërim të qenies argument në shkallën e bashkëkohësve të të nderuarit të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) të cilat në përgjithësi janë të pranuara nga ana e muslimanëve. Unë nuk pandeh se do të mund të gjendet një musliman i cili do të mund të ketë një mendim të kundërt me vlefshmërinë e fjalëve të Ehli Bejtit për pranimin e kësaj lloj çështjeje. Në këtë pikë vëmë theksin se nuk ka rëndësi nëse ata përmendin përcjelljet e qarta të cilat i kanë përcjellur nga i nderuari i dërguari më i madh (p.q.m.t.), apo le të mjaftohen me rregullin e plotë në formën e sqarimit të haditheve të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) duke mos përcaktuar qartë këtë. Kështu që Imam Sadiku (p.m.t.) ka pohuar: “Hadithi im është hadithi i tim eti, hadithi i tim eti është hadithi i tim gjyshi, hadithi i tim gjyshi është hadithi i Imam Husejnit, hadithi i Imam Husejnit është hadithi i Imam Hasanit, hadithi i Imam Hasanit është hadithi i prijësit të besimtarëve, hadithi i prijësit të besimtarëve është hadithi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)”. (32)

Deri më tani ne nuk kemi ndeshur në asnjë i cili do të kishte dyshime në përcjelljet e përcjellura nga Imam Bakiri (p.m.t.) ose Imam Sadiku (p.m.t.) nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Megjithatë ne jemi në dijeni se shumica i ka dëgjuar këta hadithe nga imamët, i ka pranuar përcjelljet e tyre, mirëpo nuk i ka besuar pafajësisë së tyre si në besimin shiit. Por sidoqoftë dijetarët kanë pranuar se imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.) kanë qenë në shkallën më të lartë të përkushtimit, diturisë, besueshmërisë dhe vërtetësisë.

Për sa i përket cilësisë së vërtetimit se Imam Mehdiu (p.m.t.) është gjallë janë dhe dëshmitë e atyre të cilët e kanë parë atë. Një palë e cila thotë se e ka parë atë nuk është një bashkësi e cila mund të mos merret parasysh. Brenda kësaj pale ka dhe personalitete dhe dijetarë të cilët janë pranuar si të besueshëm. Dikush thotë se numri i atyre të cilët kanë parë Imam Mehdiun (p.m.t.) ka arritur deri në numrin 304”. (33) Ndërsa numri i atyre të cilët nuk janë të shënuar duhet të jetë më i lartë...

Shtojmë se dhe një palë e madhe nga dijetarët e Ehli Sunnetit ka pohuar për ardhjen e Imam Mehdiut (p.m.t.) në jetë. Për më tepër disa të tjerë kanë rrëfyer hapur se ai është imami të cilit iu është dhënë fjala për shfaqjen e tij në kohën e fundit. Në veprën e tij me titull: “Mehdi fi’n-Nahxhi’l-Belaga” (Mehdiu në Artin e Oratorisë) Shejh Mehdi Fakih Imani ilustron emrat e mbi njëqind personaliteteve të cilët citojnë hapur ditëlindjen e bekuar të Imam Mehdiut (p.m.t.).

Ne mund të sjellim si shembull këto thënie të cilat zënë vend në veprën me titull: “Jeuakit ue’l-Xheuahiri” (Rubinët dhe Gurët e Çmuar) të Shejh Sharani Hanefiut: “Po mbahet nën vëzhgim dalja e Imam Mehdiut (p.m.t.). Imam Mehdiu (p.m.t.) është nga të bijtë e Imam Hasan Askeriut (p.m.t.). Ai ka ardhur në jetë në natën e ditës së 15 të muajit Shaban të vitit 255 të mërgimit islam. Imam Mehdiu (p.m.t.) do të jetojë deri në ditën kurdo të bashkohet me të nderuarin Isa të birin e Merjemes (p.m.t.)”....

Ndërsa në pjesën 366 të veprës së tij me titull: “Futuhatu’l-Mekkije” (Çlirimet Mekkase) Shejh Muhjiddin Ibn Arabiu kumton kështu: “Dijeni se shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.) është e prerë. Ai do të shfaqet për të mbushur me drejtësi sipërfaqen tokësore pasi kjo e fundit do të jetë e mbushur me padrejtësi. Edhe sikur të ketë mbetur vetëm një ditë nga jeta e kësaj bote Allahu i Madhëruar do ta zgjasë atë ditë derisa ky prijës të kalojë në prijësi. Imam Mehdiu është nga farefisi i të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) dhe nga bijtë e të nderuarës Fatime (p.m.t.). Gjyshi i tij është Husejn Ibn Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.). I ati i tij është Imam Hasan Askeriu (p.m.t.), i biri i Imam Ali Nakiut (p.m.t.), i biri i Imam Muhammed Takiut (p.m.t.), i biri i Imam Ali Ridait (p.m.t.), i biri i Musa Kazimit (p.m.t.), i biri i Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.), i biri i Imam Muhammed Bakirit (p.m.t.), i biri i Imam Zejnulabdiddinit (p.m.t.), i biri i Imam Husejnit (p.m.t.), i biri i Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Emri i tij është i njëjtë me emrin e të dërguarit të Allahut (p.m.t.). Muslimanët do t’i japin atij zotimit mes “ruknit” (përkuljes) dhe “makamit” (qëndrimit në këmbë)”. (34)

Këto thënie i përkasin njërit nga dijetarët e shekullit të dhjetë të mërgimit islam i cili është autori i veprës me titull: “Futuhatu’l-Mekkije” (Çlirimet Mekkase). Por është për të ardhur keq se duar jo të besueshme kanë luajtur me këto ndryshime në shtypjet e mëvonshme të veprës me titull: “Futuhatu’l-Mekkije” (Çlirimet Mekkase). Shprehemi kështu sepse në shtypjet e mëvonshme kjo thënie është ndryshuar kështu: “Dijeni se Allahu i Madhëruar na fuqizoftë. Allahu i Madhëruar ka një prijës i cili do të shfaqet për të mbushur me drejtësi dhe rregull sipërfaqen tokësore pasi kjo e fundit do të jetë e mbushur me padrejtësi. Edhe sikur të ketë mbetur vetëm një ditë nga jeta e kësaj bote Allahu i Madhëruar do ta zgjasë atë ditë derisa ky prijës të kalojë në prijësi. Imam Mehdiu është nga farefisi i të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) dhe nga bijtë e të nderuarës Fatime (p.m.t.). Gjyshi i tij është Hasan Ibn Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.). Muslimanët do t’i japin atij zotimit mes “ruknit” (përkuljes) dhe “makamit” (qëndrimit në këmbë)”. (35)

Tërësia e këtyre sqarimeve na çojnë në përfundimin e besimit në Imam Mehdiun e Pritur (p.m.t.) dhe pranimin se ai është gjallë.  Për më tepër kështu kuptohet dhe vlera e akuzimit se ky besim nuk është nga mashtrimet shiite dhe se është një besim i shtuar mendimit musliman.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Imam Tirmidhiu, “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunnetet e Tirmidhiut), vëll. 4, fq. 505; Hakim Nishaburi, “Mustedrek” (E Perceptuara), vëll. 4, fq. 553; Imam Begauiu, “Mesabihu’s-Sunneti” (Lavdërimet e Sunnetit), fq. 488, Hadithi Nr: 4199; Ibn Ethiri, “Nihaje fi’l-Garibi’l-Hadithi ue’l-Etheri” (Fundi i Haditheve dhe Lajmeve/Haditheve të Çuditshme), vëll. 5, fq. 254; Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit), vëll. 4, fq. 211; Hafidh Dhehebiu “Telhisu’l-Mustedreki” (Përmbledhja e të Përceptuarës), vëll. 4, fq. 553; Imam Taftazani, “Sherhu’l-Mekasidi” (Sqarimi i Qëlimeve), vëll. 5, fq. 312; Hejthemiu “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtimeve), vëll. 7, fq. 313, 314; Xhedheri Dimeshkiu, “Ethna’l-Menakibi fi-Tehdhibi” (Falenderimi i Kërkesave në Përmbledhje), “Ethna’l-Menakibi” (Lavdërimi i Rrëfimeve), fq. 163-168; Sabbani, “Isafu’r-Ragibini” (Mëshira e Dëshiruesve), fq. 145; “Izze” (Nderi), fq. 125.

2-Hakim Nishaburi, “Mustedrek” (E Perceptuara), vëll. 4, fq. 429.

3- Hakim Nishaburi, “Mustedrek” (E Perceptuara), vëll. 4, fq. 442.

4- Hakim Nishaburi, “Mustedrek” (E Perceptuara), vëll. 4, fq. 464.

5- Hakim Nishaburi, “Mustedrek” (E Perceptuara), vëll. 4, fq. 457.

6- Hakim Nishaburi, “Mustedrek” (E Perceptuara), vëll. 4, fq. 557.

7- Hakim Nishaburi, “Mustedrek” (E Perceptuara), vëll. 4, fq. 554.

8- Hakim Nishaburi, “Mustedrek” (E Perceptuara), vëll. 4, fq. 557.

9- Hakim Nishaburi, “Mustedrek” (E Perceptuara), vëll. 4, fq. 558.

10- Hakim Nishaburi, “Mustedrek” (E Perceptuara), vëll. 4, fq. 465.

11- Hakim Nishaburi, “Mustedrek” (E Perceptuara), vëll. 4, fq. 558.

12- Midhdhi, “Tehdhibu’l-Kemali” (Përmbledhja e Përsosmërisë), vëll. 25, fq. 146, Hadithi Nr: 5181, Hadithi i Përcjellur Nga Muhammmed Ibn Halid Xhundiu.

13- Imam Kurtubiu, “Tedhkire: (Përkujtimi), fq. 701.

14- Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Përmbledhja e Përmbledhjes), vëll. 9, fq. 125, Hadithi Nr: 201, Hadithi i Përcjellur Nga Muhammmed Ibn Halid Xhundiu.

15- Muhammed Ibn Xhafer Ibn Idris Ibn Muhammed Fasi Kettaniu, “Nadhmu’l-Mutenasiri Mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës Në Hadithet e Pashkëputura), fq. 144, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje” (Vendi i Librave Të Diturisë), Bejrut, Liban; Belbisi, “Itru’l-Uerdi li Sherhi’l-Katri’sh-Shehidi” (Aroma e Trëndafilit në Sqarimin e të Bekuarit Dëshmor), fq. 45.

16- Muhammed Ibn Halid Xhundiu, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Përmbledhja e Përmbledhjes), vëll. 9, fq. 125, Hadithi Nr: 201, Hadithi i Përcjellur Nga Muhammmed Ibn Halid Xhundiu.

17- Ibn Haxher Askalani, “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), vëll. 6, fq. 385.

18- “Nadharatun fi’l-Ehadithi’l-Mehdi” (Vështrim i Haditheve të Mehdiut), fq. 829; Shtëpia Botuese: “Mexheletu’t-Temedduni’l-Islamijje” (Revista e Qytetërimit Islam), (viti i botimit 1369 sipas mërgimit islam / viti 1950 sipas kalendarit gregorian), Damask, Siri; Vërtetimi Nga Shejh Muhammed Fuad Abdulbaki, Një Artikull i Botuar Në “Mexheletu’l-Xhamiati’l-Islamijje” (Revista e Universitetit Islam); Shejh Tuejxhriu, “Ihtixhaxh bi’l-Etheri ala Men Enkera’l-Mehdijje’l-Muntadhari” (Argumentimi i Lajmit/Hadithit mbi Atë të Cilin Mohon Medhiun e Pritur), fq. 70; Shejh Tuejxhriu, “Ihtixhaxh bi’l-Etheri” (Argumentimi i Lajmit/Hadithit), ), Shkrimi i Hyrjes i Përket Ibn Bazit.

19- Shejh Mensur Ali Nasif Taxhi, “Xhamii li’l-Usuli” (Përmbledhja e Mënyrës), vëll. 5, fq. 341.

20- Sqarimet e Shejh Ibn Bazit zënë vend në fund të veprës me titull: “Muhadara” (Përgatitja). “Akidetu Ehli’s-Sunneti ue’l-Etheri” (Kredoja e Ehli Sunnetit dhe Lajmit/Hadithit), “Mexheletu’l-Xhamiati’l-Islamijje” (Revista e Universitetit Islam), (viti i botimit 1388 sipas mërgimit islam / viti 1969 sipas kalendarit gregorian), Medineja e Ndriçuar.

21- Shejh Tuejxhriu, “Ihtixhaxh bi’l-Etheri” (Argumentimi i Lajmit/Hadithit), Shkrimi i Hyrjes i Përket Ibn Bazit, fq. 3.

22- “Muxhemu’l-Ehadithi’l-Imam Mehdi” (Përmbledhja e Haditheve të Imam Mehdiut), vëll. 1, fq.11, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Mearifi’l-Islamijje” (Instituti i Diturive Islame).  

23- Shejh Tuejxhriu, “Ihtixhaxh bi’l-Etheri” (Argumentimi i Lajmit/Hadithit), Shkrimi i Hyrjes i Përket Ibn Bazit, fq. 127.

24- Said Ejjubi, “Akidetu’l-Mesihi’d-Dexhxhali fi’l-Edjani Kiraetun fi’l-Mustakbeli” (Kredoja e Mesih Dexhxhalit në Fetë Leximi i të Ardhmes), fq. 361, “Shtëpia Botuese: “Daru’l-Bejani” (Vendi i Sqarimit).

25- Fahruddin Radiu, “Mefatihu’l-Gajbi” (Çelësat e së Fshehtës), vëll. 16, fq. 220.

26- Fadl Ibn Hasan Tabersiu, “Ilamu’l-Uera” (Lajmërimi i Orvatjes së Përkushtimit), fq. 375.

27- Fahruddin Radiu, “Mefatihu’l-Gajbi” Çelësat e së Fshehtës), vëll. 16, fq. 220, 221. 

28- Fahruddin Radiu, “Mefatihu’l-Gajbi” Çelësat e së Fshehtës), vëll. 16, fq. 220, 221. 

29- Fahruddin Radiu, “Mefatihu’l-Gajbi” Çelësat e së Fshehtës), vëll. 10, fq. 150.

30- Muhammed Reshid Ridai, “Tefsiru’l-Menari” (Komentimi i Ndriçuar), vëll. 5, fq. 181, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fikri” (Vendi i Mendimit).

31- Safi Gulpejgani, “Muntehabu’l-Etheri” (Zgjedhja e Lajmit/Hadithit).

32- Shejh Hur Amili, “Uesailu’sh-Shia” (Ndërmjetësuesit Shiitë), vëll. 27, fq. 83, 88, Kreu: “Usul Mine’l-Kafi” (Mënyra e Mjaftuesit), vëll. 1, fq. 53.

33- Ebu Talib Texhlili, “Men Hue’l-Mehdi?” (Kush Është Ai Mehdiu?), fq. 460-505, Përcjellja e Samir Hashim Habib Amidit Nga “Difaen ani’l-Kafi” (Mbrojtja e Mjaftuesit), vëll. 1, fq. 562.

34- Shejh Sharani Hanefiu, “Jeuakit ue’l-Xheuahir fi’l-Bejani’l-Akaidi’l-Ekabiri” (Rubinët dhe Gurët e Çmuar në Sqarimin  Kredove të Mëdha), vëll. 2, fq. 562, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ihjai’t-Turathi’l-Arabi” (Vendi i Ringjalljes së Trashëgimisë Arabe), Bejrut, Liban.

35- Shejh Muhjiddin Ibn Arabiu, “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet Mekkase), vëll. 3, fq. 327, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ihjai’t-Turathi’l-Arabi” (Vendi i Ringjalljes së Trashëgimisë Arabe), Bejrut, Liban.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak