Ajetullah Kemal Hajdari: Pikëpamja E Ibn Tejmijjes Ndaj Hadithit Të Gadirit. Mësimi I Pestë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Korrik 26, 2019, 12:32 a.m.

Vallë përse ju e komentoni si dashuri fjalëzën “ueli” (zotëri/prijës) e cila ceket në fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ndërsa fjalëzën “ueli” (zotëri/prijës) e cila kalon në fjalët e dy prijësve e kuptoni si udhëheqje politike? Domethënë vallë përse kur bëhet fjalë për Imam Aliun (p.m.t.) fjala “ueli” merr kuptimin e dashurisë ndërsa kur bëhet fjalë për Ebu Bekrin, Umerin dhe të tjerët fjala “ueli” merr kuptimin e udhëheqjes politike?

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit...

Paqja dhe përshëndetja qofshin mbi zotërinë tonë Muhammed (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër. Ndjekës të nderuar ju përshëndesim: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju”. Ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Mutahatarat fi’l-Akide” (Pastëritë e Kredos) nga studiot e Keuther TV në Kum. Ndërsa jemi duke filluar programin duam që t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarit. Imzot i nderuar në programet e mëhershme kemi shqyrtuar Hadithin e Gadirit. Teksa jemi duke nisur programin e ri a është e mundur që t’iu kërkojmë paraqitjen e përmbledhjes së programeve të mëparshme?

I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!

Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se ne kemi bërë të ditur se në programet e mëhershme kemi hetuar zinxhirin e përcjelljes së Hadithit të Gadirit dhe kemi bërë të qartë se do të na duhet që përcjelljen të shqyrojmë në dy pjesë. Falenderimi i takon Allahu të Lartësuar që e kemi plotësuar hulumtin e pjesës e cila ka të bëjë me zinxhirin e përcjelljes së Hadithit të Gadirit.

Ndërsa për sa i përket dëshmisë së Hadithit të Gadirit ne kemi arritur në këtë pikë në programin e mëparshëm: Në Hadithin e Gadirit gjenden thënie mbi të cilat është arritur njëzëshmëria dhe në disa tekste të vërteta dhe autoritare të cilat dëshmojnë hapur se fjala “meula” është përdorur në kuptimin e fjalës “eula”. Në duart tona ne kemi dëshmi dhe fakte të cilat tregojnë se fjala “meula” ka marrë këtë kuptim. Pikë së pari i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) duke pyetur: “Vallë a nuk kam unë më tepër përparësi ndaj besimtarëve se ata kanë ndaj vetes së tyre?!” ka kërkuar nga besimtarët që të dëshmojnë dhe më pas duke kumtuar: “Femen kuntu meulahu fe hadha Alijjun meulahu / Ai cili më ka mua kujdestar dhe ky Aliu është kujdestari i tij” se me fjalën “meula” ka nënkuptuar fjalën “eula”.

Argumenti fetar i cili ceket në Suren Ahzab tregon vendin e “përparësisë” të cilin e zotëron i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.). Ndërsa Hadithi i Gadirit i cili është i prerë dhe i pashkëputur tregon se ky vend iu është dhënë të nderuarit Ali (p.m.t.) nga ana e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Për më tepër në programin paraardhës vumë re fjala “meula” është përorur në kuptimin e fjalës “eula” duke iu drejtuar Kur’anit Fisnik.

Gjithashtu ne shtjelluam në mënyrë gjithëpërfshirëse ajetin: “meulakumu’n-nari, hije meulakum” (vendi juaj është zjarri, ai është vendi juaj), “Sot nuk pranohet asnjë shpagim as nga ju dhe as nga mohuesit. Vendi ku do të strehoheni është zjarri. Sa vend i keq shkuarje që është ai”! (Sure Hadid, Ajeti: 15) Sërish ne shënjuam dhe sqarimet e një palë nga komentuesit e mëdhenj të cilët bënin të ditur se fjala “meula” e cila kalon në ajetin e lartpërmendur ka marrë kuptimin e fjalës “eula” domethënë merita juaj është zjarri, e drejta juaj është zjarri.

Rishtas dhe i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e ka përdorur fjalën “meula” dhe me këtë fjalë ka patur për qëllim kuptimin e përparësisë.

Nëse ju do të drejtoni pyetjen: “Mbi cilat prova mbështeteni kur e thoni këtë?”, unë iu përgjigjem: “E themi këtë si pasojë e thënieve të cilat zënë vend në pjesën e fillimit të disa nga Hadithet e Gadirit të cilat i kemi trajtuar në programet e mëparshme...

Prezantuesi: Imzot disa herë ngrihet kjo pyetje: “A është synuar kuptimi i fjalës “ueli” me fjalën “meula” e cila ceket në Hadithin e Gadirit?”

I ftuari: Një pyetje tjetër e shtruar është dhe kjo: “Në disa versione të hadithit mungon pjesa e fillimit. E thënë ndryshe mungon thënia në formën: “Vallë a nuk kam unë më tepër përparësi ndaj besimtarëve se ata kanë ndaj vetes së tyre?!” e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Në këto përcjellje hadithi përcillet vetëm në formën: “kumtuar: “Femen kuntu meulahu fe hadha Alijjun meulahu / Ai cili më ka mua kujdestar dhe ky Aliu është kujdestari i tij”. Nëse do të pyesnim një pyetje në këtë kornizë pyesim “A a është synuar kuptimi i fjalës “ueli” nga fjala “meula” e cila kalon në hadithin e sipërcituar?”

Para së gjithash ne duhet ta bëjmë me shenjë çështjen nga këndvështrimi gjuhësor. Ne nuk do ta hetojmë çështjen në mënyrë të hollësishme, sepse fjala “meula” dhe fjala “eula” kanë të njëjtin kuptim në fjalor.

Në veprën e tij me titull: “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe) Ibn Mendhuri citon si më poshtë: “Fjalët “meula” dhe “eula” kanë kuptim të njëjtë në gjuhën arabe. Ibn Mendhuri kumton kështu: “Edhe kjo fjalë e zotëriut tonë të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) është e këtij lloji: “Ejjuma imreetin nekehat bi idhni gajri meulaha / Një grua e cila martohet pa lejen e kujdestarit/zotërisë së saj”, ndërsa në disa versione të hadithit zë vend fjala “ueli” në vend të fjalës “meula” si në hadithin si vijon: “Ejjuma imreetin nekehat bi idhni gajri uelijjiha / Një grua e cila martohet pa lejen e kujdestarit/zotërisë së saj”. Ibn Selami përcjell kështu nga Junusi: “Fjala “meula” ka disa vende përdorimi në gjuhën arabe, thënia “meula fi’d-dini” (kujdestar në fe) është e këtij lloji. Fjala “meula” e cila ceket këtu merr kuptimin e fjalës “ueli”. Sërish dhe urdhri i Allahut të Lavdëruar: “Kështu sepse nuk ka dyshim se Allahu është zotëriu i besimtarëve dhe nuk ka dyshim se mohuesit nuk kanë zotëri”. Pra ata nuk kanë kujdestar/zotëri”. (1)

Sipas fragmentit të mësipërm fjala “meula” ka të njëjtin kuptim me fjalën “ueli”. Rishtas dhe në ajetin kuranor: “Allahu uelijju’l-ledhine amenu juhrixhuhum mine’dh-dhulumati ile’n-nuri / Allahu është zotëriu i atyre të cilët kanë besuar. Ai i nxjerr ata nga errësirat në dritë”. (Sure Bekare, Ajetet: 256-257) bëhet fjalë për të njëjtën çështje.

Me synimin e fjalës “meula” (udhëheqës/prijës) kuptohet fjala “ueli” (zotëri/prijës).

Në vijim ai thotë kështu: “Edhe fjala e Umerit të cilën ia ka thënë Imam Aliut (p.m.t.) në formën: “Ti u bëre zotëriu i mbarë besimtarëve” është e këtij lloji. Fjala “meula” e cila kalon këtu merr kuptimin e fjalës “ueli””. (2)

Prezantuesi: Ajo që është e çuditshme është se Ibn Mendhuri e përdor këtë fjalë si dëshmi.

I ftuari: Po në programet e mëparshme sqaruam se nuk është e mundur se nga fjalët e Umerit të nxirret kuptimi i “dashurisë dhe i ndihmës”. Nëse ne do ta marrim këtë fjalë në kuptimin e atij i cili do dhe ndihmon atëherë duhet të arrijmë në përfundimin se më parë kësaj fjalës së Umerit ai ka pranuar dikë tjetër si mik që një kuptim i cili është asdurd. Shprehem kështu sepse më përpara i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) i ka thënë kështu duke iu drejtuar të nderuarit Ali (p.m.t.): “Ty të do vetëm besimtari dhe ty të përbuz vetëm dyfytyrëshi”. Sipas kësaj me fjalën “meula” e cila kalon në Hadithin e Gadirit ka për synim kuptimin e fjalëzës “ueli”.

Në këtë pikë pyetet pyetja: “Imzot, nëse do ta hulumtojmë çështjen në këndvështrimin e përcjelljeve, vallë a e ka përdorur i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) fjalën “meula” apo fjalën “ueli” për Imam Aliun (p.m.t.) në Hadithin e Gadirit?” A ka thënë i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.): “Men kuntu meulahu fe hadha Alijjun meulahu / Ai i cili më ka mua zotëri dhe ky Aliu është zotëriu i tij” apo “Men kuntu uelijjuhu fe hadha Alijjun uelijjuhu / Ai i cili më ka mua kujdestar dhe ky Aliu është kujdestari i tij”?!

Ndjekës të nderuar, që të dyja versionet janë të pranishme. Kjo dukuri tregon se fjalëza mbështet kuptimin gjuhësor. I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) i ka thënë që të dyja hadithet.

Burimi ynë i parë është se në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Çështjeve të Pazgjidhura) Imam Tahauiu ka përcjellur këtë hadith nga Ebu Tufejli i cili e ka përcjellur këtë hadith nga Zejd Ibn Erkami duke thënë kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.), gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, pushoi në një luginë të quajtur Gadir Humi. Teksa i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) po mbante një fjalim, u bë një vend me hije duke shtrirë një mbulesë nën pemën semur, me synimin e ruajtjes së tij nga nxehtësia e lartë diellore. Gjatë fjalimit të tij ai na tha: “Pandeh se së shpejti unë do të thirrem në praninë e Zotit tim. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Unë kam lënë për ju dy porosi të rënda, njëra është më e rëndë se sa tjetra: “Këto janë Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Kini kujdes se si do vijoni të silleni ndaj meje pas largimit tim nga kjo botë. Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të bazenit”. Më pas ai vijoi kështu fjalimin e tij në Gadir Humi: “Me të vërtetë Allahu është Zoti im dhe unë jam kujdestari i mbarë besimtarëve”. Më pas  duke zënë Aliun për dore shprehu kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe ky Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij”.

Ndërsa në fund të hadithit përcjellësi Ebu Tufejli e mbyll me fjalët: “Unë e pyeta Zejdin: “A e ke dëgjuar këtë nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)?” Ndërsa ai ma ktheu: “Çfarë po thua?! Këtë e pa më dy sytë e tij dhe e dëgjoi me dy veshët e tij çdo njeri i cili gjendej në atë vend me hije”.

Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë. Asnjëri nga përcjellësit të cilët zënë vend në zinxhirin e përcjelljes nuk ka pësuar qortim”. (3)

Ashtu siç kuptohet dhe nga hadithi në fjalë i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) na jep të dhëna pas ndërrimit jetë të tij.

Tanimë nuk e di nëse fjala “meula” e cila zë vend në thënien: “Me të vërtetë Allahu është zotëriu im” merr kuptimin e njeriut i cili i do dhe i ndihmon besimtarët apo merr kuptimin e njeriut i cili merr përsipër punët e tyre dhe merr masa?!

Prezantuesi: Merr kuptimin e drejtimit dhe qeverisjes.

I ftuari: Po pikërisht ky është kuptimi i synuar.

Prezantuesi: Këto të dhënat e përftuara na çojnë në këtë përfundim.

I ftuari: Në rast të kundërt fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) e thëna përpara kësaj fjale do të jenë një fjalë e kotë të çuara dëm.

I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pasi ka thënë: “Allahu është zotëriu im” ka shtuar: “Ndërsa unë jam zotëriu i mbarë besimtarëve”.

Më tej Imam Tahauiu ka bërë hyrjen e një çështjeje tjetër. Sepse disa njerëz mundohen që të përmendin mendimin se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e kishte thënë përcjelljen në fjalë përpara se të kishte arritur në Mekkë. Ndërsa ai duke pranuar se i dërguari më i nderuar (p.q.m.t.) e kishte thënë këtë përcjellje pasi kishte dalë nga Mekka thotë kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk i ka thënë këto fjalë kur po shkonte për në haxhxh, por i ka thënë në Gadir Humi kur po kthehej në Medinë pas haxhxhit”. (4)

Disa njerëz orvaten që të zënë në gojë se kjo çështje është thënë si pasojë e disa mosmarrëveshjeve të cilat janë shfaqur në mesin e Imam Aliut (p.m.t.) dhe të tjerëve. Ndërsa Imam Tahauiu e pranon se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e kishte thënë këtë fjalë pasi kishte dalë nga Mekka.

Tani ejani dhe le të shohim vlerësimin e Shejh Shuajb Arnautit në lidhje me hadithin: Të tërë përcjellësit të cilët marrin pjesë në zinxhirin e përcjelljes së hadithit janë muhaddithët e Shejhejnëve (Imam Buhariut dhe Imam Muslimit) përveç Habib Ibn Ebu Thabitit. Ndërsa ky i fundit është një mudeles i cili e ka përcjellur përcjelljen si “mu’an’an”. Megjithatë Fitr Ibn Halife duke iu bashkangjitur zinxhirit të përcjelljes ka shpalosur vërtetësinë e hadithit. Sipas kësaj hadithi është i vërtetë”. (5)

Ajo që është për të ardhur keq është se disa njerëz të cilët dalin në ekranet e stacioneve televizive janë duke i përcjellur ndjekësve deri në pjesën ku thuhet se Habibi është një “mudeles” por nuk i përcjellin atyre vazhdimin e hadithit.

Për më tepër në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Ibni’l-Hibbani” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Ibn Hibbanit) Shejh Shuajbi shprehet si më poshtë në shënimin që ka vënë: “Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë përveç Fitrit. Ky i fundit është shumë besnik. Ky është një hadith i mirë dhe i vërtetë”. (6)

Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Ehadithu’l-Muhtare eui’l-Mustahrexhi mine’l-Hadithi Muhtare mimma lem Juharrixhuhu’l-Buhari ue’l-Muslimi fi’s-Sahihajhima” (Hadithet e Zgjedhura ose Nxjerrja e Haditheve të Zgjedhura të Cilat Nuk Janë të Shënuar Nga Buhariu dhe Muslimi në Përmbledhjet e Tyre të Haditheve të Vërteta)e shkruar nga ana e Ebu Abdullah Zijauddin Makdisiut. Musannif Makdisiu ka kryer të njëjtin veprim me atë të Ebu Hakim Nishaburiut. Gjithashtu dhe Makdisiu si Hakimi e ka shkruar këtë vepër me qëllim që të tregojë hadithet të cilat ndonëse kanë plotësuar kushtet e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit këta të fundit nuk i kanë shënuar në veprat e tyre. Hadithi është mjaft i gjatë kështu që unë do të lexoj vetëm një pjesë. Hadithi është si më poshtë:

Imam Aliu (p.m.t.) ka bërë të ditur kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pasi ua mori zotimin bashkëkohësve në Gadir Hum në emër të Allahut tha: “Me të vërtetë Allahu është zotëriu im dhe unë jam kujdestari i mbarë besimtarëve”. Më pas duke zënë Aliun për dore shprehu kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe ky Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij”.

Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë”. (7)

Shikoni zinxhirin i cili ceket në hadith. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ia jep Imam Aliut (p.m.t.) kujdestarinë e tij të cilën e ka mbi njerëzit.

Në këtë pikë një njeri mund të marrë guximin që të pyesë pyetjen: “Kujdestaria/zotërimi i Allahut mbi njerëzit është vetëm dashuria dhe ndihma. Një mendim i tillë nuk mund të jetë kuranor”. Vallë a merr vetëm kuptimin e dashurisë thënia: “Allahu është zotëriu i besimtarëve”? (Sure Bekare, Ajeti: 257) Apo merr dhe kuptimin e nxjerrjes së tyre nga errësirat në dritë, marrjes së masave për ta dhe qeverisjes së tyre?

Imzot ju doni që të na thoni se kjo kujdestari është kujdestaria e krijuar?

Në këtë çast po bëjmë fjalë vetëm për kujdestarinë autoritare-politike. Ndërsa qeverisja e krijuar e shoqërisë është një çështje tjetër. Shumë mirë por çfarë është kujdestaria dhe qenia kujdestar në ajetin kuranor: “Fallahu hue’l-uelijjun / Ja pra Allahu është zotëriu i vërtetë”? A është kjo kujdestari vetëm dashuri? Shtojmë se të tëra këto çështje duhet të trajtohen një për një.

Prezantuesi: Kjo vepër është perceptuar dhe nga Buhariu dhe Muslimi.

I ftuari: Po pohoj se vepra përbëhet nga hadithe të zgjedhura të cilat Imam Buhariu dhe Imam Muslimi nuk i kanë shënuar në veprat e tyre.

Në veprën e tij me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi) Ibn Kethiri kumton si më poshtë: “Mësuesi ynë Ebu Abdullah Dhehebiu thotë se ky është një hadith i vërtetë”. Sërish këtë hadith e ka shënuar nga kjo udhë në veprën e tij me titull: “Mustedrek” (Perceptimi) dhe Hakimi dhe ka shprehur si vijon: “Ky është një hadith i vërtetë”. Edhe Imam Dhehebiu e ka vërtetuar këtë gjykimin e tij”. (8)

Unë nënvizoj se ky version i hadithit është i vërtetë. Megjithatë mund të shtrohet një kundërshtim i sendërtuar në formën: “Imzot ju pak më lart cekët versionin: “Femen kuntu meulahu fe hadha Alijjun meulahu” (Ai cili më ka mua kujdestar dhe ky Aliu është kujdestari i tij). Ndërsa tani bëni të ditur se versioni tjetër është: “Men kuntu uelijjuhu fe hadha Alijjun uelijjuhu / Ai i cili më ka mua kujdestar dhe ky Aliu është kujdestari i tij”?!

Si përgjigjemi themi se po hadithi ka dhe një përcjellje të tillë. Për më tepër kjo përcjellje është e vërtetë dhe autoritare.

Miqtë e mi të nderuar le t’i hedhim një vështrim veprës me titull: “Hasais” (Urdhrat) e Imam Hafidh Nesaiut. Përcjellja është si vijon: “Kreu i XXVII. Kreu i hadithit të të ndruarit të dërguarit (p.q.m.t.): “Men kuntu uelijjuhu fe hadha Alijjun uelijjuhu / Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”.

I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka cituar: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestar i tij”. Zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë. Këtë hadith e kanë përcjellur Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Ibn Ebi Shejbe, Ibn Hibbani, Bedhdhari, Hakim Nishaburiu, Ibn Ebi Asimi në veprën e tij me titull: “Sunnet” (Sunneti), Hejthemiu në veprën e tij me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtimeve). Hakim Nishaburiu ka kumtuar se hadithi është i vërtetë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. Gjithashtu dhe Dhehebiu iu është bashkangjitur gjykimit të tij”. (9)

Vërtetuesi i veprës përmend me dhjetra burime. Ju nëse doni mund të shihni në adresat të cilat i ka shfaqur vërtetuesi i veprës Dani Ibn Munir Zehuiu.

Pyetje: “Por cilin kuptim merr fjala “meula” e cila kalon në hadith?”

Përgjigjje: “Ne i kemi parë se fjala “meula” e cila kalo në hadithin e lartpërmendur merr kuptimin e fjalës “ueli” në fjalor dhe në përcjellet e vërteta të përcjellura nga i nderuari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).

Pyetje: “Shumë mirë por cila kujdestari është kjo kujdestari?”

Përgjigjje: “Kjo është e njëjtë me kujdestarinë e cila është e fiksuar për të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.)”.

Nëse nuk e kuptojmë në këtë mënyrë hadithin atëherë i bie që fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) të thëna në pjesën e hyrjes të jenë thënë kot.

Atëherë përmbledhim se ky versioni i dytë nuk na argumenton vetëm udhëheqjen fetare dhe të diturisë por dhe udhëheqjen qeverisëse. Shprehemi kështu sepse disa njerëz përpiqen që të luajnë me hadithin dhe thonë kështu: “Edhe ne e pranojmë se udhëheqja politike i përket Imam Aliut (p.m.t.)”. Por jo sepse ne në këtë çast po hetojmë qeverisjen pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) si dhe çështjen e cila ka të bëjë me marrjen përsipër të punëve të njerëvze.

Ne shpalosëm se që nga të dyja udhët e përcjelljes Hadithi i Gadirit argumenton udhëheqjen politike.

Pikë së pari fjala “meula” ka kuptimin e njëjtë me kuptimin e fjalës “eula”. E thënë ndryshe ajo është përdorur në trajtën مفعل" / mefel” në kuptimin për të shprehur kuptimin e trajtës أفعل" / efel”.

Pikë së dyti fjala “meula” është përdorur në kuptimin e fjalës “ueli” në trajtën فعيل" / feil”.

Tani mund të drejtohet një pyetje e tillë: “Si ka mundësi që një hadith të përcillet në dy versione?”

Përgjigjja: “Kjo larmi mund të rrjedhë nga shumëllojshmëria e burimeve, pra nga përcjellësit e ndryshëm. Sipas disa njerëzve mund të rrjedhë si pasojë e dukurisë së luajtjes me hadithin. Nuk mund ta dimë me siguri. Mbase disa njerëz kanë dëgjuar vetëm kaq dhe kanë përcjellur vetëm kaq, ose dikush ka dashur që të fshehë të vërtetën. Shkurt mund të jenë të pranishë shumë faktorë. Megjithatë për ne nuk ndryshon gjë. Për ne nuk ka rëndësi nëse fjala “meula” merr kuptimin e fjalës “eula” ose “ueli” sepse për ne nuk ndryshon asgjë.

Prezantuesi: Pra që të dyja fjalëzat dëshmojnë për kuptimin e njëjtë?!

I ftuari: Po që të dyja fjalëzat kanë të njëjtin kuptim.

Prezantuesi: I nderuar imzot ju vutë në dukje duke argumentuar se si që të dyja versionet e hadithit ashtu dhe hadithet e tjera dëshmojnë udhëheqjen dhe qeverisjen politike.

I ftuari: Gjithashtu ne kuptuam se gjëja e cila është e fiksuar për të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) mbi mbarë muslimanët ëhtë e fiksuar dhe për të nderuarin Ali (p.m.t.). Por a mund të themi se gjëja e cila është e fiksuar për të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) është vetëm dashuria dhe ndihma?

Nëse do të përvetësoni këtë kuptim atëherë ju nuk duhet t’i thoni Ebu Bekrit dhe Umerit prijës politikë të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Sepse sipas këtij pranimi nuk është i pranishëm një prijësi politike e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Në këtë rast prijësi i parë dhe i dytë nuk bëhen prijësit e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), sepse ju duhet t’i çoni në vend nevojat e mendimit tuaj. Nëse ju mendoni dhe e pranoni Ebu Bekrin si prijësin e parë të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe se ai ka të drejtën e qeverisjes politike atëherë ju duhet të shpalosni këtë parim-themel si fillim. Domethënë ju duhet të argumentoni se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka patur këtë parim. Por nëse e mohoni këtë parim atëherë nuk ka më kuptim argumentimi juaj i dallimit të prijësit të parë, të dytë ose të tretë.

Prezantuesi: Mohimi se i dërguari i Allahut është në zotërim të një vendi të tillë.

I ftuari: Epo kjo ka shumë përfundime. Mbarë muslimanët duke përfshirë këtu dhe shiitët e Ehli Bejtit duhet ta dinë kujdestarinë e cila është e fiksuar. Sepse thënia e hadithit të cilën e lexuam është e qartë, e vërtetë dhe mbi të cilën është arritur njëzëshmëria: “Allahu është zotëriu im. Ndërsa unë jam zotëriu i mbarë besimtarëve. Atëherë: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestar i tij”.

Përsërisim se ajo gjë e cila është e fiksuar për Allahun (k.m.t.) dhe të dërguarin e Tij (p.q.m.t.) është e fiksuar dhe për të nderuarin Ali (p.m.t.).

Prezantuesi: Me këtë nuk kemi për qëllim gjërat e tjera si vendi i qenies Zot apo i qenies lajmëtar.

I ftuari: Sigurisht.

Prezantuesi: Unë kam frikë nga interpretimi i dikujt i këtyre fjalëzave. Imzot le të kalojmë tek fjalëza “ueli” (kujdestar). Vallë a nuk është përdorur kjo fjalëz në kuptimin e qeverisjes dhe udhëheqjes politke? Vallë a gjenden dëshmitarë të cilët dëshmojnë se fjalëza është përdorur në këtë kuptim?

I ftuari: Në këtë program unë nuk dua që të hyj në mënyrë të imtësishme në dëshmitë, të cilat i kanë përmendur Shejh Emini dhe disa të tjerë se fjalëza “ueli” (kujdestar), e cila zë vend në Hadithin e Gadirit merr ka marrë kuptimin e udhëheqjes politike. Unë dua që të ndjek një mënyrë tjetër. Unë dua që t’i drejtohem sqarimeve të Ehli Sunnetit, ose të një pjese të dijetarëve të Ehli Sunnetit, të cilët besojnë se njeriu më i virtytshëm pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) është Ebu Bekri dhe pas tij është Umer Ibn Hattabi. Ne do të shikojmë fjalët e prijësit të parë dhe të dytë. Ne do të shikojmë nëse këta të fundit e kanë përdorur fjalëzën “ueli” (kujdestar) në kuptimin e dashurisë dhe ndihmës apo në kuptimin e qeverisjes dhe udhëheqjes politike.

Nëse ata të dy e kanë përdorur këtë fjalë në kuptimin e dashurisë dhe ndihmës atëherë ne themi kështu: “Po, është e vërtetë se kur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Men kuntu uelijjuhu fe hadha Alijjun uelijjuhu / Ai i cili më ka mua kujdestar dhe ky Aliu është kujdestari i tij” ka patur për qëllim dashurinë dhe ndihmën. Por nëse dy prijësit e parë dhe të tjerët e kanë përdorur fjalëzën “ueli” (kujdestar) në kuptimin e qeverisjes dhe udhëheqjes politike atëherë na lind e drejta që të ngrejmë pyetjen si më poshtë: “Vallë përse ju e komentoni si dashuri fjalëzën “ueli” (kujdestar/zotëri) e cila ceket në fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ndërsa fjalëzën “ueli” (zotëri) e cila kalon në fjalët e dy prijësve e kuptoni si udhëheqje politike? Domethënë vallë përse kur bëhet fjalë për Imam Aliun (p.m.t.) fjala “ueli” (zotëri/prijës) merr kuptimin e dashurisë ndërsa kur bëhet fjalë për Ebu Bekrin, Umerin dhe të tjerët fjala “ueli” (zotëri/prijës) merr kuptimin e udhëheqjes politike?”

Me të vërtetë gjëja e cila të bën të çuditesh është se kur prijësi i parë ka marrë kujdestarië ose kur e kanë marrë muslimanët e tjerë fjalëza “ueli” ka marrë kuptimin e qeverisjes dhe udhëheqjes politike, ndërsa kur bëhet fjalë për Imam Aliun (p.m.t.) atëherë ajo merr kuptimin e dashurisë dhe ndihmës. Në Thakife qeverisja iu është dhënë Ebu Bekrit. Megjithatë Allahu (l.m.t.) e kishte vënë Imam Aliun në vendin e kujdestarisë pra në atë të qeverisjes dhe udhëheqjes politike.

Miqtë e mi të nderuar tanimë dua që të hyj drejtpërdrejtë në çështje. Në veprën e tij me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi) Ibn Kethiri shprehet si më poshtë: “Në mëngjes herët në hijen e bijve të Saidesë Ebu Bekri u ul në minber në kohën kur këtij të fundit iu dha zotimi. Umeri u ngrit në këmbë dhe filloi që të fliste përpara tij: “Allahu i Madhëruar ua ka dhënë drejtimin tuaj në duart e më të mirit nga ju, i cili është shoku i të dërguarit të Allahut dhe i dyti nga dy vetët të cilët ishin në shpellë. Ngrihuni dhe jepni zotimin atij”. Pas këtij fjalimi të Umerit njerëzit i dhanë zotimin Ebu Bekrit në mënyrë kolektive në hijen e bijve të Saidesë pas dhënies së zotimit. Më pas nisi që të flasë Ebu Bekri. Ky i fundit pasi falenderoi dhe lavdëroi Allahun (f.m.t.) ashtu siç i kishte hije shprehu kështu: “Tani o ju njerëz! Unë kalova në krye të drejtimit tuaj pavarësisht se nuk jam më i miri nga ju. Nëse drejtoj mirë ndihmomëni. Nëse sillem keq ndreqmëni. E vërteta është besnikëri. Gënjeshta është tradhti”. (10)

Fragmenti në fjalë lajmëron për ajetin 41 të Sures Teube. Ne në një programin tonë kemi bërë të ditur se ky ajet nuk dëshmon asnjë lloj virtyti. Për më tepër në fragmentin e lartpërmendur bëhet fjalë për dy zotime. Kështu që shtojmë se është një çështje me vete dhe se cili është zotimi i vërtetë.

Pika që na tërheq interesin tonë është kjo thënie: “Më pas nisi që të flasë Ebu Bekri. Ky i fundit pasi falenderoi Allahun (f.m.t.) ashtu siç i kishte hije shprehu kështu: “Tani o ju njerëz! Fe inni kad uelejtu alejkum ue lestu bi’hajrikum / Unë kalova në krye të drejtimit tuaj pavarësisht se nuk jam më i miri nga ju. Nëse drejtoj mirë ndihmomëni. Nëse sillem keq ndreqmëni. E vërteta është besnikëri. Gënjeshta është tradhti”. Zinxhiri i përcjelljes së lajmit është i vërtetë”. (11)

Vallë cilin kuptim merr thënia e Ebu Bekrit “uelejtu alejkum / unë kalova në krye të drjetimit tuaj? A merr ajo kuptimin nëse më doni mua dhe unë do t’iu dua. Apo Ebu Bekri do që të thotë se unë u bëra drejtuesi juaj dhe prijësi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)? Vallë a ka një njeri të mençur i cili të mund të thotë se kjo thënie ka marrë kuptimin e dashurisë dhe ndihmës? Vallë për çfarë ka nevojë zotimi për drejtim apo për dashuri dhe ndihmë?

Tani mund të shtrohet një kundërshtim i tillë: “Imzot megjithatë në ajetin kuranor: “Besimtarët janë kujdestarët/ndihmësit e njëri-tjetrit”, fjalëza “ueli” është përdorur në kuptimin e dashurisë dhe ndihmës. Mirëpo unë e hedh poshtë këtë duke thënë: “Jo, sepse dhe kujdestaria/ndihma e cituar këtu ka të bëjë me marrjen përsipër të punëve dhe marrjen e masave. Kjo është një çështje e veçantë, së cilës nuk dua që t’i hyj tani për tani.

Vallë për çfarë dëshmojnë fjalët e Umerit: “Ngrihuni dhe jepni zotimin atij” të cilat preken në fragmentin e sipërcituar për dashurinë dhe ndihmën ose për udhëheqjen dhe prijësinë politike pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?!

Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Mearixhu’l-Kabuli” (Kthimet e Pranimit) e Shejh Hikemit (v.v. 1377 m.i.). Autori pasi përcjell fjalët e Ebu Bekrit: “Tani o ju njerëz! Fe inni kad uelejtu alejkum ue lestu bi’hajrikum / Unë kalova në krye të drejtimit tuaj pavarësisht se nuk jam më i miri nga ju” kumton si vijon: “Në veprën e tij me titull: “Siret” (Jetëshkrimi) Ibn Hishami e ka përcjellur këtë lajm me një zinxhir të ngjitur/pashkëputur përcjelljeje. Ndërsa Ibn Ishaku e ka përcjellur këtë lajm në trajtën e tahdithit (rrëfimit). Në veprën e tij me titull: “Musannef” (E Klasifikuara) Abdurrezaku e ka përcjellur këtë lajm me një zinxhir të vërtetë përcjelljeje. Shkurt fjala ky ëhtë një lajm i vërtetë”. (12)

Burimi ynë i tretë është vepra me titull: “Muhtasaru’s-Sireti’r-Resuli” (Përmbledhje e Jetëshkrimi të të Dërguarit)e Muhammed Ibn Abduluehhabit. Shkrimtari përcjell të njëjtat fjalë të cilat Ebu Bekri i ka thënë më lart: “Tani o ju njerëz! Fe inni kad uelejtu alejkum ue lestu bi’hajrikum / Unë kalova në krye të drejtimit tuaj pavarësisht se nuk jam më i miri nga ju”. (13)

Kjo është përmbledhja e sqarimeve që kemi kryer: Pikë së pari ata e kanë përdorur fjalëzën “ueli” në kuptimin e udhëheqjes dhe prijësisë politike. Tanimë nuk e di nëse ka ndonjë njeri i cili del e thotë se Ebu Bekri e ka përdorur këtë fjalëz në kuptimin e drejtimit, por i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e ka përdorur këtë fjalëz në kuptimin e dashurisë dhe ndihmës për Imam Aliun (p.m.t.)?!

Burimi ynë i katërt është kjo përcjellje e cila është e pranishme në veprën me titull: “Musannef” (E Klasifikuara) e Ibn Ebi Shejbes (v.v. 235 m.i.). Përcjellja është si më poshtë: “Teksa Ebu Bekri dergjej në shtratin e vdekjes ai i dërgoi Umerit një të dërguar me qëllim që ta caktonte këtë të fundit si prijës. Njerëzit u shprehen kështu: “A do që të vësh mbi kryet tanë një njeri me zemërngurtë? Nëse ai do të vihet mbi krye tanë ai do të bëhet dhe më zemërngurtë dhe më i vrazhdë. Vallë çfarë përgjigjeje do të japësh në prani të Zotit tënd si pasojë e vënies mbi kryet tanë të Umerit?!” (14)

Me njerëzit të cilët ceken në hadith nënkuptojmë të paktën njerëzit me gjykim të shëndoshë dhe me besim të fortë. Si rrjedhojë duhet t’u kushtohet kujdes fjalës “zemërngurtë”. Për këta të dy thuhet se janë njerëzit më të virtytshëm pas të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Allahu i Lartësuar e përshkruan kështu moralin e bukur të të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.): “Nuk ka dyshim se nëse do të ishe zemërngurtë dhe i vrazhdë ata do të ndaheshin dhe do të largoheshin nga ti”. (Sure Ali Imran, Ajeti: 159)

Njerëzit kanë kundërshtuar duke thënë: “Ai është i vrazhdë dhe pa patur pushtetin në duart e tij, vallë kushedi se si do të bëhet pasi të ketë shtënë pushtetin në dorë?!”

Disa njerëz citojnë si më poshtë: “Bashkësia muslimane ka qenë e njëzëri mbi vërtetësinë e prijësisë së prijësit të dytë”. Megjithatë sipas fragmentit të lartpërmendur kuptohet se jo vetëm që nuk ka qenë e njëzëri por ka patur kundërshtime që në çastet e zgjedhjes së tij si prijës.

Në programet paraardhëse ne kemi shtjelluar përcjelljet e llojit: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”, të cilat pretendohet se janë përcjellur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).

I ftuari: Unë nuk po flas asgjë nga vetja ime.

Burimi ynë i pestë është vepra me titull: “Sunnet” (Sunneti) e Ebu Bekr Halalit (v.v. 311 m.i.). Ky i fundit në veprën e tij shënon si vijon: “Teksa Ebu Bekri dergjej në shtratin e vdekjes ai i dërgoi Umerit një të dërguar me qëllim që ta caktonte këtë të fundit si prijës. Njerëzit u shprehen kështu: “A do që të vësh mbi kryet tanë një njeri me zemërngurtë? Nëse ai do të vihet mbi kryet tanë (kad uelijena) ai do të bëhet dhe më zemërngurtë dhe më i vrazhdë”. (15)

 Gjihashtu dhe Ibn Tejmijje përmend të njëjtin kuptim. Ky i fundit në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) citon kështu: “Vallë çfarë përgjigjeje do të japësh në prani të Zotit tënd si pasojë caktimit mbi kryet tanë të Umerit?!” (16)

Sipas fragmentit të mësipërm Ibn Tejmijje e ka kuptuar fjalën “uelajet” si “uali” (prefekt), “ueli” (kujdestar/mëkëmbës), komandant, imam (udhëheqës) dhe halife (prijës).

Rishtas ai në një vend tjetër të veprës së tij kumton kështu: “Për këtë arsye Kur Ebu Bekri deshi që ta caktonte atë si prijës një palë nuk e priti mirë. Deri në atë pikë sa Talha i tha atij: “ “Vallë çfarë përgjigjeje do t’i japësh të Zotit tënd si pasojë caktimit tënd (kam uelejte) mbi kryet tanë të një njeriu zemërngurtë dhe të vrazhdë?!” (17)

Prezantuesi: Talha Ibn Ubejdilahu është njëri nga dhjetë bashkëkohësit e përgëzuar me Xhennet.

I ftuari: Ata të cilët kanë në duart e tyre veprën me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) e Ibn Tejmijjes mund t’i shikojnë adresat të cilat ua kemi treguar. Ndërsa ata të cilët nuk e kanë veprën në fjalë mund të hynë në një faqe interneti dhe mund ta shikojnë atje.

Më pas ai shkruan kështu: “Imam Aliu (p.m.t.) nuk kishte ndonjë armiqësi me asnjeri as si pasojë e farefisit dhe as si pasojë e Islamit. Për aq sa kohë sa mund të themi se Imam Aliu (p.m.t.) nuk kishte armiq si pasojë e vrasjes së të afërmve të tyre në epokën e paditurisë... Madje nuk dihej se mohuesit dhe dyfytyrëshit e përbuznin apo nuk e përbuznin Imam Aliun”. (18) Këto shprehje janë thënie të tilla të cilat ia ngrenë njeriut qimet përpjetë.

Prezantuesi: Ai nuk kishte as ndonjë armiqësi të mbetur nga epoka e paditurisë.

I ftuari: Pra mbarë mohuesit dhe dyfytyrëshit ishin miqtë e tij! Domethënë në të vërtetë prijësi i besimtarëve nuk kishte marrë pjesë në asnjë luftë!

Prezantuesi: Pra duke ecur sipas kësaj themi se i nderuari Ali (p.m.t.) binte ndesh me hadithin e qartë të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

I ftuari: Më tej ai vijon kështu: “Si ndjekësit e të vërtetës ashtu dhe ndjekësit e të kotës ishin me Aliun (p.m.t)”. (19)

E thënë ndryshe që të tërë ishin bashkë me të. Përse vallë?! Sepse ai nuk ishte së bashku me fenë. Ai që e thotë këtë është Ibn Tejmijje, një “nasibi” (armik i Ehli Bejtit). Betohem në Allahun e Madhëruar se mbi sipërfaqen e tokës nuk ka ndonjë njeri i cili ushqen më shumë armiqësi dhe urrejtje ndaj Imam Aliut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit se sa Ibn Tejmijje!

Prezantuesi: Edhe ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

I ftuari: Natyrisht. Këtu kujtojmë hadithin: “Ai i cili përbuz Aliun (p.m.t.) më ka përbuzur mua, ai i cili më përbuz mua ka përbuzur Allahun e Lavdëruar”. Mirëpo përbuzja e këtij njeriu është në mënyrë sistematike.

Prezantuesi: Kjo çështje duhet të shtjellohet me një lexim të ri.

I ftuari: Betohem në Allahun e Lartësuar se nëse programi ynë do të na kishte dhënë mundësinë e kohës do t’i kisha shtjelluar fjalë për fjalë se çfarë ka thënë ky burrë për Imam Aliun (p.m.t.). Nëse do t’ua kisha lexuar të tëra këto fjalë për fjalë atëherë do t’iu ngriheshin qimet përpjetë.

Ai si interpretim thotë kështu: “Kush thotë se ai ka patur armiq dyfytyrësh dhe mohues? Sepse ai nuk ka vrarë asnjë nga paria e idhujtarëve të Mekkës”.

Prezantuesi: Me fjalë të tjera ai sillet në kundërshtim me të vërtetat e prera dhe mësimet logjike të historisë.

I ftuari: Betohem në Allahun e Madhëruar se mbi sipërfaqen e tokës nuk ka ndonjë njeri i cili ushqen më shumë armiqësi dhe urrejtje ndaj Imam Aliut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit se sa Ibn Tejmijje! Pra në këtë mënyrë punon botëkuptimi fetar emeuit. Por më e keqja është se dhe disa njerëz dritëshkurtër i besojnë deri në atë shkallë këtij njeriu sa e pranojnë si të vërtetë çdo gjë që ka thënë.

Ky ishte dhe argumenti ynë i dytë. Ne përcollëm dy argumente nga prijësi i parë.

Ndërsa argumentin e tretë po e përcjellim nga prijësi i dytë: “Ne po e përcjellim këtë nga vepra me titull: “Daifu’t-Tarihi’t-Taberi” (Hadithet e Dobëta të Historisë së Taberiut) vërtetimin e së cilës e kanë kryer Berzenxhiu dhe Muhammed Subhi Halaku. Si fillim lërmëni t’iu bëj të qartë se ndonëse emri i veprës është “Hadithet e Dobëta” askush të mos krijojë menjëherë mendimin se përcjellja që do të lexojmë është e shpikur. Përcjellja që do të zbulojmë është e dërguar. Kështu që jo të tëra përcjelljet e dërguara nënkuptojnë se janë të shpikura. Përkundrazi gjendet një dëshmi e cila përcakton se është e vërtetë.

Përcjellja është si më poshtë: Umeri pasi falenderoi dhe lavdëroi Allahun e Madhëruar ashtu siç i ka hije me qëllim që të mbante fjalim u kujtoi njerëzve frikën nga Allahu i Lavdëruar dhe ditën e fundit dhe shprehu kështu: “O ju njerëz! Inni kad ulijtu alejkum / Unë u caktova drejtues/prijës mbi kryet tuaja”. (20)

Prezantuesi: Para së gjithash duhet të përsërisim se thënia “uelijtu” në mënyrë të prerë nuk merr kuptimin e dashurisë.

I ftuari: Nuk e di tanimë, vallësi është e mundur se kur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë:“Men kuntu uelijjuhu fe hadha Alijjun uelijjuhu / Ai i cili më ka mua kujdestar/prijës dhe ky Aliu është kujdestari/prijësi i tij” fjala “ueli” merr kuptimin e dashurisë dhe ndihmës, por kur Umer Ibn Hattabi ka thënë: “Inni kad ulijtu alejkum / Unë u caktova drejtues/prijës mbi kryet tuaja” fjala “ueli” merr kuptimin e udhëheqjes. Vallë cili është dallimi mes dy fjalive?! Ky është dhe dëshmitari i tretë.

Prezantuesi: Iu kërkoj ndjesë i nderuar imzot. Allahu (k.m.t.) na ruajttë i bie sikur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk dinte mirë arabisht por të tjerët dinin!

I ftuari: Allahu (l.m.t.) ua shpërbleftë me të mira.

Burimi ynë i gjashtë është vepra me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj) e Imam Dhehebiut e cila përbën dhe argumentin tonë të katërt. Përcjellja është kështu: “O prijësi i besimtarëve! Sikur të kishte lënë një njeri në vendin tënd”. Nuk e di se çfarë të shtoj më kur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka caktuar Aliun (p.m.t.) në vendin e tij bëhet problem, por kur e caktojnë të tjerët nuk ka gjë”. (21)

Si do që të jetë. Shkrimtari vijon kështu: “Umeri iu dha këtë përgjigje kësaj pyetjeje: Nëse Ebu Ubejde do të kishte qenë gjallë do ta caktoja atë si “ueli” (prijës). Kur Zoti im të më pyesë: “Vallë përse nuk caktove një njeri në vendin e tij?” atëherë Atij do t’u jepja këtë përgjigje: “Unë kam dëgjuar këtë nga robi yt dhe miku yt: “Çdo bashkësi ka një besnik. Besniku i kësaj bashkësie është Ebu Ubejde. Nëse Halid Ibn Uelidi të kishte qenë gjallë do ta caktoja atë në drejtim. Kur Zoti im të më pyesë: “Vallë përse nuk caktove një njeri në vendin e tij?” atëherë Atij do t’u jepja këtë përgjigje: “Unë kam dëgjuar këtë nga robi yt dhe miku yt: “Halidi është një shpatë nga shpatat të cilat Allahu i ka zhveshur mbi idhujtarët. Besniku i kësaj bashkësie është Ebu Ubejde”.

Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi përbëhet nga njerëz besnikë përveç Ebu Axhmasë. Për sa i përket këtij të fundit ka mosmarrëveshje. Ibn Maini, Darekutni dhe Ibn Hibbani e pranojnë atë si besnik. Në fakt për Buhariun ka thënë: “Hadithet e tij bëjnë shumë bujë”. (22)

Ore burrë! Vallë a nuk paske dëgjuar asnjë nga fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) për Imam Aliun (p.m.t.): “Ti je në të njëjtin vend me mua ashtu siç ishte Haruni (p.m.t.) në krahasim me Musain (p.m.t.)”. A nuk i ke dëgjuar thënien në ajetin e Kur’anit Famëlartë të cilat i ka përdorur për Aliun (p.m.t.): “vetë ne” dhe ajetin: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju o Ehli Bejti dhe t’iu pastrojë tërësisht”. (Sure Ahzab, Ajeti: 33)

Sipas teje një cilësi e vetme mjafton për t’u caktuar si prijës! Mirëpo me dhjetra cilësi të shprehura në formën: “Ty të do vetëm besimtari dhe të përbuz vetëm dyfytyrëshi” nuk mjaftojnë për caktimin e Imam Aliut (p.m.t.) në krye të udhëheqjes dhe prijësisë!

Përsëri dhe ky hadith dëshmon se Umer Ibn Hattabi e ka përdorur fjalën “uelejtu” (u caktova) në kuptimin e prijësisë.

Vëmë theksin se tërësia e këtyre argumenteve tregon në mënyrë të hapur dhe të qartë se fjalëza “ueli” është përdorur në kuptimin e drejtimit dhe udhëheqjes. Por kur bëhet fjalë për të nderuarin Ali (p.m.t.) gjërat ndryshojnë!

Prezantuesi: Çështja ndryshon në çast.

I ftuari: Po ajo menjëherë merr kuptimin e dashurisë dhe ndihmës. Çuditërisht ndryshojnë të tëra rregullat e gjuhës dhe lihet mënjanë dhe hidhet poshtë hadithi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), sepse tanimë çështja ka të bëjë me Aliun (p.m.t.).

Prezantuesi: Herë pas here zihet në gojë një pyetje e tillë: “Nëse i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) me fjalëzën “ueli” (drejtues/prijës) ka synuar drejtimin dhe qeverisjen politike, atëherë përse nuk ka përdorur thënien: “uelijjukum min beadi / prijësi juaj pas meje”?!

I ftuari: Po iu përgjigjem pa e zgjatur. Një palë nga dijetarët e mëhershëm dhe veçanërisht nga dijetarët e mëvonshëm thonë se thënia: “uelijjukum min beadi / prijësi juaj pas meje” dëshmon menjëherë për prijësinë pas të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Domethënë nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka përdorur këtë shprehje për një njeri, atëherë kjo nënkupton se tanimë ky i fundit e ka merituar që të bëhet prijës menjëherë pas tij. Si rrjedhojë nëse kjo fjalë është thënë për të nderuarin Ali (p.m.t.) atëherë Aliu duhet të bëhej prijësi i parë menjëherë pas tij dhe jo prijësi i katërt.

Unë do të përcjell një përcjellje nga vepra me titull: “Lealu’l-Behijje” (Netët e Bekura) e Salih Ibn Abulaziz Ali Shejhut. Kjo vepër është sqarimi i veprës me titull: “Akidetu’l-Uastijje” (Kredoja e Mesme) e Ibn Tejmijjes.

Përcjellja është si më poshtë: “Dijetarët kanë ndasi mendimi mbi mënyrën e caktimit të Ebu Bekrit në prijësi. Vallë a është caktuar ai me një argument fetar apo me një besë të dhënë nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)? Apo është vënë mbi krye me njëzëshmërinë dhe pajtimin e bashkëkohësve? Ose me zotimin e dhënë të bashkëkohësve? Një palë nga dijetarët ka mborjtur mendimin se ai ëshët caktuar me një argument fetar ose me një besë të dhënë nga i dërguari i Allahut”. (23)

Prezantuesi: Domethënë ata orvaten që të shpalosin për një tjetër gjënë e cila është e fiksuar për të nderuarin Ali (p.m.t.).

I ftuari: Kur bëhet fjalë për të nderuarin Ali (p.m.t.) kemi të bëjmë me “rënien e vlerës së bashkëkohësve”. Ata pyesin: “A nuk mundi i dërguari i Allahut që t’i edukonte bashkëkohësit?”

Prezantuesi: Ndarja/përpjestimi e mendjes së bashkësisë muslimane.

I ftuari: Megjithatë kur bëhet fjalë për Ebu Bekrin nuk ka asnjë problem. Tani ejani dhe le të shikojmë se çfarë është argumenti fetar.

Në vijim shkrimtari bën të ditur kështu: “Sepse i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Binduni këtyre të dyve - Ebu Bekrit dhe Umerit - pas meje”. Për më tepër thënia: “min beadi / pas meje” mund të përdoret vetëm në çështjen e prijësisë”. (24)

Shkurt ata me fjalën “iktida” kanë kuptuar drejtimin dhe udhëheqjen. Ndërsa për sa i përket çështjes se si kanë arritur në përfundimin se fjala “iktida” (bindje) nënkupton drejtimin dhe udhëheqjen është një çështje e veçantë.

Prezantuesi: Çuditërisht asnjëra nga thëniet: “Qenia e tij si i nderuari Harun (p.m.t.) në sytë e të nderuarit Musa (p.m.t.)”, “vetë ne”, “ueli” (kujdestar/zotëri/prijës) nuk e argumentuaka udhëheqjen por fjala “iktida” (bindje) e argumentuaka prijësinë?!

I ftuari: Ne e kemi marrë nga ata përsëritjen se thënia “min beadi / pas meje” dëshmon menjëherë për drjtimin dhe prijësinë pas të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.).

Ky hadith i cili kalon në fragmentin e sipërcituar është mjaft i njohur në këndvështrimin e Ehli Sunnetit. Nëse do Allahu do ta trajtojmë këtë hadith në mënyrë gjithëpërfshirëse. Por duhet të dini këtë se ndonëse ky hadith mund të ketë në zotërim njëqind zinxhirë përcjelljeje sërish ai mbetet i kotë në mënyrë të prerë. Shprehemi kështu sepse në mesin e Ebu Bekrit dhe Umerit janë shfaqur një numër i madh mosmarrëveshjesh. Duke qenë se nuk është e mundur që t’i gjykosh që të dy në të njëjtën kohë atëherë nënvizojmë se ky hadith është i kotë nga ana logjike. Përsërisim se nuk kemi mundësi që të dimë se cilën çështje mbi të cilën kanë patur mosmarrëveshje do të ndjekim, sepse nuk është e mundur që të dy të kenë patur të drejtë.

Prezantuesi: Të paktën në çështjen e Halid Ibn Uelidit...

I ftuari: Ibn Tejmijje është në dijeni të kësaj çështjeje. Për këtë arsye ai citon kështu: “Mes Ebu Bekrit dhe Umerit nuk ka patur ndonjë mosmarrëveshje të madhe”.

Në veprën e tij me titull: “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura) Ibn Haxher Hejtemiu citon si më poshtë: “Kur argumentojmë kundrejt tyre me hadithet të cilat dëshmojnë hapur prijësinë e Ebu Bekrit me hadithin si: “Binduni këtyre të dyve pas meje”... (25)

Sipas këtij fragmenti fjala “iktida” (bindje) dëshmon prijësinë.

Burimi ynë i tetë është vepra me titull: “Sijasetu’sh-Sherijje” (Politika e Sheriatit) e Ibn Tejmijjes. Ky i fundit kumton si vijon: ““Iktedi / Binduni Ebu Bekrit dhe Umerit pas meje”. (26)

Por më të rëndësishme se këto janë thëniet e shkrimtarit të cilat janë të pranishme në të njëjtën vepër: “I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) i ka thënë kështu Aishesë: “Thirrmë tët atë dhe tët vëlla që të shkruaj një gjë për Ebu Bekrin dhe njerëzit të mos kenë mosmarrëveshje pas meje”.

Ky hadith komentues sqaron se çfarë ka synuar i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) me hadithin: “Sillmëni laps dhe letër që të shkruaj një gjë që të mos shmangeni pas meje”. (27)

Domethënë Ibn Tejmijje beson se i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ka dashur që të shkruajë diçka në lidhje me prijësinë në hadithin i cili është emërtuar si fatkeqësia e ditës së enjte. Mirëpo ai nuk përballon faktin se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka dashur që të shkruajë këtë për Imam Aliun (p.m.t.).

Unë kam prova se i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) nuk ka dashur që ta shkruajë këtë shkrim për Ebu Bekrin. Të jini të sigurtë se nëse ai do të kishte dashur që ta shkruante këtë shkrim për Ebu Bekrin atëherë nuk ka dyshim se Umeri nuk do ta kishte vënë dorën e tij mbi dorën e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) dhe nuk do të ishte orvatur që ta pengonte atë. Ai nuk do të kishte përdorur thënie të llojit si “po flet përçart”, ose “është nën ndikimin e dhimbjeve”. Pra dhe ai ishte në dijeni se nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) nuk ka dashur që ta shkruajë këtë shkrim për Ebu Bekrin.

Pyetje: “Shumë mirë por a e ka përdorur apo nuk e ka përdorur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) thënien “min beadi / pas meje” për të nderuarin Ali (p.m.t.)?”

Tani le t’i hedhim një vështrim veprës me titull: “Hasais” (Urdhrat) e Hafidh Nesaiut: “Hadithi i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.): “Aliu është zotëriu/prijësi i të tërë besimtarëve pas meje”.

Përcjellja është kështu: “Ndonëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kishte shenja zemërimi në fytyrën e tij duke iu kthyer këtij njeriu i tha: “Çfarë doni nga Aliu? Çfarë doni nga Aliu? Çfarë doni nga Aliu? Aliu është nga unë dhe unë jam nga ai. Ai është “ueliu” (zotëriu/prijësi) i të tërë besimtarëve pas meje”.

Zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë. Hadithin në fjalë Imam Ahmed Ibn Hanbeli e ka përcjellur në veprën e tij me titull: “Musned Imam Ahmedi” (Zinxhiri i Imam Ahmedit) dhe “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve), Katiiu në veprën e tij me titull: “Zeuaidi” (Shtimet), Tirmidhiu, Tajalisi, Ibn Ebi Shejbe, Imam Taberaniu në veprën e tij me titull: “Kebir” (I Madh), Hakimi, Ibn Hibbani, Ibn Adiu në veprën e tij me titull: “Kamil” (Plotësuesi), Harezmi në veprën e tij me titull: “Menakib” (Rrëfimet) dhe Ibn Shahini në veprën e tij me titull: “Kitab” (Libri). Në veprën e tij me titull: “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta në Sunnetet e Tirmidhiut) Shejh Albani ka bërë të ditur se hadithi është i vërtetë”. (28)

Pavarësisht këtyre tërësia e këtyre thënieve nuk ka qenë e mjaftueshme për prijësin e dytë që të caktojë Imam Aliun (p.m.t.) si prijës pas tij!

Allahu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut me shpresën se do të shihemi në programin vijues. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ibn Mendhuri, “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe), vëll. 15, fq. 401, Artikulli: “Ue-li-jje”, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ihjai’t-Turathi” (Vendi i Ringjalljes së Trashëgimisë), Bejrut, Liban.

2- Ibn Mendhuri, “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe), vëll. 15, fq. 401, Artikulli: “Ue-li-jje”, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ihjai’t-Turathi” (Vendi i Ringjalljes së Trashëgimisë), Bejrut, Liban.

3- Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selame Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari (Sqarimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 5, fq. 18, Hadithi Nr: 1756, Vërtetimi, Përpilimi Dhe Shënimi Nga Shejh Shuajb Anauti, “Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2005 gregorian), Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

4- Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selame Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari (Sqarimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 5, fq. 18, Hadithi Nr: 1756, Vërtetimi, Përpilimi Dhe Shënimi Nga Shejh Shuajb Anauti, “Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2005 gregorian), Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

5- Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selame Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari (Sqarimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 5, fq. 18, Hadithi Nr: 1756, Vërtetimi, Përpilimi Dhe Shënimi Nga Shejh Shuajb Anauti, “Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2005 gregorian), Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

6- Ibn Hibbani, “Sahihu’l-Ibni’l-Hibbani” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Ibn Hibbanit), vëll. 15, fq. 376-377, Vërtetimi Nga Shejh Shuajb Anauti.

7- Ebu Abdullah Zijauddin Muhammed Zijauddin Makdisi, “Ehadithu’l-Muhtare eui’l-Mustahrexhi mine’l-Hadithi Muhtare mimma lem Juharrixhuhu’l-Buhari ue’l-Muslimi fi’s-Sahihajhima” (Hadithet e Zgjedhura ose Nxjerrja e Haditheve të Zgjedhura të Cilat Nuk Janë të Shënuar Nga Buhariu dhe Muslimi në Përmbledhjet e Tyre të Haditheve të Vërteta), vëll. 2, fq. 106, Hadithi Nr: 481, Analiza dhe Vërtetimi Nga Abdulmelik Ibn Abdullah Ibn Duhejshi, (viti 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 gregorian), Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ihjai’t-Turathi” (Vendi i Ringjalljes së Trashëgimisë), Botimi i Pestë, Mekka e Nderuar, Mbretëria e Arabisë Saudite.

8- Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 7, fq. 686, Vërtetimi Nga Abdullah Muhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemi’l-Kutubi” (Vendi i Botës së Librave).

9- Imam Hafidh Ebu Abdirrahman Ahmed Ibn Shuajb Nesaiu, “Hasaisu’l-Emiri’l-Muminin Ali Ibni Ebi Talibi” (Urdhrat e Prijësit të Besimtareve Ali Ibn Ebi Talibi), fq. 71, 72, Hadithi Nr: 79, Vërtetimi Nga Dani Munir Ali Zehui”.

10- Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 9, fq. 414, Vërtetimi Nga Abdullah Muhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemi’l-Kutubi” (Vendi i Botës së Librave).

11- Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 9, fq. 414, Vërtetimi Nga Abdullah Muhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemi’l-Kutubi” (Vendi i Botës së Librave).

12- Shejh Dijetar Hikemi, “Mearixhu’l-Kabuli bi Sherhi Sulemi’l-Usuli ile Ilmi’l-Usuli fi’t-Teuhidi” (Kthimet e Pranimit në Sqarimin e Dorëzimit të Mënyrës me Diturinë e Mënyrës në Njëshmërisë), vëll. 3, Vërtetimi dhe Shënimi Muhammmed Subhi Halaku, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni’l-Xheuzi” (Vendi i Ibn Xheuziut), (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 gregorian), Botimi i Shtatë.

13- Muhammed Ibn Abduluehhabi, “Muhtasaru’s-Sireti’r-Resuli” (Përmbledhje e Jetëshkrimi të të Dërguarit), fq.182, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Kutubi’s-Suudi” (Vendi i Librave Saudite).

14- Ibn Ebi Shejbe, “Musannef” (E Klasifikuara), vëll. 20, fq. 548.

15- Ebu Bekr Halali, “Sunnet” (Sunneti), vëll. 1, fq. 311.

16- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 3, fq. 610, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).

17- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 340, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).

18- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 340, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).

19- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 340, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).

20- Imam Taberiu, “Daifu’t-Tarihi’t-Taberi” (Përmbledhja e Haditheve të Dobëta të Historisë së Taberiut), vëll. 8, fq. 431, Vërtetimi dhe Shënimi dhe Përgatitja Muhammed Ibn Tahir Berzenxhiu Muhammed Subhi Halaku dhe Berzenxhiu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni Kethiri” (Vendi i Ibn Kethirit), Bejrut, Liban.

21- Hafidh Shemsuddin Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 1, fq. 372.

22- Hafidh Shemsuddin Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 1, fq. 372.

23- Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ibn Ibrahim Ali Shejhu, “Lealu’l-Behijje Fi’sh-Sherhi’l-Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Bekura në Sqarimin e Kredos së Mesme), vëll. 2, fq. 446, 447, Vërtetimi Nga Adil Ibn Muhammed Mursi Rifaiu, (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Asime” (Kryeqyteti), Botimi i Parë.

24- Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ibn Ibrahim Ali Shejhu, “Lealu’l-Behijje Fi’sh-Sherhi’l-Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Bekura në Sqarimin e Kredos së Mesme), vëll. 2, fq. 446, 447, Vërtetimi Nga Adil Ibn Muhammed Mursi Rifaiu, (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Asime” (Kryeqyteti), Botimi i Parë.

25- Ibn Haxher Hejtemiu, “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura), vëll. 1, fq. 125.

26- Shejh Islam Ibn Tejmijje, (v.v. 728 m.i.) “Sijasetu’sh-Sherijje fi’l-Islahi’r-Rei ue’r-Reijje” (Politika e Sheriatit në Përmirësimin e Mendimtarit dhe Mendimtares), fq. 24, 25, Vërtetimi Nga Ali Ibn Muhammed Umrani, Përgatitja Nga Bekr Ibn Abdullah Ebu Zejdi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemi’l-Feuaidi” (Vendi i Botës së Dobive), (viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2007 gregorian) Botimi i Parë, Mekka e Nderuar, Mbretëria e Arabisë Saudite.

27- Shejh Islam Ibn Tejmijje, (v.v. 728 m.i.) “Sijasetu’sh-Sherijje fi’l-Islahi’r-Rei ue’r-Reijje” (Politika e Sheriatit në Përmirësimin e Mendimtarit dhe Mendimtares), fq. 268, Vërtetimi Nga Ali Ibn Muhammed Umrani, Përgatitja Nga Bekr Ibn Abdullah Ebu Zejdi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemi’l-Feuaidi” (Vendi i Botës së Dobive), (viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2007 gregorian) Botimi i Parë, Mekka e Nderuar, Mbretëria e Arabisë Saudite.

28- Imam Hafidh Ebu Abdurrahman Ahmed Ibn Shuajb Nesaiu, “Hasaisu’l-Emiri’l-Muminin Ali Ibni Ebi Talibi” (Urdhrat e Prijësit të Besimtarëve Ali Ibn Ebi Talibit), fq. 81, Vërtetimi Nga Dani Munir Ali Zehuiu.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak