Tregtari rus e përqafon fenë Islame në Xhaminë e Shejtë të Imam Reza
Një tregtar rus e ka pranuar fenë Islame në një ceremony njoftoi Zëvendësi i Zyrës për jo-iranianët. Ceremobia u zhvillua në Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait në Mashhad të Iranit..
Ceremonia u zhvillua në prag të përvjetorit të lindjes së Imam Rezait (a.s.) dhe në harmoni me ditën e tetë të festimeve dhjetë-ditore.
Duke folur në këtë ceremoni, Sejjid Xhevad Hasheminexhad, drejtori i zyrës, ka deklaruar se pas Revolucionit Islamik dhe me rënien e Bashkimit Sovjetik, Irani ka rritur marrëdhëniet me Rusinë dhe republikat tjera të ish Bashkimit Sovjetik.
"Ne kemi vërejtur një rritje të numrit dhe popullsisë së muslimanëve në Rusi dhe disa republikave gjatë dekadave të fundit".
Sipas tij, vlerat islame të tilla si barazia, vëllazëria, paqa dhe miqësia deri më tani kanë tërhequr një numër të madh të jomuslimanëve në Rusi si dhe në të gjithë botën.
Jomuslimanët i këshillojmë për të studiuar më shumë fenë e Islamit dhe të mendojnë para se të përqafojnë fenë Islame. Hasheminexhad ka shprehur gatishmërinë e Xhamisë Astan Kuds Razavi për të rritur ndërgjegjësimin e jomuslimanëve në Islam, duke vënë në dukje më tej se, "Islami u bën thirrje njerëzve për të lexuar libra . "
Muslimani rus që pranoi Islamin , i cili preferon të mbetet anonim për shkak të aktiviteteve të tij të biznesit në vendet perëndimore, tha se ai ka studiuar rreth Islamit për pesë vjet.
"Falë studimeve të mia, e pranova Islamin si fenë më të mirë."
Ai foli për Islamofobinë në Perëndim, duke thënë se shtetet evropiane kanë paraqitur një imazh negativ të Islamit.
Rusi i sapo konvertuar, e ndërroi emrin, tani quhet Ali.
"Unë i kërkoj Allahut të Plotfuqishëm që të ketë mëshirë mbi mua."
Tregtarit musliman rus mori çertifikatën e konvertimi në Islam, një kopje e Kur'anit të Shenjtë në anglisht dhe disa libra të tjerë.
Burimi : Astan Quds Razavi