Ajetullah Kemal Hajdari: Pikëpamja E Ibn Tejmijjes Ndaj Hadithit Të Gadirit. Mësimi I Katërt
Shejhu i radhit sipas rregullit alfabetik emrat e bashkëkohësve të cilët kanë përcjellur hadithin. Ai fillon nga faqja dyzetëenjë dhe përfundon në faqen njëqindedyzetëekatërt. Ai radhit kështu emrat e njëqindedhjetë bashkëkohësve të cilët kanë përcjellur hadithin: “Ebu Meradim Jala Ibn Murre Ibn Uehb Thekafiu. Ky është vetëm emri i njërit nga njëqindedhjetë emrat bashkëkohësve të cilët kanë përcjellur hadithin të cilin kemi mundur që të gjejmë. Ka gjasa që numri i atyre të cilët kanë përcjellur hadithin të jetë më i madh se kaq”.
Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit...
Paqja dhe përshëndetja qofshin mbi zotërinë tonë Muhammed (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër. Ndjekës të nderuar ju përshëndesim: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju”. Ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Mutahatarat fi’l-Akide” (Pastëritë e Kredos) nga studiot e Keuther TV në Kum. Ndërsa jemi duke filluar programin duam që t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarit. Imzot i nderuar në programet e mëhershme kemi shqyrtuar Hadithin Gadirit. Teksa jemi duke nisur prgramin e ri a është e mundur që t’iu kërkojmë paraqitjen e përmbledhjes së programeve të mëparshme?
I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!
Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se ne kemi bërë të ditur se Hadithin e Gadirit do ta shqyrtonim të ndarë në dy pjesë zinxhiri i përcjelljes së tij dhe përmbajtja e tij. Citojmë se nuk ka asnjë lloj ndasie mendimi mbi çështjen se zinxhiri i përcjelljes së Hadithit të Gadirit është i pashkëputur dhe se ka rrjedhur në mënyrë të prerë nga gjuha e bekuar e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Arsyeja e shqyrtimit tonë të Hadithit të Gadirit ishin qortimet e Shejh Ibn Tejmijjes. Ne kemi dhënë sqarime gjithëpërfshirëse mbi këtë çështje. Ai kumton kështu në lidhje me Hadithin e Gadirit: Ky hadith përmban dy pjesë. Pjesa e parë është si më poshtë: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu (p.m.t.) është kujdestari i tij”.
Ai bën të ditur kështu për këtë pjesë: “Vërtetësia e kësaj pjese është e dyshimtë dhe ka pësuar qortim”. Ndërsa pjesa e dytë është si vijon: “O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij”. Ai gjithashtu kumton: “Edhe kjo pjesë është një hadith i rremë i shpikur nga gjuha e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)”. Falenderimi i takon Allahut të Madhëruar se shpalosëm duke bërë të ditur se pjesa e parë e hadithit ka një zinxhir të pashkëputur përcjelljeje dhe ka dalë në mënyrë të prerë nga gjuha e bekuar e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ndërsa pjesa e dytë zotëron një zinxhir të fuqishëm dhe të vërtetë përcjelljeje.
Askush të mos ngrihet dhe të na thotë: “Imzot si arritët në këtë gjykim? Si mund t’i ndani këto pjesë nga njëra-tjetra?” Ne mund ta kryejmë këtë sqarim si një nevojë e rregullit të cilin e kemi shënjuar në programet e mëhershme dhe të cilin do ta shënjojmë dhe në këtë program. Unë do të cek disa burime të cilat do të na shërbejnë si përkujtim.
Në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) Shejh Albani citon kështu duke prekur që të dyja pjesët: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu (p.m.t.) është kujdestari i tij. O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij”. Pasi ka përmendur mbi njëzetë udhët të cilat përmbajnë që të dyja pjesët kumton kështu: “Hadithi ka një numër shumë të madh udhësh ardhjeje përveç këtyre. Në veprën e tij me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtimeve) Hejthemi ka mbledhur një pjesë të këtyre. Unë kam shënuar këtu vetëm aq zinxhirë qenia e prerë e vërtetësisë së tyre mund të shihet lehtë nga ana ime dhe të cilat kam mundësi që t’i shtjelloj. Shejh Albani vijon kështu: “Për më tepër udhët e ardhjes së hadithit janë të shumta. Shkurt e përmbledhim kështu: “Hadithi është i vërtetë me që të dyja anët e tij. Ashtu siç do ta kuptojë dhe njeriu i cili hulumton si zinxhirët e përcjelljes ashtu dhe udhët e ardhjes, do ta ketë të qartë se pjesa e parë e hadithit është e përcjellur e pashkëputur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Ne kemi përmendur vetëm sasinë e mjaftueshme e cila tregon se udhët e ardhjes së hadithit janë të vërteta”. (1)
Sipas asaj që kuptohet nga fragmenti i lartpërmendur ky hadith nuk shpreh paragjykim por shpreh një të dhënë të vërtetë. Domethënë është e prerë se ky hadith ka ardhur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Më pas Shejh Albani fillon që ta marrë në pyetje Ibn Tejmijjen dhe thotë se ai nuk është i përpiktë në këto çështje.
Qëndrimi i Ibn Tejmijjes mbi këtë hadith vë në dukje këtë: “Ose ky njeri është i paditur në këto lloj çështjesh që pranimi i këtij pretendimi nuk duket i mundur, ose ai me qëllim ka nisur orvatjen e tij për të vënë në pah dobësinë e këtij hadithi”. Natyrisht se dhe ky qëndrim rrjedh nga botëkuptimi i tij fetar i qenies mbështetës i emeuitëve.
Burimi ynë i dytë është vepra jonë me titull: “Metalibu’l-Alijje” (Kërkesat e Larta) e Ibn Haxher Askalanit. Shkrimtari përcjell hadithin: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu (p.m.t.) është kujdestari i tij”. Vërtetuesi ka vënë këtë shënim për këtë hadith: “Ky hadith është përcjellur në mënyrë të pashkëputur nga i dërguari më i nderuar (p.q.m.t.). Sërish gjenden fjalët e qarta e një pjese të imamëve të nderuar mbi çështjen e qenies së pashkëputur të hadithit”. (2)
Atëherë pohojmë se pjesa e fillimit e hadithit është e pashkëputur. Diskutimi mbi zinxhirin e përcjelljes së hadithit nuk është si pasojë e qenies së hadithit të pashkëputur dhe lajm i vetëm. Qenia i pashkëputur i hadithit është deri në atë shkallë të prerë sa një pjesë e dijetarëve të mëdhenj e kanë përmendur hapur këtë. Më tej shkrimtari ka zënë në gojë një pjesë të këtyre emrave.
Një tjetër dijetar i cili ka thënë hapur se hadithi i sipërcituar është i pashkëputur është dhe autori i veprës me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi) Ibn Kethiri. Ky i fundit në veprën e tij të mësipërmebën të qartë si vijon: “Mësuesi ynë Ebu Abdullah Dhehebiu pasi ka rrëfyer këtë hadith ka thënë: “Pjesa e parë e hadithit është e pashkëputur. Unë besoj në mënyrë të prerë se këto fjalë i ka thënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Ndërsa pjesa:“Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij” ka një zinxhir të fuqishëm përcjelljeje”. (3)
Ndërsa hadithi të cilin Damre e ka përcjellur nga Ebu Hurejre është kështu: “Ebu Hurejre ka thënë si më poshtë: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke zënë Aliun për doreshprehu kështu:“Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”.
Po përësërisim se Imam Dhehebiu ka thënë se ky është një hadith mjaft i mohuar pasi e ka përcjellur këtë të fundit. Megjithatë lexoni tekstin e plotë, sepsefjalitë e hadithit të sipërcituar janë të pashkëputura. Pra ai beson në mënyrë të prerë se këto fjalë i ka thënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Ndërsa për sa i përket shtimit: “O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij” ka një zinxhir të fuqishëm përcjelljeje”. (4)
Unë duhet ta lexoj tekstin ashtu siç është. Sepse unë kam parë disa njerëz të cilët dalin në ekranet e stacioneve televizive dhe ngrenë zërin në këtë mënyrë: “Imzot përdor thënien se Ibn Kethiri ka thënë: “Ky është një hadith mjaft i mohuar” për një hadith të cilin e ka lexuar.
Ky mund të jetë një hadith i dobët. Mirëpo gjendet një rregull të cilin e kemi vendosur në programet e mëparshme. Ne kemi cituar kështu: “Qenia e dobët e hadithit nuk nënkupton qenien e dobët të tëra pjesëve të tij. Hadithi i dobët mund të ketë pjesë të vërteta ose të pashkëputura”.Sipas këtij rregulli vëmë theksin se dijetarët e sipërcituar pohojnë hapur se pjesa e parë e hadithit është e pashkëputur.
Në këtë pikë drejtohet pyetja: “Imzot çështja të cilën e keni prekur vallë a ka të bëjë vetëm me këtë hadith apo ka të bëjë dhe me hadithe të tjera?”
Këtu kemi dhe një çështje tjetër të cilën nuk mund ta lëmë pa e përmendur. Qenia i pashkëputur për të cilën po bëjmë fjalë këtu është qenia e fjalës së pashkëputur e dhe jo qenia e kuptimit të pashkëputur. Në veprën e tij me titull: “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit) Shejh Ibn Uthejmini shprehet kështu duke përcaktuar dallimin në mes të dy llojeve të qenies së pashkëputur: “Qenia i pashkëputur është si i pashkëputur si fjalë ashtu dhe i pashkëputur si kuptim dhe ndahet në dy pjesë vetëm i pashkëputur si kuptim”. (5)
Nëse është i pashkëputur si fjalë hadithi mbi të cilën përcjellësit kanë arritur njëzëshmërinë mbi fjalën e cila është përcjellur nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.). Një shembull i kësaj është urdhri: “Ai i cili shpik një gënjeshtër në emrin tim le të bëjë gati vendin e tij në zjarr”. Ky hadith është i pashkëputur si fjalë. Këtë hadith na e kanë përcjellur mbi gjashtëdhjetë bashkëkohës nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Madje në mesin e tyre zënë vend dhe dhjetë bashkëkohës për të cilët thuhet se janë të përgëzuar me Xhennet. Sërish gjendet një numër tejet i madh i cili ka përcjellur hadithin e mësipërm nga këta të fundit.
Nëse është i pashkëputur si kuptim atëherë mbi këtë hadith përcjellësit kanë arritur njëzëshmërinë mbi kuptimin e përgjithshëm, megjithatë çdo hadith me kuptimin e tij të veçantë është një hadith i cili ka mbetur individual/i vetëm. Ai është i pashkëputur me që të dyja pjesët:
1- Ai shpreh dituri. Kjo nënkupton se përqindja e përcjelljes nga vetja tek njeriu përcjellës është e vërtetë në mënyrë të prerë.
2- Nëse lajmi përfshin kuptimin, nëse vërtetimi bën të ditur kërkesën (urdhrin dhe ndalimin) duke u mbështetur se çfarë dëshmon atëherë kjo tregon domosdoshmërinë e veprimit me të. (6)
E thënë ndryshe në qenien i pashkëputur si fjalë bëhet fjalë për këtë çështje: Në argumentin fetar të përcjellur nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) përcjellësit nuk kanë vënë dorë, por na e kanë përcjellur të njëjtin kuptim dhe përmbajtje.Sipas fragmentit të lartpërmndur nëse lajmi i pashkëputur ka të bëjë me çështjet e fushës së kredos ai shpreh një të dhënë të saktë dhe të prerë dhe duhet që të vërtetohet. Nëse është nga gjërat e veprimit atëherë ai duhet të zbatohet.
Imzot vallë përse nuk shpalosët se nga sa njerëz është përcjellur Hadithi i Gadirit? Ju na rrëfyet se Shejh Albani kishte përcaktuar se ky hadith është përcjellur nga ana e dhjetë bashkëkohësve. Nëse është e mjaftueshme për një hadith që të jetë i pashkëputur në rast se përcillet nga ana e pesë bashkëkohësve atëherë ky numër duhet të jetë më i madh.
Në lidhje me këtë çështje dua që të cek veprën me titull: “Gadir” (Gadiri) e Shejh Eminit. Kjo vepër ka shumë botime megjithatë ky botim i cili gjendet në duart tona dallon nga të tjerat. Dijetari i madh Shejh Sejjid Abulaziz Tabatabaiu ka kryer parathënien e veprës. Ai ka vënë shumë shënime të çmuara për këtë botim. Si rrjedhojë ne u këshillojmë që të blejnë këtë botim ata të cilët duan që të lexojnë veprën me titull: “Gadir” (Gadir).
Kumtojmë se drejtimi juaj për tek të dhënat të cilat gjenden në vëllimin e parë të veprës së Shejh Eminit janë të mjaftueshme në këndvështrimin tuaj.
Shejhu i radhit sipas rregullit alfabetik emrat e bashkëkohësve të cilët kanë përcjellur hadithin. Ai fillon nga faqja dyzetëenjë dhe përfundon në faqen njëqindedyzetëekatërt. Ai radhit kështu emrat e njëqindedhjetë bashkëkohësve të cilët kanë përcjellur hadithin: “Ebu Meradim Jala Ibn Murre Ibn Uehb Thekafiu. Ky është vetëm emri i njërit nga njëqindedhjetë emrat bashkëkohësve të cilët kanë përcjellur hadithin të cilin kemi mundur që të gjejmë. Ka gjasa që numri i atyre të cilët kanë përcjellur hadithin të jetë më i madh se kaq”. (7)
Shejh Salih Ibn Uthejmini thotë se gjashtëdhjetë vetë e kanë përcjellur hadithin: “Ai i cili shpik një gënjeshtër në emrin tim le të bëjë gati vendin e tij në zjarr”.
Por sigurisht se numri i atyre të cilët e kanë përcjellur Hadithin e Gadirit është shumë herë më i madh se kaq. Mirëpo si pasojë e shkaqeve si mbledhja e hadithit, arsyetimet historike dhe qenia në pushtet e udhëheqjes emeuite kanë bërë që numri të kufizohet me kaq.
Kategoria e dytë e cila përcjell hadithin janë “tabiunët” (ndjekësit). Shejh Emini radhit emrat e tetëdhjetëekatër vetëve nga ndjekësit të cilët kanë përcjellur hadithin nga faqja njëqindedyzetëepestë deri tek faqja njëqindegjashtëdhjetëepestë e veprës. Më pas shejhu ilustron emrat e dijetarëve të cilët kanë përcjellur Hadithin e Gadirit (duke nisur nga faqja njëqindegjashtëdhjetëegjashtë). Ai e nis nga faqja njëqindegjashtëdhjetëegjashtë dhe e përfundon në faqen treqindenjëmbëdhjetë. Me të vërtetë njeriu mbetet gojëhapur dhe i çuditur. Në këtë pjesë ai pasqyron emrat e treqindegjashtëdhjetë dijetarëve. Në një pjesë të këtyre përcjelljeve zënë vend dhe pjesë të tjera krahas shtesës “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”.
Pyetje: Shumë mirë por cilët janë ata të cilët i kanë shkruar këto vepra? Ndjekësit e mi të nderuar këtë pjesë do ta kaloj në mënyrë të shpejtë. Shejh Emini citon si vijon: “Një vepër është shkruar në shekullin e parë, dy vepra janë shkruar në shekullin e dytë, dhjetë vepra janë shkruar në shekullin e katërt”. Shejh Emini pasqyron me dhjetra vepra të shkruara mbi Hadithin e Gadirit. Në mesin e tyre janë të pranishëm si dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunnetit ashtu dhe ata të Ehli Shiitëve.
Si rrjedhojë jam i mendimit se është bërë e qartë se nuk ka asnjë dyshim se hadithi: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij” është përcjellur në mënyrë të pashkëputur si fjalë dhe si kuptim në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes.
Prezantuesi: Imzot, ejani dhe le të kalojmë në fjalët të cilat përbëjnë Hadithin e Gadirit. Vallë çfarë kuptimi bart fjala “meula” (kujdestar) e cila zë vend në hadithin “Men kuntu meulahu fe Alijjun meulahu” (Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij)?
I ftuari: Le të mos shkojmë larg me qëllim që të mund të sqarojmë se cili është kuptimi i fjalës “meula” (kujdestar/zotëri/përparësi).
Askush të mos na kundërshtojë duke na thënë: “Imzot si të mos shkojmë larg?!” Sepse ne në programin e mëparshëm kishim vendosur këtë parim: “Nëse i nderuari i dërguar i Allahut do të ketë bërë komentimin e një fjalëze ose termi tanimë nuk kanë më vlerë sqarimet e fjalorëve ose dijetarëve të tjerë”. Ashtu siç kemi sqaruar në programin me titull: “Utruhatu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imam Mehdiut) i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka vënë në dukjese me konceptin e Ehli Bejtit ka patur për qëllim pesë vetë. Si rrjedhojë nënvizojmë se nuk ka më nevojë që t’i drejtohemi sqarimeve të gjuhëtarëve apo ajeteve të tjera që të kemi mundësi që të shohim nëse fjalëza e Kur’anit Famëlartë është vënë ose nuk është vënë në zbatim ndaj simotrave të saj. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka zbatuar konceptin e Ehli Bejtit vetëm ndaj këtyre pesë vetëve në ajetin tridhjetëetretë të Sures Ahzab.
Gjithashtu dhe këtu bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Men kuntu meulahu fe Alijjun meulahu” (Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij). Si fillim lërmëni që t’iu bëj të ditur se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk e ka zënë fill hadithin jo me fjalët “men kuntu” (ai i cili më ka mua) por me fjalët “femen kuntu” (dhe ai i cili më ka mua) pra me “tefrii’l-fai” (faja dalluese).
Sipas kësaj pyetja duhet të shtrohet kështu: “O i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)! Cila është shenja dalluese e këtij hadithi i cili fillon me fjalët “femen kuntu” (dhe ai i cili më ka mua)?
Le të mos e zgjasim çështjen. Përpara se të kalojmë në çështjen e dallimit e cila gjendet në Hadithin e Gadirit unë do të bëj me shenjë tek një parathënie dhe më pas do të kaloj tek çështja.
Ne kemi arritur në këtë çështje në njërën nga çështjet të cilën e kemi shqyrtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse afërsisht një vit më parë: “Në Kur’anin Famëlartë gjenden vende të cilat i përkasin të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Për shembull vendi i qenies së “Hatemu’l-Enbijja ue’l-Murselini” (Vulës së Lajmëtarëve dhe e të Dërguarve). Këtë vend nuk e ka askush tjetër përveç tij. Ky vend i përket vetëm atij.
Një tjetër vend i cili i përket të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) është dhe urdhri i Allahuttë Madhëruar për të cilin thotë: “I dërguari ka më tepër përparësi për besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre”. Kur’ani Fisnik nuk e ka përdorur këtë vend qoftë për “ulu’l-adhmin” (pesë të dërguarit më të mëdhenj) dhe qoftë për asnjë të dërguar tjetër.
Natyrshëm lind pyetja: “Çfarë kuptojmë me përparësinë?”
Miqtë e mi të nderuar iu vëmë në dijeni se dijetarët e metodologjisë kanë pranuar një rregull i cili është si më poshtë: “Fshehja (mospërcaktimi) i kundrinorit në fjali dëshmon tek përfshirja dhe gjërësia e fjalisë. Pra Kur’ani Famëlartë nuk citon: “I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka më tepër përparësi ndaj besimtarëve në këto dhe ato çështje”. Ai thotë se i dërguari ka përparësi në mënyrë absolute. Nëse Libri do të kishte patur për qëllim përparësinë e të dërguarit (p.q.m.t.) në disa çështje atëherë Kur’ani Fisnik duhet ta kishte sqaruar. Duke qenë se Kur’ani Famëlartë nuk e ka sqaruar këtë kjo nënkupton se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka më tepër përparësi ndaj besimtarëve në të tëra çështjet e besimtarëve duke përfshirë këtu dhe çështjet e fesë dhe kësaj bote. Në këtë ajet të nderuar nuk ka asnjë lloj kufizimi.
Një palë e dijetarëve të mëdhenj dhe vërtetuesve e kanë përmendur këtë kuptim. Unë do të bëj me shenjë vetëm tek njëri nga ata.
Në veprën e tij me titull: “Tefsir” (Komentimi) Ebu Xhafer Taberiu citon si vijon: “Lajmërimi i Allahu të Lartësuar se i nderuari i dërguar ka më tepër përparësi ndaj besimtarëve se ata kanë ndaj vetes së tyre ka këtë kuptim: “Ai me dhënien e gjykimit që do mbi besimtarët ka më tepër të drejtë mbi besimtarët se ata kanë ndaj vetes së tyre”. (8)
Nuk ka rëndësi se çfarë çështje është kjo, qoftë kjo një çështje e përgjithshme, qoftë e veçantë, qoftë fetare, qoftë politike, qoftë shoqërore apo qoftë individuale pra në të tëra çështjet një gjykim i dhënë nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) hyn në fuqi për një besimtar. Pra nëse gjykimi i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) do të bjerë ndesh me gjykimin tonë atëherë u jepet përparësi gjykimit të tij. Kështu që bëhet fjalë për të njëjtin kuptim dhe në hadithin: “Njerëzit kanë autoritet të plotë mbi çështjen e pasurisë së tyre”.
Në këtë pikë ngrihet pyetja: “Vallë a iu është dhënë ndonjë tjetri përveç tij ky vend të cilin Allahu i Madhëruar ia ka dhënë vetëm të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) në Kur’anin Famëlartë?!”
Kjo është një pyetje mjaft e rëndësishme. Ndjekësit tanë të nderuar le të lexojnë veprat e historisë, komentimit dhe hadithit në mënyrë që të kuptojnë këtë vendin e përparësisë i cili i përket të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Në programet paraardhëse ne kemi shtjelluar vendin i cili gjendet në thënien e hadithit të të nderuarit Ali (p.m.t.): “Ai i cili shan Aliun më ka sharë mua. Ai i cili do Aliun më do mua”. Ai qëndron në krah të postit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ai qëndron në krah të postit të shpalljes të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).
Tani shtrohet pyetja: “Vallë a është në zotërim dhe i nderuari Ali (p.m.t.) i postit të përparësisë në kuptimin se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka më tepër përparësi ndaj besimtarëve se sa ata kanë ndaj vetes së tyre pas ndërrimit jetë të këtij të fundit?!” Arsyeja e shtrimit të kësaj pyetjeje është se nuk ka asnjë kuptim zotërimi i postit të paturit më tepër përparësi ndaj besimtarëve se sa ata kanë ndaj vetes së tyre i dikujt tjetër për sa kohë që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka qenë në këtë jetë përveç tij. Kjo gjendje ka të bëjë me epokën pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). A iu është dhënë dikujt tjetër përveç tij ky posti përparësisë kuranore?!
Miqtë e mi të nderuar përpara nesh gjendet vepra me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmedit vërtetimin e së cilës e ka kryer Shejh Shuajb Arnauti.
Përcjellja është si më poshtë: Ne na ka përcjellur Fitri nga Ebu Tufejli se ka përcjellur kështu: “I nderuari Imam Aliu (p.m.t.) i mblodhi njerëzit në vendin e quajtur Rahbe dhe i tha: “Për hir të Allahut, le të ngrihet në këmbë i i cili ka dëgjuar fjalët e të dërguarit të Allahut që kanë të bëjnë me mua në ditën e Gadir Humit, ndërsa ata të cilët nuk e kanë parë me sytë e tyre dhe nuk e kanë dëgjuar me veshët e tyre të mos ngrihen”. Menjëherë u ngritën në këmbë tridhjetë vetë.
Ebu Nuajmi shkruan kështu: “Shumë njerëz u ngritën në këmbë dhe dëshmuan. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kur ngriti dorën e Imam Aliut (p.m.t.) pyeti: “Vallë a e dinë besimtarët se unë kam më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?! Ata u përgjigjën: “Po”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) vijoi kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij... O Allahu im! Bëhu kujdestar i atij të cilit e pranon atë si kujdestar dhe bëhu armik i atij të cilit ushqen armiqësi ndaj tij...”.
Ndërsa në fund të hadithit Ebu Tufejli e mbyll me fjalët: “Kur u ndava nga ai vend po më shkonin disa gjëra ndërmend. Në rrugë e sipër takova Zejd Ibn Erkamin dhe ia tregova atij ato të cilat pashë dhe dëgjova. Ndërsa ai më pyeti: “Vallë përse dyshon?! Edhe unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) që t’i shprehej kështu Aliut”.Këtë hadith e ka shënuar Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Ibn Hibbani, Ibn Ebi Asimi, Taberaniu dhe Dija Makdisiu. Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë sipas kushteve të Buhariut. (9)
Në programet pasardhëse kishin kaluar fjalët e Ibn Tejmijjes se për sa i përket pjesëve: “Ju e dini se unë kam më tepër kujdestari mbi besimtarët se sa ata kanë mbi veten e tyre” dhe “O Allahu im bëhu kujdestar i atij të cilit e pranon si kujdestar dhe bëhu armik i atij të cilit është armiku i tij” janë “të shpikura” dhe “bien ndesh me themelin e Islamit”.
Përcjellja kalon në veprën me titull: “Musned”(Zinxhiri). Shejh Shuajb Arnauti kumton kështu në lidhje me zinxhirin e përcjelljes së hadithit: “Zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë. Gjithashtu dhe përcjellësit të cilët përbëjnë zinxhirin e përcjelljes janë njerëz besnikë dhe janë përcjellësit e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit përveç Fitrit. Fitri është përcjellësi i “Sunenu’l-Erbaa” (Katër Sunneteve). Së bashku me dëshmitë e Buhariut gjendet dhe përcjellje nga Fitri dhe ky është një njeri besnik”. (10)
Gjithashtu dhe përcjellja e dytë kalon në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) citoi kështu: “O Burejde! “A nuk kam unë më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?!” Unë ia ktheva: “Sigurisht se ashtu jeni o i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)”. Ai m’u përgjigj kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im! Bëhu mik i atij i cili është miku i tij, bëhu armik i atij të cilit është armiku i tij”. Zinxhiri i përcjelljes së hadithit të lartpërmendur është i vërtetë sipas kushteve të shtruara nga Imam Buhaiu dhe Imam Muslimi”. (11)
Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Sunenu’l-Ibni Maxhe” (Sunnetet e Ibn Maxhes) e Ibn Maxhes vërtetimin e së cilës e ka kryer Shejh Albani. Përcjellja është si vijon: “Sipas asaj që është përcjellur nga Bera Ibn Adhibi ky i fundit ka cituar kështu: “Ne ishim duke udhëtuar së bashku me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) atëherë kur ai kishte kryer haxhxhin. Ai dha urdhër për të falur namazin së bashku pasi kishim pushuar në një vend të udhës. Më pas i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke e zënë dorën e Imam Aliut (p.m.t.) pyeti (bashkëkohësit): “Vallë a e dini se unë kam më tepër përparësi, mbi besimtarët se ata kanë ndaj vetes së tyre?!” Bashkëkohësit e pranishëm në atë vend ia kthyen: “Po ti ke më tepër o i dërguari i Allahut”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pyeti kështu: “O bashkëkohësit e mi! A nuk kam unë më tepër përparësi, mbi çdo besimtar se ai ka ndaj vetes së tij?” Bashkëkohësit u përgjigjën: “Po ti ke më tepër o i dërguari i Allahut”. Pas kësaj i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke e zënë dorën e Imam Aliut (p.m.t.) dhe duke bërë me shenjë tek ai vijoi kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im! Duaje atë të cilin e do atë, O Allahu im! Përbuze atë të cilin e përbuz atë!” Hadithi është i vërtetë për të tjerët”. (12)
Themi se në pjesën e hadithit e cila ka të bëjë me të nderuarin Ali (p.m.t.): “men ene meulahu fe hadha uelijjun” (ai i cili më ka mua kujdestar dhe ky është kujdestari i tij) kalon “tefrii’l-fai” (faja dalluese). Kjo e fundit pra “tefrii’l-fai” (faja dalluese) është një lidhëz dallimi që ka lidhje me kujdestarinë/përparësinë. E thënë ndryshe: “Ai i cili më jep mua përparësindaj vetes së tijja pra dhe ky ka përparësi mbi të se ai ka ndaj vetes së tij”.
Burimi ynë i tretë është vepra me titull:“Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Çështjeve të Pazgjidhura) e Imam Tahauiut. Ebu Tufejli ka përcjellur nga Zejd Ibn Erkami duke thënë kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.), gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, pushoi në një luginë të quajtur Gadir Humi. Teksa i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) po mbante një fjalim, u bë një vend me hije duke shtrirë një mbulesë nën pemën semur, me synimin e ruajtjes së tij nga nxehtësia e lartë diellore. Gjatë fjalimit të tij ai na tha: “Pandeh se së shpejti unë do të thirrem në praninë e Zotit tim. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Unë kam lënë për ju dy porosi të rënda, njëra është më e rëndë se sa tjetra: “Këto janë Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Kini kujdes se si do vijoni të silleni ndaj meje pas largimit tim nga kjo botë. Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të bazenit”. Më pas ai vijoi kështu fjalimin e tij në Gadir Humi: “Me të vërtetë Allahu është Zoti im dhe unë jam kujdestari i mbarë besimtarëve”. Më pas duke zënë Aliun për dore shprehu kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe ky Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij”.
Zinxhiri i përcjelljes në të cilin zënë vend përcjellësit përbëhet nga muhaddithët e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit. (13)
Ashtu siç shihet dhe nga hadithi i lartpërmendur i të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) ky i fundit bën fjalë pas ndërrimit jetë të tij.
Burimi ynë i katërt është vepra me titull:“Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Sheriatit) e Imam Axhuriut. Përcjellja është kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pyeti kështu duke ngritur kokën: “Vallë a e dini se unë kam më tepër përparësi, mbi besimtarët se ata kanë ndaj vetes së tyre?!” Bashkëkohësit e pranishëm në atë vend ia kthyen: “Po ti ke më tepër o i dërguari i Allahut”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pyeti kështu: “O bashkëkohësit e mi! A nuk kam unë më tepër përparësi, mbi çdo besimtar se ai ka ndaj vetes së tij?” Bashkëkohësit u përgjigjën: “Po ti ke më tepër o i dërguari i Allahut”. Pas kësaj i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke e zënë dorën e Imam Aliut (p.m.t.) dhe duke bërë me shenjë tek ai vijoi kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im! Duaje atë të cilin e do atë, O Allahu im! Përbuze atë të cilin e përbuz atë!” Hadithi është i vërtetë për të tjerët”. (14)
Ashtu siç shihet dhe në hadithin e sipërcituar është përdorur “tefrii’l-fai” (faja dalluese) e cila shpreh dallimin e fiksuar të kujdestarisë/përparësisë së të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.).
Burimi ynë i pestë është vepra me titull:“Ithafu’l-Hejereti’l-Mehereti” (Kushtimi i Mirëbërësve dhe i të Aftëve)e Shihabbudin Busejriut. Sipas asaj që është përcjellur nga i nderuari Ali (p.m.t.) ky i fundit kumton kështu: “I dërguari i Allahut (p.qm.t.) i pyeti bashkëkohësit: “Vallë a nuk dëshmoni se Allahu dhe i dërguari i Tij kanë më tepër përparësi mbi ju se ju keni ndaj vetes suaj tyre?!” Bashkëkohësit e pranishëm ia kthyen: “Po dëshmojmë”. Pas kësaj i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) urdhëroi kështu: “Ai i cili ka Allahun e Madhëruar dhe të dërguarin e Tij kujdestar ja pra dhe Aliu është kujdestari i tij. Unë po iu lë dy gjëra që për sa kohë të lidheni pas tyre nuk do të shmangeni: “Këto janë Libri i Allahut - një majë e Librit është në duart e Tij dhe maja tjetër është në dorën tuaj - dhe Ehli Bejtin tim”. Ai thotë se këtë hadith e ka përcjellur Ishaku me një zinxhir të vërtetë përcjelljeje. (15)
Ne këtu radhitëm vetëm disa burime. Shtojmë se gjenden me dhjetra burime të tjera të cilat tregojnë se fjala “meula” (kujdestar) është veçimi i fjalës “eula” (përparësi).
Pyetje: Vallë a ka një lidhje mes pjesës së fillimit të hadithit me këtë veçim? Nëse ne themi se në mesin e tyre nuk ka ndonjë lloj lidhje atëherë pjesa e fillimit të hadithit asgjësohet. Nëse ky dallim nuk dëshmon tek përparësia atëherë vallë përse përmenden kaq shumë gjëra në fillim të hadithit? Vallë përse më vonë i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Atëherë ai cili më ka mua kujdestar ndaj vetes së tij dhe ky Aliu është kujdestari i tij”?! Si rrjedhojë argumenti i parë është ky: “Tregimi se çfarë kuptimi ka fjala “meula” (kujdestar) në fillim të hadithit.
Nëse ju do të drejtoni pyetjen: “Imzot çfarë kuptimi ka fjala “meula” (kujdestar) e cila zë vend në hadith?” atëherë unë do t’u kthej përgjigje se i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e ka sqaruar kuptimin e fjalës “meula” (kujdestar). Ky i fundit e ka përdorur fjalën “meula” (kujdestar) në kuptimin e fjalës “eula” (përparësi). I dërguari i Allahut e ka sqaruar fjalëzën. Gjithashtu i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) si fillim ka përmendur përparësinë e tij dhe më pas ka bërë ortak dhe Imam Aliun (p.m.t.) në këtë kujdestari.
Askush të mos ngrihet dhe të na thotë: “Cilat janë sqarimet e gjuhëtarëve dhe leksikografëve në lidhje me fjalën “meula” (kujdestar). Nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk do ta kishte kryer një sqarim të tillë, atëherë ne do t’iu ishim drejtuar përcjelljeve, haditheve dhe sqarimeve të tjera të gjuhëtarëve. Mirëpo duke qenë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka sqaruar kuptimin e fjalës tanimë askush tjetër nuk e ka të drejtën e fjalës kundrejt fjalës dhe sqarimit të tij.Citojmë se gjendet një klauzolë e fundit e cila ka të bëjë me çështjen. Unë dua që ta zbardh dhe këtë klauzolë dhe t’i jap fund çështjes.
Sërish Ibn Tejmijje pohon se dhe për sa i përket fjalisë: “Ti ke më tepër kujdestari/përparësi se sa të tërë besimtarët dhe besimtaret kanë ndaj vetes së tyre” është një gënjeshtër njëlloj si fjalitë e tjera”. (16)
Le të themi se në duart tona nuk kemi asnjë hadith tjetër me këtë përmbajtje. Hadithi i Gadirit e shpalos në mënyrë të hapur se kujdestaria e Imam Aliut (p.m.t.) është dalluar për të fiksuar përparësinë e të dërguarit më të nderuar (p.q.m.t.).
Prezantuesi: Allahu ua shpërbleftë me të mira. Ju vutë në dukje se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka komentuar fjalën “meula” (kujdestar) si “eula” (përparësi). Shumë mirë por a gjendet në duart tona një dëshmi kuranore se fjala “meula” (kujdestar) është përdorur në kuptimin e fjalës “eula” (përparësi)?!
I ftuari: Epo ne duhet t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Shprehemi kështu sepse disa komentues këmbëngulin duke thënë se fjala “meula” (kujdestar) nuk është përdorur në kuptimin e fjalës “eula” (përparësi), ndonëse në disa argumente fetare fjala “meula” (kujdestar) është përdorur në kuptimin e fjalës “eula” (përparësi) ne nuk kemi ndonjë dëshmi kuranore për këtë.
Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se ne kemi përsëritur për të disatën herë parimin: “Ne do t’ia paraqisim Librit të Zotit tonë një fragment ose përcellje të cilën e kemi lexuar. Nëse do të mund të gjejmë një argument vërtetues atëherë do të kemi mundësi që të themi se përmbajtja e hadithit është e fuqishme dhe e vërtetë”.
Tani ejani dhe le t’i drejtohemi Kur’anit Famëlartë. Allahu i Lartësuar në Suren Hadid thotë se zjarri është vendi i mohuesve: “Sot nuk pranohet asnjë shpagim as nga ju dhe as nga mohuesit. Vendi ku do të strehoheni është zjarri. Sa vend i keq shkuarje qëështë ai”!(Sure Hadid, Ajeti: 15)
Tani shtrohet pyetja: “Ata të cilën hakërrehen se Kur’ani Fisnik e ka përdorur vazhdimisht fjalën ”meula” vetëm në kuptimin e ndihmës dhe dashurisë! Në cilin kuptim është përdorur fjala “meula” e cila kalon në ajetin e mësipërm në kuptimin “e ai iu do dhe iu ndihmon”?! Në cilin kuptim është përdorur thënia “meulakum’n-nari” (vendi/merita juaj është zjarri)?!
Unë do të mundohem që të zbuloj se si e kanë komentuar këtë ajet dijetarët e mëdhenj të komentimit për aq kohë sa do të kem mundësi.
Burimi ynë i parë është vepra me titull: “Xhamiu’s-Sahihi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta) e Imam Buhariut. Ky i fundit e komenton kështu fjalën “meula” e cila ceket në ajet si “eula bikum” (është merita juaj/e meritoni). E thënë ndryshe “hije meulakum” e cila përkthehet semerita juaj është Xhehennemi si pasojë e mohimit tuaj më shumë se çdo vend tjetër”. (17)
Pra më shumë se çdo gjë tjetër ju e meritoni zjarrin.
Sipas kësaj Hadithi i Gadirit i pashkëputur zë në gojë kujdestarinë/meritën/përparësinë e Imam Aliut se sa të tërë besimtarët dhe besimtaret kanë ndaj vetes së tyre”.
Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Tefsir” (Komentimi) e Imam Taberiut (v.v. 310 m.i.). Ky i fundit e komenton kështu fjalën “meula” e cila preket në ajet si “en-naru eula bikum” (merita juaj është zjarri)”. (18)
Prezantuesi: Ai zë në gojë të njëjtin kuptim.
I ftuari: Në përgjithësi këtë e thonë shumica e dijetarëve.
Burimi ynë i tretë është vepra me titull: “Hidaje ile’l-Bulugi’n-Nihaje” (Udhëzimi në Pjekurinë e Fundit) e Ebu Muhammed Mekkiut (v.v. 437 m.i.). Ky i fundit në këtë veprën e tij citon si më poshtë: “Hije meulakum; eu en-naru eula bikum” e cila përkthehet se merita juaj është zjarri si pasojë e mohimit tuaj më shumë se çdo vend tjetër”. (19)
Burimi ynë i katërt është vepra me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani” (Komentimi i Kur’anit) e Imam Themaniut (v.v. 489 m.i.). Ky i fundit në këtë veprën e tij kumton si vijon: “Hije meulakum; eu en-naru eula bikum” e cila përkthehet se merita juaj është zjarri si pasojë e mohimit tuaj më shumë se çdo vend tjetër”. (20)
Burimi ynë i pestë është vepra me titull: “Tefsiru’l-Begaui” (Komentimi i Behgauiut) e Imam Begauiut (v.v. 516 m.i.). Ky i fundit në këtë veprën e tij e komenton kështu fjalën “meula” (zotëri):“Hije meulakum; pra ju jeni zotërinjtë e zjarrit dhe ju më shumë se çdo gjë tjetër e meritoni zjarrin si pasojë e mëkateve të cilat i keni kryer”. (21)
Burimi ynë i gjashtë është vepra me titull: “Zadu’l-Mesiri” (Shtimi i Kthimit) e Ibn Xheuziut (v.v. 597 m.i.). Autori citon kështu në komentimin e ajetit të lartpërmendur: “Ebu Burejde bën të ditur se “Hije meulakum; eu en-naru eula bikum”, përkthehet se merita juaj është zjarri si pasojë e mohimit tuaj më shumë se çdo vend tjetër”.
Burimi ynë i shtatë është vepra me titull: “Xhamiu li’l-Ahkami’l-Kur’ani” (Përmbledhja Gjykimeve të Kur’anit) e Imam Kurtubiut. Shejhu shkruan kështu në komentimin e ajetit të sipërcituar: “Hije meulakum; eu en-naru eula bikum”, përkthehet se merita juaj është zjarri si pasojë e mohimit tuaj më shumë se çdo vend tjetër. Rishtas me fjalën “meula” (kujdestar/zotëri) nënkuptojmë atë njeri i cili merr përsipër mbarëvajtjen e punëve të njeriut”. (22)
Duke u mbështetur në përkufizimet dhe sqarimet e mësipërme arrijmë në përfundimin se fjala “meula” (kujdestar) e cila është përdorur në hadithin: “Ai i cili më ka mua kujdestar/zotëri dhe Aliu është kujdestari/zotëriu i tij” nënkupton atë njeri i cili merr përsipër përmirësimin e gjendjes së njerëzve. Domethënë kjo nuk ka të bëjë me kuptimin e dashurisë dhe ndihmës.
Në vijim Shejh Kurtubiu citon kështu: “Më vonë fjala “meula” (zotëri) ka nisur që të hyjë në përdorim si një gjë e cila nuk të ndahet, si një gjë e cila nuk të shqitet. Zjarri do të jetë zotëriu i punëve të tyre. Domethënë Allahu i Lavdëruar do t’i japë jetë dhe mendje zjarrit dhe ai thuajse nuk do të ndahet nga mohuesit si pasojë e zemërimit të tij kundrejt tyre. Për këtë arsye Xhehennemit do t’i drejtohet duke iu thënë ashtu siç është përcaktuar në urdhrin e mëposhtëm kuranor të Allahut të Madhëruar: “(Përkujto) Kur atë ditë Ne do t’i themi Xhehennemit: “A je mbushur?” Ai do të pyesë: “A ka ende?” (Sure Kaf, Ajeti: 30) “Sa vend i keq kthimi që është ai!” Pra ai është një vend shumë i keq kthimi dhe arritjeje”. (23)
Shejhu i jep kuptimin e meritës së cilën e kemi shënjuar në ajetin e mësipërm. Qenia zotërues i zjarrit mbi mohuesit nënkupton qenien zotërues së tij mbi ta, qenien zotërues së tij në punët e tij, marrjen e tyre në përfshirjen e tij. A nuk është ky kuptim udhëheqja politike dhe kujdestaria politike?
Burimi ynë i tetë është vepra me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh) e Ibn Kethirit. Ky i fundit në komentimin e ajetit të mësipërm kumton kështu: “Ai është “meulaja” vendi juaj”. Ai është vendi i cili iu ka më shumë hije më shumë se çdo vend tjetër si pasojë e qenies suaj mohues dhe dyshimit tuaj dhe “Sa vend i keq kthimi që është ai!” (24)
Burimi ynë i nëntë është vepra me titull: “Durru’l-Mahsuni” (Vendi i Mirësisë) e Shejh Halebiut. Ky i fundit në komentimin e këtij ajeti bën të ditur si vijon: “Hije meulakum” (Ajo është merita juaj). Ka mundësi që fjala “meula” (meritë) të jetë në trajtën thelbësore. Kjo do të thotë se burimi i meritës suaj është zotëriu i meritës. Ka mundësi që të jetë në përputhje dhe si përemër vendor. Në këtë rast kuptimi i ajetit shndërrohet kështu: “Pra zjarri i Xhehennemi është vendi i meritës suaj vend të cilin e meritoni më shumë se çdo vend tjetër”. (25)
Duke u nisur nga pohimet e mësipërme arrijmë në përfundimin se fjala “meula” ka marrë kuptimin e fjalës “eula”.
Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë) Ibn Haxher Askalani bën të ditur se fjala “meula” ka marrë kuptimin e fjalës “eula”. Ky i fundit shpalos si më poshtë: “Ferra sqaron kështu mbi fjalët e Buhariut në formën “meulakum” (merita juaj), “eula bikum” (e meritoni më shumë), “meulakumu’n-nari” (merita juaj është zjarri), “hije meulakum” (ai është merita juaj); pra “eula bikum” (pra e meritoni më shumë zjarrin). Dhe Ebu Ubejde kishte bërë të njëjtin sqarim”. (26)
Unë po përpiqem këtu që të përcjell nga sqarimet e dijetarëve me drejtime të ndryshme me aq sa kam mundësi.
Në veprën e tij me titull: “Fethu’l-Kadri” (Çlirimi i Vlerësimit) Imam Sheukaniu (v.v. 1250 m.i.) përmbledh si vijon: “Hije meulakum eu hije eula bikum (ajo është merita juaj ose atë e meritoni më shumë). Me fjalën “meula” kuptojmë atë njeri i cili merr përsipër çuarjen në vend të punëve të njeriut”. (27)
Si rrjedhojë nënvizojmë se në thelb fjala “meula” nuk merr kuptimin e dashurisë dhe ndihmës. Nëse do Allahu kjo çështje do të trajtohet në të ardhmen. Edhe nëse anashkalojmë dukurinë se fjala “meula” merr kuptimin e fjalës “eula” ne duhet të pyesim se çfarë kuptimi merr kjo fjalë në Kur’an, hadithe dhe në përcjelljen e Gadirit. Vallë a merr fjala “meula” kuptimin e dashurisë dhe ndihmës apo marrjen përsipër e çuarjes në vend të punëve të njeriut?!
Tani le t’i hedhim një vështrim veprës me titull: “Tefsiru’l-Mujesseri” (Komentimi i Thjeshtuar) e cila është përpiluar nga një palë dijetarësh të cilët u përkasin shkollës së Muhammed Ibn Abduluehhabit. Në komentimin e këtij ajeti ceken këto sqarime: “O ju dyfytyrësh dhe ju mohues të të dërguarit të Allahut! Atë ditë nuk do t’iu pranohet asnjë shpagim të cilin do të jepni për të shpëtuar nga zemërimi i Allahut! Zjarri i Xhehennemit është vendi në të cilin do të arrini. Ai është vendi të cilin “eula bikum” e meritoni më shumë”. (28)
Ashtu siç shihet fjala “meula” merr kuptimin e fjalës “eula”.
Burimi ynë i dhjetë dhe i fundit është vepra me titull: “Ejseru’t-Tefasiri” (Komentimet më të Thjeshta) e Ebu Bekr Xhezairiut. Ky i fundit në komentimin e ajetit të mësipërm citon kështu: “meulakumun’n-nari” (merita juaj është zjarrin), “hije meulakum” (ajo është merita juaj) pra zjarri i Xhehennemit është vendi ku do të vendoseni dhe do të strehoheni. Ju e meritoni më shumë zjarrin e Xhehennemit si pasojë shëmtirës së vetes suaj “eula bikum” (e meritoni më shumë)”. (29)
Prezantuesi: Imzot sikur të përmblidhni sqarimet të cilat i keni bërë deri këtu.
I ftuari: Epo pika e parë është se hadithi: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij” nuk zotëron vetëm një zinxhir të vërtetë përcjelljeje por për më tepër është i pashkëputur.
Megjithatë ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se në programet paraardhëse Ibn Tejmijje ka thënë se kjo pjesë e hadithit është e kundërshtuar dhe ka pësuar qortim. Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit) Ibn Tejmijje citon kështu: Hadithi “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij” nuk kalon në përmbledhjet e haditheve të vërteta. Mirëpo disa dijetarë e kanë përcjellur këtë pjesë. Dijetarët kanë patur mosmarrëveshje mbi këtë çështje. Sipas asaj që është pëcjellur nga Imam Buhariu, Ibrahim Harbiu dhe një palë dijetarësh e kanë qortuar këtë pjesë të hadithit”. (30)
Këtij sqarimit të tij i mungon një themel i shëndoshë. Ai të lë të kuptosh se nuk është në zotërim të ndjenjës së përgjegjësisë fetare ose ai ecën sipas një qëllimi të veçantë.
Pika e dytë është se fjala “meula” është përdrur në qëllimin e përparësisë, sepse në fillim të hadithit gjendet thënia: “femen kuntu” (dhe ai i cili më ka mua) e cila bart “tefrii’l-fein” e cila pëkthehet si “feja” dalluese. Pra në pjesën e fillimit të hadithtit gjendet dallimi i postit të përparësisë i cili i përket të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.).
Pika e tretë është se në duart tona kemi një dëshmi kuranore e cila tregon fjala “meula” merr kuptimin e fjalës “eula”.
Allahu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut me shpresën se do të shihemi në programin vijues. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) , vëll. 4, fq. 330-344, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
2- Ibn Haxher Askalani, “Metalibu’l-Alijje bi Zeuaili’l-Mesanidi’th-Themanijje” (Kërkesat e Larta në Dëmtimin e Zinxhirëve Tetësh), vëll. 16, fq. 94-96, Vërtetimi nga Abdullah Ibn Dhafir Ibn Abdullah Shehri, Hadithi Nr: 3929, Përmbledhja nga Doktor Sad Ibn Nasir Abdulaziz Shetri, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit).
3- Hafidh Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Ni Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 7, fq. 681, Vërtetimi Nga Abdullah Muhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemi’l-Kutubi” (Vendi i Botës së Librave).
4- Hafidh Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Ni Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 7, fq. 681, Vërtetimi Nga Abdullah Muhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemi’l-Kutubi” (Vendi i Botës së Librave).
5- Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 10, 11, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”, Mbretëria e Arabisë Saudite.
6- Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 11, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”, Mbretëria e Arabisë Saudite.
7- Shejh Emini, “Gadir fi’l-Kitabi ue’s-Sunneti” (Gadiri në Libër dhe Sunnet), vëll. 1, fq. 41-144, Vërtetimi Nga “Merkezu’l-Gadiri li’d-Dirasati’l-Islamijje” (Qendra e Gadirit në Mësimet Islame).
8- Ebu Xhafer Taberiu, “Tefsiru’t-Taberi” (Komentimi i Taberiut), vëll. 19, fq.14, Vërtetimi Nga Abdullah Muhsin Turkiu.
9- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 56, Hadithi Nr: 19302, Vërtetimi nga Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).
10- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 56, Hadithi Nr: 19302, Vërtetimi nga Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).
11- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 38, fq. 32, Hadithi Nr: 19302, Vërtetimi nga Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).
12- Ibn Maxhe, “Sunenu Ibn Maxhe” (Sunnetet e Ibn Maxhes), vëll. 1, fq. 56, Hadithi Nr: 94, Vërtetimi Nga Shejh Muhammed Nasiruddin Albani.
13- Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selame Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari (Sqarimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 5, fq. 18, Hadithi Nr: 1756, Vërtetimi, Përpilimi Dhe Shënimi Nga Shejh Shuajb Anauti, “Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2005 gregorian), Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.
14- Ebu Bekr Muhammed Ibn Husejn Axhuriu, “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Sheriatit), vëll. 4, fq. 2044, Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Demixhiu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Uatani” (Vendi i Atdheut).
15- Shihabuddin Ahmed Busejriu, “Ithafu’l-Hejereti’l-Mehereti bi Zeuaidi’l-Mesanidi’l-Ashere” (Kushtimi i Mirëbërësve dhe i të Aftëve në Shtimin e Zinxhirëve Dhjetësh), vëll. 7, fq. 210, Kreu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu (p.m.t.) është kujdestari i tij”, Paraqitja Nga Shejh Doktor Ahmed Mabedi, Vërtetimi në “Daru’l-Mishkati” (Vendi i Dritës), Shtëpia Botuese: “Daru’l-Uatani” (Vendi i Atdheut), (viti i botimit 1420 sipas mërgimit islam / viti 1998 gregorian), Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
16- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 256, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).
17- Muhammed Ibn Ismail Buhariu, “Xhamiu’s-Sahihi” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 3, fq. 717, Kreu: “Kitabu’t-Tefsiri” (Libri i Komentimit), Sure Hadid, Vërtetimi Nga Shejh Shuajb Arnauti.
18- “Xhamiu’l-Bejani” (Përmbledhja e Sqarimit), vëll. 22, fq. 408.
19- Ebu Muhammed Mekki Kajsiu, “Hidaje ile’l-Bulugi’n-Nihaje” (Udhëzimi në Pjekurinë e Fundit), vëll. 11, fq. 7320.
20- Imam Themaniu, “Tefsiru’l-Kur’ani” (Komentimi i Kur’anit), vëll. 5, fq. 371.
21- Imam Begauiu, “Tefsiru’l-Begaui” (Komentimi i Begauiut), vëll. 4, fq. 326, Shtëpia Botuese: “Daru’t-Tajbe” (Vendi i Mirësisë).
22- Shejh Kurtubiu, “Xhamiu li’l-Ahkami’l-Kur’ani” (Përmbledhja Gjykimeve të Kur’anit), vëll. 20, fq. 251, Vërtetimi Nga Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu.
23- Shejh Kurtubiu, “Xhamiu li’l-Ahkami’l-Kur’ani” (Përmbledhja Gjykimeve të Kur’anit), vëll. 20, fq. 251, Vërtetimi Nga Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu.
24- Ibn Kethir Dimeshkiu, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), vëll. 13, fq. 421, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemi’l-Kutubi” (Vendi i Botës së Librave).
25- Shejh Halebiu, “Durru’l-Mahsuni fi Ulumi’l-Kitabi’l-Meknuni” (Vendi i Mirësisë në Dituritë e Librave të Shkruar), vëll. 10, fq. 22, Vërtetimi Nga Doktor Ahmed Muhammed Herrati, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Kalemi” (Vendi i Lapsit), Damask, Siri.
26- Ibn Haxher Askalani, “Fethu’l-Bari bi Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë në Sqarimin e Përmbledhjes së Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 10, s. 673, Vërtetimi Nga Abdurrahman Ibn Nasir Berraku.
27- Imam Sheukaniu, “Fethu’l-Kadri” (Çlirimi i Vlerësimit), vëll. 5, fq. 227.
28- “Tefsiru’l-Mujesseri” (Komentimi i Thjeshtuar), fq. 539, Mbretëria e Arabisë Saudite.
29- Ebu Bekr Xhabir Xhezairiu, “Ejseru’t-Tefasiri li’l-Kelami’l-Alijji’l-Kebiri” (Komentimet më të Thjeshta në Fjalët e Larta dhe të Mëdha), vëll. 5, fq. 266, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Ulumi ue’l-Hikemi” (Instituti i Diturive dhe i Urtësive), Medineja e Ndriçuar, Mbretëria e Arabisë Saudite.
30- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 256, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Vijon...
Burimi : Medya Şafak