Dijetari francez që u bë musliman thotë se e gjeti paqen në Islam

Publikuar në Qershor 13, 2019, 11:13 p.m.

Një francez i cili përqafoi fenë Islame tha se kërkoi paqe në jetën e tij dhe e gjeti atë në fenë Islame.

Duke folur në një program në Ekspozitën e 27-të Ndërkombëtare të Kur’anit në Teheran,   Yassei Ali tha se mësimi i gjuhës arabe disa vjet më parë , më hapi një dritare për me pa Islamin.

Programi u mbajt në Rahyaftegan (Ata që gjetën rrugën e duhur) Pavioni i ekspozitës të martën në mbrëmje.

Yassei Ali ka një doktoraturë në ekonominë e naftës dhe është instruktor në një universitet francez.

Ai theksoi lidhjet e tij të ngushta me Kur'anin dhe tha se Libri i Shenjtë Kur’ani e ndihmon të rritet shpirtërisht.

Ai më tej nënvizoi nevojën për përhapjen e Islamit në vendet jo-muslimane, në mënyrë që ata që kërkojnë të vërtetën mund të gjejnë rrugën e duhur.

Ekspozita e 27-të  Ndërkombëtare e Kur'anit në Teheran është duke u zhvilluar në  Mosalla, Xhaminë e Imam Humejnit  (r.a.) me moton

"Kur'ani,  Kuptimi i Jetës".  



Burimi : IQNA