Hoxha i Bahrejnit, Shejh Jassin al-Xhamri kthehet në burg
Hoxha i Bahreinit, Shejh Jassin al-Xhamri është kthyer në burg pasi u thirr për t'u marrë në pyetje nga shërbimet e sigurimit të Manama të mërkurën.
Nuk ka asnjë shpjegim zyrtar për arrestimin e tij, por sipas raporteve të pakonfirmuara, hoxha u arrestua gjatë një prej predikimeve të tij.
Shtatorin e kaluar, Shejh Jassin Al-Xhamri ishte midis disa hoxhallarëve shiitë që u arrestuan për shkak të përmbajtjes të predikimeve të tyre gjatë përkujtimeve vjetore të Ashures - një periudhë 10-ditore zie gjatë muajit hënor Islamik të Muharremit që nderon shehidllykun, martirizimin e Imam Husseinit.
Shejh Jassin al Xhamri u dyshua për 'nxitje të urrejtjes kundër regjimit' dhe kaloi më shumë se një muaj në burg .
Burimi : Lua Lua TV