Policia izraelite arreston tre fëmijë palestinezë në Xhaminë e Aksa

Publikuar në Qershor 5, 2019, 12:43 a.m.

Policia pushtuese izraelite të mërkurën në mëngjes arrestoi një grua palestineze në qytetin Abu Dis dhe tre fëmijë në xhaminë e al-Aksa në Jerusalemin e pushtuar.

Burime lokale thanë se policia izraelite rrëmbeu Rajaa Omarin nga shtëpia e saj në Abu Dis dhe e transferoi atë në qendrën e paraburgimit në al-Maskoubiya për ta marrë në pyetje.

Ndërkohë, forcat e policisë në Xhaminë el-Aksa në Jerusalem arrestuan tre fëmijë për shkak se dyshoheshin se kishin hyrë në Jerusalem pa leje.

Të mërkurën në sabah, forcat okupuese izraelite bastisën shtëpitë palestineze në al-Khalil, Jerusalem dhe Betlehem.

Dëshmitarë okularë thanë se forcat izraelite instaluan një pikë kontrolli në hyrjen perëndimore të fshatit Al-Isawiya, në verilindje të Jerusalemit, kontrollojnë automjetet që hynë brenda dhe jashtë fshatit dhe e marrin ndihmën ushqimore që duhej t'u shpërndaheshin familjeve në nevojë.



Burimi : The Palestinian Information Center