Gruaja budiste e përqafoi Islamin në Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait
Një grua budiste nga Tajlanda ka pranuar zyrtarisht fenë Islame në Xhaminë e Shejtë të Imam Reizait (a.s.) në Mashhad, duke ndryshuar emrin e saj në Merjem, një emër popullor persian.
Konvertimi u zhvillua në një ceremoni në Zyrën e Astan Kuds Razavi për Çështjet Jo-Iraniane të Vizitorëve, ku 33-vjeçarja Auraphan Roy Amial e tha Fjalën e Dëshmisë, Shehadetin.
"Rreth 11 vjet më parë, u njoha me Islamin nëpërmjet një kolegeu," tha ajo. "Sjellja dhe lutjet e saj më tërhoqën dhe vendosa të mësoja më shumë rreth Islamit për t'u kthyer në këtë fe të përsosur".
Ajo shtoi: "Pas shumë vitesh hulumtimi dhe studimi mbi fetë dhe besimet e ndryshme, zbulova, e gjeta Islamin fenë më të mirë dhe më të përsosur për të jetuar".
Gruaja e sapo konvertuar e quajti Namazin në Islam si forma më e mirë dhe më e shquar e adhurimit, ngjashmëria e së cilës nuk gjendet në fetë e tjera. "Namazi është një pozitë transcendentale në Islam."
Ajo vuri në dukje se Xhamia e Shejtë e Imam Rizait (a.s.) ishte vendi më i mirë për rilindjen e saj shpirtërore.
"Unë jam shumë e lumtur që po festoi rilindjen time në Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait (a.s.) dhe shpresoj se do të jem në gjendje të mësoj më shumë për këtë fe për të më ndihmuar në përsosmërinë time shpirtërore".
Në ceremoninë e posaçme, gruaja muslimane cila e përqafoi fenë Islame, me nështetësi tajlandeze mori një kopje të Kur'anit të Shenjtë në gjuhën angleze, shaminë, dhe disa dhurata kulturore të dhëna nga zyrtari përgjegjës i zyrës për Çështje të vizitorëve jo-iranianë.
Astan Kuds Razavi është organi përgjegjës, Kujdestaria e Xhamisë së Shejtë të Imam Rizait (a.s.).