Irani ka përshëndetur tërheqjen e Egjiptit nga plani p

Publikuar në Prill 13, 2019, 3:04 a.m.

Irani ka përshëndetur tërheqjen e Egjiptit nga plani për krijimin “ e aleancës arabe të NATO-së”, duke deklaruar se Egjipti është shtet i fuqishëm dhe i rëndësishëm në botën arabe dhe myslimane, dhe mund të luajë rol me rëndësi në krijimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale në Azinë jugperëndimore.

Behram Kasëmi, zëdhënësi i Ministrisë iraniane të punëve të jashtme, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve IRNA, duke komentuar lajmin të cilët e kanë përcjell agjensionet të lajmeve për tërheqjen e Egjiptit nga”NATO-ja arabe”, dhe se ”këtë lajm akoma nuk e kanë konfirmuar burimet zyrtare dhe  nuk ekzistojnë informatat më precize se a janë të vërteta apo jo”.

Megjithatë, ka konfirmuar se Teherani e përshëndet këtë vendin në rast se lajmi është i vërtetë. Kasëmi konsideron se Egjipti mund të luajë rolin e rëndësishëm në krijimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Azinë jugperëndimore, nëpërmjet forcimit të vizionit real dhe kuptimit të kushteve aktuale të ndjeshme.

Ka shprehur shpresën se Egjipti” si fuqi me ndikim të padyshimtë në botën arabe, do të jetë në gjendje në mënyrë reale dhe të drejtë të kryejë misionin e tij historik në rrethanat aktuale të rrezikshme në rajon dhe botë”. Kasëmi pret se këto rrethana do të sjellin gjer te marrëdhëniet më të mira në mes Iranit, Egjiptit dhe shteteve tjera në rajon për t’u përballur terrorizmit, mundësimin e sigurisë dhe stabilitetit  dhe promovimit të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët.

Ka shprehur dyshimin se iniciativa e propozuar do të mund të jetë e suksesshme,  duke thënë se NATO-ja në botën perëndimore është krijuar” nën kushtet e caktuara historike dhe gjeografike dhe në bazë të vlerave të caktuara dhe nevojave për gjërat e përbashkëta  të cilët janë të definuar në tërësi”.

“Sot nuk ekziston skenar i tillë i cili do të mund kopjohet në botën arabe”, ka shtuar ai. Reutersi ka përcjell lajmin nga katër burime  mirë të informuara se Egjipti është larguar nga përpjekjet amerikane me aleatët kryesor arab për formimin e “NATO-së arabe” për të frenuar ndikimin iranian në rajon.

Njëri nga burimet ka cekur se Egjipti për këtë vendim e ka informuar SHBA-të dhe palët tjerë të përfshira në aleancën e propozuar të sigurisë në Lindjen e Afërt, para takimit të mbajtur javën e kaluar në Riad. Burimi i njëjtë shtoi se Kajroja nuk e ka dërguar delegacionin në takim, i cili konsiderohet se përpjekje më e re që të inkurajohen përpjekjet të cilët i udhëheq SHBA-ja me qëllim që të tubojë aleatët arab në paktin politik, ekonomik dhe të sigurisë kundër Iranit.

Burimi arab, i cili ka folur nën kushtet e anonimitetit, ka thënë se Egjipti është tërhequr për shkak të dyshimit në seriozitetin e iniciativës pasi që akoma nuk e ka parë planin preliminar i cili do t’i definonte karakteristikat e kësaj aleance dhe ka shtuar se ky plan do të mund të mbante rrezikun nga rritja e tensioneve me Iranin.

Burimi arab ka shtuar se pasiguria lidhur me atë se presidenti i SHBA-ve Donald Trumpi a do të fitojë mandatin e dytë vitin e ardhshëm dhe mundësisë reale që pasuesi i tij do të mund të tërhiqej nga iniciativa janë dy faktor të cilët kanë kontribuar në vendimin e Egjiptit, gjersa burimi saudit për iniciativën ka thënë se “punët nuk janë duke shkuar si duhet”.



Burimi : Aljazeera Balkans