Presidenti i Sudanit Omar al Bashir dha dorëheqje

Publikuar në Prill 12, 2019, 12:29 a.m.

Ushtria e Sudanit ka marr pushtetin në këtë shtet dhe në arrest shtëpiak e ka vendosur presidentin e Sudanit Omar al Bashir.

Forcat speciale të ushtrisë së Sudanit në mëngjes kanë depërtuar në ndërtesat e radios dhe televizionit në qytetin e dytë më të madh të Sudanit Omdurnam. Ushtria e ka rrethuar pallatin presidencial në Hartum dhe ka mbyllur aeroportin ndërkombëtar në kryeqytet.

Burimet lokale kanë lajmëruar se shërbimi sekret ushtarak i Sudanit ka arrestuar mbi njëqind krerë të partisë qeverisëse të Kongresit Kombëtar, duke përfshirë edhe ish ministrin e mbrojtjes të shtetit Abdyl Rahim Muhamed Hysein, nënpresidentin Ali Osman Taha dhe liderin aktual të partisë Ahmed Harun.

Burimet e njëjta lajmëruan se presidenti i Sudanit al Bashir ka dhënë dorëheqje, pasi së cilës ushtria e Sudanit e ka marr kontrollin mbi atë vend. Rojtarët e presidentit janë arrestuar, ndërsa ai është vendosur në arrest shtëpiak.

Nga orët e hershme të mëngjesit televizioni shtetëror sudanez po emiton himnin kombëtar të këtij vendi afrikan, me paralajmërimin e shkruar se kreu ushtarak së shpejti do të kumtojë informatat e rëndësishme.

Sudani është arenë e krizës së thellë politike, ndërsa mijëra demonstrues 6 ditë me radhë po protestojnë para selisë së ushtrisë dhe kërkonin dorëheqjen e presidentit sudanez Omar al Bashir.

Në pesë ditët e para të protestave janë vrarë së paku 22 persona. Al Bashir është në krye të Sudanit plot 30 vjet, nga viti 1989, ndërsa demonstruesit në Sudan që nga muaji dhjetor kanë kërkuar dorëheqjen e tij nga pushteti.



Burimi : SAFF