Xhamia e parë në Athinë do të arrijë të hapet në Ramazan

Publikuar në Prill 6, 2019, 9:59 p.m.

Sipas shtypit grek, xhamia e parë që nga fundi i qeverisë osmane të Athinës, do të hapet deri më 6 maj, kur do të fillojë Ramazani.

Që nga viti 1821, kur ka përfunduar qeveria osmane, në kryeqytetin e Greqisë pritet të hapet xhamia e parë në një datë në mes të 28 prillit, kur është Festa e Pashkëve dhe 6 majit, fillimit të Ramazanit.

Sipas gazetës Kathimerini, xhamia, e cila do të jetë në funksion në Ramazan, pritet të hapë dyert e saj gjysmë ore para kohës së namazit të parë në ditë normale, ta mbyllë atë pas gjysmë ore të namazit të fundit dhe të shërbejë 24 orë në ditë në Ramazan dhe ditë të tjera të veçanta.

Komiteti administrativ i ngarkuar i cili mbikqyrë veprimtarinë e xhamisë së parë në Athinë, e caktoi si imam të kësaj xhamie,  Zeki Muhammedin, një shtetas grek me origjinë marokene, dhe ia paraqiti atë ministrit të arsimit Kostas Gavroglou.

Zeki Muhammed, 50 vjeçar, i cili erdhi në Greqi 25 vjet më parë, ka përparësi për faktin se ai ka studiuar teologjinë dhe matematikën, si dhe njeh gjuhët arabisht, greqisht dhe frëngjisht.

Është raportuar se Muhammedi, babai i dy fëmijëve, i cili shërbeu si imam në njërën nga pesë xhamitë zyrtare në Athinë, është shumë i respektuar në mesin e muslimanëve në Athinë.

Në Athinë jetojnë 250 mijë muslimanë dhe gjenden 70 xhami pa leje.

Xhamia e parë prej 600 metra katrorë, të cilat kushtojnë rreth 1 milion euro, do të jetë një vend adhurimi për 300 burra dhe 50 gra.

Vendimi i vitit 2013 për të ndërtuar një xhami, ishte ndërprerë shpesh për shkak të protestave të grupeve ekstremiste djathtiste.

Ndërsa xhamitë e mbetura nga periudha osmane në Athinë ishin shndërruan në muze.



Burimi : Sputnik News