Ministri i Jashtëm i Venezuelës gjatë turneut në Lindjen e Mesme përgatitet të takohet me Hezbollahun
Është raportuar se takimet e tij në Liban, Arreaza do t’i përfundoj duke u takuar me liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, e pastaj do të shkoj në Damask.
Presidenti venezuelas Nikolas Maduro, i cili bëri gjithçka që mundi për të përmbysur administratën Trump, mori Ministrin e Jashtëm Jorge Arreaza në një turne anti-SHBA në Lindjen e Mesme.
Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, i cili do ta zhvilloj një vizitë zyrtare në Damask dhe do të takohet me homologun e tij sirian, Walid Muallim, sot ka zhvilluar disa takime në Liban.
Është raportuar se Arreaza i cili është pritur nga Presidenti libanez Mishel Aun dhe Ministri i Jashtëm Gibran Bassil, do të takohet me një zyrtar të organizatës shiite, Hezbollah.
NAHARNET: HEZBOLLAHU DO T’A PRES ATË
Lajmi për takimin me Hezbollahun ka ardhur nga agjencia amerikane e lajmeve AP dhe gazeta me qendër në Bejrut, Naharnet.
Naharnet njoftoi se ministri i jashtëm i Maduro-s do të takohet me kryeministrin libanez, Saad Hariri dhe udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
AP citoi fjalët e Arreazas në lidhje me Juan Guaidon:
“Po shkel publikisht kushtetutën dhe gjyqësori duhet të kujdeset për ata që shkelin ligjin.”
Para kërkesës së Gjykatës së Lartë të Drejtësisë, Asambleja Kushtetuese u deklarua në mënyrë të njëanshme si kreu i shtetit dhe hoqi imunitetin e Presidentit Guaido të Asamblesë Kombëtare dhe hapi rrugën për arrestimin e tij.
Burimi : Sputnik News
Ministri I Jashtëm Iranian Takon Kryetarin E Venezuelës Maduro Në Karakas
Ministri i Jashtëm i Iranit Muhammad Xhevad Zarif zhvilloi takime të ndara me Presidentin e ...