Izraeli ka gisht në përmbysjen e Muhamed Mursit

Publikuar në Prill 3, 2019, 11:39 p.m.

Prof. Arjeh Eldad, politikani izraelit dhe ish gjenerali i ushtrisë izraelite në rezervë, ka pranuar se Izraeli ka investuar përpjekje të konsiderueshme me qëllim të përmbysjes së ish presidentit egjiptian Muhamed Mursi. Gazeta izraelite Maariv shkruan: “Shpërthimi i revolucionit në Egjipt ka ndodh paralelisht me vlerësimin se presidenti egjiptian i zgjedhur Muhamed Mursi, njeriu nga Lëvizja e Vëllezërve mysliman,  ka pas ndërmend të anulojë marrëveshjen paqësore me Izraelin dhe të dërgoj trupa ushtarake shtesë në Sinaj”.

Arjeh Eldadi ka zbuluar se autoritetet izraelite kanë përdor kanale diplomatike” e ndoshta edhe burime më të fuqishme që të sjell në pushtet gjeneralin e ushtrisë egjiptiane Abdulfetah Sisit, si dhe të përfitojnë mbështetjen e administratës së atëhershme amerikane të  Barack Obamës, i cili së pari ishte kundër kësaj iniciative për përmbysjen e presidentit Muhamed Mursit.

“Përkundër  pritjeve izraelite, marrëveshja paqësore nga Camp Davidi i cili ishte nënshkruar para 40 vite, ka mbet në fuqi për një periudhë të gjatë, edhe pse në mes neve dhe Egjiptit nuk është realizuar paqja e plotë, pasi që konflikti izraelit-palestinez nuk ka përfunduar, dhe konflikti në mes neve dhe arabëve nuk është për hapësirë gjeografike, por është konflikt fetar”, ka thënë Eldadi në intervistë për Maarivin dhe ka shtuar:”Sot, pas 40 vite nga marrëveshja, mund të  themi se Izraeli krah për krah  me Sisin po lufton në rajon”.

Eldadi ka thënë se akoma është heret që mund të nxirrej konkludimi se marrëveshja për paqe ishte e dobishme për Izraelin, dhe ata që atëherë evokonin për refuzimin e tërheqjes nga Sinaji kishin të drejtë, pasi që akoma nuk kemi arritur paqe të plotë me Egjiptin”.

Politikani izraelit ka përkujtuar se marrëveshja nga Camp Davidii ishte marrëveshja e parë e këtij lloji në mes Izraelit dhe një shteti armiqësor izraelit, duke theksuar se Egjipti atëherë ishte” më i madh dhe më i fuqishmi se cilido shtet tjetër arab”. Poashtu ka thënë se nuk ka pritur që Sadati do të respektoj marrëveshjen.

Eldadi i cili gjatë kohës së tërheqjes izraelite nga Sinaji ka kryesuar me pjesën medicinave të ushtrisë, dhe ka cekur se”elita akademike, kulturore dhe artistike e Egjiptit e urren Izraelin dhe refuzon çfarëdo bashkëpunim. Marrëdhëniet tregtare në mes dy shteteve nuk ekzistojnë, ndërsa edhe ambasadori izraelit në Kajro  jeton i izoluar”.



Burimi : SAFF