Ajetullah Kemal Hajdari: Pikëpamja E Ibn Tejmijjes Ndaj Hadithit Të Gadirit. Mësimi I Parë.

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Prill 1, 2019, 3:01 a.m.

“Si fillim dua që të bëj me shenjë tek një çështje mbi të cilën kemi qëndruar me dhjetra herë. Kjo është panorama e cila shihet në përgjithësi në veprat e Shejh Ibn Tejmijjes: “Ai ndjek këto hapa kur heton një virtyt, rrëfim dhe veçori të Aliut (p.m.t.)...”

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit...

“Paqja dhe përshëndetja qofshin mbi zotërinë tonë Muhammed (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër. Ndjekës të nderuar ju përshëndesim: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju”. Ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Mutahatarat fi’l-Akide” (Pastëritë e Besimit) për t’iu paraqitur një çështje të re. Kreu i çështjes sonë është: “Pikëpamja E Ibn Tejmijjes Ndaj Hadithit Të Gadirit”.

Ju përshëndesim dhe ju duke iu uruar mirëseardhjen Imzot Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Imzot si pasojë e natyrës së tyre të tëra çështjet kanë nevojë për një hyrje. Hyrjet disa herë ndodhin me metoda dhe disa herë me përmbajtje. Pyetja jonë le të jetë me përmbajtjen. Kjo është pyetja jonë e parë.

I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!

“Si fillim dua që të bëj me shenjë tek një çështje mbi të cilën kemi qëndruar me dhjetra herë. Kjo është panorama e cila shihet në përgjithësi në veprat e Shejh Ibn Tejmijjes: “Ai ndjek këto hapa kur heton një virtyt, rrëfim dhe veçori të Aliut (p.m.t.)...”

Hapi i parë: Nëse gjen një udhë menjëherë ai citon kështu mbi atë hadith: “Ky hadith është i shpikur në këndvështrimin e zinxhirit dhe është i shpikur”. Madje dhe nëse nuk mund të gjejë udhë në shohim se ai mundohet që ta zhvlerësojë. Kështu që ne i kemi parë shembujt e kësaj në hadithet “muahad” (të përcjellura nga një njeri, Media e Lirë) dhe në: “Ti je kujdestari i të tërë besimtarëve pas meje). Mirë por përse ka vepruar këtë gjë? Sepse ai e di se lexuesi i beson atij. Pra nëse mbi një hadith thotë se “është i shpikur ose gënjeshtër”, atëherë e di se lexuesi nuk do ta ketë të nevojshme që të hulumtojë zinxhirin e përcjelljes së hadithit. Sipas kësaj hapi i parë është thënia e tij se hadithi është i shpikur.

Hapi i dytë: Nëse zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë në atë masë sa nuk mund të diskutohet ai përpiqet që të zbrazë përmbajtjen. Ai kumton: “Ç’është e vërteta ky hadith është më afër sharjes se lëvdimit”. Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se ai e ka ndjekur këtë metodë në hadithin e “menziles” (shtëpisë). Domethënë Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.) u hidhërua kur dëgjoi se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) do ta linte në Medinë. Ky i fundit për t’ia kënaqur zemrën iu drejtua duke thënë: “O Ali! Posti yt ndaj meje është si posti i Harunit ndaj Musait (p.m.t.)”. Në këtë mënyrë në mendje të krijohet një mendim sikur ky hadith është më shumë sharje se lëvdim. Ky qëndrim, shfaqet dhe për të nderuarën Zehra (p.m.t.), Imam Hasanin dhe Imam Husejnin (p.m.t.). Pra hapi i dytë, është sendërtuar në formën zbrazja e përmbajtjes së virtyteve dhe rrëfimeve që kanë të bëjnë me Imam Aliun (p.m.t.).

Hapi i tretë: Në ato vende që nuk mund t’i zbatojë dy hapat e parë duke kaluar në hapin e tretë ai shprehet kështu: “Edhe sikur do ta pranojmë se kjo veçori i përket Aliut (p.m.t.), kjo nuk do të thotë se ky virtyt i përket vetëm atij! Edhe të tjerët kanë të njëjtin virtyt të përbashkët me të. Madje tek të tjerët gjendet një virtyt që është më i lartë se ai i cili gjendet tek Aliu (p.m.t.)”.

Unë u bëj këtë thirrje të tërë hulumtuesve: Le të tregojnë kujdes ndaj kësaj të vërtete.

Nëse do Allahu në këtë program do të shqyrtojmë Hadithin e Gadirit dhe do të shohim nëse i ka zbatuar apo nuk i ka zbatuar këto tri hapa. Pikë së dyti do të shohim nëse këtë strategji të cilën e ka përdorur në argumentet fetare që kanë të bëjnë me Imam Aliun (p.m.t.), e ka përdorur ose nuk e ka përdorur këtë strategji për të tjerët. Fjala vjen do të shohim nëse i ka zbatuar apo nuk i ka zbatuar të njëjtat hapa dhe në përcjelljet e Muaujijes, bijve të Umejjes, Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit. Ne do të hedhim vështrimin nëse e ka përdorur ose nuk e ka përdorur të njëjtën endje logjike dhe për të tjerët.

Prezantuesi: Ju shpalosët pikëpamjen e Ibn Tejmijjes në lidhje me argumentet fetare që kanë zbritur veçanërisht për të nderuarin Ali dhe Ehli Bejtin.

I ftuari: Tani për tani ne po merremi vetëm me përcjelljet që kanë të bëjnë me Imam Aliun (p.m.t.).

Prezantuesi: Çështja jonë është pikëpamja e Ibn Tejmijjes ndaj Hadithit të Gadirit.

I ftuari: Po është e vërtetë se çështja jonë thelbësore është Hadithi i Gadirit. Ndjekësit e mi të nderuar, ne do të orvatemi që t’i zbatojmë këto hapa në Hadithin e Gadirit. Besoj se ndjekësit e nderuar janë në dijeni se ky Hadithi i Gadirit është njëri nga përcjelljet më të rëndësishme të fiksuara i cili e privilegjon Imam Aliun (p.m.t.) në këndvështrimin e posteve dhe virtytve në gjirin e bashkëkohësve të tjerë.

Nuk është e fiksuar se hadithi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.): “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij” është thënë për dikë tjetër përveç Imam Aliut (p.m.t.). Ky post është i fiksuar vetëm për Imam Aliun (p.m.t.). Tani për tani po e lëmë mënjanë kuptimin e Hadithit të Gadirit. Madje tani për tani nuk dua që të hyj as në diskutimet nëse fjalëza “meula” (zotëri) është përdorur apo nuk përdorur në kuptimin “muhabbet” (dashuri). Vallë përse i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e vendosi dorën e tij mbi Aliun (p.m.t.) dhe përdori këto lloj thëniesh? Vallë përse nuk i përdori këto fjali për të tjerët? Vlerësimin po ua lë ndjekësve të nderuar.

Ndjekësit e mi të nderuar, në lidhje me vlerësimet e Ibn Tejmijjes mbi Hadithin e Gadirit do të shohim nga shkrimet e tij më të rëndësishme të cilat janë vepra e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) dhe “Mexhmuu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve). Ne këtë çështje do ta shtjellojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Para së gjithash si përmbajtje ai citon kështu: “Në ngjarjen e Gadirit asnjëra nga fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) nuk është e prerë përveç fjalës: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”. Për sa i përket të tëra thënieve si: “Allahu im bëhu mik i atij i cili është miku i tij; ndihmoje atë të cilin e ndihmon atë; poshtëroje atë të cilin e poshtëron atë; ai i cili më mban lart mua më shumë se veten e tij dhe Aliu është më lart”, janë të shpikura dhe të stisura si pasojë e zbatimit të rregullit.

Prezantuesi: Vetëm pjesa: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij” është e vërtetë”.

I ftuari: Shumë mirë por çfarë kërkon të bëjë në të vërtetë?

Fillimisht ai po përpiqet që t’i heqë nga këndvështrimi i zinxhirit të tëra këto pjesë të cilat janë të tepërta. Domethënë duke u nisur nga qenia e larmishme e fjalëzës “meula” (zotëri) - si rrjedhojë të bëhet i mundur komentimi i dikujt tjetër përveç të nënkuptuarit - (Media e Lirë). Në hapin e dytë ai mundohet që të zbrazë përmbajtjen e hadithit dhe ta përkulë dhe ta thyejë atë, sepse në këtë mënyrë hadithit do t’i mungojnë argumentet të cilat bëjnë të mundur kuptimin e tij. Nëse do të ecet me drejtësi dhe gjykim të shëndoshë vihet re se kjo është një pikëpamje djallëzore. Ky qëndrim, ka një ndikim të përveçëm në pikën e zbrazjes së vërtetë të përcjelljeve.

Si fillim ai ul nga autoriteti argumentet e tjera të cilat janë të pranishme në hadith. Ai kumton: “Si pasojë e arsyetimeve të ndryshme është i shpikur”. Më pas ai përdor këto thënie mbi pjesën: “Ai cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij” e hadithit: “As kjo pjesë e hadithit nuk ceket në burimet autoritative, ajo zë vend në disa burime”.

E thënë ndryshe ajo kalon në burimet e tjera përveç haditheve të vërteta.

Pikë së dyti shprehet si më poshtë: “Ky hadith nuk ceket në burimet kryesore dhe në hadithet e vërteta autoritative. Për më tepër dhe dijetarët e fushës së “xherhut dhe tadilit” - (kundërshtimit të hadithit si pasojë e qenies së përcjellësit gënjeshtar dhe mashtrues si dhe paraqitjes së hadithit të përcjellësit që të pranohet) - (Media e Lirë) të hadithit kanë patur mosmarrëveshje mbi këtë pjesë. Disa kanë thënë se është “hasen” (i mirë) dhe disa se është “menkut” (i qortuar). Pra ai arrin në një lloj përfundimi se “madje dhe kjo pjesë e hadithit më e shumta mund të jetë e e mirë”. Si rrjedhojë ai do të thotë se dhe kjo pjesë nuk është e fiksuar.

Më tej ai përcjell fjalët e disa njerëzve që i ka besuar.

Disa njerëz mund të thonë kështu: “Imzot, vallë a nuk po e kaloni cakun ndaj Ibn Tejmijjes me këtë veprim?” “Vallë cili mund të ngrejë këtë pretendim mbi Hadithin e Gadirit?”

Miqtë e mi të nderuar, ne si metodë punë nuk flasim pa mbështetje. Ne në këtë program me qëllim që të tregojmë vërtetësinë e fjalëve tona do të lexojmë thënie nga disa burime. Miqtë tanë të nderuar të cilët duan që të shkruajnë burimet le të na e vënë veshin.

Burimi ynë i parë është vepra me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) e Ibn Tejmijjes. Ky i fundit citon kështu:

“Për sa i përket hadithit “mualat” (të qenies zotëri ose Gadirit); këtë e ka përcjellur Tirmidhiu dhe Ahmedi në “Musnedin” (Zinxhirin) e tij nga i nderuar i dërguar (p.q.m.t.). Më pas Ibn Tejmijje kumton kështu: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”. Për sa i përket të tëra thënieve si: “Allahu im bëhu mik i atij i cili është miku i tij; ndihmoje atë të cilin e ndihmon atë; poshtëroje atë të cilin e poshtëron atë; ai i cili më mban lart mua më shumë se veten e tij dhe Aliu është më lart”, nuk ka asnjë dyshim se pjesa: “poshtëroje atë të cilin e poshtëron atë”, është e gënjeshtër”. (1)

Ai e paraqit në atë mënyrë pjesën e hadithit e cila fillon me: “Allahu im bëhu mik i atij i cili është miku i tij”, si të jetë e prerë se është e shpikur, si të një e vërtetë e padiskutueshme. Njeriu i cili i beson këtij autori natyrisht se as që do t’i shkojë në mend se ky i fundit do të cilësojë si gënjeshtër një hadith të vërtetë.

Në vijim ai shprehet se dhe hadithi: “Ti je miku i të tërë besimtarëve dhe besimtareve” është i shpikur.

Pasi ka zbrazur përmbajtjen e hadithit shton: “Pjesa: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”, nuk kalon në hadithet e vërteta. Megjithatë e vërteta qëndron se ky hadith është përcjellur nga ana e disa dijetarëve. Mirëpo dijetarët kanë patur mosmarrëveshje mes tyre në lidhje vërtetësinë e hadithit. Sipas asaj që është përcjellur nga Buhariu, Ibrahim Harbi dhe nga disa dijetarë të kësaj fushe ata e kanë qortuar dhe e kanë cilësuar si të dobët këtë hadith. Sipas asaj që është përcjellur nga Ahmed Ibn Hanbeli hadithi është i mirë. (2)

Me fjalë të tjera ky hadith nuk kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) e Muslimit dhe ata muhaddithë të cilët e kanë pranuar kanë pohuar se nuk është “sahih” (i vërtetë) por është “hasen” (i mirë).

Më pas ai vijon në këtë mënyrë: “Ibn Hazmi shkruan se: “Hadithi: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”, kurrë nuk ka zotëruar asnjë udhë përcjelljeje të vërtetë e cila të jetë përcjellur nga ana e përcjellësve besnikë. Krahas kësaj hadithet: “Posti yt ndaj meje është si posti i Harunit ndaj Musait (p.m.t.)”, “Nesër do t’ua jap flamurin një njeriu i cili e do Allahun dhe të dërguarin e Tij. Gjithashtu dhe Allahu dhe i dërguari i Tij e duan atë”, “Atë e do vetëm besimtari dhe e përbuz vetëm dyfytyrëshi” janë të fiksuara. Ndërsa hadithet e tjera pas të cilave janë lidhur rafiditë janë të shpikura. Ai njeri i cili ka pakëz dituri nga shkenca e lajmit (hadithit) dhe përcjelljes dhe i cili është nasibi e di këtë.

Domethënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka thënë urdhrin: “Nesër do t’ua jap flamurin një njeriu i cili e do Allahun dhe të dërguarin e Tij. Gjithashtu dhe Allahu dhe i dërguari i Tij e duan atë”, me qëllim që të kënaqte Aliun. Për të njëjtin synim është thënë dhe një hadith për ensarët”. (3)

Me këtë kuptojmë se as përcjellësit të cilët e kanë përcjellur këtë hadith nuk janë besnikë.

Kjo përkthehet se vetëm këto tri hadithe janë të fiksuara për Aliun (p.m.t.). Pavarësisht të tëra këtyre pretendimeve sërish dalin disa njerëz dhe thonë kështu: “Imzot, vallë si mund të thuash se Ibn Tejmijje është nasibi, zotëron një botëkuptim fetar emeuist dhe se ushqen armiqësi ndaj Imam Aliut (p.m.t.)?”

Për hir të Allahut tregomëni se vallë a përpiqet që të zbrazë përmbajtjen e virtyteve dhe rrëfimeve ai njeri i cili e do Aliun (p.m.t.)? Sipas mendimit tonë ky njeri nuk e do as të të dërguain (p.q.m.t.). Shprehem kështu sepse Allahu i Madhëruar urdhëron: “Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë, çfarë iu ka ndaluar ai largohuni nga ajo! Kini frikë Allahun!” (Sure Hashr, Ajeti 7).Nëse ky njeri do ta kishte dashur të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.), atëherë ai nuk do t’i kishte hedhur poshtë fjalët e tij. Ky është burimi i parë.

Prezantuesi: Pra dhe këtu kemi të bëjmë me një mashtrim. E thënë ndryshe: Të tëra gjërat dhe virtytet që kanë lidhje me Aliun (p.m.t.) prijësin e besimtarëve ai i tregon sikur t’i kenë përcjellur vetëm rafiditë. Ai sillet sikur muslimanët e tjerë të mos i kenë përcjellur këto virtyte.

I ftuari: Sigurisht. Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Mexhmuu’l-Fetaua Ibni Tejmijje” (Përmbledhjet e Miratimeve të Ibn Tejmijjes) e Ibn Tejmijjes. Ai citon si më poshtë: “Hadithi: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij” nuk është një hadith i cili ceket në burimet kryesore të hadithit, ai kalon vetëm tek Tirmidhiu. Përsëris se pjesa “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij” gjendet vetëm tek Tirmidhiu. Për sa i përket pjesëve të tjera, pohoj se ato nuk janë të hadithit. Kur Imam Ahmedi është pyetur për pjesët e tjera ai ka thënë si vijon: “Këto janë shtimet e banorëve të Kufes. Nuk ka asnjë dyshim se pjesët e tjera janë janë të shpikura me anë të arsyetimeve të shumëllojshme”. Pjesa: “O Allahu im! Ndihmoje atë të cilin e ndihmon atë” nuk përputhet me ngjarjen. Ndërsa pjesa “O Allahu im! Bëhu mik i atij të cilit është miku i tij” bie ndesh me themelin e Islamit... Për sa i përket pjesës: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij” një palë e dijetarëve të hadithit (muhaddithëve) si Buhariu e ka qortuar këtë hadith. Ndërsa një palë tjetër është e mendimit se hadithi është i mirë. Edhe sikur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ta ketë thënë këtë hadith ai e ka thënë këtë për të përcaktuar një kujdestari e cila i përket të nderuarit Ali. Përkundrazi ai ka tërhequr vëmendjen në kujdestarinë e përbashkët. Kjo kujdestari, është kujdestaria e besimit e cila u përket besimtarëve dhe e miqësisë e cila është e kundërta e armiqësisë. Shtoj se nuk ka asnjë lloj dyshimi se krijimi i miqësisë me besimtarët është detyrë. Në këtë hadith gjendet kundërshtim vetëm kundrejt nasibive (armiqvë të Ehli Bejtit)”. (4)

Pra sipas fragmentit bëhet e ditur se hadithi kalon në burimet e dorës së dytë. Sërish sipas tij ai i cili i beson pjesës: “O Allahu im! Bëhu mik i atij të cilit është miku i tij” paska bërë njësh me tokën themelin e Islamit! Ndërsa në fjalitë: “Edhe sikur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ta ketë thënë këtë hadith ai e ka thënë këtë për të përcaktuar një kujdestari e cila i përket të nderuarit Ali. Përkundrazi ai ka tërhequr vëmendjen në kujdestarinë e përbashkët”, janë vënë në zbatim hapat e dytë dhe të tretë. Jam i mendimit se nën dritën e sqarimeve që kemi dhënë deri më tani është kuptuar mënyra se si ai zbaton këto tri hapa.

Për sa i përket pohimeve të Shejh Albanit që kanë të bëjnë me sqarimet e Ibn Tejmijjes në lidhje me Hadithin e Gadirit nënvizojmë se janë mjaft të çuditshme. Shejh Albani në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) kumton kështu: “Epo duke patur parasysh pjesët: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”, “O Allahu im! Bëhu mik i atij të cilit është miku i tij” them se e zgjatëm mjaft çështjen... Sipas asaj që kuptohet, arsyeja e cila ka shtyrë në mosdhënien e sqarimit mbi vërtetësinë e hadithit, është cilësimi i dobët i pjesës së parë të hadithit nga Shejh Ibn Tejmijje dhe pandehja e tij se pjesa tjetër është gënjeshtër. Njëra nga çështjet në të cilat ai ka shkuar në skaj, si pasojë e sjelljes së tij të nxituar, është cilësimi i haditheve të dobëta, pa i mbledhur udhët e përcjelljes së hadithit dhe pa u kthjelluar mbi to”. (5)

Në fakt gjykimi i Ibn Tejmijjes nuk rrjedh si pasojë e shkuarjes në skaj, por gjykimi i tij është pa prova dhe dokumente. Për më tepër nga shprehia e cila rrjedh nga armiqësia kundër Imam Aliut (p.m.t.).

Prezantuesi: Me fjalë të tjera ai nuk e ka shqyrtuar hadithin dhe është nxituar shumë.

I ftuari: Shumë mirë por ai është sjellur ai kështu dhe në vende të tjera? Nëse do Allahu ne do ta prekim dhe këtë çështje në këtë program.

Prezantuesi: Vallë si mund të jetë “Shejh Islami” (Dijetari i Islamit) një njeri i cili nuk shqyrton dhe sillet me shumë nxitim?

I ftuari: Le të drejtojmë këtë pyetje: “Vallë cila është qasja e Ibn Tejmijjes në lidhje me hadithet e bashkëkohësve të tjerë? Vallë a është e njëjtë qasja e Ibn Tejmijjes në lidhje me hadithet e të nderuarit Ali (p.m.t.) me qasjen në lidhje hadithet e bashkëkohësve të tjerë? Le të mos e zgjasim çështjen. Unë do të paraqis disa shembuj me qëllim që të mund të japim përgjigjen e kësaj pyetjeje. Unë do të jap një shembull që ka të bëjë me prijësin e dytë.

Epo gjendet njëhembull mbi të cilin Shejh Ibn Tejmijje ka qëndruar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe e ka përsëritur shumë. Ai këtë hadith e cek në çdo rast. Ky i fundit e përmend këtë hadith në veprën e tij me titull: “Mexhmuu’l-Fetaua Ibni Tejmijje” (Përmbledhjet e Miratimeve të Ibn Tejmijjes). Ky i fundit thotë kështu: “Sipas asaj që është përcjellur në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Buhariut dhe në veprën me titull: Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit)e Muslimit nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) Ky i fundit citon si më poshtë: “Në bashkësitë përpara jush kishte muhaddethë. Nëse do të kishte patur muhaddethë dhe në bashkësinë time ky do të ishte Umeri”.

Tek Tirmidhiu ceket kështu: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”. (6)

Kur ne i themi këto fjalë për Aliun (p.m.t.) dhe Fatimenë (p.m.t.) ata menjëherë shprehen kështu për ne: “Këta besojnë se ka ardhur shpallja dhe pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ata besojnë se kanë të dërguar”. Me termin “muhaddeth” kuptojmë atë njeri me të cilin kanë folur engjëjt. Ne besojmë se e nderuara Zehra (p.m.t.) është një njeri i tillë. Ne besojmë se imamët (p.m.t.) janë njerëz të tillë. Kur ata e përdorin këtë term për Umerin ose për dikë tjetër nuk paska asgjë të keqe, por kur ne e përdorim këtë term për imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.) atëherë përballemi me mijëra akuza!

Domethënë nëse për çdo lloj arsyeje i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk do të ishte i dërguar, do të ishte Umeri ai i cili do të bëhej i dërguar në shkallën e tij!

Nëse një shiit, do të kishte përdorur këto thënie për Aliun (p.m.t.): “Nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk do të ishte i dërguar, atëherë nuk ka dyshim se Aliu kishte aftësinë dhe juridiksionin e duhur për ta marrë përsipër këtë post” nuk mund ta përfytyroj se çfarë do t’i ndodhte!

Ne do të shpalosim nga burimet e ndryshme pikëpamjen e çështjes, në mënyrë që të mos vijnë kundërshtime të llojit: “ky është një gabim”, “ai e ka thënë këtë pa vetëdije”, në kornizën e thënieve në fragmentin e lartpërmendur nga Ibn Tejmijje.

Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “Sherhu’l-Isbahanijje” (Sqarimi i Isbahanit) e Ibn Tejmijjes. Ky i fundit në këtë vepër bën të ditur se: “Allahu i Madhëruar e nxjerr në pah të vërtetën dhe e vendos atë në zemër me gjuhën e Umerit”.

Sipas asaj që ka përcjellur Tirmidhiu i nderuari i dërguar (p.m.t.) ka kumtuar si vijon: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”. Me këtë Umeri e dinte shpalljen që i vinte të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.)”. (7)

Burimi ynë i tretë është vepra me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) e Ibn Tejmijjes. Ky i fundit na lajmëron se: “I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka thënë: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”. (8)

Ai e paraqit hadithin në atë mënyrë të tillë sikur i dërguari (p.q.m.t.) e ka thënë në mënyrë të prerë këtë hadith. Madje ai nuk ndjen të nevojshme as që të përdorë thënien si: “sipas asaj që është thënë, ose sipas asaj që është përcjellur”.

Burimi ynë i katërt është vepra me titull: “Daru’t-Tearudi’l-Akli ue’n-Nakli” (Vendi i Përplasjes së Mendjes me Përcjelljen) e Ibn Tejmijjes. Autori na njofton se: “Tirmidhiu e ka përcjellur hadithin: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”. (9)

Në programet e ardhshme do të na duhet që të paraqisim se Tirmidhiu nuk e ka përcjellur në këtë mënyrë këtë hadith.

Prezantuesi: Pra në programet e tjera.

I ftuari: Kjo çështje do të vijë më vonë. Me këtë përcjellje ai bën me shenjë dhe tek vepra e tij me titull: “Kitabu’r-Reddi Ala’l-Mantikijjini” (Libri i Kundërshtimit të Filozofëve). Këtë herë ai rrëfen si më poshtë: “Aliu ka thënë kështu: “Ne me banorët po flisnim mbi përmendjen me gjuhën e Umerit”. Tek Tirmidhiu dhe tek përmbledhjet e tjera të hadithit zë vend hadithi: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”. (10)

Burimi ynë i fundit është vepra me titull: “Furkan bejne Eulijai’r-Rahmani ue Eulijai’sh-Shejtani” (Dallimi mes Miqve të Gjithëmëshirshmit dhe Miqve të Shejtanit)e Ibn Tejmijjes. shkrimtari në këtë vepër na vë në dijeni se: “Nëse do të kishte ardhur i dërguar pas meje, ai do të ishte Umer Ibn Hattabi”. (11)

Si do që të jetë; burimet dhe përcjelljet janë mjaft të tepërta.

Pyetje: Cila është përmbajtja e këtij hadithit?

Miqtë e mi të nderuar, kjo përcjellje është njëra nga hadithet më të rëndësishme. E përsëris: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”.

Por vallë cili është i dërguari i Alahut (p.q.m.t.)? I dërguari i Allahut është njeriu më i nderuar dhe më i virtytshëm i njerëzve të mëparshëm dhe i të mëvonshëm. Ai është i dërguari dhe lajmëtari i fundit. Domethënë kurrën e kurrës ai sikur do të bëjë të ditur se: “Edhe nëse nuk do të kisha ardhur dhe nëse nuk do të qëndroja në mesin tuaj, rishtas nuk do të kishte problem për ju, sepse në mesin tuaj tanimë është i pranishëm një njeri i cili është në nivelin tim”.

Prezantuesi: E thënë ndryshe i dërguari i Allahut (p.qm.t.) është në nivelin e barabartë me Umerin!

I ftuari: Nëse Umeri do të ishte një shkallë më poshtë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), atëherë ai nuk do të mund të zinte vendin e tij. Ja pra në këtë pikë ne hasim në problem me Ibn Tejmijjen dhe vartësit e tij, sepse këta të fundit nuk janë të vetëdijshëm se çfarë kanë përcjellur, nuk kuptojnë se çfarë kanë thënë dhe nuk kthjellohen aspak. Hadithi që ata kanë përcjellur kërkon që Umeri të jetë i barabartë në të tërë postet me të nderuarin të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Pra Umeri qëndron më lart se të tërë të dërguarit e mëparshëm. Ata janë duke u përballur më të njëjtin problem me të cilin pretendojnë se po i kundërshtojnë shiitët. Por ka dhe më shumë: Sipas tyre Ebu Bekri është më i virtytshëm se Umeri. Në këtë rast arrijmë në përfundimin se Ebu Bekri qenka më i virtytshëm dhe se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)!

Prezantuesi: Vallë si mund të jetë Ebu Bekri prijësi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) në praninë e Umerit?

I ftuari: Për këtë arsye ne shprehemi se Ibn Tejmijje dhe vartësit e tij nuk janë të aftë që të kuptojnë ashtu siç duhet për sa ka të bëjë me pikën e kuptimit të haditheve.

Prezantuesi: Imzot ju po ngrini një paragjykim të mirë kur zbuloni se ata nuk e kanë kuptuar hadithin. Vallë si është e mundur që një njeri i cili zhvillon një mënyrë në lidhje me virtytet e prijësit të besimtarëve, mund të jetë kaq larg kuptimit dhe konceptimit për sa i përket çështjeve të tjera?!

I ftuari: Epo për këtë na shërbejnë hadithet: “I dërguari është më afër besimtarëve se vetja e tyre”, “Ai është Vula e Lajmëtarëve dhe i të Dërguarve”.

Prezantuesi: Si mund të cilësohet një njeri cili ka pirë pije alkoolike dhe e kaluar një pjesë të jetës së tij si idhujtar i barabartë me postin e qenies Vulë...?

I ftuari: Shumë e saktë! Ashtu siç përcaktuat dhe ju sqarimet e mia janë në kuadër të paragjykimit të mirë. Nëse nuk janë atëherë janë përpjekje për rrëzuar botëkuptimin fetar emeuist të themeluar nga Muauije i cili mundohet që të shembë postet e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Prezantuesi: I nderuar imzot, dua që të shënjoj këtë çështje: Mbase priësi i dytë është i pastër nga të tëra këto.

I ftuari: Kjo është një çështje më vete. Tani për tani ne po flasim për Ibn Tejmijjen, i cili e ka përcjellur këtë lajm dhe e ka paraqitur atë si një një e vërtetë e padiskutueshme. Ai përdor thënie si: “ashtu siç është përcjellur, thënë, ashtu siç kanë thënë disa dijetarë” dhe “nuk ceket në burimet kryesore” për hadithe të llojit: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”, “Ti je kujdestari i të tërë besimtarëve pas meje”.

Ashtu siç kuptohet nga burimet e sipërcituara ky njeri, mendon se kjo përcjellje e cila ka të bëjë me Umerin, është thënë në mënyrë të prerë nga ana e të dërguarit (p.q.m.t.). Ne cituam se ky njeri nuk ka qenë i vetëdijshëm se ku do të arrinin fjalët e tij dhe se ne i iu vumë në dijeni kuadër të paragjykimit të mirë. Por nëse ai duke qenë i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm se cilat pasoja do të lindin përfundimet e kësaj përcjelljeje atëherë puna është dhe më keq!

Hadithet tona janë të shpalosura. “Një herë një njeri e pyeti Aliun (p.m.t.): “A je ti i dërguar?” Imami (p.m.t.) ia ktheu: “Turp të qoftë! Unë jam njëri nga robërit e tij!” Në njërën anë kjo është logjika e Aliut dhe Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe në anën tjetër kjo është logjika e Ibn Tejmijjes dhe vartësve të tij!

Tani jam i sigurtë se ata të cilët kanë folur dhe e kanë dëgjuar për përcjelljen: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”, nesër do të thonë se: “Dijetarët e kanë cilësuar të dobët këtë hadith. Dikush ka thënë se është i dobët”. Unë i pranoj të tëra këto fjalë. Por çështja jonë është vetë Ibn Tejmijje. Ju jeni të detyruar që të pranoni njërën nga këto mundësi, sepse nuk ka të tretë: Ose Ibn Tejmijje nuk e di se çfarë ka thënë, ose është i vetëdijshëm se çfarë ka thënë dhe mashtron bashkësinë.

Prezantuesi: Kjo është njëra nga të këqijat më të mëdha për ndjekësit tanë të nderuar. Ibn Tejmijje e përcjell këtë hadith dhe e paraqit i të jetë një e vërtetë e patjetërsueshme.

I ftuari: A nuk është ashtu? Ne po e mësojmë këtë nga ju. Ju thoni: “Këta shiitët nuk e dinë se çfarë është zinxhiri i përcjelljes. Ndërsa ne jemi dijetarët e zinxhirit të përcjelljes dhe haditheve të vërteta. Ne i hetojmë zinxhriët e përcjelljes”. Tani duam që të ndalemi pak mbi zinxhirin e përcjelljes së këtij hadithi. Vallë në cilën kategori hyn ky hadith i thënë për Umerin? Në atë të vërtetë, të mirë, të vërtetë për të tjerët apo atë të mirë për të tjerët?

Miqtë e mi të nderuar, unë nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, mgjithatë do t’i drejtohem vlerësimeve të dijetarëve të mëdhenj mbi këtë hadith. Unë dua që të marr një citat nga një dijetar i madh i cili iu është mbështetur me dhjetra herë Ibn Tejmijjes në veprat e tij teksa ky i fundit ka qenë duke i zhvlerësuar hadithet. Me fjalë të tjera unë dua që të pasqyroj një shembull nga një njeri cili i ka lexuar me dhjetra herë veprat e Ibn Tejmijjes dhe e ka pranuar si autoritet atë.

Vepra me titull: “Meuduat” (Hadithete Shpikura) e Imam Ibn Xheuziut. Autori në këtë veprën e tij kumton kështu: “Kreu i Dytë: Mbi Virtytet e Umer Ibn Hattabit”. Hadithi Nr: 594. Sipas asaj që përcillet nga Bilal Ibn Rebahu i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë si më poshtë: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”.

Përcjellja e dytë: sipas asaj që përcillet nga Meshrah Ibn Xheda, ky i fundit nga Ukbe Ibn Amiri se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë si vijon: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”.

Musannifi thotë se: “Që të dyja këto hadithe nuk janë përcjellur si të vërteta nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.). Për sa i përket hadithit të parë; pohoj se Zekerijja Ibn Jahja i cili gjendet në zinxhirin e përcjelljes së tij është një gënjeshtar shumë i madh”.

Ibn Adi citon kështu: Zekerijja e ka shpikur hadithin.

Ndërsa për sa i përket hadithit të dytë Imam Ahmed Ibn Hanbeli përkufizon kështu: “Jahja Abdullah Ibn Uakidi nuk ia vlen (që të zihet në gojë)”.

Nesaiu përshkruan kështu: “Hadithet e Jahjait janë të lëna”. (12)

Duke i përmbledhur pohimet e mësipërme arrijmë në përfundimin se në zinxhirin e përcjelljes së hadithit të parë është i pranishëm një “shpikës hadithesh”, ndërsa në zinxhirin e përcjelljes së hadithit është i pranishëm një njeri hadithet e të cilit janë të lëna. Ibn Xheuziu thotë se hadithi është “i shpikur”.

Tani me të drejtë mund të na vijë një kundërshtim i tillë: “Imzot ju po orvateni që të kundërshtoni Ibn Tejmijjen me sqarimet e Ibn Xheuziut. Ndoshta Ibn Tejmijje nuk e ka parë dhe nuk e ka lexuar veprën me titull: “Meuduat” (Hadithete Shpikura) e Ibn Xheuziut. Në fund të fundit dhe ai është një njeri dhe nuk është i pafajshëm”.

Miqtë e mi të nderuar, unë do të jap përgjigje menjëherë pa e zgjatur. Përpara nesh gjendet vepra me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) e Ibn Tejmijjes. Shkrimtari në këtë veprën e tij shkruan se: “Në veprën e tij me titull: “Meuduat” (Hadithet e Shpikura), Ebu Ferexh Ibn Xheuziu shënon: “Sipas asaj që është përcjellur ky hadith...”. (13)

Gjithashtu në një vend tjetër të së njëjtës vepër ai thotë: “Hadithi i dytë të cilin në veprën e tij me titull: “Meuduat” (Hadithet e Shpikura) Ibn Xheuziu e ka përmendur dhe e ka përcaktuar si të shpikur është si më poshtë... (14), ndërsa në një tjetër vend ai hotë: “Ky hadith është gënjeshtër dhe i shpikur. Në veprën e tij me titull: “Meuduat” (Hadithet e Shpikura), Ibn Xheuziu e ka sqaruar këtë”. (15)

Domethënë shkurtimisht Ibn Tejmijje e njeh jashtëzakonisht mirë veprën e tij me titull: “Meuduat” (Hadithet e Shpikura) e Ibn Xheuziut.

Kjo dëshmi tregon se ne nuk mund ta shikojmë me paragjykim të mirë atë.

Prezantuesi: Personalisht nuk mund ta shikoj me paragjykim të mirë.

I ftuari: Kjo dëshmi tregon se ai ka përcjellur qëllimisht përcjellje, hadithe “meudu” (të shpikura).

Prezantuesi Mirëpo ai ecën sipas mendimit të Ibn Xheuziut në shumë çështje!

I ftuari: Epo këtë e bën sepse ai është imami i kësaj fushe. Duke qenë se gjendja është kështu, nënvizoj se ndonëse Ibn Tejmijje i di përmendësh të tërë hadithet e shpikura, kur vjen puna tek hadithi i cili ka të bëjë me Umerin, ai bën sikur harron se kjo përcjellje është e shpikur. Nuk është vetëm Ibn Xheuziu ai i cili pranon se kjo përcjellje është e shpikur sepse këtë e pranon dhe Imam Sujuti.

Në veprën e tij me titull: “Lealu’l-Masnua” (Hadithet e Stisura) ai shënon hadithin: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”. (16)

Pra ai e shënon këtë hadith në veprën tij dhe thotë se është i shpikur.

Një burim tjetër është dhe vepra me titull: “Feuaidu’l-Mexhmua” (Dobitë e Përmbledhjes) e Imam Sheukanit. Shkrimtari në këtë veprën e tij ka përcjellur këtë hadith nga Ibn Adi Bilali: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”. Më tej ai shton se në zinxhirin e përcjelljes së hadithit gjendet një njeri i cili është shpikës hadithesh”. (17)Ata të cilët kanë kryer vërtetimin e veprave të Ibn Tejmijjes përpiqen me aq sa u vjen në dorë që ta paraqisin Shejh Ibn Tejmijjen si të suksesshëm. Megjithatë të tërë ata të cilët kanë kryer vërtetimin e veprave të tij zbulojnë se ky hadith është i shpikur.

Ai i cili ka kryer vërtetimin dhe përgatitjen e veprës me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) ka vënë këtë shënim: “Unë nuk e kam parë këtë hadith me këto fjalë në veprën me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunnetet e Tirmidhiut)”. (18)

Atëherë Ibn Tejmijje përcjell hadithe të shpikura, mashtron njerëzit dhe gënjen hapur! Më pas ai ua vesh këtë veprës me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunnetet e Tirmidhiut)”.Këtë përkufizim e ka bërë Doktor Muhammed Reshad Salimi i cili ka kryer vërtetimin e kësaj vepre.

Ndërsa Muhammed Ibn Aude Suudi i cili ka kryer vërtetimin e veprës me titull: “Sherhu’l-Isbahanijje” (Sqarimi i Isbahanit) citon si më poshtë: “Në veprën e tij Ibn Tejmijje e përcjell këtë hadith duke ua veshur Tirmidhiut. Ne e shikojmë në veprën me titull: “Meuduat” (Hadithet e Shpikura) fjalët që përmend Ibn Tejmijje”. (19)

Vërtetuesi ynë i tretë është Doktor Abdurrahman Ibn Abdulkerim Jahja. Ky i fundit pohon kështu: “Sujuti e përmend këtë hadith në veprën e tij me titull: “Lealu’l-Masnua” (Hadithet e Stisura)”. (20)

Si përfundim e përmbyllim duke thënë se Ibn Tejmijje ka kryer dy veprime.

I pari është veshja e këtij hadithi Tirmidhiut.

I dyti është se ndërsa duhej të kishte përcjellur të paktën një hadith me një zinxhir të dobët përcjelljeje, ai në veprat e tij shënon hadithe nga shpikësit e hadithit dhe gënjeshtarët e mëdhenj.

Pyetje: Vallë përse Ibn Tejmijje nuk e ndjek mënyrën të cilën e ka ndjekur mbi çështjen e virtyteve të Imam Aliut mbi virtytet e Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit? Vallë e ka harruar mënyrën?

Jo, jo! Ai e harron këtë vetëm kur ka të bëjë me virtytet e Imam Aliut...

Prezantuesi: I nderuar imzot, pyetja që të vjen në mendje është kjo: “Vallë përse kaq shumë këmbëngulje kur dihet se hadithi është i shikur”?

I ftuari: Shumë e saktë! Pyetja juaj është shumë e arsyeshme. Vallë përse sillet kështu duke e ditur shumë mirë se hadithi është i shpikur?

Le të jemi të sinqertë në fakt ka një hadith tek vepra me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunnetet  Tirmidhiut), mirëpo përmbajtja e tij është tërësisht e ndryshme me përmbajtjen e këtij hadithi. Unë nuk e di se çfarë të them.

Prezantuesi: Pra këto nuk janë fjalët që ka përdorur Tirmidhiu.

I ftuari: Po nuk është kjo. Tani po flasim për fjalët e Tirmidhiut.

Prezantuesi: Pra ai gënjen në emër të Tirmidhiut dhe të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ne nuk duhet të çuditemi ndaj mënyrës së përdorur nga ndjekësit tij në ditët e sotme.

I ftuari: Epo kjo është e vërtetë, ata përdorin të njëjtën mënyrë.

Tani le të shikojmë përcjelljen e Tirmidhiut: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka cituar kështu: “Nëse do të kishte të dërguar pas meje ky do të ishte Umer Ibn Hattabi”. (21)

Ç’është e vërteta ky hadith është i kotë për ne. Ky hadith është dëshmi për atë i cili u beson këtyre burimeve, sepse ne pranojmë si kriter atëhadith mbi të cilin të dyja palët janë të njëzëri dhe e kanë pranuar si të vërtetë.

Prezantuesi: Mund të ngrihet një kundërshtim i tillë: Imzot, por kjo përmbajtje është e njëjtë me përmbajtjen që ju qortuat më sipër...

I ftuari: Jo.Sepse sipas asaj që kuptohet nga hadithi tjetër ai njeri i cili do të kalojë në vendin e tij duhet të jetë më i lartë ose i barabartë me të. Megjithatë tek ai njeri pas tij nuk gjendet një domosdoshmëri e tillë. Shprehem kështu sepse dhe i nderuari Harun (p.m.t.)ishte i dërguar, mirëpo ai qëndronte në një shkallë më të ulët se sa Musai (p.m.t.). Shtoj se nuk ka asnjë lloj dyshimi se hadithi tjetër është gënjeshtër. Por le të themi se është i vërtetuar, në këtë rast i bie qëUmeri të jetë tëpaktën në tënjëjtën shkallë me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.).

Prezantuesi: Në këtë hadith nuk ka barazi në post.

I ftuari:Po.Nga hadithi që ka përcjellur Tirmidhiu nuk del një përfundim se Umeri qëndron më lart se të tërë të dërguarit dhe as se Ebu Bekri qëndron më lart se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).

Tani mund tështrohet një kundërshtim i tillë: Imzot, vallë përse nuk ushqeni paragjykim të mirë për Ibn Tejmijjen? Ka gjasaqë Ibn Tejmijje ka patur për qëllim hadithin që ka përcjellur Tirmidhiu. Mbase ai ka dashur që ta përcjellëpërcjelljen jo me fjalë por si kuptim. Ndoshta ashtu e ka kuptuarhadithin. Vallë përse niseni nga qëllimet e këqija? Vallë anuk duhet një besimtar që të ushqejë paragjykim të mirë dhe t’i besojë vëllait të tij?Miqtë e mi të nderuar, le ta shikojmë dhe njëherë veprën dhe në këtë mënyrë do të bëhet e ditur nëse ky njeri përcjell si kuptim apo me fjalë?

Ai në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit) lajmëron si më poshtë: “I dërguari i Allahut thotëkështu në hadithin e Ukbe Ibn Malikut të përcjellur nga Ibn Batta: “Nëse do të kishte të dërguar pas meje ky do të ishte Umer Ibn Hattabi”. Ndërsa fjalët e tjera të hadithit janëndërtuar si vijon: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”. Ja pra këto janë fjalët që kalojnë tek Tirmidhiu. (22)

Ashtu siç shihet Ibn Tejmijje nuk përcjell si kuptim por si fjalë. Ne e lexuam përcjelljen tek Tirmidhiu. Pra ka dallim të madh mes të dyja haditheve, madje mund të thuhe se nuk ka asnjë pikë të përbashkët.

Prezantuesi: Nëse ky hadith do të ishte sendërtuar për Imam Aliun atëherë do të ishte hedhur menjëherë poshtë.

I ftuari: Them se gjenden dy klauzola në lidhje me çështjen. Në klauzolën e parë iu drejtohem ju o vërtetues, o ju të cilët hulumtoni të vërtetën! Unë nuk po them se ky njeri është gënjeshtar, sharlatan apo nasibi. Unë duk dua që të zë me gojëse ai nuk ka ndjekur vetëm një mënyrënë vështrimin e argumenteve fetare të përcjellura nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Ju i lexoni veprat e Ibn Tejmijjes dhe e pranoni se është një një njeri që thotë të vërtetën. Ju e shikoni se si ai ka akuzuar esharitët, sufitët, mutezilitët dhe të tjerët. A e pranoni se sy ky është një njeri i besueshëm në të dhënat që ka përcjellur?

Në klauzolën e dytëkemi të bëjmëme një çështje mjaft të rëndësishme: Ne pranojmë se dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit krahas faktit se duhet të dinë të lejuarën dhe të ndaluarën, mënyrën dhe themelet e fesë, duhet të dinë dhe mendimet e muslimanëve gjatë epokës së Fshehjes së Madhe. Ata nuk duhet thjesht t’i lexojnë dhe t’i kalojnë kundërshtimet e pretenduara, por duhet tënjohin dhe të dyshimtat dhe çështjet e shtruara. Ata duhet të jenë ekspertë në njohjen e mendimeve të tëtjerëve kështu qëtë mund t’u kthejnë përgjigje kundërshtimeve të pretenduara të tyre.

Unë kam një dëshmi në lidhje me këtë: Në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Islami” (Historia e Islamit), Hafidh Dhehebiu përshkruan kështu: “Muhammed Ibn Muhammed Numan Bagdadi Ibn Mualimi, i cili njihet ndryshe si Shejh Mufidi. Ky i fundit ka kryer klasifikime. Ai është udhëheqësi dhe dijetari i rafiditëve. Sërish ai ka mbrojtur shmangien e rafiditëve dhe ka përpiluar vepra të cilat qortojnë të parët. Si pasojë e fajit të tij janë shkatërruar një pjesë njerëzve. Si përfundim Allahu i Madhëruar e ka shkatërruar atë në muajine Ramazanit dhe i ka shpëtuar muslimanët nga ai... Rishtas ai është kryetari i dijetarëve tëpalës rafidite, i gjuhës së imamitëve dhe i apologjetikës, jurisprudencës dhe debatit. Ai kishte një strukturë të pashoqe. Ai zhvillonte diskutime me të tëra grupet e besimit. Një palë e cila ishte takuar me Shejh Mufidin më rrëfeu kështu: “Shejh Mufidi i ka mësuar përmendësh dhe i ka shqyrtuar të tëra librat që kanë shkruar kundërshtarët e tij, i ka asgjësuar dyshimet e pretenduara nga të tjerët. Ai u thoshte kështu nxënësve të tij: “Mos u lodhni dhe mos u mërzisni nga dituria”. Ndërsa një tjetër thoshte kështu: “Shejh Mufidi ishte më lakmitari i njerëzve për sa i përket pikës së arsimit. Ai përcaktonte fëmijtë e zgjuar, shkonte tek etërit dhe nënat etyre, u merrte pagesë dhe më pas u mësonte dituri. Kështu që nxënësit e tij shtoheshin. Shejh Mufidi kishte një pamje të ndriçuar dhe elegante. Për çdo pyetje të pyeturnga inatçinjtë dhe që u vinte rëndënga ai gjente strehë në namaz, kërkonte nga Allahu  i Madhëruar që t’ua lehtësonte këtë për të mund t’iu dhënë përgjigje. Ai ndërroi jetë 76 vjeç. Ai shkroi mbi 200 vepra dhe në xhenazenë e tij morën pjesë 80.000 vetë”. (23)

Ne duhet të tregojmë respekt ndaj mendimeve të tij. Ja pra kjo është gjuha e përdorur.

Po është e vërtetë se ai ka mësuar përmendësh dhe i ka shqyrtuar burimet e kundërshtarëvetë tij. Si përfundim ai ka ardhur nëpostin e autoritet në gjirin e bashkësisë muslimane. Ai është bërëautoritet jo vetëm në çështjet fetare, por dhe në çështjen e të lejuarës dhe të ndaluarës.Për këtë arsye ne duke bërë një ndarje në pikën e autoritetit të ligjeve hyjnore kemi përkufizuar kështu: “Ne kemi ndarë nga njëri-tjetri autoritetin gjithëpërfshirës me diturinë në fe, njohjen e të lejuarës dhe të ndaluarës me qenies autoritet në disa çështje”.

Ai nuk ishte lakmitar vetëm në mësimin e diturisë por dhe në mësimdhënien e diturisë. Sepse ata e dinin se nëse nuk do të shfaqnin diturinë e tyre, atëherë do të përhapeshin risitë.Ja pra kështu duhet të jenë autoritetet e bashkësisë muslimane të cilët kanë jetuar në Epokën e Fshehjes. Shejh Mufidi përtej qenies dijetar i jurisprudencës ishte dhe një dijetar i apologjetikës dhe komentimit.Ja pra ne tani ndjekim këtë ecuri shpirtërore. Askush të mos mendojë se dituria ka marrë fund, sepse kjo derë është e hapur. Ju e dini se sipas nesh dera e ixhtihadit (miratimit) në jurisprudencë është e hapur.

Tani ejani dhe le të shikojmë dhe fjalët e Hafidh Dhehebiutnga shkolla e mendimit sunnit. Ky i fundit në veprën e tij me titull: “Sijeru’l-Ealami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj) citon kështu në lidhje me gjendjen e përkthyer të Shejh Mufidit: “Veprat e tij arrijnë në shifrën 200. Falenderimi dhe madhërimi i takon Allahut se unë nuk kam lexuar asnjë nga këto vepra”. (24)

Ja pra i shikoni fjalët e Hafidh Dhehebiut? Ai krenohet me paditurinë e tij! Dijetarët tanë krenohen me diturinë etyre ndërsa këta me paditurinë e tyre!Shejh Mufidi ishte në dijeni të të tërë librave të kundërshtarëve të tij. Ja pra kjo është udha e dijetarëve tanë. Për këtë arsye ne i ndajmë me aq sa kemimundësi dhe me aq sa besojmënga njëri-tjetri autoritetin gjithëpërfshirës, me autoritetin fetar dhe me zëvendësimin e përgjithshëm të bashkësisë muslimane.

Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarin. Ne iu shprehim falenderimet tona dhe ju ndjekësit tanë të nderuar. Allahu iu ruajjtë. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju.

 

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

 

1- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 256-7, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).

2- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 256-7, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).

3- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 256-7, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).

4- “Mexmuu’l-Fetaua Shejhi Ibn Tejmijje” (Përmbledhja e Miratimeve të Shejh Ibn Tejmijjes), vëll. 4, fq. 417, Shtëpia Botuese: “Hadimu’l-Haremejni’sh-Sherifejni Melik Fehd Ibn Abdilaziz Ali’s-Suudi” (Shërbëtori i Dy Xhamive Fisnike Mbret Fehd Ibn Abdilaziz Suudi).

5- Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) , vëll. 4, fq. 344, Hadithi Nr: 1750.

6- “Mexmuu’l-Fetaua Shejhi Ibn Tejmijje” (Përmbledhja e Miratimeve të Shejh Ibn Tejmijjes), vëll. 35, fq. 124, Shtëpia Botuese: “Hadimu’l-Haremejni’sh-Sherifejni Melik Fehd Ibn Abdilaziz Ali’s-Suudi” (Shërbëtori i Dy Xhamive Fisnike Mbret Fehd Ibn Abdilaziz Suudi).

7- Shejh Islam Ibn Tejmijje, “Sherhu’l-Isbahanijje Sherhu Akideti Muhtasarin li Ebi Abdilah Muhammed Ibn Mahmud Ixhli Isbahani Ehari” (Sqarimi i Isbahanit Sqarimi i Besimit të Përmbledhur i Ebu Abdullah Muhammed Ibn Mahmud Ixhli Isbahani Eharit (v.v. 688 m.i.)), vëll. 1, fq. 611, Vërtetimi nga Doktor Muhammed Ibn Aude Suudi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Minhaxhi” (Vendi i Mënyrës), (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2005 sipas kalendarit gregorian), Arabia Saudite.

8- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 3, fq. 551, Vërtetimi: Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).

9- Ibn Tejmijje, “Daru’t-Tearudi’l-Akli ue’n-Nakli eu Muuafakatu Sahihi’l-Makuli li Sarihi’l-Menkuli” (Vendi i Përplasjes së Mendjes me Përcjelljen ose Përleshja e Vërtetësisë së të Arsyetuarës me Vërtetësinë e të Përcjellurës), vëll. 4, fq. 261, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).

10- Ibn Tejmijje, “Kitabu’r-Reddi Ala’l-Mantikijjini Nasihatu Ehli’l-Imani fi’r-Reddi Ala’l-Mantiki’l-Junani” (Libri i Kundërshtimit të Filozofëve Këshilla e Njerëzve Besimtarë në Kundërshtimin e Filozofisë Greke), vëll. 1, fq. 559, Botimi i Parë, Vërtetimi nga Shejh Abdussamed Sherefuddin Kutubiu, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Rejjani” (Institucioni i të Ujiturit), (viti i botimit 1426 sipas mërgimit islam / viti 2001 sipas kalendarit gregorian).

11- Ibn Tejmijje, “Furkan bejne Eulijai’r-Rahmani ue Eulijai’sh-Shejtani” (Dallimi mes Miqve të Gjithëmëshirshmit dhe Miqve të Shejtanit), fq. 89, Paraqitja nga Mealu’sh-Shejh Salih Ibn Feuzani (Interpretimi i Shejh Salih Ibn Feuzanit), Nxjerrja Dhe Shënimi nga Abdurrahhman Ibn Abdulkerim Jahja, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’d-Dari’l-Minhaxhi” (Institucioni Vendi i Mënyrës).

12- Ibn Xheuzi, “Meuduat” (Çështjet), vëll. 2, fq. 64, Botimi i Parë, Vërtetimi nga Doktor Nuruddin Shukri Ibn Aliu, Shtëpia Botuese: “Eduau’s-Selefi” (Lutjet e të Parëve), vëllimi i parë, (viti i botimit 1418 sipas mërgimit islam / viti 2005 sipas kalendarit gregorian).

13- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit), vëll. 1, fq. 278.

14- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit), vëll. 1, fq. 304.

15- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit), vëll. 1, fq. 467.

16- Xhelaluddin Sujuti, “Lealu’l-Masnua” (Hadithet e Stisura), vëll. 1, fq. 277.

17- Imam Sheukani, “Feuaidu’l-Mexhmua fi’l-Ehadithi’l-Meudua” (Dobitë e Përmbledhjes së Haditheve të Shpikura), fq. 366, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje” (Vendi i Librave Shkencorë).

18- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit), vëll. 3, fq. 551.

19- Ibn Tejmijje, “Sherhu’l-Isbahanijje” (Sqarimi i Isbahanit), fq. 612.

20- “Furkan bejne Eulijai’r-Rahmani ue Eulijai’sh-Shejtani” (Dallimi mes Miqve të Gjithëmëshirshmit dhe Miqve të Shejtanit),  fq. 89.

21- “Xhamiu’l-Kebiri’s-Sunenu’t-Tirmidhi” (Përmbledhësi i Sunneteve të Tirmidhiut), vëll. 6, fq. 264, Kreu: 52, Vërtetimi nga Shuajb Arnauti.

22- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit), vëll. 3, fq. 559, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi.

23- Hafidh Dhehebiu, “Tarihu’l-Islami ue Uefejatu’l-Meshahiri ue’l-Alami” (Hitoria e Islamit dhe Vdekja e të Njohurve dhe Dijetarëve), vëll. 9, fq. 227, Botimi i Parë, Vërtetimi dhe Përpunimi nga Doktor Beshshar Auuad Marufi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Garbi’l-Islami” (Vendi i Perëndimit të Islamit), Botimi i Parë, (viti i botimit 1424 sipas mërgimit islam / viti 2003 sipas kalendarit gregorian).

24- Hafidh Dhehebiu, “Sijeru Ealami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 17, fq. 345, Gjendja e Përkthyer Nr: 315.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak