Shtohet armiqësia ndaj Islamit në Angli

Publikuar në Mars 27, 2019, 1:29 a.m.

Një institucion ligjor në Angli ka raportuar se sulmet ndaj Islamit dhe muslimanëve në këtë vend janë rritur në një mënyrë të ndjeshme.

Duke vënë në dukje se janë rritur sulmet kundër xhamive dhe bizneseve të muslimanëve, ky institucion ligjor deklaroi se kjo situatë ishte e një dimensioni shqetësues.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, i bëri thirrje Kryeministres britanike, May, që të pranojë një definicion të ri të islamofobisë dhe të ndërmarrë hapa kundër armiqësisë ndaj muslimanëve në Partinë Konservatore.

Në një letër drejtuar kryeministres britanike, Theresa May, kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, deklaroi se anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Konservatore iu nënshtruan vazhdimisht sulmeve anti-islamike, dhe i kërkoi partisë që të jep urdhër për të trajtuar çështjen.

Khan vuri në dukje se garancitë që u janë dhënë qytetarëve muslimanë të Anglisë pas sulmit terrorist në Zelandën e Re nuk mund të jenë vetëm një rritje e sigurisë, dhe u shpreh se: “Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të hiqet me rrënjë islamofobia dhe retorika anti-muslimane.”

Khan po ashtu u shpreh se: “Fakti që të gjitha grupet parlamentare të partisë miratojnë një përkufizim të islamofobisë do të dërgojnë mesazhin më të fuqishëm të mundshëm se nuk ka vend për islamofobinë apo anti-muslimanizëm në Partinë tonë Konservatore, në politikën tonë apo në shoqërinë tonë.”

Si rezultat i rritjes së numrit të grupeve të krahut të djathtë të cilët abuzojnë me emigrimet dhe besimet e popullit, sulmet islamofobike në Mbretërinë e Bashkuar u rritën në mënyrë dramatike pas sulmeve terroriste në Zelandën e Re.



Burimi : Rast Haber